Close
Faqja 56 prej 74 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 740
  1. #551
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shqipëria do të eksportojë energji gjatë muajve të pikut me çmime "ekstra"


    Bojaxhi: Energji jo vetëm për brenda vendit, por dhe jashtë

    Shqipëria do të mund të furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike gjatë gjithë vitit. Ky është konkluzioni në të cilin arrin Korporata Elektroenergjetike, duke iu referuar treguesve të saj më të fundit. Për drejtorin e kësaj korporate, Gjergj Bojaxhi, treguesit e bërë nga KESH që nga viti 2008 janë mjaf optimistë. Sipas tij, vendi jo vetëm do të furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike, por gjatë muajve të pikut KESH ka në plan të eksportojë sërish energji elektrike me çmime "ekstra". Në një intervistë për gazetën numri një i KESH-it, Bojaxhi, shprehet se eksporte të mirëfillta që mund të kenë dhe një vlerë më të madhe ekonomike do të bëhen nga fillimi i korrikut dhe gushtit, e cila është një periudhë, ku sidomos tregu në Greqi ka dhe çmime më të larta. "Në fund të muajit maj dhe në qershor ne synojmë të arrijmë nivelin që është 296 metra, që është niveli maksimal në rregulloren ekzistuese që aktualisht ka KESH-i. Unë do të thoja që gjendja është shumë e mirë dhe jemi optimistë që ky vit do të jetë një vit pa asnjë lloj problemi për sa i takon furnizimit që duhet të bëjë KESH-i", shprehet më tej Bojaxhi.


    -Zoti Bojaxhi, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar situata hidrike ka qenë ajo aktualja që mbretëron edhe sot, pra ndër më të mirat. Në zërin e shifrave, cila është aktualisht situata dhe cilët janë treguesit e eksportit të energjisë elektrike?

    Unë do të thosha që treguesit janë shumë pozitivë. Ne kemi prodhuar energji, e cila plotëson të gjitha nevojat e vendit sipas rregullores që ka ERE dhe gjithashtu jemi duke eksportuar energji jashtë Shqipërisë. Kemi energji që po shitet edhe në jug të Shqipërisë, në Greqi, por është duke u shitur dhe në veri në vendet e ish-Jugosllavisë. Sigurisht, për momentin prioriteti ynë është që të furnizojmë vendin me energji elektrike. Ndërkohë jemi duke e shitur apo eksportuar vetëm atë energji që ne për momentin e konsiderojmë vetëm të tepërt dhe që nuk e mbajmë dot në kaskadë. Ndërsa eksporte të mirëfillta, që mund të kenë dhe një vlerë më të madhe ekonomike, do të bëjmë nga fillimi i gushtit ose korrikut që është një periudhë ku sidomos tregu në Greqi ka dhe çmime më të larta. Duke marrë parasysh faktin se është akoma pranverë, ka akoma shkrirje të akujve dhe të dëborës, kjo ka bërë që prurjet të jenë në nivele relativisht të qëndrueshme. Pra, është bërë një vlerë balancimi midis prodhimit të vendit dhe sasisë së prurjeve dhe nivelit në kaskadë. Siç e thashë, në fund të muajit maj dhe në qershor ne synojmë të arrijmë nivelin që është 296 metra, që është niveli maksimal në rregulloren ekzistuese që aktualisht ka KESH-i. Unë do të thoja që gjendja është shumë e mirë dhe jemi optimistë që ky vit do të jetë një vit pa asnjë lloj problemi për sa i takon furnizimit që duhet të bëjë KESH-i.


    -Ndërkohë, sa është sasia së energjisë që prodhohet dhe sa futet në tregun e brendshëm, si dhe cili është çmimi i energjisë elektrike me të cilin shitet?

    Sot, ne prodhojmë rreth 14.5 milion kilovatorë për vendin tonë dhe eksportojmë rreth 2-3 milion kilovat orë në ditë jashtë vendit. Kjo energji që eksportohet dhe është e vetmja energji që eksportohet në kohën e pikut, kur vlera e energjisë ka çmimin maksimal në treg. Ndërsa çmimet me të cilat ne e shesim, është me çmimin e bursës dhe është një çmim që do të nxirret nga institucionet publike. Kështu që mesatarja me të cilën e ne e bëjmë shitjen të muajit maj do ta marrim gjatë dy javëve të para të muajit qershor. Ndërsa në Greqi çmimin nuk e kemi në bazë të bursës, por është bazë ankandi dhe çmimet arrijnë diku nga 30-33 euro për megavat.


    -Cili është vlerësimi juaj sa i takon ndërtimit të HEC-it të Ashtës dhe cilat pritet të jenë efektet e tij jo vetëm në prodhimin e energjisë, por edhe marrëdhëniet që pritet të krijohen në të gjithë kasakadën e lumit Drin dhe të mjedisit?

    Unë nuk jam ekspert mjedisi dhe nuk mund të them ndonjë gjë të detajuar sa i takon kësaj pjese. Por nga informacionet që unë kam pasur dhe që vazhdoj të kem, ky është një projekt që, si të thuash, nuk ka asnjë ndikim negativ në mjedis. Është një HEC që është bërë për të pasur një ndikim minimal dhe këtu vlen më shumë të përmenden palët se kush janë ata që preken më shumë dhe përfitojnë më shumë dhe në këtë rast për asnjërën nga palët nuk mendoj se bilanci do të jetë negativ. Për sa i takon rëndësisë, unë gjykoj që Ashta ka një veçanti nga të gjitha koncesionet e tjera që janë dhënë në dy tre vitet e fundit, për faktin që këtu u aplikua me kërkesën e KESH-it dhe u kërkua që energjia që do të prodhohej nga ky hidrocentral për një periudhë të caktuar kohe t'i shitej KESH-it dhe jo t'i shitej ndonjë kompanie private, apo kujtdo që do të kishte interesa ekonomike. Edhe procedurat e tenderit të koncesionit janë bërë në mënyrë të tillë që kush ofronte energjinë më të mirë për KESH-in. Kështu që në thelb, gjatë 15 viteve të para hidrocentrali i Ashtës do të funksionojë pothuajse si një operator i KESH-it, pra energjinë do të na e shesi të gjithën ne. Pra, synojmë të operojmë në një mënyrë sa më eficiente për këtë hidrocentral. Një arsye tjetër, edhe KESH-i ka qenë mjaft i interersuar për Ashtën, ka qenë për faktin se është pjesë e kaskadës së Drinit dhe ndryshe nga kaskadat e tjera, në këtë kaskadë në pjesën dërrmuese të saj ka si interes që të punojë në mënyrë sa më të harmonizuar dhe sa më eficiente. Kjo do të thotë që ata nuk mund të kenë siguri në furnizimin me energji elektrike nëse Ashta nuk do të ishte e harmonizuar me ne, duke qenë se ne kemi pothuajse gjysmën e kaskadës së lumit Drin. Kështu që në këtë këndvështrim, unë mendoj se jemi në një partneritet, pavarësisht se jemi në një koncesion. Është një partneritet i formës më të lartë. Nëse do të arrihet që të operohet në këtë mënyrë, është një koncesion edhe më shumë në interesin e KESH-it. Pikërisht kjo do të jetë zgjidhja që do të mund të japë HEC-i i Ashtës për 15 vitet e para.


    -A keni zgjedhur ndonjë mekanizëm që do të shërbejë si bosht për përcaktimin e çmimeve?

    Çmimi është i përcaktuar me ofertën që ata kanë dhënë për koncesionin. Pra, kur ata kanë fituar koncesionin, e kanë fituar sepse ata kanë dhënë një ofertë më të lartë se kompanitë e tjera. Ai do të jetë një çmim konkret që do të vazhdojë gjatë harkut kohor të 15 viteve. Kam përshtypjen që është diku mbi 6 lekë.


    -Ndërkohë, cili është vlerësimi juaj sa i takon kompanisë Verbund, e cila do të drejtojë punimet e këtij hidrocentrali?

    KESH nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjes së tenderit, KESH ka qenë vetëm pjesë e negociimit të parametrave të kontratës, ndërsa pjesa e tenderit është bërë nga Ministria e Ekobomisë. Unë do të thoja që Verbund është një kompani serioze, mjaft e respektueshme. Është një kompani që shteti shqiptar ka pasur marrëdhënie të tregtisë së energjisë gjatë viteve '80, nga ku është vënë Komani në punë. Nga informacionet që unë kam, Verbund ka qenë një nga kompanitë që e ka blerë energjinë e eksportuar nga shteti shqiptar dhe nga ky këndvështrim është një kompani serioze. Sigurisht që përderisa ata janë palë dhe ne jemi palë, unë gjykoj se ajo do të jetë një faktor mjaft pozitiv, që i shtrohet tregut të energjisë në Shqipëri.


    -Sa i takon koncesionit që do të bëhet në Bushat, në fakt, cila rezulton të jetë me e mira për shqiptarët?

    Unë mendoj që përveç faktit që ky koncesion nuk do të bëhet tërësisht nga KESH-i, por nga qeveria shqiptare, por nga ana tjetër, duhet marrë parasysh fakti që ne jemi një vend i vogël ku po bëjmë shumë investime të mëdha në të gjithë sektorët dhe kësaj zgjidhjeje më së miri i është dhënë përgjigje me koncesionet. Unë e konsideroj këtë koncesion të arritur ndër më të mirët që janë dhënë deri më sot, pasi ka një vlerë ekstra nga koncesionet e tjera. Sigurisht që pas 15 vjetësh kompania e ka të drejtën që t'ia shesë energjinë kujt dëshiron, por duke marrë parasysh faktin që ata nuk mund të operojnë pa harmonizim në orë dhe në minuta të energjisë në kaskadën në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Pra, edhe pas 15 vjetësh ata do të vazhdojnë akoma të punojnë shumë ngushtë me KESH-in, duke pasur interesa të vazhdueshme që t'ia shesin energjinë kësaj të fundit.


    -Përveç çmimeve, janë përfolur shumë edhe kushtet e kontratës. Në fakt, ka kushte të tjera që investitori ka ndaj korporatës?

    Kontrata ka tre komponentë, tre pjesë. Kështu, njëra pjesë negociohet me Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa kryesisht dy pjesët e tjera negociohen me KESH-in. Në fakt, edhe KESH-i ka qenë në pjesën më të madhe të negocionit sa i takon parametrave të kontratës. Ka parametra të tjerë që investitorët duhet të kenë dhe gjendjen e gatishmërisë. Pra, gjendja e gatishmërisë së hidrocentralit ta kenë me një numër të caktuar orësh në ditë, që do të thotë se ata nuk mund ta neglizhojnë që të ketë defekte. Por ata duhet të sigurojnë dhe të mbajnë parametrat e lartë. Por sigurisht ka edhe klauzola që në raste të jashtëzakonshme, në rastet e prurjeve, atëherë ne do të kemi të drejtën tonë që ta derdhim këtë kaskadë, sepse nuk nuk mund të rrezikojmë sigurinë e kaskadës. Ka parametra të tillë dhe unë gjykoj se është pra një kontratë e balancuar, nga ku merren të gjitha sugjerimet e palës shqiptare pra të KESH-it, por edhe të palës tjetër.


    -A mund të jepni parashikime sa i takon kohës se kur mund të vihet në punë HEC-i i shumëpritur i Ashtës?

    Kjo gjë ka të bëjë më shumë me kontratën që ka bërë Ministria e Ekonomisë. Por nga informacioni që unë kam, deri në fund të vitit, normalisht duhet të fillojnë punimet dhe më saktë ka nisur që të bëhet dhe projekti teknik i detajuar. Them që brenda 2-3 vjetësh Ashta është e mundur që të vihet në punë.

    Përgatiti: Drita ÇOKAJ



    rd

  2. #552
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte kiu o fierake e ardhur ne patoz nga symiza a fratari..

    nuk te ka thene babi kurre se te permendje ameriken te fuste ne burg enveri..
    e sot ti me gjith baba jeton e qefëlon ne amerike e prap me enver ne b.ithe mbetet..
    kur do beheni njerez ju mo..
    ik moj vidhisu se nuk ta duam fare tyjan mendimin..
    raja mbeten keta bizhdilat e zones se kac islamit e petro kocit..

    gjelosh.. nuku je shkeputur mo nga operativet akoma..
    po lirohuni o te mjere..akoma rroni me frike..

    edhe agron llaka me ata m.uterit.. e top qanos.. dje e kish gjetur te tallej me berishen..
    ja hengshi m.unë te gjithe..
    e beri rrugen ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-06-2009 më 00:39

  3. #553
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nuk di pse perzini politiken me kete veper madheshtore dhe te pa kapshme per trurin e shqiptarit deri ne diten e djeshme.lereni o VLLAZEN politiken se ajo na sakatoj deri diten e sotme,me politik le te meret tjeter kush,shyqyr Zotit po ka kush,po deshmohen.Eshte turp po ashtu te ofendohet Sali Berisha e Lul Basha,eshte turp.Mos ndegjoni genjeshtrat e socialisteve sepse ata me para kishin ndertuar ure mbi det qe lidh beogradin e athinen me Tiranen,se sa kete autostrad qe po nderton Sali Berisha.Dje duke shikuar inagurimin e tunelit babai im te cilit i jan vrare babe e babgjysh per SHQIPNIN E MADHE,me tha nje fjal qe shume me ka mbet ne koke,tha,NUK DO TE NJOF HISTORIA ATDHETAR ME TE MADH SE SALI BERISHA.Ju mbushen syt me lot gjith familjes,lot gezimi e merzije,sepse ne mesin tone nuk jan disa njerez qe e kan enderruar kete bashkim me vite te tera.Une nuk e di si ndihen Vllaznit Shqiptar andej kufirit,por ne Kosovaret ndihemi me te lumtur se sa dita e qlirimit e hyrja e trupave te NATO-s ne Kosove,ndihemi me te forte se kurre,ndihemi me Shqiptar...e mbaj mend isha femije kur kam udhetuar per here te pare ne Shqiperi,ishte viti 1996,rruga ishte mizerje dhe teper e veshtir per tu kaluar,shkonim te takonim dajen qe jetonte ne Durres sepse kishe ikur nga Serbet dhe nena ime nuk e kishte par plot 10 vite(prej burgut kur dul iku ne Shqiperi menjeher).per fat te mir kam shum udhtime ne shqiperi sa qe nuk muj te dalloj asnje sepse te gjitha udhtimet per ne Shqiperi jane plot gzim e plot dashuri.Ne te rinjt kemi at ndjenjen qe nuk e kan patur baballaret tane,kemi ate knaqesine e papershkruar,dhe per kete ndihemi teper shume te gezuar.Nuk e di a ka ndonje tifoz ketu ne forum,veq muj me ju tregu qe shpirti i nje tifozi Kosovar eshte shume nacionalist dhe shume e don Shqiperine.E ceki kete gje sepse un vet jam tifoz dhe saher ka loj shqiperia udhetojm me qindra djem te ri drejt shqiperise,o ne bor e ne shi o ne diell,vetem te shohim shqiperine e Tiranen.Kemi kaluar kufi e male ne pike te dimrit vetem per te percjellur kombetaren,kemi ecur 4 ore ne bore 2 metra,sepse nuk kishim dokumenta dhe nuk na lejohej kalimi i kufirit.kjo ka ndodh mbas luftes kur ende per fatin ton fliste ndonje indian ne zyret e UNMIKUT,por tash eshte me ndryshe,tash jemi shtet dhe nuk ka kush qe na ndal.Un nuk di me qfar te shkruaj veq se tju uroj gjith shqiptarve rrugen.kismet me 4 qershor udhetojm per ne Shqiperi nje nengrup i PLISAVE(tifozve te Prishtines)per ne Tirane,do pijm e do festojm me dite te tera ne Shqiperi.


    NA JEM SHUME SHQIPTAR,DHE JETOJM NE SHQIPNIN E MADHE.

  4. #554
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Në fokus



    Rruga Durrës - Kukës dhe fundi

    i emocioneve të trishta të ndarjes

    së shqiptarëve



    Shkruan: Arbnora Dushi - Prishtinë, 30. 05. 2009


    RRUGA QË BASHKON SHQIPËRINË BREGDETARE ME ATË KONTINENTALE





    Sot kur lidhja e Kosovës me Shqipërinë, nëpërmjet autostradës Durrës - Kukës, po bëhet realitet, kur shqiptarët këndej dhe andej kufirit po lidhen me ura dhe rrugë lidhëse, kur malet po hapen dhe po bëhen “fusha”, mua më ngacmojnë kujtimet e trishta të fëmijërisë. E ndiej të nevojshme të shpreh historinë e gjyshes sime, e cila sigurisht se është vetëm njëra nga mijëra historitë e njerëzve që kanë jetuar në zonën kufitare me Shqipërinë, dhe me këtë të shpreh edhe rëndësinë e çmueshme të kësaj rruge.

    Gjyshja ime, e lindur në Gjakovë, kur ishte vetëm dyvjeçare, i ati i saj, si tregtar që ishte, për një jetë më të mirë ekonomike kishte vendosur që të gjithë si familje të transferoheshin në Kukës. Kukësi në atë kohë i përkiste pothuajse të njëjtit regjion administrativ si edhe Gjakova. Duke qenë se dy qytetet veriore të Kosovës ishin larg nga Kukësi për më pak se një orë, kur të dy bijat e kishin arritur moshën e martesës, i kishte martuar njërën në Prizren dhe tjetrën në Gjakovë, prej nga edhe kishte marrë dy nuse për dy djemtë e tij që jetonin në Kukës. Kjo lidhje e ngushtë miqësie me Kosovën, për kohën kur nuk ekzistonte kufiri politik që do të ndajë më vonë shqiptarët, ishte diçka e rëndomtë, e zakonshme dhe shumë lehtë e konceptueshme.

    Viti famëkeq 1948, kur do të vihet kufiri politik, do të gjejë nënën e gjyshes sime në Prizren që kishte shkuar mysafire tek e bija. Ajo me të dëgjuar se po mbyllej kufiri, kishte gjetur një mjet transporti dhe shpejt kishte ikur me arsyetimin “mos t’iu nxjerrë telashe djemve për me ardhë me m’marrë”. Kam dëgjuar se ka pasur njerëz, që në raste të ngjashme kanë mbetur dhe nuk kanë arritur të shkojnë në shtëpitë e veta për afër dyzet vite me radhë, sa ka ekzistuar ky kufi.

    Që nga kjo kohë do të fillojnë përpjekjet e mëdha dhe të vazhdueshme të shqiptarëve për t’u lidhur me familjarët e mbetur matanë kufirit. Do të ballafaqohen me metodat më të ndyra dhe më poshtëruese të pushtetarëve të asaj kohe, kur shqiptarët e Kosovës shkonin për të marrë viza për Shqipërinë në Beograd. Me qindra herë u refuzohej kërkesa për vizë, kur ata aplikonin që të merrnin pjesë në varrim të prindërve që u vdisnin në Shqipëri, apo të vëllezërve e motrave të tyre. Pos që bënin jetë të ndarë nga ta me vite, nuk arrinin t’u qëndronin pranë as në momentet e fundit të jetës.

    Ndonëse kam ardhur në jetë më shumë se njëzet vite më vonë, kam arritur të zë mjaft nga kjo periudhë famëkeqe e ndarjes. I kam shumë të freskëta momentet kur gjyshes sime i vinte letër nga vëllezërit dhe kur e tërë familja tuboheshim të dëgjonim atë të lexonte, kur qanim dhe dënesnim të gjithë pa bërë zë. Ata i shkruanin për të rejat në shtëpi, për lindjet e fëmijëve të tyre, për shoqet e saj që pyesnin për të, i shkruanin për lindjet, martesat dhe vdekjet e të njohurve të tyre. Unë pa i parë kurrë ata njerëz, të gjithëve u dija emrat, u dija moshën dhe dija për lidhjet e tyre farefisnore. Njësoj u shkruante edhe gjyshja ime vëllezërve të vet dhe gjithmonë e falënderonte të atin që e kishte dërguar në shkollë të mësonte shkrim e lexim, që tani po mund t’u shkruante vetë letra dy vëllezërve të saj.

    Ditë feste në familje ishte dita kur ishim marrë vesh (me letra gjithashtu) me familjarët në Kukës që të dilnin, ne këndej kufirit dhe ata andej, vetëm që të shiheshim. Përgatiteshim për këtë ditë me javë të tëra, i vishnim rrobat më të reja dhe emocionalisht ndiheshim shumë të ngazëllyer. Këtë ngazëllim e ndiej edhe sot kur e bëj rrugën Prizren - Morinë. Shfaqeshim ballë për ballë me familjarët tanë matanë kufirit, gjithmonë me një distancë afër njëzet metra, me kufitarët e armatosur të të dy anëve që na qëndronin në mes, por që ne duke i parë dhe duke na parë anëtarët e familjes së ndarë, lehtësoheshim se ata janë shëndoshë dhe se po bënin jetë normale. Për gjyshen time ky moment takimi, apo më mirë shikimi se ne vetëm shikoheshim me ata, ishte i papërshkrueshëm dhe e mbaj mend se e fliste për kohë të gjatë. Pasiqë të ktheheshim në Gjakovë, vinin shumë njerëz, burra e gra me fate të njëjta të ndarjes së familjes, ta takonin gjyshen time dhe ta pyesnin për shëndetin e familjarëve të saj.

    E kujtoj një rast tjetër, kur daja i nënës sime, pra vëllai i gjyshes sime, pas vite e vite pamundësie për t’u takuar me motrat, duke e parë veten që po moshohej, e kishte incizuar zërin e vet në një kasetë magnetofoni me kujtime të tij, me këngë (e kishte zërin shumë të bukur) e rrëfime të situatave të tij emocionale që lidheshin me Gjakovën, miqtë e kujtimet e tij të fëmijërisë, dhe u kishte dërguar motrave për kujtim. Gjyshja ime e dëgjonte pothuajse çdo ditë zërin e tij në manjetofon. Unë ende i di këngët që i këndonte dhe zëri i tij më kumbon në vesh. Momente shumë të veçanta ishin rastet kur vinin të njohur të tij dhe të gjyshërve të mi, dhe ndonëse dhoma e madhe e mbushur plot, askush s’pipëtinte e dëgjohej vetëm zëri i dajës nga Kukësi që i përshëndeste me zërin e tij “Motrat, miqtë dhe të gjithë dashamirët në Gjakovën time”, siç thoshte ai. Momentet e mallëngjimit në këtë rast ishin të papërshkrueshme. Lotët e mallit ishin gjithmonë të pranishëm në këto takime. “Na ka djegë malli për Shqipninë”, është shprehje që e kam dëgjuar shumë shpesh nga njerëzit që kishin pasë këtë fat.

    Rrëfime për fatet e këtilla të rënda që i ka shkaktuar historia politike, shqiptarët kanë me qindra e mijëra. Secili njeri me fatin e vet është rrëfim në vete, secila familje është histori në vete. Kufiri politik që i ndau shqiptarët për afër katër dekada prodhoi historinë e dhembshme të kombit të ndarë shqiptar, dhe bëri që shqiptarët duke qenë i njëjti popull të jetojnë nën dy pushtete të ndryshme politike dhe prandaj sot për çështjen e njëjtë siç është çështja e njësisë kombëtare, të rezonojnë në mënyra të ndryshme, herë edhe kundërshtuese. Padyshim që këtë kundërshti e prodhoi historia e veçuar, e prodhoi jetesa e ndarë e kombit, e cila i bëri vend idesë së veçimit, ndarjes.

    E sot kur e shoh se lidhja e shqiptarëve po bëhet realitet, se në Tiranë do të mund të shkojmë dhe të kthehemi brenda ditës, e ndjej se shprehja e atëhershme e gjyshes sime, “Kukësi është pas atij mali, por është e ndaluar të shkohet atje” tani do t’i mbetet historisë dhe studiuesve e do të shënojë vetëm të kaluarën famëkeqe të shqiptarëve.

    Rruga Durrës-Kukës duke i dhënë mundësi kontakteve, lëvizjes së lirë dhe e komoditetit të kësaj lëvizjeje brenda hapësirës shqiptare, duke i dhënë mundësi njohjes fizike të zonave më të skajshme në Kosovë dhe në Shqipëri, do t’i japë mundësi njohjes më të thellë të mentaliteteve regjionale e lokale, dhe kjo do të rezultojë me pranimin e veçantive të njëri tjetrit, të shqiptarit të Kosovës dhe të shqiptarit të Shqipërisë. Do të rezultojë në idenë se shqiptari është shqiptar kudo që të jetojë. Mundësia e kontakteve do të çojë në rrafshimin e dallimeve dhe në forcimin e idesë së njejtësisë kombëtare. Kjo është vetëm çështje kohe. Fatmirësisht që pengesa të tjera më nuk kemi dhe nuk do kemi më as edhe emocione të trishta që prodhojnë ndarjet e dhunshme.
    Shkrim prekes dhe emocionues, sepse te gjithe keta persona i kam njohur dhe per fat e mberriten clirimin e Kosoves, por nuk mberriten dot rrugen e bashkimit.

    Njeri daje i Arbnores me tha ne vitin 1999, kur u mbyll serish kufiri, se kjo eshte hera e fundit qe mbyllet ky kufi! Kurre me s'ka per t'u mbyll!

    Te gjithe ata qe kane patur fatin e keq, qe te jetojne te ndare per se gjalli, ja dijne me shume vleren demokratizimit te Shqiperise, lirise se Kosoves dhe rruges bashkuese.

    Ne kemi jetuar me trup e kembei, me shpirt dhe me zemer ne te dy anet e kufirit.

    Ne Kosove nuk kisha qene fizikisht kurre, deri ne dhjetor 2008 dhe sa e sa nete e kisha enderruar te isha atje, sa e sa here e kisha menduar se si do te ishte prania ime e pare fizike atje!

    Por ishte shume e thjeshte, ishte nje rikthim ne shtepi!

    Nuk pata emocion, nuk u ndjeva i huaj, m'u duk vetja se kisha jetuar atje tere jeten!

    E ne fakt kam jetuar atje tere jeten!

  5. #555
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    DYDRINAS domethon ti deri ne vitin 2008 e nuk eke vizitu Kosoven?..a ka mundesi me dit perse???????....shume e palogjikshme te vizitohet pjesa e atdheut 10 vite pas luftes.
    Emigrimi dhe mungesa e dokumentave!

    Pershendetje te gjitha plisave te Prishtines:





    Ku mund ta gjej kengen e Prishtines se famshme te viteve '80?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-06-2009 më 06:25

  6. #556

    Partia Socialiste serish kunder rruges Durres – Kukes

    Partia Socialiste serish kunder rruges Durres – Kukes

    E Hene, 01 Qershor 2009

    Ndersa demokratet festuan diten e djeshme inaugurimin e tunelit te segmentit Rreshen-Kalmiash, socialistet kritikojne ashper investimin dhe shpenzimet e kryera per kete veper. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i selise roze per degen e Tiranes, Besnik Baraj, sulmoi dje inaugurimin e nje segmenti te rruges nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. "Nga nje investim i rendesishem qe duhet te kushtonte rreth 418 milion euro, sot shpenzimet jane shumefishuar dhe taksapaguesit shqiptar duhet te paguajne nje vlere ekstra prej 600 milion eurosh", u shpreh Baraj. Sipas tij, kjo vlere mbetet ende e pajustifikuar dhe e pa shpjegueshme, nderkohe qe kontrolli i larte i shtetit ka vleresuar nje abuzim prej 232 milion euro. Duke perllogaritur kete vlere, socialistet vleresojne se me keto para ekstra, mund te ishin ndertuar 1450 shkolla te reja si kjo, dhe 145 spitale moderne, per t'i sherbyer qytetareve te Shqiperise. "Por Berisha deshtoi dhe ne vend qe te perdorte parate e taksapaguesve shqiptar per te edukuar brezin e ri te femijeve tane, ai u kujdes edhe nje here tjeter per te pasuruar familjen dhe miqte e tij te aferm", sulmoi kryeministrin, zyrtari i larte socialist. Ai tha se Berisha deshtoi duke i kthyer shpinen shqiptareve dhe tani eshte momenti qe shqiptaret t'i kthejne shpinen Berishes dhe politikes se vjeter qe ai perfaqeson. "Ky eshte ndryshimi mes Sali Berishes dhe Edi Rames. Berisha vendos interesin e femijeve te tij perpara interesit te shqiptareve, ndersa Rama kujdeset qe Shqiperia te jete e gjithe shqiptareve", tha kandidati per deputetet ne qarkun e Tiranes. Ne fund te fjales se tij, Besnik Baraj, theksoi se me 28 qershor shqiptaret do te zgjedhin Edi ramin, per te sjelle ne Shqiperi ndryshimin dhe shpresen per nje te ardhme me te mire.

    D.D


    koha jone



    Mire qe s'ka dale Rama vete ti thoshte keto fjale, por ka gjet nje **** nga ata qe i mban perreth!

    Jo me 1 miliarde €, por as me 10 miliarde €, nuk lahet borxhi qe shqiptaret brenda kufinjve londineze i ka ne shqiptareve te mbetur jashte, ne Kosove e kudo qe ata jetojne!

    Shqiperia je dedikon ekzistencen e saj, pikerisht atyre shqiptareve qe mbeten jashte dhe qe i lam jashte!

    Komunistet shqiptare i kane shume borxhe kombit shqiptar dhe ne vend se te ulin koken e te kerkojne falje per tradhetine, gjejne kohe te kakarisin e te ulerasin per "demet qe po sjell Berisha me ndertimin e kesaj rruge"!

    Ju u kini borxh tri brezave te shqiptareve izolimin, perndjekjen, shfarosjen, grabitjen, shpronesimin, vellavrasjen, telat me gjemba brenda vendit dhe neper kufinj, pushkatimet dhe burgosjet, ndarjet e familjeve, mijera bunkere te cmendurise, mijera e mijera vite jete njerezore te shkrumbuara!

    Nuk ka buxhet qe i lan borxhet tuaja! Kur do ti lani borxhet?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-06-2009 më 07:23

  7. #557
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Urime gjithë Shqiptarëve për rrugën e re.
    Ta gëzojnë dhe të shohin vetëm të mira prej saj.


    Ti DYDRINAS qënke nga Kosova me sa po shoh, dhe jeton në kurbet, unë të dija nga Shqipëria.
    Shumë i informuar qënke zotrote nga çështjet politike në Shqipëri, apo rroftë google?
    Dhe një diçka tjetër që e kam vënë re këtu në forum, është fakti që të gjithë Kosovarët, ose e thënë më mirë, pjesa dërrmuese e tyre, urrejnë të majtën Shqiptare, gjë që për mendimin tim është shumë e rrezikshme, dhe mbjell përçarje kombëtare, duke ditur që e majta ashtu si dhe e djathta Shqiptare është një forcë politike potente në Shqipëri.
    Unë do tu bëja thirrje të gjithë Kosovarëve, të paktën pjesës Shqiptare të popullsisë së Kosovës që të mos përzjehen në çështjet politike të Shqipërisë, sepse kjo është një thikë me dy presa, dhe krijon diferenca.
    Pak a shumë më sjell në kujtes, një farë ushtrie fantazmë të Bujar Bukoshit, që u përdorën që u përdorën politikisht nga Sali Berisha në vitin 1997 kundër kundërshtarëve të tij politik.
    Unë po ju këshilloj përsëri, mos u përzjeni në punët politike në Shqipëri sepse dëmet mund të jenë të pariparueshme.
    Mos harroni se këta Socialistët që villni vrer ju sot nesër do të jenë në pushtet, ashtu siç ishin në vitin 1999 atëherë kur Serbi ju kapi për flokësh, dhe ju flaku jasht Kosovës si lecka të përdorura.
    Këta Socialistët që ju i paraqisni kaq anti-Shqiptarë dhe anit-Kosovarë, po të ishin me të vërtetë të tillë, kishin rastin më të mirë t'ju linin atje në kufi të shuheshit nga epidemitë, por ata ju morën dhe ju strehuan, ju dhanë bukë. Bënë lobing dhe folën fuqishëm në të gjitha instancat ndërkombëtare për të arritur atje ku Kosova është sot.
    Këto diferencimet politike nuk janë të mirëpritura në Shqipëri, të paktën nga ju.
    Ju keni të drejtën tuaj ashtu si dhe ne, të pëlqeni apo të mos pëlqeni një forcë të caktuar politike, por lëreni në kufijtë e opinionit, propaganda politike është shumë e rrezikshme kur vjen nga Kosova.
    Këto kambana bien për ata që kanë veshë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 01-06-2009 më 09:39
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #558
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Ta gezojme te gjithe rrugen e re!!!

    Nuk e konceptoj dot se si dikush mund te shprehet kunder kesaj rruge, Berisha e Thaci do vije dita do te humbasin ne faqet e librave, rruga do te mbetet dhe me shume sesa asfalti apo tunelet do te jene kujtimet, jete njerzish qe do te preken.
    Patjeter qe cmimi eshte i larte, sepse "kur ngrihet fukarrai ne valle, cahet daullja" edhe puna jone, kur deshim ne te bejme rruge, cmimet u ngriten dhe kriza ekonomike pushtoi gjithe boten.
    Le te jete kjo rruge kurrorezimi i aritjeve ne infrastrukture i Shqiperise.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  9. #559
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Ta gezojme te gjithe rrugen e re!!!

    Nuk e konceptoj dot se si dikush mund te shprehet kunder kesaj rruge, Berisha e Thaci do vije dita do te humbasin ne faqet e librave, rruga do te mbetet dhe me shume sesa asfalti apo tunelet do te jene kujtimet, jete njerzish qe do te preken.
    Patjeter qe cmimi eshte i larte, sepse "kur ngrihet fukarrai ne valle, cahet daullja" edhe puna jone, kur deshim ne te bejme rruge, cmimet u ngriten dhe kriza ekonomike pushtoi gjithe boten.
    Le te jete kjo rruge kurrorezimi i aritjeve ne infrastrukture i Shqiperise.
    askush nuk eshte kunder kesaj rruge apo edhe te tjera veprave por un personalisht jam kunder sasise se parase qe vidhet dhe mashtrimit............duke filluar nga Majko e deri tek Basha.........
    nese eshte e vertete ajo qe lexova dje se me kredine e mare per perfundimin e kesaj rruge mund te ngriheshin 1450 shkolla dhe 145 spitale moderne .......te me falin vellezerit e mi kosovar dhe ata shqiptar por une do zgjidhja te dyten........

  10. #560
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    [B][U][SIZE="

    koha jone




    Shqiperia je dedikon ekzistencen e saj, pikerisht atyre shqiptareve qe mbeten jashte dhe qe i lam jashte!

    Komunistet shqiptare i kane shume borxhe kombit shqiptar dhe ne vend se te ulin koken e te kerkojne falje per tradhetine, gjejne kohe te kakarisin e te ulerasin per "demet qe po sjell Berisha me ndertimin e kesaj rruge"!

    Ju u kini borxh tri brezave te shqiptareve izolimin, perndjekjen, shfarosjen, grabitjen, shpronesimin, vellavrasjen, telat me gjemba brenda vendit dhe neper kufinj, pushkatimet dhe burgosjet, ndarjet e familjeve, mijera bunkere te cmendurise, mijera e mijera vite jete njerezore te shkrumbuara!

    Nuk ka buxhet qe i lan borxhet tuaja! Kur do ti lani borxhet?
    Na vjen keq per te persekutuarit, por nuk mund te jetojme me te kaluaren tere jeten tone. C'kusur ka brezi im dhe brezat qe vijne me pas per krimet e Enverit?!
    Mos duhet dhe ne te heshtim per krimet qe si kemi bere ne?!
    C'faj ka brezi i ri te rroje me te shkuaren?!
    Ata nuk e njohin Enverin, por Saliun. Kjo eshte menyra qe Saliu u mbyll gojen Shqiptareve?! Ju nxora nga kthetrat e komunizmit, prandaj heshtni!
    Denoni ata qe jane per te denuar, por boll na hapet barkun duke na frikesuar me Enverin. As e kemi njohur e as nuk duam ta njohim. Jetojme per veten tone dhe as per Enverin apo Saliun. Duhet patjeter te zgjedhim midis dy te keqijave(Enveri-Saliu) ?!
    Feelings change - memories don't.

Faqja 56 prej 74 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •