Close
Faqja 70 prej 74 FillimFillim ... 20606869707172 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 740
  1. #691
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Një fotografi antiperëndimore e investimit më perëndimor në Shqipëri
    Nga Mero Baze

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai turk, Taip Erdogan, prenë dje shiritin e përurimit të segmentit Rrëshen- Kalimash, nën një dekor tërësisht elektoral dhe të personalizuar. Segmenti më i rëndësishëm rrugor i korridorit Durrës-Morinë, të cilin Berisha e quan “Rruga e Kombit”, në vend që të përdorej si një rast për të dëshmuar vizionin tonë perëndimor për zhvillimin e vendit, ekspozoi disa pamje antiperëndimore të shoqërisë shqiptare. Ceremonia nuk ishte as kombëtare, as shtetërore, dhe as ligjore. Ajo ishte një demonstrim i autoritarizmit, lidhjeve personale, mungesës së respektit për shtetin ligjor dhe personalizimit të kontributeve të taksapaguesve shqiptarë. Në ceremoninë që u quajt kombëtare, nuk mori pjesë as presidenti i Kosovës dhe as i Shqipërisë nuk pranoi të ripërdorej nga pikëpamja elektorale kryeministri i Kosovës dhe pati agresion verbal ndaj opozitës politike në vend. Po t’i shtosh dhe kësaj thyerjen e Kodit Elektoral nga kryeministri turk, ceremonia të lë një shije të hidhur që është në kontrast me vlerat e rrugës dhe fotografinë perëndimore të saj.

    Së pari, rruga e pagëzuar si “Rruga e Kombit” nga vetë kryeministri shqiptar, dhe që po kushton rreth 1,2 miliardë euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, u keqpërdor nga kryeministri, duke u paraqitur si rrugë elektorale. Në ceremoninë e keqorganizuar dëgjoheshin parulla banale si “O Edvin, o legen, prite Salën se po vjen” dhe histerizma të tjera politike. Ata që kanë paguar pará për atë rrugë janë, edhe socialistë, edhe demokratë, janë tre milionë shqiptarë që janë ende të pasqaruar për transparencën e parave të tyre. Është antiperëndimore dhe primitive, që gjysmës së shqiptarëve që nuk besojnë te Sali Berisha t’u marrësh paratë nga xhepat e tyre për një investim kombëtar dhe me atë investim të luftosh dhe fyesh vetë ata.

    Nëse Berisha e ka seriozisht që ajo është Rruga e Kombit, ai duhet të priste ta mbaronte atë dhe të ftonte “baballarët” e Kombit tonë, që në mënyrë formale janë presidenti, Bamir Topi dhe presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe të festonin si komb. Po ashtu, ai nuk mund të injoronte nga kjo ceremoni, në rast se do ta bënte shtetërore, as ftesat për partitë parlamentare, qofshin këto opozitare ose jo. Një rruge nuk mund t’i thuash kombëtare dhe ta festosh në mënyrë lokale dhe anadollake.

    Së dyti, ceremonia ishte një fotografi antiperëndimore e koncepteve të kryeministrit shqiptar për rolin e atyre që paguajnë paratë e tyre për atë rrugë dhe rolin e atyre që ndërtojnë rrugën me paratë tona. Megjithëse është thënë publikisht dhe zyrtarisht se rrugën po e ndërton kompania “Bechtel-Enka”, në podium ishte vetëm presidenti i kompanisë turke, “Enka”, një mik i familjes Berisha, siç e tha dhe ai vetë në ceremoni. Është e papërfytyrueshme që presidenti i një kompanie turke, të cilin e kemi paguar më shtrenjtë se këdo tjetër në botë, ta shpallim dhe hero, pikërisht pse e kemi paguar. Kryeministri Berisha i kushtoi atij plot 5 minuta nga fjalimi i tij, a thua se Tarek Sarah na kishte ndërtuar rrugën me paratë e tij dhe jo sikur na ka marrë dhjetëfishin e çmimit me të cilin kemi paguar ndërtuesit e tjerë shqiptarë të kësaj rruge. Diferencimi që Berisha i bën presidentit turk të “Enka” dhe harresës për ta falënderuar qoftë dhe formalisht presidentin e “Bechtel”-it, vizaton realisht skemën korruptive dhe tribale të kësaj megahistorie korrupsioni. Në asnjë vend perëndimor nuk do të ishte normale që kryeministri i një vendi të falënderonte një ndërtues që ka zbatuar një projekt të paguar nga taksapaguesit. Fakti që Berisha e bëri këtë duke e çuar në ekstrem, flet qartë për detyrime të tjera personale që ka ndaj atij njeriu, të cilit ne qytetarët shqiptarë, jo vetëm që nuk i kemi asnjë borxh, por druaj se ai ka në xhepat e tij pará të pamerituara nga paratë tona. Koncepti antiperëndimor i Berishës për të shpallur mikun e familjes së tij hero të një investimi të paguar me paratë tona, është primitiv dhe antiperëndimor.

    Së treti, përdorimi i kryeministrit turk, Erdogan, në atë ceremoni ishte realisht një koncept turk për demokracinë shqiptare dhe Sali Berishën. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, që realisht janë personalitete më të interesuara për atë rrugë, i qëndruan larg tribunës së privatizuar nga flamujt, fjalori dhe dekori i PD, për të respektuar gjithë shoqërinë shqiptare dhe gjithë ata qytetarë që kanë paguar për atë rrugë. Në këtë pikë ata shmangën tundimin për të festuar një rrugë që është e tyre më shumë se e jona, për të respektuar vlerat perëndimore të një shoqërie të re që po ndërtojnë. Ata i dhanë një leksion perëndimor Sali Berishës, i cili nuk e ndali festën e tij “allaturka”, edhe pse po shkelte çdo rregull dhe etikë të një feste, e cila u zvogëlua dhe u kthye në një aheng të familjes politike Berisha dhe miqve të saj turq. Ata që deri më sot ishin të përmbajtur në kritikat e tyre për shkeljen e procedurave ligjore për atë rrugë, pasi mendohej se Berisha ua ka bërë nderin investitorëve amerikanë, panë qartë se Berisha është investuar në shkelje të ligjeve tona për shkak të një miku të vjetër të familjes së tij, të cilit duhet t’i jemi mirënjohës që ka pranuar të marrë paratë tona me shumicë dhe pa asnjë rregull.

    Të gjitha këto detaje antiperëndimore të kësaj ceremonie errësojnë vërtet fotografinë perëndimore që i jep ai investim gjigant shtetit shqiptar. Ceremonia ishte një demonstrim i sinqertë i koncepteve të kryeministrit kundër shtetit ligjor, kundër respektit për paratë e qytetarëve shqiptarë, duke ia ulur realisht dhe vlerën elektorale që Berisha kërkon t’i japë kësaj rruge ende të pambaruar. Ceremonia ndau qartazi investitorët amerikanë nga ata turq, politikanët normalë shqiptarë nga ata turq, dhe mbi të gjitha konceptet perëndimore të të drejtuarit të vendit nga konceptet “anadollake” që demonstroi kryeministri Berisha.

  2. #692
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    Mero Baze eshte kthyer ne nje trumpete te Edvinit, duke vjellur luget qe ka ngrene te sahanet e ps-se.

    Ai harron se turqit kane meriten me te madhe per kete rruqe ,pasi shume pak punetore nga shume pake vende, duke perfshire dhe punetoret shqiptare do ta merrnin mundimin te punonin ne ato kondita qe te gjithe i dime. Shume punetore turqe bile u demtuan fizikisht.
    Saliu eshte i politikan i drejte qe di ta vleresoje ndihmen vllazerore.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  3. #693
    I shkreti Mero Baza, ka mbetur nje trumpete e vetmuar qe askush nuk ja rras ... k...in.

  4. #694
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Ceremonia nuk ishte as kombëtare, as shtetërore, dhe as ligjore. Ajo ishte një demonstrim i autoritarizmit, lidhjeve personale, mungesës së respektit për shtetin ligjor dhe personalizimit të kontributeve të taksapaguesve shqiptarë.
    ceremonia ishte per i segment te autostrades qe e kishte bechtel-enka ne dore. s'kishte simbolike kombetare si ceremoni. tjeter gjo ishte hapja e tunelit qe ishte bashkim simbolik sepse u ca mali, dmth "ra muri ndares"..

    cdo pjese rruge qe vehet ne pune perurohet, kjo osh bo dhe me segmentet e tjera sic e di mir meroja, nga jugu ne veri. u lodh i shkreti ka bo gjithe ate artikull ene bo sikur s'e ka te qarte per ca po flet.

    po sa te kete juanito

  5. #695
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Një fotografi antiperëndimore e investimit më perëndimor në Shqipëri
    Nga Mero Baze

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai turk, Taip Erdogan, prenë dje shiritin e përurimit të segmentit Rrëshen- Kalimash, nën një dekor tërësisht elektoral dhe të personalizuar. Segmenti më i rëndësishëm rrugor i korridorit Durrës-Morinë, të cilin Berisha e quan “Rruga e Kombit”, në vend që të përdorej si një rast për të dëshmuar vizionin tonë perëndimor për zhvillimin e vendit, ekspozoi disa pamje antiperëndimore të shoqërisë shqiptare. Ceremonia nuk ishte as kombëtare, as shtetërore, dhe as ligjore. Ajo ishte një demonstrim i autoritarizmit, lidhjeve personale, mungesës së respektit për shtetin ligjor dhe personalizimit të kontributeve të taksapaguesve shqiptarë. Në ceremoninë që u quajt kombëtare, nuk mori pjesë as presidenti i Kosovës dhe as i Shqipërisë nuk pranoi të ripërdorej nga pikëpamja elektorale kryeministri i Kosovës dhe pati agresion verbal ndaj opozitës politike në vend. Po t’i shtosh dhe kësaj thyerjen e Kodit Elektoral nga kryeministri turk, ceremonia të lë një shije të hidhur që është në kontrast me vlerat e rrugës dhe fotografinë perëndimore të saj.

    Së pari, rruga e pagëzuar si “Rruga e Kombit” nga vetë kryeministri shqiptar, dhe që po kushton rreth 1,2 miliardë euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, u keqpërdor nga kryeministri, duke u paraqitur si rrugë elektorale. Në ceremoninë e keqorganizuar dëgjoheshin parulla banale si “O Edvin, o legen, prite Salën se po vjen” dhe histerizma të tjera politike. Ata që kanë paguar pará për atë rrugë janë, edhe socialistë, edhe demokratë, janë tre milionë shqiptarë që janë ende të pasqaruar për transparencën e parave të tyre. Është antiperëndimore dhe primitive, që gjysmës së shqiptarëve që nuk besojnë te Sali Berisha t’u marrësh paratë nga xhepat e tyre për një investim kombëtar dhe me atë investim të luftosh dhe fyesh vetë ata.

    Nëse Berisha e ka seriozisht që ajo është Rruga e Kombit, ai duhet të priste ta mbaronte atë dhe të ftonte “baballarët” e Kombit tonë, që në mënyrë formale janë presidenti, Bamir Topi dhe presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe të festonin si komb. Po ashtu, ai nuk mund të injoronte nga kjo ceremoni, në rast se do ta bënte shtetërore, as ftesat për partitë parlamentare, qofshin këto opozitare ose jo. Një rruge nuk mund t’i thuash kombëtare dhe ta festosh në mënyrë lokale dhe anadollake.

    Së dyti, ceremonia ishte një fotografi antiperëndimore e koncepteve të kryeministrit shqiptar për rolin e atyre që paguajnë paratë e tyre për atë rrugë dhe rolin e atyre që ndërtojnë rrugën me paratë tona. Megjithëse është thënë publikisht dhe zyrtarisht se rrugën po e ndërton kompania “Bechtel-Enka”, në podium ishte vetëm presidenti i kompanisë turke, “Enka”, një mik i familjes Berisha, siç e tha dhe ai vetë në ceremoni. Është e papërfytyrueshme që presidenti i një kompanie turke, të cilin e kemi paguar më shtrenjtë se këdo tjetër në botë, ta shpallim dhe hero, pikërisht pse e kemi paguar. Kryeministri Berisha i kushtoi atij plot 5 minuta nga fjalimi i tij, a thua se Tarek Sarah na kishte ndërtuar rrugën me paratë e tij dhe jo sikur na ka marrë dhjetëfishin e çmimit me të cilin kemi paguar ndërtuesit e tjerë shqiptarë të kësaj rruge. Diferencimi që Berisha i bën presidentit turk të “Enka” dhe harresës për ta falënderuar qoftë dhe formalisht presidentin e “Bechtel”-it, vizaton realisht skemën korruptive dhe tribale të kësaj megahistorie korrupsioni. Në asnjë vend perëndimor nuk do të ishte normale që kryeministri i një vendi të falënderonte një ndërtues që ka zbatuar një projekt të paguar nga taksapaguesit. Fakti që Berisha e bëri këtë duke e çuar në ekstrem, flet qartë për detyrime të tjera personale që ka ndaj atij njeriu, të cilit ne qytetarët shqiptarë, jo vetëm që nuk i kemi asnjë borxh, por druaj se ai ka në xhepat e tij pará të pamerituara nga paratë tona. Koncepti antiperëndimor i Berishës për të shpallur mikun e familjes së tij hero të një investimi të paguar me paratë tona, është primitiv dhe antiperëndimor.

    Së treti, përdorimi i kryeministrit turk, Erdogan, në atë ceremoni ishte realisht një koncept turk për demokracinë shqiptare dhe Sali Berishën. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, që realisht janë personalitete më të interesuara për atë rrugë, i qëndruan larg tribunës së privatizuar nga flamujt, fjalori dhe dekori i PD, për të respektuar gjithë shoqërinë shqiptare dhe gjithë ata qytetarë që kanë paguar për atë rrugë. Në këtë pikë ata shmangën tundimin për të festuar një rrugë që është e tyre më shumë se e jona, për të respektuar vlerat perëndimore të një shoqërie të re që po ndërtojnë. Ata i dhanë një leksion perëndimor Sali Berishës, i cili nuk e ndali festën e tij “allaturka”, edhe pse po shkelte çdo rregull dhe etikë të një feste, e cila u zvogëlua dhe u kthye në një aheng të familjes politike Berisha dhe miqve të saj turq. Ata që deri më sot ishin të përmbajtur në kritikat e tyre për shkeljen e procedurave ligjore për atë rrugë, pasi mendohej se Berisha ua ka bërë nderin investitorëve amerikanë, panë qartë se Berisha është investuar në shkelje të ligjeve tona për shkak të një miku të vjetër të familjes së tij, të cilit duhet t’i jemi mirënjohës që ka pranuar të marrë paratë tona me shumicë dhe pa asnjë rregull.

    Të gjitha këto detaje antiperëndimore të kësaj ceremonie errësojnë vërtet fotografinë perëndimore që i jep ai investim gjigant shtetit shqiptar. Ceremonia ishte një demonstrim i sinqertë i koncepteve të kryeministrit kundër shtetit ligjor, kundër respektit për paratë e qytetarëve shqiptarë, duke ia ulur realisht dhe vlerën elektorale që Berisha kërkon t’i japë kësaj rruge ende të pambaruar. Ceremonia ndau qartazi investitorët amerikanë nga ata turq, politikanët normalë shqiptarë nga ata turq, dhe mbi të gjitha konceptet perëndimore të të drejtuarit të vendit nga konceptet “anadollake” që demonstroi kryeministri Berisha.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------

    E kam thënë edhe njëherë; se M. Baze prej një gazetari të shquar dhe inteligjent, është shndërruar në një gazetar-uc me koficient të zvogluar mendor. Dikur bënte analiza të thukta politike, ndërsa tash bën shkarravitje pa ndonjë koncept të qartë politik. Sikur i ka përzier gjërat, sepse sytë e tij nuk po shohin më bardh veç zi. Dhe kur gazetari sheh vetëm ngjyrën e zezë, s'ka si t'i dalin shkrimet e bardha. Edhe kësaj radhe cak ka sulmin ndaj Sali Berishës, ngase sipas M. Bazës ceremonia e hapjes së autostradës Rrëshen-Kalimash na qenka çështje private e tij dhe miqëve nga Turqia...!?
    Gjë që nuk është fare e vërtetë. Sepse, ceremonia ishte e tëra shtetërore dhe në kohë të duhur (para se të filloi sezoni veror), se aty ishin kryetarja e Kuvendit, ministrat e resorëve përkatës qeveritar, e mbi të gjitha ishte aty kryeministri i Turqisë, njeriu që me tërë forcën e tij prej një burrështetasi të madh po e ndihmon kombin shqiptar që dy dekada pa kurrfarë hilesh. Është shumë çudi që M. Baze të mos e dinë se është Turqia ajo e cila ka dhënë dhe ka bërë shumë për mbrojtjen (edhe ushtarake) dhe zhvillimin e Shqipërisë, sidomos është i njohur qëndrimi më shumë se miqësor i Turqisë ndaj vuajtjeve të dy milion shqiptarëve të Kosovës nën robërinë e egër të Millosheviçit, duke ngritur zërin e saj në çdo forum ndërkombëtar kundër barbarisë serbe në Kosovë, pastaj pjesëmarrja e saj në sulmet e NATO-s kundër regjimit kriminal të Serbisë me 1998, dhe së fundi njohja e pavarësisë së Kosovës ndër vendet e para, si dhe lobimi i saj intensiv pranë Konferencës Islamike që këto vende ta njohin pavarësinë e Kosovës. Pra, ftesa dhe pjesëmarrja e Taip Recep Erdoganit, kryeministrit të Turqisë, ishte një respekt i veçant për mikun e kombit shqiptar si dhe shenjë mirënjohjeje për të nga qeveria shqiptare. Me këto premisa duhet vlerësuar ceremoninë e djeshme të hapjes së autostradës Rrëshen-Kalimash, e jo siç analizon mbrapsht M. B, duke i dhënë asaj vetëm karakter partiak. Po të ishte edhe vetë M. Baze kryeministër dhe po të koincidonte kjo hapje me kohën e zgjedhjeve, sigurisht se edhe ai do ta shfrytëzonte këtë rast për qëllime fushate elektorale, gjë që do të ishte shumë normale. Ndaj, duhet qenë i sinqertë në vlerësime, e jo qëllim keq dhe për motive të ulëta politike dhe hakmarrëse.
    M. Baze duhet ta ketë të qartë se nën qeverisjen e Sali Berishës "Shqipëria po ndryshon" me të madhe drejt botës perëndimore, i pelqeu kjo M. Bazes , apo jo....!

