Close
Faqja 67 prej 74 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 740
  1. #661
    Rruga ishalla behet sa me mire dhe te vazhdojne ndertimet aq kohe sa duhet qe te behen tamam e mos behen sa me kalu rradhen. Borxhi per rrugen eshte marre, kshuqe nuk ka pse te shpresojme qe rruga te mos jete sukses. Perurimet le ti beje Sala, eshte normale, eshte kohe zgjedhjesh.

  2. #662
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Sot u peruruar rruga Durres-Kukes, rruga qe tanime do ti afroje Shqiptaret kudo ne ballkan me prane me njeri-tjetrin jo vetem shpirterisht si kemi qene deri tani, por edhe fizikisht. Kjo rruge ka vlera te medha si morale ashtu dhe monetare. Prej saj priten perfitime teper te medha.

    Tani dua te di reagimin e Opozites. Eshte e vetmja qe ka kritikuar kete rruge. Institucione te tjera si BB, FMN etj etj kane dhene te gjitha pelqimin e tyre per kete rruge dhe kane thene te perfundoje ne nje kohe sa me te shkurter, ndersa Edvini vjell vrer ndaj asaj rruge.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #663
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Kryeministri shqiptar dhe kryeministri turk presin shiritin e inagurimit të autostradës Durrës-Kukës- Morinë. Mungon kryeminsitri kosovar. Berisha: Autostrada, korridor i miqësisë, bashkëpunimit e integritetit rajonal. Erdogan: Do vazhdojmë te mbështesim Shqipërine e Kosovën...
    Kryeministri Berisha e cilësoi si një ditë historike, inagurimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ai e quajti autostradën si korridori i miqësisë dhe i bashkëpunimit.

    “Sot inaguroj korridorin e kombit. Inaguroj autostradën Rrëshen-Kalimash e cila, përbën veprën më të madhe pas anetaresimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar”, tha kryeministri Berisha në fjalën e tij në podiumin e ngritur në hyrje të një mbikalimi të autostradës.

    Ai i shprehu mirënjohje të thellë homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për pranimin e ftesës e cila është shenjë e solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve.

    Tuneli- tha Berisha- do të shndërrohet në faktor të madh të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. “Qytetarë të Kosovës ju sot merrni një shpërblim të madh për luftrat tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridoi i kombit është dëshmia e madhe e madhështisë së lirisë e ndërtuar këtu në terrenin ndofta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që prej 15 vitesh renditej ndër më të varfrit në botë”.

    Kryeministri turk Erdogan nga ana e tij tha se autostrada është një kryevepër, një nismë e madhe insfrastrukturore e ndërtuar nga një firmë turke, Bechtel Enka.“Kjo rrugë është e rëndësishme dhe kryevepër shumë e madhe. “Jemi krenarë që është realizuar një vepër e tillë në një terren të tillë malore në Shqipërinë tonë mike e alate”- tha Erdogan gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

    Kryeministri turk u shpreh i bindur se parteriteti mes dy vende do të vazhdonte dhe do të forcohej më shumë ndërsa ftonte investitorët turq të hapnin biznese ne Shqipëri.“Ne jemi të gatshëm te bëjmë cdo gjë për dhe të ndihmojmë për mirëqënien dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës” -shtoi Erdogan

    Mungon Thaçi

    Kryeministri kosovar Hashim Thaci mungon në ceremoninë e përurimit të një njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë e cila po zhvillohet këto momente në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade.

    Zyra e medias pranë Kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha bën të ditur se shkak i mungesës së Hashim Thacit është agjenda e tij, për të cilën kishte planifikur një udhëtim në SHBA. Por në agjendën e publikuar online në faqen zyrtare të kryeministrisë kosovare nuk është shënuar as ceremonia e autostradës Durrës- Kukës-Morinë dhe as vizita në SHBA.

    Punimet për këtë autostradë nisën mbi dy vjet më parë. Për segmentin Rrëshen- Kalimash, një ndër më të vështirët e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ku përfshihet dhe tuneli Thirrë-Kalimash, i ndërtuar në një terren shkëmbor, punoi firma amerikano-turke Bechtel-Enka.

    Durrës-Kukës Morinë do të shkurtojë me 65 kilometra distancën Shqipëri-Kosovë. Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë, me përfundimin e kësaj rruge ajo do të jetë 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, më i madhi në Ballkan. Përgjatë autostradës Durrës- Kukës-Morinë janë ndërtuar 29 ura, më e larta e të cilave është 80 metra.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #664
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jane se paku dhe 3 inagurime te tjera njera per tunelin e dyte, njera per 2 korsite e tjera dhe njera per gjith rrugen.
    Shpikjet injorante shqiptare skane fund nje rruge inagurohet 5 here.
    Jo vetem rruga durres kukes 5 here po cdo rruge nacionale a fshati po 5 here inagurohen.
    Na rrofsh o mister gershera

  5. #665
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ore se na u bete te merzitçem juve me keto pallavra. Pse mo iu vjen kaq inat per rruget qe behen? Perse ju vjen kaq inat per zhvillimin e kesaj zone malore qe kurre nuk eshte vene dore mbi te me perpara? Dhe tani qe dikush vuri dore mbi te ju villni vrer? Turp te keni. Na u bete te bezdisshem me keto deklarata riprodhime te disa njerezve te paskrupullt.

    Kur te kaloni mbi ate rruge ashtu siç kam kaluar une, atehere do e ndieni madheshtine e saj dhe do flisni ndryshe per te.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #666
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ore se na u bete te merzitçem juve me keto pallavra. Pse mo iu vjen kaq inat per rruget qe behen? Perse ju vjen kaq inat per zhvillimin e kesaj zone malore qe kurre nuk eshte vene dore mbi te me perpara? Dhe tani qe dikush vuri dore mbi te ju villni vrer? Turp te keni. Na u bete te bezdisshem me keto deklarata riprodhime te disa njerezve te paskrupullt.

    Kur te kaloni mbi ate rruge ashtu siç kam kaluar une, atehere do e ndieni madheshtine e saj dhe do flisni ndryshe per te.
    mos i ve re se shumica ne forume jeton jashte shtetit dhe jane pake skeptik...
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  7. #667
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Fola me disa miq nga Kosova ne telefon, edhe ishin jashtzakonisht te lumtur qe per pak ore do ishin ne tirane, madje u eshte dhene mundesia qe te vijn ne Tirane ne mengjes e te ikin ne darke (zere se po bejn nje xhiro me makine) . Ishin duke festuar sepse u eshte bere zemra mal qe sot me shum se kurre jemi te bashkuar gjith shqiptaret.

    Neve ktej ne shqiperi nuk jemi aq te gezuar, sepse rrugen e ndertoi qeveria Berisha, edhe jo qeveria Rama. Duhet te na vije turp nga vetja qe te tilla arritje per shqiptaret te kthehen ne arsye politike skandaloze.

    Bravo per rrugen qe u inagurua, edhe faleminderit te gjith atyre qe punuan ne ndertimin e kesaj rruge, ndoshta ndonje dite po te me teket, do iki ne prishtine te pi kafe per qejfin tim me shoqerine qe kam atje.

    Faleminderit per te gjith infrastrukturen rrugore qe eshte ndertuar sepse mund te iki ne Dhermi apo Sarande te bej plazh, edhe te kthehem ne darke ne shtepi pa u lodhur fare nga rruga sepse tani eshte shtruar e gjitha edhe iken e vjen per qejf.

    Shyqyr me ne fund qe po e ndjejm veten sado pak si gjith njerzit e Europes.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #668
    /\/€√έя D|€
    Anëtarësuar
    22-03-2009
    Vendndodhja
    n\a
    Postime
    26
    ore, po ai Thaçi pse ja menderosi Sales, di gje njeri?

  9. #669
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Rrugen te gezojne ata qe do ta perdorin me shume, ata qe do ta perdorin me pak, e gjithe te tjeret qe heret a vone do te kalojne ne ate ane te Shqiperise per te bere ski;-).
    Patjeter qe rruga eshte bere pjese e politikes dhe ndoshta do te ishte me mire te kishte mbaruar shume kohe para zgjedhjeve por nuk mund te hidhet poshte per arsye politike, eshte shume me e rendesishme ne te gjitha aspektet e jetes per ta ngjyrosur politikisht.

    Tani u krye, le te urojme qe do te kete minimumin e aksidenteve, do te perdoret per mire e per gezim.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  10. #670
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Rrugen te gezojne ata qe do ta perdorin me shume, ata qe do ta perdorin me pak, e gjithe te tjeret qe heret a vone do te kalojne ne ate ane te Shqiperise per te bere ski;-).
    Patjeter qe rruga eshte bere pjese e politikes dhe ndoshta do te ishte me mire te kishte mbaruar shume kohe para zgjedhjeve por nuk mund te hidhet poshte per arsye politike, eshte shume me e rendesishme ne te gjitha aspektet e jetes per ta ngjyrosur politikisht.

    Tani u krye, le te urojme qe do te kete minimumin e aksidenteve, do te perdoret per mire e per gezim.


    E po Edir i paske perfshir te gjitha
    Me mbetet vetem te ju uroj te gjithve kete rruge Kombetare
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

Faqja 67 prej 74 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •