Durres-Kukes, tuneli gati ne qershor 2009
E Shtune, 18 Tetor 2008
Punimet ne aksin me te veshtire te rruges Durres-Kukes, Rreshen-Lalimash do te perfundojne sipas parashikimeve fillestare, qe perkojne me qershorin 2009. Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi inspektoi punimet ne segmentin e rruges Rreshen - Kalimash. Ai garantoi se, me ritmet e shtuara te punes kjo rruge do te perfundoje sipas parashikimit. Segmenti Rreshen - Kalimash po ndertohet nga kompania Bechtel-Enka, e cila po punon ne te gjithe gjatesine e rruges, 60 km. Puna vazhdon ne te 27 urat, ku 8 prej tyre kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Ne 23 shtator ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra e cila planifikohet te mbaroje ne fund te ketij muaji. Ne fund te muajit shtator, ka perfunduar asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit. Mbas testeve te nevojshme te kryera, firma do te vazhdoje asfaltimin ne seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri ne Kalimash. Ne te njejten kohe, firma po punon njekohesisht ne te dy tunelet, ne te dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 7.4 km ose rreth 68% deri me date 15 tetor, 2008. Per te arritur nje progres te tille punimesh po perdoren rreth 1300 makineri te tipeve te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamiona, 92 ekskavatore. Aktualisht , jane 3.700 punetore qe punojne ne projekt.
350
Milione dollare do te kushtoje faza e fundit e ndertimit te aksit rrugor Rreshen-Kalimash, te cilat do te akordohen nga buxheti i 2009. Sipas kontrates se nenshkruar me qeverine, ne fund te muajit qershor pritet te behet dhe inaugurimi i rruges.
Koha Jone
Krijoni Kontakt