  6. #696
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Mos e shani Meron, se Merua juj do ishte shpall hero i demokracis, mo i modh se ai Tropojani, si e kishte ai, Azem Hajderri, por qysh kur i hyni Sala m'hu, ene i they nja 7 brinj, kan fillu tu i ardh ment.

  7. #697
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Mirë Durrës-Kukës, po shifni si është bërë rruga e bregut:

    http://www.youtube.com/watch?v=qbOoQ...layer_embedded

    video qenka ngarku dje (25 qershor).
    Çfare i ka humbe shqiptareve per gjyse shekullit ai pleh e shoket e tij! U torturuen shqiptaret e shkrete per nji rruge e per nji dite te bukur! Erdhem ne fund te shek.XX me rruget qe kishin mbete prej italianeve. Ne mes te Europes!!!

  8. #698
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    po po edhe rruga e kukesit, me xhenio filloi, 500 metrat e para. Kjo qeveri e premtoi dhe boni, degjo me mire banoret e bregut neper intervista. Shko shetit bregun e Jugut tashi si mret, jo me korsite e enverit, 1 meter e gjys gjeresia e rruges.
    O cuno rruga e bregut ishte maru i her.
    U peruru ene fuksionojte.
    Apo harrove ti qe u bo ene skandali "Bollano" qe hoqi tabelat ne Shqip ene i vuni m'Greqisht ka Llogaraja m'Himar.
    Kjo qeverri ka bo thjesht mirmajtje tek kjo rrug, ka hudh i shtres te re asfalti ene ka vu vene vene nai gardh anash.
    Kaq.
    Rruga u ka bo qysh para se te vijte Sala m'pushtet.

  9. #699
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Rrëshen–Kalimash, zbulohet skandali, qeveria devijoi projektin

    • Zbulohet një tjetër mashtrim i madh financiar me aksin Rrëshen-Kalimash. Qeveria përuroi këtë të enjte një aks të devijuar të rrugës. Devijoi rrugën me 1.5 km dhe me një kosto 5 milion euro

    Video

    News24
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #700
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    Çfare i ka humbe shqiptareve per gjyse shekullit ai pleh e shoket e tij! U torturuen shqiptaret e shkrete per nji rruge e per nji dite te bukur! Erdhem ne fund te shek.XX me rruget qe kishin mbete prej italianeve. Ne mes te Europes!!!
    Kjo pjese rruge ka qene e bere qe vjet eshte pjesa himare - qeparo. Ose eshte pjesa e gjirit te Palermos qe qarkon gjirin e Panormes ku ndodhet kalaja e Ali Pashes.
    Thone qe eshte bere edhe brenda Vunoit, Dhermiut, dhe Himares rruge e cila kalonte brenda fshatit dhe kishte shume probleme me shtepite e fshatareve.
    Thone qe eshte bere edhe pjesa Borsh-Piqeras qe nuk ka qene.
    Me keto pjese te bera rruga Orikum - Sarande nga bregu eshte teresisht e bere.
    Pjesa me e bukur e vendit tone ku nuk ka hyre akoma babezia e peshkaqenve tane politike.
    Shume mall kam per kete vend mezi pres ta vizitoj prape.

Faqja 70 prej 74 FillimFillim ... 20606869707172 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •