dydrinas..
vre kho..
shoh nje emer ketu tek keta "ekspertet" ( ne artikullin poshte) qe i ka perdor prokuroria edviniste vishinskiste envero radhim qejf o qejf llogara tav karkalecoiste bmw vilo kater katoiste.. altin arapoiste.. ne ceshtjen rruga basha .. nje far katana..
intuita me thot se ky katan patjeter ka te bej me katanen e mejdan klos ramizit atij fare pushti enverist oficer mashtrus qe udhezonte kanibalo enveristet e llojit daut haradin e idriz toger.. me masakrue djemt e kosoves.. te rreshtuar ne fark..
shum krime rendojn mbi at far katane..e sic duket mafia e perdorka kte soj ne pun te felliqura..
jan dy pale qe duan ta shohin lulin bash ne biruc ose ne litar.. polpotistet enveriste te kosoves dhe kanibalet e mafies enveriste me shum koka.. te llojit edvin met gjinush mejdan klos dritero e brace vampire..
opinioni duhet te ngrhet te ndale doren persekutore te ketyre armiqve ndaj nje lideri plot perspektiv per vendin tone si lul basha.. i talentuar..
ja cthot vegla e re e edvinit.. gazeta tema..
--
Rruga Durrës-Kukës, Teliti nuk njeh akt-ekspertimin e dëmit prej 230 milionë eurosh
Nga Bledar Lumani
Ish-ministri i Transporteve, Armand Teliti, i cili është një prej të akuzuarve për abuzimet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ka deklaruar dje se nuk e njeh akt-ekspertimin, i cili nxori në pah dëmin prej 230 milionë eurosh që i është shkaktuar shtetit. Sipas tij, akt-ekspertimi i përpiluar nga dy ekspertë për më shumë se katër muaj, nuk është i saktë. Ndërkohë, kërkesa e tij për përfundimin e hetimeve nga ana e prokurorisë nuk është shqyrtuar dje nga gjykata e kryeqytetit, pasi mungonte prokurori i çështjes, Arben Kraja, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Kontestimi
Megjithëse akt-ekspertimi i kryer nga ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana ka nxjerrë në pah abuzimin në shumën kolosale prej 230 milionë eurosh gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, Teliti e ka cilësuar si të pasaktë dhe të paarsyeshëm atë.
Ky i fundit e ka cilësuar si të pavlefshëm akt-ekspertimin e ekspertëve kontabël, të cilët llogaritën për katër muaj me radhë dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj shtetit shqiptar. “Ne i kemi thënë prokurorisë që nuk kemi asnjë koment për këtë akt-ekspertim, pasi jo vetëm ky akt, po çdo akt tjetër i prokurorisë është i paarsyeshëm dhe i paligjshëm”, - u shpreh dje ish-zëvendësministri i Transporteve, Teliti, i cili është një prej të pandehurve në dosjen e rrugës Durrës-Kukës. Akt-ekspertimi i dy ekspertëve kontabël, Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana, sipas burimeve të prokurorisë, ka nxjerrë një dëm të madh që i është shkaktuar shtetit me anë të procedurave dhe mënyrës së shpalljes së fituesit të tenderit për ndërtimin e kësaj rruge. “Në këtë raport disafaqësh, ekspertët kontabël Ahmetaj dhe Katana kanë arritur në përfundim se drejtuesit e Ministrisë së Transporteve, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në procedurat e ndjekura dhe përcaktimin e fituesit të tenderit për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, pa tunelin, i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej rreth 230 milionë eurosh”, - thuhet në raportin që ndodhet në zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Të akuzuar për këtë çështje, përveç Telitit, janë edhe ish-ministri i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, Lulëzim Basha, ish-drejtori Juridik në këtë ministri, Andi Toma, si dhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi. Sipas akuzës, ish-ministri i Transporteve, Lulëzim Basha, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë projektimit, tenderimit dhe deklarimit të fituesit për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, konkretisht të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, Armand Teliti dhe Andi Toma, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm te vartësit”.
Shqyrtimi i padisë
Ditën e djeshëm në gjykatën e kryeqytetit pritej që të shqyrtohej kërkesa e dy të akuzuarve të dosjes “Durrës-Kukës”, Armand Teliti dhe Andi Toma, të cilët kanë paditur prokurorin e kësaj çështjeje, Arben Kraja, për zgjatjen e hetimeve. Mungesa e këtij të fundit, i cili, sipas një shkrese të prokurorisë ndodhet jashtë shtetit për arsye pune, ka bërë që shqyrtimi i padisë së dy ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transporteve të shtyhet. Teliti, pas shtyrjes së seancës së djeshme, tha se zgjatja e hetimit është e paligjshme dhe bëhet për motive politike. “Mungesa e prokurorit në seancë tregon paligjshmërinë e këtij hetimi”, - u shpreh Teliti, pasi doli nga gjykata. Në kërkesën që i ka drejtuar gjykatës, ish-zëvendësministri i Transporteve, Teliti, shprehet se, “prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural dhe tani kërkon edhe ta shtyjë një muaj procesin. Kjo është antiligjore dhe e pandershme. Prokuroria e hapi këtë çështje politikisht dhe po e shtyn afatin e hetimeve drejt periudhës së fushatës elektorale”. Sipas prokurorisë, zgjatja e afatit hetimor me një muaj është bërë, pasi deputeti pa imunitet, Lulëzim Basha, dhe dy të pandehurit e tjerë, Teliti e Toma, nuk janë shprehur me shkrim në lidhje me konkluzionet e dy ekspertëve kontabël, të cilët kanë kryer vlerësimin e dëmit që i është shkaktuar shtetit shqiptar në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Procedimi penal ndaj këtyre të fundit nisi nga prokuroria e Tiranës më 9 mars të vitit të kaluar, teksa Prokuroria e Përgjithshme pohon se hetimet janë në prag të përfundimit dhe së shpejti do të ketë edhe konkluzionet për secilin nga të akuzuarit.
nga gazeta
tema
Krijoni Kontakt