Autostrade i thonin edhe asaj Shkoder-Tirane, por s'duhet klasifikue si e tille.
Kjo Durres-Morine cka asht ne te vertete?
Autostrade i thonin edhe asaj Shkoder-Tirane, por s'duhet klasifikue si e tille.
Kjo Durres-Morine cka asht ne te vertete?
Klasifikimi i këtyre lloj rrugësh bëhet sipas disa standarteve të cilat duhet të plotësojnë për të qënë të tilla.
Pak a shumë si hotelet me yjet që mbajnë sipër.
Këtu ku jetoj unë një autostradë quhet e tillë kur plotëson këto kritere:
-Shpejtësia e lejuar nuk është me e vogël se 40 milje në orë që do të thotë jo më pak se 65 kilometra në orë.
-Nuk ka kryqëzime në të gjithë gjatësinë e saj, por ka mbikalime dhe nënkalime, gjë që e bën trafikun të rrjedhshëm dhe nuk ka premisa për aksidente.
-Nuk ka Drita Trafiku apo Semaforë siç i quajm ne, nuk përmban tabela "Stop"
-Kthesat kanë një kënd të caktuar, dhe kthesat 45 gradëshe kategorikisht të ndaluara, kthesat kanë një rreze shumë të gjerë dhe për një shofer që drejton makinën me 125 km/h mundësisht të mos ndjehen fare, gjithashtu gjatë gjithë gjatësisë së kthesave duhet ti jepet këndi përkatës rrugës që do të thotë, pjerrtësia të jetë në krahun e brëndshëm të kthesës gjë që i mban makinat në rrugë në rast të një shpejtësie të madhe.
-Korsitë të jenë të një gjerësie të caktuar që do të thotë më të gjera se rrugët normale, dhe jasht vijës anësore duhet të jetë një korsi emergjence, që shërben për automjetet që kanë defekte dhe dalin në atë korsi për të ndaluar dhe pritur për ndihmë apo diçka të tillë.
-Në çdo 100 km ka një vendpushim, që është në formën e një parku ku ka banjo publike, dyqane, stola, parqe lojrash për fëmijet.
E të tjera karakteristika që nuk më kujtohen për momentin.
Ja pra pse asnjëra nga rrugët e ndërtuara në Shqipëri nuk i plotëson kriteret për të qënë një Autostradë normale.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Braro te ka rene ndermend mire per keto vendet e pushimit. Neqoftese autostrada qe po ndertohet eshte e klasit te pare, meriton vende pushimi te ngjashme me ato qe jane te ndertuara perbri austradave europiane. Te shohim ata qe do te investojne per keto vende ndalesash, sa e njohin Europen.
He o pra mo, a e maroi ket rrugen ky Loku?
T'bim rehat se na ka ca tajaren.
Energjinë për tunelet në autostradën Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova
PRISHTINË, 15 qershor- Energjinë elektrike në tunelet e autostradës Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova, pohon gazeta proqeveritare "Rilindja demokratike". Burime zyrtare nga Elektrodistribucioni për gazetën deklaruan se është biseduar rreth projektit për vendosjen e transformatorit 220/110 kilovatësh në trafostacionin Prizren 2, si dhe ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës.
Ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës do të jetë kryesisht në shërbim të furnizimit normal dhe pandërprerë me energji elektrike në tunelet, të cilat janë pjesë e autostradës Kosovë-Shqipëri (autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë).
Gjatë vitit 2009 pritet të fillojë ndërtimi i largpërçuesit 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri. Ndërtimi i tij planifikohet të përfundojë për 20 muaj.
Burime të njëjta theksojnë se qeveria gjermane ka shfaqur gatishmëri për sigurimin e grantit për konsultantë dhe mbikëqyrje të realizimit të projektit nga ana shqiptare.
Njëkohësisht, komisioni adekuat qeveritar i Gjermanisë ka dhënë pajtueshmëri për financimin e pjesës kosovare të largpërçuesit prej 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri, nëpërmjet Bankës gjermane për zhvillim.
http://www.ekonomia-ks.com/
emri - ALKO9 dota emroja
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Rrofte Sala qe na beri me rruge
Ishalla sa me shpejt te kryhet krejt ...
Edhe italia dhe gjermania do na kete zili
Ich bin Chef
Ich habe immer recht
Du tust was ich sage
Krijoni Kontakt