Close
Faqja 61 prej 74 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 740
  1. #601
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Meqnese do udhetoj me makine nga Gjermania per ne Shqiperi (bregdeti Jon-ian po me therret qe prej dimrit te kaluar, kur bora ishte gjysem meter e trashe) dhe meqenese me 25 Qershor 2009 hapet njeri krah i autostrades Durres-Morine, kam vendosur qe kete here te mos kaloj neper Kroaci, por neper Serbi.

    Pyetje per Kosovarët e AF.

    Cila rruge automobilistike eshte me e shpejte dhe me e mire (nuk jam vetem, por me familje)

    nga Leskovac, Vranje, Bujanovc per në Prizren
    ???


    Per informacionin ju falenderoj qe tani



  2. #602
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk ka rendesi 2014 apo 2024. Eshte bere nje kosto fillestare dhe ajo kosto mund te mbikalohet me miliarda dollar. Ashtu sic ka ndodhur edhe me "big dig" te Bostonit apo projekte te tjera, sepse ka gjera te paparashikuara duke filluar me zhvillimet ekonomike.
    Unë pajtohem pjesërisht me mendimin tuaj, ku thuaj se ndryshimet ekonomike bënë që kostua të rritet, por kjo nuk i jep të drejtë askujt që të fshehi dhe të zhduki faturat e kostos financiare të X produkti.
    Këto janë gjëra shumë të thjeshta që për një kompani profesionale siç pretendon të jetë kjo Turkia, llogaria bëhet shumë kollaj.
    Pastaj Ministria jonë e Financave që është dhe investitorja e projektit, duhet të ketë një farë kriteri në lëshimin e parave, apo hap thesin dhe shko merr çfar të duhet, kur të mbarojnë hajde prap.
    Pas kësaj një tjetër kompetent është Ministria e Transporteve që duhet të mbikqyri me ekspertët e saj të gjithë projektin, ata duhet ta kishin planin të detajuar, dhe nuk ka pse të ketë konfuzion në këtë pikë. Në qoftë se një metër kub zhavorr ka kushtuar 100 lekë kur u projektua projekti dhe tani kushton 120 lekë, këto janë veprime që dhe një nxënës i klasës së tretë fillore mund ti bëj dhe të nxjeri koston e rrugës brënda orës së mësimit.

    Problemi qëndron gjetkë, tek shpërdorimet e panevojshme.
    Tek faforizimi i bisnesit ku meret zhavorri që thamë pak më sipër, pasi nuk shkohet sipas çmimit të tregut dhe cilësisë, por sipas ngjyrës së teserës së partisë në të cilën biznesmeni aderon. Faforizohet kunati i filanit, apo baxhanaku i filanit, nipi i X apo xhaxhai i Y.
    Pak a shumë si në të gjitha projektet e tjera të ndërtuara në Shqipëri edhe nga qeverria para-ardhëse në një tender për materjalet e projektit shumë rrallë fiton ai që ka çmimin më të ulët, por fiton ai që ka çmimin më të lartë.
    Shpjegimi për këtë është, pasi ai që ka çmimin më të lartë është një kandidat i seleksionuar më parë, dhe ka një kompromis në mes tyre. Në qoftë se kostua e metrit kub të zhavorrit është 100 lekë dhe kandidati në tender e shet me 140 lekë, këto 40 lekët shkojnë në xhepin e atij që organizoi tenderin, sipas marrveshjes paraprake. Kjo është loja e fëlliqur që është aplikuar në këto 18 vjetet e fundit si nga ata që ishin para kësaj qeverrie dhe nga këta që janë sot.

    Rruga do të mbarojë dhe do të jetë një arterje që do ti japi frymë Kosovës, po ashtu do të lidhë Shqipërinë me akset e rëndësishme të Europës Qëndrore, dhe për këtë të gjithë jemi të lumtur, por nuk duhet ti mbyllim sytë dhe të heshtim përball shpërdorimit të parave të Shqiptarëve të varfër.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #603
    where the slime Maska e Liqvid
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    76
    Urime gjithe shqiptareve, shpresojme rruga te filloje te funksionoje sa me shpejt. Tuneli tjeter duhet te mbaroje ne shtator.



    youtube.com/watch?v=gy-HtLCQw_k

  4. #604
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Por sikur ne këtë rrugë ta paguajmë 500 mil euro më shumë, ju duket gjë parëndësi? Ec mo se tani që u "bashkuam" kujt po i plas për 500 ml euro"? Kjo është logjika?
    Kostoja e rruges eshte ajo qe eshte, qeveria shqiptare nuk ka shume kontroll mbi koston pasi jane faktore te tjere ata qe diktojne koston e larte qe jane jashte kontrollit te qeverise, bile jashte kontrollit edhe te kompanise qe e nderton. Rritja e cmimit te naftes ne tregun boteror per shembull, rrit koston e rruges. Mungesa e energjise elektrike ne zonen ku po ndertohet rruga, e rrit koston e rruges. Koha e keqe e dimrit dhe bllokimi i rrugeve nga akulli e debora, e rrit koston e rruges. Dhe asnje kompani private nuk vjen te punoje ne Shqiperi per tu ndertuar rruge shqiptareve me nje kosto sa me te ulet, vjen per te nxjerre nje fitim per rrugen qe ben. Dhe per aq kohe sa projekti mbaron me sukses ne kohe dhe eshte nje pune me cilesi, le te gezojne fitimin e punes se tyre ne Shqiperi.

    Ajo qe njerezit e vegjel e cmirezinj dhe opozitaret socialiste ne Shqiperi duan te theksojne eshte "kostoja e larte e rruges" duke lene pershtypjen sikur koston e rruges do ta paguajne taksapaguesit shqiptare. Ne fakt, nuk eshte e vertete qe koston e rruges do ta paguajne taksapaguesit shqiptare. Qeveria shqiptare duhet te beje ate qe bejne te gjitha qeverite e tjera ne bote per investime te permasave te tilla: vendosja e tarifave per te gjithe trafikun qe kalon permes tuneleve dhe urrave te medha gjate rruges. Ne kete menyre, kostoja nuk del nga gjithe taksapaguesit shqiptare, del nga ata qe e perdorin kete rruge, shqiptare, te huaj, biznese, turiste, etj.

    Dhe une do te thosha qe brenda 10 vjetesh qeveria shqiptare vetem nga tarifat ne rruge dhe ne portin e Durresit ku do te rritet trafiku i perpunimit te mallrave, do te shlyeje gjithe koston e ketij projekti. Dhe te gjitha perfitimet anesore qe qeveria do te mbledhi nga kjo rruge: zhvillimi i biznesit lokal, zhvillimi i turizmit dimeror ne zona qe deri dje ishin te padepertueshme, keto do te jene ekstra te ardhura per buxhetin e shtetit.

    Per 30 vjet kjo rruge do ti kete siguruar shtetit shqiptar 10 fishin e kostos fillestare. Pra rruga nuk duhet pare si thjeshte ndonje "veper patriotike e kombetare", ajo eshte nje INVESTIM i madh e shume fitimprures per shtetin shqiptar, per ekonomine shqiptare, per levizjen e lire te njerezve dhe mallrave ne gjithe rajonin e Ballkanit.

    Albo

  5. #605
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Që rruga është një investim i madh jo vetemë në ekonomi por në integrimin e Shqiptarëve në Shqipëri, kjo nuk është fare e diskutueshme, por kostua e rrugës në të kundërt nga sa e paraqitët ju zoti Albo, është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Me 1/4 e këtij buxheti ne mund të kishim ndërtuar rreth 500 shkolla, apo mbi 3000 ambjente sportive, kopështe, çerdhe, spitale, mund të investoheshin në administratën publike, që është në një gjëndje të mjerueshme, e lënë trashëgimi nga regjimi i kaluar.
    Këto para mund të ishin hedhur në zbutjen e krizës ekonomike, apo në ndihmë të "fermerëve" të mjerë shqiptarë, që zoti kryeministër i quan fermer edhe kur ata të vetmen pasuri që kanë ne fermat e tyre është një lopë kockë e lëkurë.
    Mund të ishin hedhur për të zbutur strehimin e qytetarëve, kur diteh problematika e strehimit në qytetet e mëdha. Mund të ishin ndërtuar blloqe të tëra banimi dhe të jepeshin me një çmim të arsyeshëm për kategori të caktuara.
    Mund të ishin hedhur në ndihmë të verbërve, paraplegjikëve e ku ta di une se ku tjetër...
    Llogjika juaj se rruga do të paguaj për vetveten është shumë e drejtë, dhe nuk ka gjasa se si të ndodhi ndryshe, por unë nuk pajtohem me shpërdorimet dhe vjedhjet, me grabitjen nëpërmjet firmosjes së faturave të shtrenjta, me favorizimet e bizneseve me prapavijë politike e të tjera si këto.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #606
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Me 1/4 e këtij buxheti ne mund të kishim ndërtuar rreth 500 shkolla, apo mbi 3000 ambjente sportive, kopështe, çerdhe, spitale, mund të investoheshin në administratën publike
    Gjith kte kohe paske qene duke cituar fjalimin e Edi Rames?

    Po, me ate buxhet, mund te ndertonim edhe ndonje rakete berthamore edhe ti thonim Amerikes apo Europes, Ndal Kush Kalon!

    Nese jeni kaq ekonomiste te mire edhe dini te shpenzoni sa me mire buxhetet, edhe nuk beni pjese ne qeverin aktuale apo qeverine qe pretendon te hyje ne pushtet, atehere jeni talent i cuar dëm (legjenda bronksit) Por sma merr mendja se po flisni mendimet qe keni, jeni vetem duke fol ate qe ka te shkruar ne fjalim Edvini.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #607
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Që rruga është një investim i madh jo vetemë në ekonomi por në integrimin e Shqiptarëve në Shqipëri, kjo nuk është fare e diskutueshme, por kostua e rrugës në të kundërt nga sa e paraqitët ju zoti Albo, është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Me 1/4 e këtij buxheti ne mund të kishim ndërtuar rreth 500 shkolla, apo mbi 3000 ambjente sportive, kopështe, çerdhe, spitale, mund të investoheshin në administratën publike, që është në një gjëndje të mjerueshme, e lënë trashëgimi nga regjimi i kaluar.
    Djalosh, qeveria shqiptare nuk harxhoi "parate e buxhetit", duke lene pa ndertuar shkolla e kopshte per femije. Qeveria i ka bere te dyja, edhe ndertimin e shkollave me leket e buxhetit te shtetit, edhe ndertimin e ketij projekti me kredi me interes te bute nga bankat e huaja greke. Pra qeveria kete rruge po e nderton me linje kreditimi ku detyrimi i vetem i qeverise eshte shlyerja e kredise dhe pagesa e interesit per nje kohe te gjate. Kjo veper perben edhe INVESTIMIN ME TE MADH TE HUAJ NE HISTORINE E SHTETIT SHQIPTAR, pasi vertet qeveria nenshkroi kontraten per linjen e kreditimit dhe eshte pergjegjese me ligj per shlyerjen e saj, por eshte per here te pare ne historine e shtetit shqiptar qe investitore te huaj kane besimin e duhur ne tregun shqiptar per te bere nje investim te permasave te tilla.

    Dhe nese qeveria vazhdon ne rrugen e nisur dhe ben pagesat e kredise ne kohe, kjo do te beje qe te rritet besimi i investitoreve te huaj jo vetem ne qeverine shqiptare, por edhe ne tregun shqiptare. Do te thote qe qeveria shqiptare do ta kete me te lehte per te marre kredi nga jashte per vepra te tilla te medha ne te ardhmen, ashtu sic do te thote se banka te medha do te ofrohen ne Shqiperi per te hapur linja kreditimi edhe per bizneset e vogla e te mesme ne vend, edhe linja kreditimi per blerje shtepish e makinash, sic eshte ne cdo vend tjeter te botes.

    Te mirat e ndertimit te veprave te tilla me kredi jane pikerisht se keto investime nuk e demtojne ne menyre te drejtperdrejte buxhetin e shtetit dhe investimet sociale qe shteti ben ne shkolla, kopshte, rruge, etj.

    A duhet te beje fushate kryeministri Berisha me rrugen?

    Sigurisht qe duhet te beje fushate, pasi eshte nje premtim i mbajtur. Premtoi ndertimin e rruges 4 vjet me pare dhe tani po afron dita qe rruga te vihet ne perdorim. Ku ka politike me te mire se kjo, politike e ngritur mbi premtime te mbajtura e jo mbi mashtrime e fjale boshe? Prandaj jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit, pavaresisht se mund te mos votoni per Berishen dhe alternativen qe ai perfaqeson.

    Perse opozita nuk gjen nje fjale te mire te thote per rrugen?

    Arsyeja eshte xhelozia dhe shterpesia politike e saj. Eshte xhelozi pasi ishte nje kryeminister i tyre qe hodhi idene ne vitin 2000 per kete rruge, kryeministri Majko, vuri edhe nje takse te cilen shqiptaret e paguan per vite me rradhe, dhe nuk bene asgje me parate e mbledhura ne 5 vjet. Jo vetem kaq, po qeveria e re e Berishes ne 2005 beri edhe nje denoncim ne prokurori per vjedhjen e ketyre fondeve nga ish-burokratet socialiste pararendes.

    Kurse shterpesia politike e se majtes duket se inagurimi i veprave te tilla i deshmon shqiptareve, u deshmon edhe vete krereve socialiste, se ata jane "politikane me fjale" e jo "politikane me vepra". Eshte nje gje te dalesh perpara shqiptareve e tu kerkosh voten sic kane bere ne keto dy dekada duke u bere nje liste me premtime, eshte dicka tjeter te dalesh perpara shqiptareve e tu kerkosh voten ne baze te premtimeve te mbajtura ne kater vjet. Dhe ne sukseset e qeverise Berisha ne keto 4 vjet, socialistet shohin deshtimet e tyre te njepashnjeshme ne 8 vjetet qe ata ishin ne pushtet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-06-2009 më 11:25

  8. #608
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    aniii a u gzuat ma shumë?


    Eu, sa fjalë e mirë: mos e d'vet, se t'kallxon vet.


    Ky është hapi vigan i bashkimit të kombit, po këtu në bazë të shkrimeve, disa sikur ndihen të prekur bre, në vend se të gzohen, po shihen sikur kanë një droje. Deri dje, mbi tokë edhe nuk guxonin të kalonin kufinin politik, e sot edhe nëntokë mund të lidhemi e bashkohemi.

    A ka këtu edhe asi dallkakukesh që kan dro nga bashkimi...?


    VIA EGNATIA

  9. #609
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Konkretisht ku fillon e ku mbaron kjo rruge?
    Po ne Kosove sa km mbeten pa u ba per deri ne Prishtine? A ka fillue edhe andej?

  10. #610
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    vetem nje burr shteti si SALI BERISHA mund ta realizonte nje veper kolosale si kjo . sa per keto te tjerat qe shkruhen me vjen mir se jan po te njejtet p*ederaste socialkomuniste copa mishi me dy sy qe smund ta pranojn se SALI BERISHA po krijon shtet per te gjith shqiptaret....
    DRAGON+++

Faqja 61 prej 74 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •