Sot u bashkuan shqiptaret!
Na ka m'et edhe Cameria...
P.S. Bravo Berisha!
[QUOTE=Rina_87;2282515][B]Sot u bashkuan shqiptaret!
[Na ka m'et edhe Cameria...
Bravo Berisha!
Sot, në Kalimash në ceremoninë e përurimit të tunelit që bashkon shqiptarët, Lulzim Basha, ministër i jashtëm i Shqipërisë i intervistuar nga gazetari i RTK-së tha: "Ne jemi brez me fat, sepse po përjetojmë gëzimin e realizimit të ëndrrave te të gjitha brezave të mëparshëm...".
Ishte një ditë e madhe në historinë e re të kombit shqiptar.
Urime dhe e gëzofshin të gjithë shqiptarët këtë autostradë
moderne e cila do i hap rrugën bashkimit gjithëkombëtar!
Qeveria Berisha shemb gurin e fundit qe ndante Shqiperine nga Kosova. Rruga u hap
31-05-2009
Sot pas shpimit të centimetrave të fundit të tunelit të Kalimashit, zyrtarisht është hapur njëri krah i autostradës Durrës-Kukës-Morin. Diç pas orës 12:00 kryeministrt Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë përqafuar në mesin e tunelit, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë ka përshkruar rrugën, duke hyrë në tunel nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës ka përshkruar tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi.
Për ta përcjellur nga afër këtë ngjarje të madhe historike, sot në Kalimash kishin ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria duke krijuar një atmosferë vërtetë festive.
Një pllakat i madh, i vendosur nën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, është vënë mbi tunel në të cilën shkruan “Përgjithmonë”.
Me të dalë nga tuneli i Kalimashit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Me këtë rast Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, duke shtuar se ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e inaugurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Morin, në tunelin e Kalimashit, ka sjellë mesazhin e urimit dhe përgëzimit, duke thënë se kjo është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë dhe u zotua se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.
Një ngjarje e rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar
Në ditën e hapjes së tunelit të Kalimashit, kryeministri Sali Berisha tha se sot shqiptarët përjetuan realizmin e një prej ëndërrave më të bukura, shembjen jo të një muri, por të një mali, shembjen e pamundësisë. "Sot inaguauram me kryeministrin Thaçi dhe ministrat tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në rajon dhe më gjerë", tha kreu i qeverisë shqiptare. Sipas Berishës ky tunel është tuneli i bashkimit të kombit. "Inaguruam tunelin i cili bashkon më shumë shqiptarët me kombet e tjera të rajonit, maqedonasit, serbët, bullgarët", tha ai . Sipas kryeministrit shqiptar tuneli është një vepër e kushtueshme, por çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj ky tunel kushton shumë më pak se koha e kalimtarëve në të. Berisha falenderoi inxhinierët, teknikët dhe punëtorët e kompanisëv "Bektel Enka" që realizuan këtë projekt në kohë rekord duke sjellë teknologjitë më bashkohore dhe ekspertizën më të thellë. "Ju do jeni pjesë e historisë sonë", tha Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare u zotua se pas këtij tuneli qeveria e tij nuk do lërë mal pa shembur, nuk do lërë asgjë pa bërë në mënyrë që shqiptarëve t'i jepet Shqipëria në pëllëmbë të dorës. "Edhe një herë, gëzuar", përfundoi Berisha.Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dita e sotme është ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo jetojnë pasi ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. "Janë të shumta rastet kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi e kemi bërë në këmbë këtë rrugë për lirinë e vendit. Por sot Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra-tjetrës", tha ai. Kryeministri kosovar përgëzoi kryeministrin Berisha, qeverinë e tij dhe popullin shqiptar për këtë punë kolosale në realizimin e projektit. "Kjo rrugë do i japë shtytje zhvillimeve të shumëanshme të vendeve tona", tha ai. Thaçi u zotua se për një kohë shumë të shkurtër do vazhdojë më tutje për të arritur në kryeqytetin e Kosovës. "Kjo është autostrada e shpresës, rruga e integrimeve, rruga e shekulit 21, rruga e shqiptarëve, rruga e paqes stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime gjithë shqiptarëve", përfundoi Thaçi. Në fund të ceremonisë kryeministri shqiptar Berisha dhe ai kosovar, Thaçi morën me vetë dy pjesë guri nga shkëmbi i tunelit në mënyrë simbolike.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi kanë realizuar takimin historik në tunelin e Kalimashit, duke simbolizuar në këtë mënyrë "bashkimin" e dy vendeve në Kalimash. I hipur mbi një buldozer kryeministri shqiptar Sali Berisha ka rrëzuar murin simbolik që ndante tunelin e Kalimashit duke çelur zyrtarisht atë. Në hapjen e tunelit e pranishme është gjithashtu edhe kryeparlamentarja Topalli, zonja Liri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, po ashtu e pranishme është edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer. Ndërsa delegacioni kosovar përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Transporteve Fatmir Limaj si dhe 18 anëtarë të tjerë.
Tuneli i Kalimashit është segmenti më i rëndësishëm i rrugës që lidh shqiptarët, asaj Durrës-Kukës-Morinë. Puna për hapjen e këtij tuneli nisi që më 25 maj 2007 nga kompania amerikane "Bektel" dhe kompania nënkontraktuese turke "Enka". "Bektel-Enka" ka rritur ndjeshëm ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shumë se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i qeverise shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Me përurimin e njërit tunel, pritet që së shpejti, brenda qershorit, të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra, nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do të mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-orë.
Rreth ëndrrës së shqiptarëve
Rruga Durrës Kukës Morinë është padyshim vepra më e madhe dhe me koston më të lartë të ndërtuar në historinë e shtetit shqiptar. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge ka qënë jo vetëm politike po aq edhe ekonomike. Kështu ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshmë thonë që kjo rrugë i ka kushtuar shtetit shqiptar 1 miliardë euro. Nga ana tjetër, qeveria thotë se rruga kushton 730 milionë euro. Nga kjo shumë, 480 milionë euro janë marrë kredi nga banka të huaja dhe do t'i duhet të shlyejë 40 milionë euro në vit. Rruga Durrës - Kukës është 170 kilometra e gjatë dhe ka një gjerësi prej 23 metra. Ajo ka në përbërje të saj 29 ura do të ndërtohen në të gjithë gjatësinë e rrugës, me një gjatësi lineare prej 450 metrash, ndërsa ura më e lartë është E.88 e cila është plot 88 metra e gjatë. Ndërtimi i kësaj rruge shkuron 30 milje krahasuar me rrugën e mëparshme dhe bën të mundur që për katër orë të kryhet distanca mes tiranës dhe prishtinës. Tuneli që do ndërtohet në Thirrë- Kalimash është më i gjati në Ballkan dhe për hapjen e tij është shpuar 1 milionë metër kub material shkëmbor. Rruga e cila gëzon të gjithë parametrat europianë është ndarë në pesë segmente në varësi të projekteve paraprake. Kjo rrugë ka ulur nivelin e papunësisë duke bërë të mundur që të punësohen plot 3800, dy të tretët shqiptarë ndërsa pjesa tjetër turq, që gjithsesi kontribuojnë në zhvillimin e zonës për faktin se marrin banesa me qera dhe jetojnë prej muajsh në Shqipëri tashmë.
Historia e rrugës
Zanafilla e rrugës Durrës - Kukës e ashtuquajtur edhe rrugë patriotike nis me datën 14 korrik, datë kur Këshilli i Ministrave i hap dritën jeshile Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugësve për të proceduar me prokurim të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpjetuara segmentin Rrëshen - Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës- Morinë. Më 16 korrik të vitit 2006, publikohet kërkesa për shprehje interesi në emër të qeverisë shqiptare përmes një njoftimi në gazetën zyrtare të Komisionit Europian dhe gëzetën "Financial Times". Me 27 korrik të vitit 2006, në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave thuhej se kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke të ndërtimit "ENKA", presidentin e nderit të kësaj kompanie, dr. Sharik Tara.
Më 3 gusht të vitit 2006, hapen ofertat e tenderit. Shoqëritë pjesëmarrëse në tender janë: "Strabag", Austri; "Becthelltd", SHBA; "Al Kharafi Group", Kuvajt; "Konstruktor", Kroaci. Më 4 gusht 2006, pas vlerësimit individual të ofertave Komisioni i Vlerësimit paraqiti vendimin unanim. Oferta e kopanisë amerikane "Bechtelld" u vlerësua si ofertë e kualifikuar mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur. Nis projekti dhe shpronësimi i banorëve në zonën ku kalon rruga.
Më 27 shtator 2006, qeveria shqiptare miraton projelt-kontratën me kompaninë Bechtel ENKA. Më 4 shkurt të vitit 2007, kryeministri shqiptar Sali Berisha përuron nisjen e punimeve në ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash.
Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes në dorë të një materiali për rrugën Durrës-Kukës-Morinë nis hetimin më 15 mars të vitit 2007. Ndërsa me 18 prill Prokuroria e Tiranës sekuestron dokumentet e tenderave të rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Dosja e tenderit të rrugës Kalimash-Morinë dërgohet më 12 shtator 2007 në zyrën e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, pasi organi i akuzës së kryeqytetit nuk ka kompetencë për të thërritur në prokurori ministrin e Transporteve, pasi ai gëzon imunitet. Sipas prokurorisë, një nga shkeljet e para është mungesa e një projekti përfundimtar, që legjislacioni shqiptar e kërkon përpara çdo tenderimi. Gjatë hetimeve gjithashtu del në dritë edhe mungesën e një supervizori për mbikëqyrjen e punimeve në segmentin 57 km të rrugës Rrëshen-Kalimash si dhe mungon fondi limit. Sipas organit të akuzës së kryeqytetit, një shkelje është se kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar nga ministri Lulëzim Basha, zv.ministri Armand Teliti dhe drejtori Juridik, Andi Toma, me përfaqësuesit e shoqërisë "Bechtel & Enka", është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo shqiptare. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, më 10 tetor i kërkon zyrtarisht qeverisë materialet e mbledhjes së qeverisë, ku është miratuar vendimi për dhënien e ndërtimit të rrugës firmës "Bechtel". Për tenderin e kësaj rruge deri më tani janë marrë në pyetje një sërë përsonash mes tyre, ish-ministri i transporteve Lulzim Basha, ish-zv,ministri Arman Teliti. Pavarësisht këtyre ecejakeve rruga u ngrit, eci dhe po shkon drejt fundit të saj.
Perspektiva e Rrugës
Rruga është një aortë jetike për të lidhur dy pjesë të kombit Shqipërinë dhe Kosovën dhe për të shumëfishuar shkëmbimet njerëzore dhe tregtare mes dy vendeve. Vlerat e jashtëzakonshme që merr kjo rruge jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore janë të mëdha. Kështu me një rëndësi të veçantë cilësohet kryesisht për hapjen dhe rritjen e komunikimit me rajonin dhe me fqinjët e pjesës veriore të vendit. Rruga e cila përbëhet nga një numër i madh urash me arkitekturë të veçantë jo rrallë janë parë edhe si vepra arti madje edhe janë pasqyruar si të tilla nga të rinjtë në shumë aktivitete kulturore. Zona merr një zhvillim të madh për shkak të komunikimit të shpejtë dhe në kushte më të mira, nxitet punësimi dhe aktiviteti privat në këtë zonë. Jo pak biznese kanë nisur të formësohen në të dy anët e autostradës duke garantuar një hov të ri dhe të ndryshëm zhvillimi për këto zona. Familje të tëra kanë nisur projektet për lokale, hotele, restorantë, karburante e të tjera aktivitete private të cilat gjejnë treg pune si rezultat i ndërtimit të kësaj rruge. Përfitimet që i vinë shtetit shqiptar prej saj pritet të jenë goxha të mëdha. Gazetari Kosovar Ibrahim Rexhepi i pari ka hedhur idenë e nmjë taksë 5 euro për kosovarët që futen në Shqipëri përmes kësaj rruge. Rexhepi ka shkuar më tej duke kërkuar edhe që tuneli i Kalimashit të furnizohet me ndriçim pa ndërpreje nga shteti i Kosovës pasi përfitimet e ndërtimit të kësaj rruge janë kolosale edhe për shtetin e Kosovës, e cila heq dorë një herë e mirë nga konsumimi i produkteve serbe dhe drejtohet nga shteti vëlla Shqipëria.
Përplasjet për rrugën.
Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është kthyer në objekt të sulmeve politike mes dy partive kryesore. Socialistët akuzojnë qeverinë për shkelje të rënda në procedurat e tenderit dhe abuzime me fondet e dhëna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, 57 kilometra, kostoja e të cilit është disa qindra milionë Euro.
Ish-ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Lulzim Basha pranoi të hiqte dorë nga imuniteti për t'i hapur rrugën një hetimi të pavarur ndaj implikimit ose jo të tij në aferën e abuzimeve me fondet e rrugës Durrës - Kukës, gjest që u vlerësua nga maxhoranca si një model për t'u ndjekur kurdoherë kur organi ndjek penalisht një deputet. Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Pandeli Majko janë dy zyrtarët më të lartë që kanë pranuar se ka pasur lobe që kanë qenë kundër ndriçimit të kësaj rruge.
Kush është Bechtel – Enka
Bechtel – Enka është një ndërrmarje e përbashkët ndërmjet dy sipërmarrjeve Inxhinierike- Ndërtimi-Prokurimi, që filloi në vitin 1988, kur ato u bashkuan për të ndërtuar Autostradën Ankara – Gerede në Turqi (një prej veprave më të mëdha infrastrukturore në Turqi).
Që atëhere ndërmarrja e përbashkët ka zbatuar me sukses një numër të madh projektesh në fushën e infrastrukturës publike, energjisë, naftës e gazit dhe kimikateve të tjera në Turqi, Kroaci, Vendet e Ulta dhe Kazakistan. Aktualisht, Bechtel – Enka po punon në dy projekte për ndërtim Autostradash në Shqipëri dhe Rumani.
Me qëndër në San Fransisko SHBA, Bechtel është një nga sipërmarrjet më të mëdha të të gjithë botës në fushën e projektimit Inxhinierik, ndërimit dhe menaxhimit të projekteve. Që nga themelimi i saj më 1898, Bechtel ka punuar në më shumë se 22 000 projekte në 140 vende në të shtatë kontinentet. Sot të 40 000 punonjësit e Bechtel-it punojnë me klientë, partnerë dhe furnizues në qindra projekte në rreth 50 vende të botës.
Firma Enka Insaat ve Sanayi, me qendër në Stamboll, Turqi, është një nga sipërmarrjet më kryesore në indstrinë e ndërtimit në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në Botë. Ajo është shoqëria mëmë e Enka group, që përbëhet nga 37 shoqëri, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, përveç atyre të ndërtimit që ofrohen nga Enka Construction. Enka numëron 50 vjet me projekte të suskseshme ndërtimi në Europë, Afrikë dhe Azi.
Në vitin 2007, Bechtel u klasifikua për të nëntën vit rradhazi kontraktori i parë i Shteteve të Bashkuara nga Engineering News-Record (ENR), një revistë ndër më kryesoret në SHBA për industrinë e ndërtimit, ndërsa Enka u rendit në vëndin e 44 në listën e kontraktorëve ndërkombëtarë. Është reputacion ndërkombëtar i shoqërive partnere, një angazhim i përbashkët për sigurinë, cilësinë e rezultatet dhe një skuadër ndërkombëtare e specializuar në zbatimin e projekteve madhore ato që e bëjnë Ndërmarrjen e Përbashkët Bechtel – Enka një partner kaq të suksesshëm.
55
ps-ne dhe edvin ramen e kane ftuar te vizitoj rrugen gjithmone por ai nuk merr dot guximin te kaperdije balten qe hodhi mbi kete veper madheshtore.
...Tirana eshte e para
Krijoni Kontakt