Close
Faqja 57 prej 74 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 740
  1. #561
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Urime gjithë Shqiptarëve për rrugën e re.
    Ta gëzojnë dhe të shohin vetëm të mira prej saj.


    Ti DYDRINAS qënke nga Kosova me sa po shoh, dhe jeton në kurbet, unë të dija nga Shqipëria.
    Shumë i informuar qënke zotrote nga çështjet politike në Shqipëri, apo rroftë google?
    Dhe një diçka tjetër që e kam vënë re këtu në forum, është fakti që të gjithë Kosovarët, ose e thënë më mirë, pjesa dërrmuese e tyre, urrejnë të majtën Shqiptare, gjë që për mendimin tim është shumë e rrezikshme, dhe mbjell përçarje kombëtare, duke ditur që e majta ashtu si dhe e djathta Shqiptare është një forcë politike potente në Shqipëri.
    Unë do tu bëja thirrje të gjithë Kosovarëve, të paktën pjesës Shqiptare të popullsisë së Kosovës që të mos përzjehen në çështjet politike të Shqipërisë, sepse kjo është një thikë me dy presa, dhe krijon diferenca.
    Pak a shumë më sjell në kujtes, një farë ushtrie fantazmë të Bujar Bukoshit, që u përdorën që u përdorën politikisht nga Sali Berisha në vitin 1997 kundër kundërshtarëve të tij politik.
    Unë po ju këshilloj përsëri, mos u përzjeni në punët politike në Shqipëri sepse dëmet mund të jenë të pariparueshme.
    Mos harroni se këta Socialistët që villni vrer ju sot nesër do të jenë në pushtet, ashtu siç ishin në vitin 1999 atëherë kur Serbi ju kapi për flokësh, dhe ju flaku jasht Kosovës si lecka të përdorura.
    Këta Socialistët që ju i paraqisni kaq anti-Shqiptarë dhe anit-Kosovarë, po të ishin me të vërtetë të tillë, kishin rastin më të mirë t'ju linin atje në kufi të shuheshit nga epidemitë, por ata ju morën dhe ju strehuan, ju dhanë bukë. Bënë lobing dhe folën fuqishëm në të gjitha instancat ndërkombëtare për të arritur atje ku Kosova është sot.
    Këto diferencimet politike nuk janë të mirëpritura në Shqipëri, të paktën nga ju.
    Ju keni të drejtën tuaj ashtu si dhe ne, të pëlqeni apo të mos pëlqeni një forcë të caktuar politike, por lëreni në kufijtë e opinionit, propaganda politike është shumë e rrezikshme kur vjen nga Kosova.
    Këto kambana bien për ata që kanë veshë!
    Te jesh nga Kosova do te thote njekohesisht te jesh shqiptar dhe e kunderta!
    Ti nuk e ndjen Kosoven si Shqiperi? Apo Shqiperi quhet vetem "toka ku me ka rene koka"?
    Une ne asnje shkrim nuk perdori termin "kosovar", as "maqedonas", as "malazez"
    e as "shqipfoles", por thjesht shqiptar!

    Une vete jam i lindur, rritur dhe shkolluar ne verilindje te Shqiperise londineze, por njekohesisht e quaj per nder qe rrjedh nga nje familje qe dikur ishte e vendosur rreze Cabratit e buze Erenikut.


    A i di se ku bien? Uroj qe ti dish, ne te kundert ben mire ti mesosh!

    Sa per dijeni, shqiptaret jashte kufinjve, kane dhe ata parti me te majta e me ekstreme se PSSH apo PSD. Ketu ne forum i ke te shpalosura shkrimet e tyre, qendrimet e tyre, marrosjet e tyre per Enver Hoxhen etj.
    Asnjehere nuk jam pajtuar me qendrimet e tyre, pavaresisht se drejtuesit e tyre jane nga Kosova, pasi kjo per mua nuk do te thote asgje.

    Nuk duhen ngaterruar bindjet politike me prejardhjen familjare apo krahinore!

    Qendrimet e mia jane personale dhe anojne nga PD, jo sepse ne krye eshte Berisha, por sepse eshte forca politike qe na i hapi syte, eshte forca politike qe ka treguar me vepra se mbron linjen kombetare, ka treguar se eshte forca me proeuropiane dhe me properendimore, ka treguar se ka moral, ka treguar se di te beje shume per zhvillimin.

    Shqiptaret, pavaresisht se ku jetojne, kane plotesisht te drejte te marrin pjese ne debatet politike dhe duhet te behen pjese e saj, sepse askund nuk thuhet se kjo eshte e ndaluar.
    Sipas teje per Gjinushin kane te drejte te flasin vetem hormovitet, ndersa per Thacin vetem drenicasit!

    Sipas teje per Ramen duhet te flasin vetem familjet e 21 dhjetorit dhe te ish-Bllokut, ndersa per Haradinajn vetem Strellci!

    Hajde shqipo hajde!

    Fakti qe une votoj ne Shqiperi, nuk ma heq te drejten qe te flas e te bej debat per politiken ne Kosove e pjeset e tjera te banuara me shqiptare dhe kjo vlen dhe per ty.

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    askush nuk eshte kunder kesaj rruge apo edhe te tjera veprave por un personalisht jam kunder sasise se parase qe vidhet dhe mashtrimit............duke filluar nga Majko e deri tek Basha.........
    nese eshte e vertete ajo qe lexova dje se me kredine e mare per perfundimin e kesaj rruge mund te ngriheshin 1450 shkolla dhe 145 spitale moderne .......te me falin vellezerit e mi kosovar dhe ata shqiptar por une do zgjidhja te dyten........
    Nuk ka si te debatojme per kete gje ne kete teme. Rruga po mbarron, ta gezojme.
    Kur prokuroria, institucionet kombetare dhe nderkombetare te vertetojne ndonje nga keto akuzat atehere mund te perdoresh ate argument, tani per tani jane vetem fjale edhe sic e kane zakon ne Shqiperi, fjalet mbeten fjale.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #563
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Dydrinasi jam 100% e sigurt se eshte nga Shqiperia, sepse eshte nga nje forumistet qe une cmoj shume ne forum, meqe e kam lexuar. Arsyeja ndoshta se pse kosovaret nuk i duan socialistet (edhe pse Pandeli Majko mendoj se nuk do te duhej te ishte aty ku eshte Rama) eshte se ndoshta degjojne shpesh fraza si ato tuat me larte, prej perkraheseve te tyre. E Berisha dhe perkrahesit e tij e ndjejne Kosoven si te tyren
    Është për të ardhur keq që mundohesh të zvogëlosh masën e problemit, por pa u marrë fare me problemin vet.
    Problemi është implikimi juaj në politikën Shqiptare, duke e ekspozuar veten në njërin krah të politikës, sigurisht që pala tjetër nuk do tu pëlqejnë.
    Kaq gjë arrin ta kuptosh ti, apo më duhet ta shpjegoj akoma më trash.
    Ja pra prandaj është ky mentaliteti që ke dhe ti, se "Socialistët nuk na duan" duke harruar që Socialistët ju mbajtën frymën gjallë në 1999. Dhe si rrjedhojë tek elektorati Socialist krijohet vërtetë kjo psikozë, duke mbjellë përçarje.
    Unë të them të vërtetën kam patur një tjetër opinon për Shqiptarët e Kosovës por nga ato që lexoj këtu në forum, jam totalisht i zhgënjyer dhe tani kam filluar të krijoj një tjetër opinion për ta...........
    Është fatkeqësi që Kosova po përdoret si objekt. Po përdoret si një vegël për të ngritur apo ulur barometrin politik në Shqipëri, dhe Kosovarët nga ana e tyre po bjen në këtë kurth të ngritur me mjeshtëri nga doktorët e politikës së Tiranës.
    Shumë për të ardhur keq.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #564
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Nuk ka si te debatojme per kete gje ne kete teme. Rruga po mbarron, ta gezojme.
    Kur prokuroria, institucionet kombetare dhe nderkombetare te vertetojne ndonje nga keto akuzat atehere mund te perdoresh ate argument, tani per tani jane vetem fjale edhe sic e kane zakon ne Shqiperi, fjalet mbeten fjale.
    "fshati qe duket nuk do kallauz"...............
    jam shprehur edhe dje dhe kam uruar "ta gezojme rrugen"......
    as une nuk e di se sa para me jane mbajtur ne kufi sa here hyja ne shqiperi per "taksen Majko"..................
    askush nuk jep te dhena per kete rruge sa eshte bilanci dhe s'kemi per ta mare vesh ndonjehere.............
    ate qe di me siguri eshte se femijet e mi mbase edhe niperit e mi do ta paguajne shtrenjte kete rruge.....

  5. #565
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Është për të ardhur keq që mundohesh të zvogëlosh masën e problemit, por pa u marrë fare me problemin vet.
    Problemi është implikimi juaj në politikën Shqiptare, duke e ekspozuar veten në njërin krah të politikës, sigurisht që pala tjetër nuk do tu pëlqejnë.
    Kaq gjë arrin ta kuptosh ti, apo më duhet ta shpjegoj akoma më trash.
    Ja pra prandaj është ky mentaliteti që ke dhe ti, se "Socialistët nuk na duan" duke harruar që Socialistët ju mbajtën frymën gjallë në 1999. Dhe si rrjedhojë tek elektorati Socialist krijohet vërtetë kjo psikozë, duke mbjellë përçarje.
    Unë të them të vërtetën kam patur një tjetër opinon për Shqiptarët e Kosovës por nga ato që lexoj këtu në forum, jam totalisht i zhgënjyer dhe tani kam filluar të krijoj një tjetër opinion për ta...........
    Është fatkeqësi që Kosova po përdoret si objekt. Po përdoret si një vegël për të ngritur apo ulur barometrin politik në Shqipëri, dhe Kosovarët nga ana e tyre po bjen në këtë kurth të ngritur me mjeshtëri nga doktorët e politikës së Tiranës.
    Shumë për të ardhur keq.

    Une nuk e di se cfare percarje ka ketu, nese mua personalisht me pelqen Berisha? Rama nuk me pelqen eshte e vertete dhe shpresoj se nuk do te fitoje. Ne kosovaret nuk mund te ndikojme ne zgjedhje, ani cka qe na pelqen ndonjera parti. Sa per zhgenjimin tend me kosovaret, mund te them se edhe une nuk ndahem gjithmone e kenaqur nga ajo qe lexoje ketu. Tung

    P.S. Ka edhe ketu nga Shqiperia qe shprehin opinion per politikanet kosovare dhe mua nuk me duket percarje.

  6. #566
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Artikujt qe sjell nga gazetat jane per te nxitur debatin dhe per te ofruar ide, permes se cilave mund te debatohet, ne menyre qe temat te mos degjenerojne sic ndodh rendom.

    Ndersa opinionin tim per kete teme dhe per tema te tjera, mund ta lexosh nese ke kohe qe te shfletosh forumin.
    DYDRINAS nuk jam ketu qe te tregoj ty se si debatohet apo komentohet ne nje forum, por shpresoj qe ta kuptosh se ata/ato qe futen ne tema te tilla marrin pak vesh nga jeta dhe politika dhe nuk jane adoleshent.

    Fatkeqesisht kam me teper kohe se c'duhet qe te shfletoj forumin sepse jam perpara kompjuterit gjithe diten dhe pikerisht se e kam shfletuar dhe po them se nuk kam pare nje analize apo nje mendim origjinal te tendin, pervec copy-paste dhe zmadhim shkronjash te fjalive qe te interesojne ty dhe atyre per te cilet ti propagandon me kaq zell te madh.

    Besoj se te gjithe e dime se ku te lexojme lajme gazetash, sidomos ne emigrantet, prandaj nqs ty te pelqen nje artikull, shume mire mund te thuash se i nxitur nga nje artikull qe gjendet ne kete link, ti mendon.....

    Te garantoj qe asnje nuk t'i lexon ato shkrime pervec Brari & Co., megjithate vazhdo avazin, por arsyeja qe ne te tjeret te pakten futemi ketu eshte te lexojme se cfare shqiptaret e tjere ne cdo cep te botes mendojne rreth ngjarjeve ne Shqiperi dhe jo te lexojme gazeten RD apo Zeri i Popullit.

  7. #567
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mire qe u ndertua rruga, edhe per kte jemi te gjith te lumtur.

    Por edhe nje meter kub beton te kushtoje 400 euro, sikur nuk hahet.

    Thuaj, lum si ata qe marrin pjese ne te tilla ngjarje, se sa te mbaroje rruga, do jene ne gjendje te cojn kalamajt me studime ne Bruksel apo Spanje.. Ne te tjeret le te llapim ktu..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #568
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Mire qe u ndertua rruga, edhe per kte jemi te gjith te lumtur.

    Por edhe nje meter kub beton te kushtoje 400 euro, sikur nuk hahet.

    Thuaj, lum si ata qe marrin pjese ne te tilla ngjarje, se sa te mbaroje rruga, do jene ne gjendje te cojn kalamajt me studime ne Bruksel apo Spanje.. Ne te tjeret le te llapim ktu..
    Kjo është esenca e problemit.
    Nuk ma mer mëndja se ka ndonjë shqiptar që të mos e dëshiroj këtë rrugë, por për një kilometër rrugë, që në gjithë botën do të paguhej le të themi 10 000 Dollarë sikur nuk shkon që ne Shqiptarët e varfër të paguajm 200 000 Dollar.
    Kjo është e pa-pranueshme, dhe gjëja tjetër që është e pa-pranueshme është fakti se mirë që përdoren paratë tona, por kur ne kërkojmë llogari se sa është shuma e harxhuar apo ku, si dhe në çfarë u harxhuan këto para, vijnë këtu disa Shqiptar nga Kosova dhe na quajn anti-kombëtar.
    Dhe kjo është akoma më e pa-pranueshme.
    Një tjetër problem që shoh unë këtu është fakti që edhe pse aty po hidhen para të panumërta nga xhepat e grisur të Shqiptarëve, këtu vijnë disa Shqiptar të Kosovës dhe e përdorin këtë për propagandë politike të X apo Y personi.
    Kjo është akoma më e pa-pranueshme!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #569
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    flory80, vertet mendon se bota ben charge Shqiperine me teper se shtetet e tjera, apo mos ndoshta ata vertet bejne charge 10,000 apo dhe 20,000 dhe ajo 180,000-ja shkon ne akountet bankare te ca te tjereve?!

    Është fare e thjeshtë, bota ska të bëjë fare me këtë projekt.
    Ky është një investim total i qeverrisë Shqiptare.
    Qeverria Shqiptare është investitorja, ajo është investitorja e projektimit të rrugës (për hir të së vërtetës ky ishte një projekt në vazhdim i qeverrisë së mëparshme) ajo është përzgjedhësja e kompanive të cilat do të zbatojnë projektin, kështu që nuk ka arsye pse kostua e rrugës të jetë më e lartë se një rrugë në Itali le të themi, ose le të marim rrugën që lidh Spanjën me Francën ku u ndërtua ura më e lartë në botë, me qënë se dhe terreni është pak a shumë i përafërt.
    Nuk ka arsye pse tenderat për materjalet e kësaj rruge bëhen me disa konkurent të përzgjedhur paraprakisht dhe në shumë raste dhe me një konkurent, nuk ka arsye pse në tendera gjithmonë fitojnë militantët e partisë në pushtet, dhe diskriminohen biznesmenët e pa-anshëm.
    Ka shumë pikpyetje që ngrihen në lidhje me terrin informativ i cili ka mbështjellë ndërtimin e kësaj rruge.
    Të gjithë ne shohim një rrugë që po ndërtohet dhe pa dyshim që të gjithë jemi të kënaqur për këtë, por që paratë tona të përdoren për ego politike të dikujt kjo nuk është e pranueshme.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #570
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Është fare e thjeshtë, bota ska të bëjë fare me këtë projekt.
    Ky është një investim total i qeverrisë Shqiptare.
    Qeverria Shqiptare është investitorja, ajo është investitorja e projektimit të rrugës (për hir të së vërtetës ky ishte një projekt në vazhdim i qeverrisë së mëparshme) ajo është përzgjedhësja e kompanive të cilat do të zbatojnë projektin, kështu që nuk ka arsye pse kostua e rrugës të jetë më e lartë se një rrugë në Itali le të themi, ose le të marim rrugën që lidh Spanjën me Francën ku u ndërtua ura më e lartë në botë, me qënë se dhe terreni është pak a shumë i përafërt.
    Nuk ka arsye pse tenderat për materjalet e kësaj rruge bëhen me disa konkurent të përzgjedhur paraprakisht dhe në shumë raste dhe me një konkurent, nuk ka arsye pse në tendera gjithmonë fitojnë militantët e partisë në pushtet, dhe diskriminohen biznesmenët e pa-anshëm.
    Ka shumë pikpyetje që ngrihen në lidhje me terrin informativ i cili ka mbështjellë ndërtimin e kësaj rruge.
    Të gjithë ne shohim një rrugë që po ndërtohet dhe pa dyshim që të gjithë jemi të kënaqur për këtë, por që paratë tona të përdoren për ego politike të dikujt kjo nuk është e pranueshme.
    Flory80,
    Shqetesimi yt eshte i drejte por jo krahasimet pasi nuk eshte Shqiperia as France e as Spanje, apo Itali. Eshte e hidhur por ne akoma konsiderohemi vend i botes se trete, gje qe sjell kosto shume te larte sigurie dhe qe ul numrin e ofertave qe vijne. Une kam punuar me Engineers without Borders ne 2004 me nje projekt ne Zimbabwe per energjine elektrike, kostoja jone ishte 14 here me e larte sesa ajo e nje projekti te ngjashem ne Amerike.
    Nuk mund te flas me kompetenca per vjedhjet qe mund te jene bere ne Shqiperi por te siguroj qe eshte mese normale qe te kete dallim midis kostove nga nje vend ne tjetrin.
    Kalofsh mire,
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

Faqja 57 prej 74 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •