Close
Faqja 53 prej 74 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 740
  1. #521
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Sot u hap zyrtarisht njërit krah i autostradës Durrës - Kukës - Morin





    Sot (e diel), pas shpimit të centimetrave të fundit të tunelit të Kalimashit, zyrtarisht është hapur njëri krah i autostradës Durrës-Kukës-Morin. Diç pas orës 12:00 kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi e Sali Berisha, janë përqafuar në mesin e tunelit, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë ka përshkruar rrugën, duke hyrë në tunel nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës ka përshkruar tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi.
    Për ta përcjellur nga afër këtë ngjarje të madhe historike, sot në Kalimash kishin ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria duke krijuar një atmosferë vërtetë festive.
    Një pllakat i madh, i vendosur nën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, është vënë mbi tunel në të cilën shkruan “Përgjithmonë”.

    Me të dalë nga tuneli i Kalimashit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

    Me këtë rast Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, duke shtuar se ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.

    “Dëshiroj t’iu përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe te ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot ne këtë moment te një ëndrre gjithshqiptare ne një realitet”, ka theksuar kryeministri Berisha në fjalimin e tij pas përurimit te tunelit ne Kalimash, në mesin e të cilit ai u takua me homologun kosovar, Hashim Thaçi.

    “Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave me te bukura, përjetuam shembjen jo te një muri, por te një mali, përjetuam shembjen jo te një muri por te pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me kryeministrin Thaçi, tunelin e Kalimashit një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit ne Evrope dhe me gjere”, theksoi tutje kryeministri Berisha para qindra te pranishëmve.

    Ne vijim, ai shtoi duke thënë se ky tunel para se gjithash është tuneli i bashkimit te kombit. “Sot ne vendosem se nuk ka asgjë qe mund ta ndajë jo vetëm shpirtërisht, por as fizikisht këtë komb. Sot ne inauguruam tunelin qe bashkon jo vetëm shqiptaret, por bashkuam tunelin që me shërbimet që ofron, bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera te rajonit. Sot ne inauguruam tunelin i cili do beje qe brigjet e Shqipërisë, portet e saj, t’iu shërbejnë jo vetëm shqiptareve, por t’u shërbejnë të gjithë kombeve të rajonit”, theksoi Berisha, për të shtuar se vlera e kësaj vepre është shumë here me e madhe se milionat a harxhuara për te.

    ”Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton dhe shumë më pak se sa koha e kalimtarëve që do kalojnë nëpër te gjatë një viti të vetëm. Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij është qindra here me i vigël se vlera e tij morale”, tha Berisha duke përmbyllur fjalën me premtimin se “Nuk do lë asgjë pa bërë në mënyrë që shqiptarëve t’ua japim Shqipërinë në pëllëmbë”.

    Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e inaugurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Morin, në tunelin e Kalimashit, ka sjellë mesazhin e urimit dhe përgëzimit, duke thënë se kjo është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë dhe u zotua se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.

    “Tirana dhe Prishtina janë më afër njëra-tjetër si kurrë më parë dhe se kështu do të jenë përgjithmonë. Element i kësaj afërsie është liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës. Kosova e pavarur, Shqipëria në NATO, tash ndërtojmë autostrada”, ka thënë Thaçi, duke përgëzuar kryeministrin Berisha, Qeverinë dhe popullin shqiptar për realizimin e kësaj kryevepre kolosale, me dëshirat për integrime kombëtare dhe euroatlantike.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se hapja e autostradës Durrës-Morinë do të jetë një shtytje për zhvillimet ndërsjella Kosovës-Shqipëri, duke u zotuar se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.

    Në këtë ceremoni festive të inaugurimit të hapjes së njërës pjesë të autostradës Durrës-Morinë, në tunelin e Kalimashit, i gjatë 5.6 kilometra, morën pjesë zyrtarë të lartë të të dyja vendeve, dhe qindra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria. I pranishëm në këtë ceremoni festive ishte edhe ambasadori Uilliam Uoker. Autostrada Durrës- Kukës, një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierie në Shqipëri që ka kushtuar mbi 1 miliard euro, ndërsa gjatësia totale e rrugës është 170 km.


    | s.b & RTK staff |





    “Deshiroj t’u pershendes te gjitheve perzemersisht dhe te ndaj me ju gezimin e madh te shnderrimit sot ne kete moment te nje endrre gjithshqiptare ne nje realitet”.
    Me kete fjali e ka nisur fjalen kryeministri Berisha pas perurimit te tunelit ne Kalimash ku ai u takua ne mes te kesaj vepre me homologun kosovar, Hashim Thaci.

    “Sot ne perjetuam ketu realizimin e njeres prej endrrave me te bukura, perjetuam shembjen jo te nje muri por te nje mali, perjetuam shembjen jo te nje muri por te pamundesise. Sot ne inaguruam sebashku me kryeministrin Thaci, tunelin e Kalimashit nje nga kryeveprat ne fushen e ndertimit ne Evrope dhe me gjere”, theksoi Berisha para qindra te pranishmeve.

    Ne vijim, ai shtoi duke thene se ky tunel para se gjithash eshte tuneli i bashkimit te kombit. “Sot ne vendosem se nuk ka asgje qe mund ta ndaje jo vetem shpirterisht por as fizikisht kete komb. Sot ne inaguruam tunelin qe bashkon jo vetem shqiptaret por bashkuam tunelin qe me sherbimet qe ofron bashkon me shume shqiptare me kombe te tjera te rajonit. Sot ne inaguruam tunelin i cili do beje qe brigjet e Shqiperise, portet e saj, t’u sherbejne jo vetem shqiptareve por t’u sherbejne te gjithe kombeve te rajonit”, nenvizoi Berisha.

    Kreu i qeverise nuk harroi te flase as per akuzat se rruga ka kushtuar shume, duke thene se vlera e kesaj vepre eshte shume here me e madhe se milionat a harxhuara per te. ”Tuneli eshte nje veper e kushtueshme, por dua te theksoj se per nje komb, cmimi i kohes eshte cmimi i te gjitha cmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton dhe shume me pak se sa koha e kalimtareve qe do kalojne neper te gjate nje viti te vetem. Tuneli ka qene i veshtire dhe i kushtueshem por cmimi i tij eshte qindra here me i voigel se vlera e tij morale”, vijoi Berisha, i cili e mbylli fjalen me premtimin: “Nuk do le asgje pa bere ne menyre qe shiptareve t’ua japim Shqiperine ne pellembe te dores”.

    Top Channel
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #522
    Pershendetje,

    Se pari urime te gjithe shqiptareve, Kosoves dhe Shqiperise, per kete arritje sado e madhe apo e vogel te jete. Eshte dicka qe duhej bere shume kohe me pare, por te pakten u arrit.

    Me duhet te kerkoj ndihmen tuaj per dicka:

    A di ndokush se si mund te gjej dokumentat mbi realizimin e ketij projekti, buxhetin, puna e bere, etj. A jane publike keto dokumenta apo jane sekrete?

    Nuk me duhen per shkaqe politike se as dua t'ja di e beri Saliu apo Rama per ate pune, por thjesht me duhen per arsye studimi rreth menaxhimit te projekteve nderkombetare.

    Faleminderit paraprakisht!

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Gezuar !!!!!!!!!!!!!!Dhe nje here mundemi me thane Bace u krye!
    Sot ne lokalin tim ndodhi ajo qe se prisja .Ne momentin qe kisha ngritur zerine TV dhe Breisha po drejtone cekicin pneumatik per te rrezuar murin simbolik, pese fatura erdhen per tu pagurar, klientet donin me hik.Por prisni ju lutem e shijoni kete cast emocional,merrni nje pije gratis dhe dolline ta ngreme bashke.-Jo, kemi pune do largohemi te lutem shpejt mos na vono.E keshtu u larguan ,hiken ishet oficeret me zemrerim ,hiken klyshet e Enverit, spranuan te qeraseshin me xhepin tim.Hiken ishat ,se isha kane mbete, se nga brenda shpirtit ligesia i therret.Hiken ishat qe pollen isha, po keshtu dhe ne internet, sepse ishat mbeten isha , ato jane djalli vet.
    Megjithmend Gezuar o Anesti. Ta gezojme gjithe shqipetaret kete rruge. Kjo eshte Ruga e Bashkimit te Kombit dhe ne kete llogjike formalisht edhe ata ishet dhe kulishet duhet te ishin atje. Por per cudi ata jane strukur dhe bejna ca llogari te mbrapshta; me ato para mund te ishin ndertuar kaq ashtu...kaq keshtu.... etj etj. Ska deklarim me te mire per te qene kunder. Zaten ata kunder Kosoves dhe kosovareve kane qene historikisht. Une them te mos e germojme historine ne kete dite gezimi.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #524
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Hajt do zoti nje dit tjeter me nje Shqiperi Etnike



    Eshte nje pune per tu pershendetur. .... URIME
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    isha sod atje te tuneli ishte nje ndjen e knaqsie e madhe po aq e madhe sa dita e pavarsise nje gje nuk me pelqei qe saliu ket e shfrytzoj qe te bej fushat .
    We are all Aliens

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flmn Dydrinas per lajmet me te cilat na ushqeve per rrugen e cila na u be kaq e afetrt..
    Urime ty personalisht per kte rruge qe e deshe dhe e mbrojte kaq shume..
    urime gjithe dashamiresve te rruges..
    suksese e lavdi Sali Berishes..!!


    a ishte Luli atje ne perurim?

    nuk mund te mos e permendim heroin e ksaj rruge.. lulin basha qe e pagoj me muaj e vite persekutim stalinist nga ana e mafies se plotpushteteshme edviniste enveroiste ino ramoiste.. angazhimin e tij per kte rruge..



    lul basha do mbetet ne hitori per ca gjera..

    pa u bere as deputet ..minister jo e jo.. por vetem se u paraqit ne nje far KOP-i.. pa pushtet pa ushtri pa polici.. thjesht nje grusht intelektualesh qe donin te hidhnin ca ide.. menjihere ndaj tij nje mafie e sofistikuar ( nje perbindesh me dy koka.. nje ne seli roze nje diku ne prishtine me enver-leproze) ..shpertheu ne nje fushate persekutimi mashtrimi e denigrimi me permasa te cuditshme..
    djaloshi lul nuk u ndje.. po eci i qete ne udhen qe kish nisur..
    nje udhe krejt normale per nje djal te edukuar e arsimuar jasht e brenda e i dale nga nje familje e shendoshe e atdhetare.. e thjeshte dhe qe kurre nuk ish degjuar per zullume..
    ckan keta mendova un ahere e si brar..i thash ca gjera ne forum ne mbrotje te lulit.. akoma KOP-ist.. ne debatet ketu me shkrimet qe sillte llapi nga shpellat edviniste dade-iste e epok zezoiste..
    pra ne krye te fushates anti-lul ishte vet kapobanda e selise roze..mafiozi edvin me veglat e tij fanatike enveriste ne kosove.. qe amplifikoheshin cdo dite ne gazetat bollino-malltezoiste erion braceiste veli dado-m.utoiste..
    erdh nje dite e luli u be deputet.. e pastaj minister..me vote te rregullt shum paqesisht e burrerisht..
    nuk i lane sirtar te shpise pa i kontrrolluar.. ku e bleve kte unaze.. ku e bleve kte minder.. ku e gjete kte shpi.. e cfar nuk e pyesnin e provokonin mafiozet qe vet jan pronare 4-5 mercedeso bemeverash xixe.. e 7-8 gratacielash e kontosh me meleona neper zvicer e gjetke..
    filloj i ngrati te bej rrugen.. ( qe tani po perfundon) e cfar nuk i punuan.. mafia dy kokeshe tiran-prishtine..
    tere epokzinjte ( athere nje gazete e qelbur enveriste polpotiste ne prishtine se tani sdi cbejne mavrot e saje) tere albe mallteze anil b.ythcet..e bollino edvinit.. ne sulm kunder lulit..
    tere revizoret enveriste i mobilizoj lenka cukua e edvin bamir topit te nexhit.. ine mata harri rama..per ti qendisur lulit akuzen per ta rrasur ne biruce.. e luli ngrate vazhdonte punen..
    e cuan ne diplomaci..
    edhe aty lufte kunder tije..
    sa bente i ngrati canten me letra gati te nisej brukseleve e uashingtoneve.. per te mir te kosoves e shqiperise.. dang dang dera shpise..
    eja urgjent ne hetuesi i thoshin inkuizitoret enveriste me armani qe dergonte lenka cukua e bamir edvin top chanell bollinove..
    lere canten e diplomacise aty e eja te japc llogari per metra kub zhavorret e kalimashit se ndryshe ti vum hekurat..
    per nat e per dit kjo pune..
    fare nuk u rezervuan mafiozet enveriste te kosoves edhe se mir e dinin se Luli po shkon per Kosov ne bruksel.. e jo per pllazh.. sic shkojn ata dobicer vet sa ne sarand sa ne dhermi e llogara e rogner e antala.. me klosa e mejdana me edvina e shejtana..
    joo per ata ska Kosov po ka nenparti seli roze..
    megjithate Luli i beri te dyjat.. dhe Kosoven e coj atje ku duhej..dhe hetuesve enveriste te ines u vajti cdo mbremje ne hetuesi e u dha llogari.. dhe vendin ne NATO e futi.. dhe rrebeshevet shpifse bollino edvinoiste e mavro enveroiste.. i mbajti ne shpinë..

    nuk ka ber vaki kjo me asnji minister te jashtem ne asnje vend te botes.. qe te persekutohet keshtu kaq egersisht e kaq tuferisht e ai i vetem te bej dhe punet e shtetit dhe ti mbaje mbi zverk qindra zorraxhij mafioze te felliqur e vampire.. qe i kercenin or e minut dit e nate .. per ta bere cop cop..

    dhe kur pa.. kur ceshtjet me me rendesi te kombit tone trajtoheshin e ishin kaq delikate.. e kur cdo minut ishte kapitale..
    luli i perballoj te gjitha.. dhe me sukses..
    sot jemi ne nato.. kosova eshte shtet.. rruga po gjerperon maleve.. e po mbrrin kosoven..

    dhe luli e ka ne kto vepra madhore.. mendjen punen e shpirtin e tij..
    cdo shqiptar i mire e atdhetar ja kupton.. e duhet tja kuptoje sakrificat lul bashes..
    nuk ka qen e lehte..

    ky eshte nje burr i madh.. dhe pike..


    ..


    le ta kemi ne 2010 lul bashen .. kryeminister te vendit tone..

    kte urim kam..

  7. #527


    E ka mbuluar pak Thaci po aty ishte Lul Basha, ministri energjik i qeverise Berisha.

    Berisha gjate ketyre 4 viteve qeverisje, nder te tjera pergatiti dhe nje brez te ri politikanesh, qe me te vertete neser mund te permbushin cdo funksion e ketu pa dyshim dhe ate te kryeministrit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-05-2009 më 16:14

  8. #528

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Ndërtimi i tunelit, reagon PS-ja

    Partia Socialiste e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ka denoncuar shpenzimin ekstra të përdorur për rrugën Rreshen-Kalimash.



    Sipas tij, me 600 milionë eurot e shpenzuara tepër për këtë rrugë, mund të ndërtoheshin qindra vepra të tjera të nevojshme për vendin.

    “Kjo rrugë në një vend normal të BE-së do të kushtonte vetëm 418 milionë euro, në Shqipërinë tonë kjo kushton më shumë së 1 miliardë euro. Shpenzimi ekstra është 600 milionë euro, me këtë diference mund të ndërtoheshin në Shqipërinë tonë 1450 shkolla, mund të ndërtoheshin 145 spitale që t’u shërbenin të gjithë shqiptaëve”, është shprehur Bare.

  10. #530
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Partia Socialiste e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ka denoncuar shpenzimin ekstra të përdorur për rrugën Rreshen-Kalimash.



    Sipas tij, me 600 milionë eurot e shpenzuara tepër për këtë rrugë, mund të ndërtoheshin qindra vepra të tjera të nevojshme për vendin.

    “Kjo rrugë në një vend normal të BE-së do të kushtonte vetëm 418 milionë euro, në Shqipërinë tonë kjo kushton më shumë së 1 miliardë euro. Shpenzimi ekstra është 600 milionë euro, me këtë diference mund të ndërtoheshin në Shqipërinë tonë 1450 shkolla, mund të ndërtoheshin 145 spitale që t’u shërbenin të gjithë shqiptaëve”, është shprehur Bare.

Faqja 53 prej 74 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •