Zogaj: Basha s'duhet te dorehiqet
Bisedoi Fatjona Mejdini
E Enjte, 04 Dhjetor 2008
Deputeti demokrat, Prec Zogaj ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur kunder doreheqjes se ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, pas akuzave te ngritura nga Prokuroria e Pergjithshme per abuzime ne rrugen Durres-Kukes. Nje nga arsyet qe ngre Zogaj, eshte se vendimi eshte marre ne menyre kolegjiale nga Keshilli i Ministrave, dhe Basha si minister i linjes i asaj kohe, ka bere vetem zbatimin e ketij vendimi. Arsye tjeter per te eshte fakti, se ish-ministri i Transporteve nuk eshte thirrur me cilesine e te pandehurit per keto akuza te ngritura, por vetem eshte ftuar qe te njihet me materialet e prokurorise. Njeheresh Zogaj eshte shprehur dhe kunder planit 6 pikesh te OKB per Kosoves, duke paralajmeruar se nuk do te kete ndarje dhe cenim te sovranitetit te shtetit me te ri. Duke e vleresuar punen e diplomacise shqiptare, Zogaj tha se duhet qendruar larg sherrnajave politike, per te miren e Kosoves.
Nderkaq, perfaqesues te opozites kane kerkuar edhe doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulezim Basha. Si e shikoni kete kerkese dhe cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me poziten e Bashes si kreu i diplomacise ne keto momente?
Kushdo qe merret me politike e kupton qe ministri nuk mund te jape doreheqjen ne kontekstin e problematikes qe eshte krijuar. Pike se pari, ai nuk eshte marre si i pandehur. Sipas shpjegimit te Prokurorise, ai eshte ftuar qe te njihet me materialin per te cilin akuzohet. Nga ana tjeter, prokuroria dhe gjykata jane institucione qe kane funksione te ndryshme, pavaresisht lidhjes qe kane me njera-tjeter. Ajo qe eshte me e rendesishme, lidhet me faktin qe, askush nuk mund te konsiderohet i fajshem pa nje vendim te formes se prere te gjykates. Pra ministri i Jashtem, Lulezim Basha, edhe per shkak te politizimit qe i eshte bere ketij problemi, qe prej fillimit dhe per shkak se qeveria dhe koleget e tij, perfshire dhe mua, e mbeshtesim funksionin e tij, si minister i Jashtem, nuk mund te jape doreheqjen. Ai nuk eshte nje individ, nuk eshte fjala per nje ceshtje personale te tij qe ai e gjykon ne vetmine e vet, se cfare duhet te beje. Sepse ka edhe ceshtje, kur dikush akuzohet per dicka vetjake, per familjen e tij ose per jeten e tij personale. Ne kete rast cdo individ, pavaresisht reagimit te kolegeve, mund ta shikonte te arsyeshme doreheqjen e tij, per t'i krijuar drejtesise komoditetin, te merrej me te verteten dhe njekohesisht per mos u lidhur kembet kolegeve te tij. Ne rastin konkret, ne nuk kemi te bejme me nje ceshtje personale,por eshte nje ceshtje qe ka te beje me ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, qe eshte nje veper publike, mbi bazen e nje vendimi kolegjial te qeverise shqiptare. Ne kete kontekst, Basha sigurisht nuk mund te jape doreheqjen sepse, ne kete vendimmarrje ai duhet te konsideroje edhe gjithe sensiblitetin mes qeverise dhe Partise Demokratike. Ata qe merren me politike nga ana e majte kete gje e dine shume mire, por sigurisht opozites kjo situate i pelqen, per qellimet e saj politike. Por une mendoj se nuk eshte momenti per te bere shume politike me kete ceshtje, ajo qe eshte kryesore eshte se i gjithe ky diskutim nuk duhet te ngadalesoje punimet per rrugen. Sepse eshte e vertete qe publiku kerkon te dije se nga shkon cdo qindarke e tij, por nga ana tjeter ai duhet te shikoje edhe rrugen e perfunduar.
Si e shikoni situaten ne Kosove, pas miratimit te planit 6 pikesh te kreut te OKB-se, Ban Ki Mun?
Situata eshte relativisht delikate, eshte e qarte se disa nga pikat e planit prej 6 pikash kane ngritur tensionin ne Kosove por edhe me gjere. Kjo sepse disa prej tyre pikave perfaqesojne nje shartim te paktes Ahtisari mbi te cilen eshte ndritur pavaresia e Kosoves, Kushtetuta e ketij shteti dhe gjithcka qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Kosove. Pra situata eshte delikate, por jemi te prirur ta shikojme me gjakftohtesi, si nje situate kalimtare, duke vleresuar me objektivitet cfare negacionesh mund te prodhoje edhe plani 6 pikesh dhe duke ju larguar formave te vjetra te gjykimeve, sikur ketu tani, gjithcka ka marr fund. Dua ta pohoj edhe njehere me vendosmeri, se disa nga pikat e planit 6 pikesh nuk mund te pranohen, por pavaresia e Kosoves nuk eshte ne pikepyetje aspak. Po keshtu integriteti territorial i Kosoves nuk eshte ne pikepyetje, ndarja e Kosoves nuk mund te ndodhe. Ketu behet fjale per disa zgjidhje qe kerkojne te shartojne planin Ahtisari me ndonje propozim tjeter.
Duke qene edhe kryetari i Komisionit te Jashtem parlamentar, si e shikoni rolin e diplomacise shqiptare, ne lidhje me situaten aktuale ne Kosove. Si duhet te ndihmoje ne te ardhmen, per situaten ne vendin fqinje?
Diplomacia shqiptare mund te them eshte e vemendshme ndaj cdo zhvillimi qe ndodh ne Kosoves dhe cdo zhvillimi qe ka lidhje me te. Jo vetem diplomacia, por edhe institucionet e shtetit shqiptar qe nga Presidenti, kryeministri, kryetarja e Parlamentit, Parlamenti, Komisioni i Jashtem, partite politike kane mbeshtetur qendrimin e institucioneve te Kosoves. Pra mbeshtesin, planin me 4 pika te qeverise se Kosoves, i cili eshte nje plan qe i kundervihet ne disa aspekte planit prej 6 pikash i OKB. Diplomacia jone ka kerkuar dhe kerkon qe ne Kosove te vendoset sa me shpejt misioni Evropian i EULEX-it. Ky mision duhet te vendoset ne te gjithe territorin e Kosoves. EULEX-i sigurisht qe do te mbeshtet ne te gjithe punen e vete ne klauzolat e planit Ahtisari, Kushtetutes se Kosoves dhe eshte i hapur ndaj faktoreve nderkombetare qe e kane krijuar. Ështe dicka shume pozitive qe ne EULEX marrin pjese edhe amerikanet ne baze te nje marreveshje qe eshte nenshkruar midis Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian. Ne kete aspekt, prania amerikane ka nje rol te vecante ne Kosove. Por eshte ndjere edhe veprimi i diplomacise dhe institucioneve shqiptare, ku pertej kesaj ne mbeshtesin kryesisht institucionet e Kosoves, ne menyre modeste dhe per shkak te marredhenieve vellazerore qe ne kemi. Ne po keshtu i bejme jehone cdo thirrjeje per qetesi dhe gjakftohtesi. Kjo eshte edhe nje loje politike mund te themi, sepse vertet Kosova ka kaluar ne disa momente madhore, drejt pavaresise, por politika ka edhe disa gjera qe nuk duken madhore, qe therrasin ne kauze mencurine dhe qetesine. Ky eshte nje moment i tille, per te kuptuat rendesine e ketij plani. Themelore per ne eshte te rritet edhe numri i vendeve qe e njohin Kosoven, dhe numri i ketyre vendeve rritet ne momentin kur Kosova paraqitet ne bote si nje vend me demokraci te konsoliduar. Armiku i Kosoves eshte sherrnaja, jane tensionet e pa nevojshme. Kjo nuk do te thote qe populli i Kosoves nuk ka te drejte te kundershtoje me forma demokratike, disa nga pikat e Ban Ki Mun-it.
kj
Krijoni Kontakt