Close
Faqja 74 prej 74 FillimFillim ... 2464727374
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 740
  1. #731
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje gje duam nga ju perla-xhijte e edvin arapo erion brace veli rucave..
    mo vini dinamit ne kembet e urave..
    kaq.. tjerat i ben berisha..dalkadale..

    ne populli presim.. kemi durim..
    duruam tallonin enverist .. oj lenka..

    .

    --

    ja cthote RD

    --

    Përfundon ura më e gjatë në rrugën Durrës-Kukës-Morinë

    Ura më e madhe e korridorit Durrës-Kukës-Morinë ka përfunduar dhe është plotësisht funksionale. Ajo kalon në fshatin Përbreg dhe ka një gjatësi prej 360 metrash e lartësi 60 metra. Është vepra më e madhe e kësaj autostrade, pas tunelit Thirrë-Kalimash. Ura gjigante është përfunduar në dy kalimet e saj dhe ka zëvendësuar urën e vjetër që lidhte ish-Uzinën e Bakrit me fshatin Përbreg të ndërtuar në vitet '60 dhe që ishte bërë pengesë e madhe për qarkullimin e automjeteve sidomos tani në sezonin veror. Përgjatë kësaj autostrade janë ndërtuar 26 ura. Tre të tjera janë drejt përfundimit. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, projekti më i madh infrastrukturor në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në çdo drejtim, dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga kompania turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit me Morinën, në kufi me Kosovën, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, asnjëra prej të cilave nuk i përgjigjej kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga Qafa e Malit, në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km nga 5 deri në 7 orë, me shpejtësi nga 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe "nxitimi" për të ndërtuar në krah të rrugës së re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor.

    Rruga përshkon disa qytete

    Autostrada e re, e konsideruar si një vepër gjigante, kalon në Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, ndërsa gjatësia e re e rrugës për t'u ndërtuar rezultoi 111 km. Segmenti Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot, është gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rrëshen ka një gjatësi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga BB. Ky segment përfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen, financuar përkatësisht nga Banka Botërore dhe Fondi OPEC. Në segmentin e dytë Rrëshen-Kalimash, me gjatësi 61 km, punimet e së cilës po kryhen nga kompania Bechtel & Enka, përfshihen dhe 2 tunelet me gjatësi prej 5.6 km, si dhe 29 ura, mes të cilave dhe ajo 80 m e lartë, e cila lidh daljen e tunelit me pjesën tjetër të rrugës. Segmenti i tretë Kalimash-Rexhepaj prej 5.6 km, konsiderohet si segmenti më i vështirë, pasi ndërtohet në një gjurmë të re, në një rrugë që nuk ka ekzistuar. Në këtë segment janë tetë ura, por në të ndodhet edhe ura më e gjatë prej 440 metrash. Segmenti tjetër rrugor Kukës-Morinë tashmë do të përshkohet më shpejt në sajë të cilësisë së punimeve të kryera, por edhe projektit të ri të zbatuar që e shkurtoi atë me 8 km. Në segmentin Kukës-Morinë punimet iu besuan 8 kompanive shqiptare të ndërtimit, të cilat ecën me ritmet e kompanisë amerikano-turke Bechtek & Enka. Ndërkohë, firma maqedonase "Granit" bëri të mundur dhe ndërtimin e 7 urave të mëdha në këtë segment rrugor. Punimet prej 16 km përfshinë jo vetëm një autostradë me katër korsi të standardeve europiane, por dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndërsa tashmë është mundësuar dhe lidhja e nënstacionit të tensionit të lartë, ngritur në hyrje të tunelit të Kalimashit me nënstacionin e Kalimashit. Rruga e re Milot-Rubik-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës në kufi me Kosovën, me Durrësin, për vetëm 2 orë e 30 minuta. Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva që ka jo vetëm lidhja e kësaj treve, por edhe e një rajoni më të gjerë në perspektivën e afërt deri në takimin me Korridorin Pan Europian nr.10 në Nish dhe më tej në Rumani, Bullgari e gjetkë, e bën këtë arterie mjaft me perspektivë për Kosovën, Shqipërinë dhe vetë rajonin. Studimin e fizibilitetit të aksit rrugor Durrës-Morinë e kryen firmat TECNIC&Mott McDonald, me një financim nga Banka Botërore, me rreth 700 mijë USD.

    E.KUÇI

    Tunelet

    Tuneli Thirrë-Kalimash është një nga veprat më të mëdha inxhinierike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. I përbërë nga dy tunele paralele, me një gjatësi prej 5.6 km secili, masa shkëmbore e gërmuar për hapjen e tij arrin në 33 milion m3. Tunelet kanë lartësi prej 10 metrash e gjerësi 13 metra secili. Tuneli është i pajisur me oxhakë ajrimi, bashkë me një sistem shumë të fuqishëm për qarkullimin e ajrit; përgjatë gjithë segmentit të tij ka shumë dhoma të ndara si masa sigurie për strehim në raste zjarri në tunel, si dhe një tunel shpëtimi. Dy tunelet paralele bashkohen në disa pika me kalime direkte me njëri-tjetrin, për t'u dhënë mundësi automjeteve të ndryshojnë kah e të kalojnë nga njëri tunel në tjetrin, gjatë udhëtimit në zemrën e malit. I pajisur me ndriçim dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës, me dy korsi brenda secilit tunel, ai është i pajisur dhe me ndarje të veçanta për kalimin e rrjetit elektrik, telefonik, si dhe të kabllove të sistemit të monitorimit me kamera, që do të mbulojë gjithë gjatësinë e tunelit dhe do të kontrollohet nga dy pika, nga një për secilën hyrje. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa më e rëndësishme dhe më e vështirë inxhinierike e rrugës Durrës-Morinë, nisën të ndërtoheshin dy vjet më parë.

    Dy kompanitë që ndërtuan segmentin Rrëshen-Kalimash

    "BECHTEL", një nga emrat e mëdhenj

    Sipërmarrja e përbashkët "Bechtel & Enka" është vlerësuar në 50 firmat më të mira nga revista "Engineering News Record". Kanë rreth 25 vjet që punojnë së bashku, duke realizuar punime të shkëlqyera në shumë vende të botës. E themeluar në 1898-ën, "Bechtel" është një nga kompanitë pioniere të inxhinierisë, ndërtimit dhe manaxhimit të projekteve. Një nga kompanitë më të mëdha amerikane në ndërtim, sipas "Engineering News Record", ajo ka 40,000 punonjës, të grupuar në partnerë klientë dhe mbështetje me projekte me gamë të gjerë në mëse 50 vende të ndryshme anembanë botës.

    "ENKA"

    Historia e "Enka" fillon më 1957, me partneritetin midis Sarik Tara dhe Sadi Gulçelik. Kompania është regjistruar në Stamboll si sh.p.k me emrin "Sarik Tara dhe Sadi Giilçelik Enka SHPK". Nga ky moment fillon historia e një zhvillimi të pandërprerë dhe në rritje të vazhdueshme. Më 1967, partneriteti transformohet në një stok të përbashkët kompanish dhe emri i saj bëhet "Shoqëria Anonime e Ndërtimit Enka".

    ....

  2. #732
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Ullirin Brari, Ullirin... e kape ullirin?!
    Moderator, e di vet ti...

  3. #733
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    11
    autostrada u krye po a do te ket ne 2015 durres ankona ndonje tren sikurse eshte franc-angli nenuji a ka mundsi apo ska sigurisht qe do te ket por biletat do te jen me te shtejta se sa te vish me anije nuk e di sa eshte distanca ne mes durrsit dhe ancones por si do qe te jet unë kam ne mendim se vertet do te behet qe nje tren i shpejt special do te ket mundsin qe ne nje tunel nendet te leviz nga durrsi per ne bari apo ankona varsisht ku ingjinjeret e ksaj lamie e caktojn nepermes otrantos mendoj qe do te jet a ka dikush ide per ket projekt.para nje kohe edhe per autostrad kujtonim se do te jet vetem nje enderr po sot eshte realitet.,mirpo do te kushtoj bukur shum ky projekt po.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alberti79 : 01-08-2009 më 18:12

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Dhashte zoti e hapet me date te caktuar por edhe mos u hapt ne qerrshor nuk u ba nami se kemi prit me shekuj e s'po presim 1 muaj, me mirë eshte te punohet ngadale e mirë e sigurt pa kurfare gabimi e pa pasoja e aksidente se sa me u ngut e me dal rezultati i ligë.

    Ju lumshin durt te gjithe atyre puntorve e ingjinjerve qe e ngriten kete Autostrad te Titanve !

    shendet
    Une kesaj i drohesha, te punohet me rregulla e mos te shiqohet kronometri se shpuarja e tunelleve nuk eshte loje por eshte nje pergjegjesi e madhe...
    Qe teni rezultati; shembet tuneli, po pse ? duke punuar shkel e shko, hajt te bejmi shpejte, shpejte e mirë nuk behet asgjë...!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #735
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Une kesaj i drohesha, te punohet me rregulla e mos te shiqohet kronometri se shpuarja e tunelleve nuk eshte loje por eshte nje pergjegjesi e madhe...
    Qe teni rezultati; shembet tuneli, po pse ? duke punuar shkel e shko, hajt te bejmi shpejte, shpejte e mirë nuk behet asgjë...!
    ti mir e ke, por ka njerez ketu qe duan qe punet te mos perfundojne asnjehere, qe gjeverria te kete "halle" te kesaj natire gjithmone, dhe cikli inaugurim (fillimi) - ndertimi - inaugurim (perfundimi) - difekte (shembje, prishje ...) - ri-inaugurim (ri-fillimi) - riparim - ri-inaugurim perfundim riparimi ... te behet perpetum mobile, duke shtuar shanset e mit-marrjes ne tendera te majme ... organizuar ne studio speciale ...

  6. #736
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    autostrada kombetare Durres-Prishtine eshte shtyre per zgjedhjet e ardhshme te 2013,duruam me shekuj pse te mos durojme edhe 4 vite tjera

  7. #737
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    jo tashe eshte shkurtuar koha ne marse 2010 para hapjes se kutive.

  8. #738
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    VAZHDOJM KU MBETUM ME RRUGEN do prejm prap shiritin perurues apo jo.

  9. #739
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

  10. #740

Faqja 74 prej 74 FillimFillim ... 2464727374

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •