Nje dite histororike per kombin tone!!! Veprat e tilla tregojne madherine e kombit shqiptar. Ky tunel nuk bashkon vetem dy anet e ketij mali qe ndan Kosoven me Shqiperine, por bashkon edhe zemrat e te gjithe shqiptareve.
GV_USA
Nje dite histororike per kombin tone!!! Veprat e tilla tregojne madherine e kombit shqiptar. Ky tunel nuk bashkon vetem dy anet e ketij mali qe ndan Kosoven me Shqiperine, por bashkon edhe zemrat e te gjithe shqiptareve.
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Jam kureshtare te di a do perfundoje rruga brenda Qershorit?!
Shpresojme qe punimi te jete cilesore dhe jo sa per te kaluar radhen. Gjithsesi u be si u be le ta gezoje populli Shqiptar dhe ai Kosovar kete rruge qe sjell me prane Shqiptaret me njeri -tjetrin!
Feelings change - memories don't.
Edhe po sperfundoi seshte ndonje problem i madh. Do Sala me ate cmendurine e tij ta mbaroje patjeter para zgjedheve qe ta ndihmoje per me mare shume vota.
Ka rendesi qe shumica eshte bere dhe shpejt do mbaroje dhe shqiptaret e kan fituar kete rruge te madhe. Kur e ben keshtu me data e jubile ja prish rrjedheshmerine normale te ndertimit.
Po hajt me deri sa qe iniciatori vete Sala ca vota do ti shtohen per te.
A din ndonjeri te na informoje nese dikun medijat jashte ballkanit e kane dhene kete lajm te dites se hapjes se ketij tunelli, psh. tv grke apo ndonje tv e huaj si euronjuzi apo diç te tillë ?
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Na qoft me fat kjo rruge, e do Zoti e te jete me te vertet rruge e bashkimit, ne te gjitha aspektet per Shqipetaret.
Me vjen keq qe nuk do mund ta shoh deri veren e ardhshme.
Kam frik mos po prishet![]()
Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!
T'a gezojme Rrugen e Bashkimit ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Po Topi me Sejdiun ku jane ?!? Nuk i takon "gershera" e inagurimit dy krereve me te larte te Republikave Shqiptare ?!?
Sipas tregimeve plot epos te "Flamurit" ky Thaçi eshte ish LPK-ist, dmth enverist. C'ne "Doktorri" me nje enverist e ithtar sigurimsash ?!? Me siguri nje "dore e fshehte" dhe "e padukshme" ka bere qe Sala dhe Hashimi te takohen bashke ... Mos ka gisht ajo neperka plake ?!? Me siguri "Flamuri" duhet t'a dije, por s'besoj se jep shpjegime ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Në fokus
Rruga Durrës - Kukës dhe fundi
i emocioneve të trishta të ndarjes
së shqiptarëve
Shkruan: Arbnora Dushi - Prishtinë, 30. 05. 2009
RRUGA QË BASHKON SHQIPËRINË BREGDETARE ME ATË KONTINENTALE
Sot kur lidhja e Kosovës me Shqipërinë, nëpërmjet autostradës Durrës - Kukës, po bëhet realitet, kur shqiptarët këndej dhe andej kufirit po lidhen me ura dhe rrugë lidhëse, kur malet po hapen dhe po bëhen “fusha”, mua më ngacmojnë kujtimet e trishta të fëmijërisë. E ndiej të nevojshme të shpreh historinë e gjyshes sime, e cila sigurisht se është vetëm njëra nga mijëra historitë e njerëzve që kanë jetuar në zonën kufitare me Shqipërinë, dhe me këtë të shpreh edhe rëndësinë e çmueshme të kësaj rruge.
Gjyshja ime, e lindur në Gjakovë, kur ishte vetëm dyvjeçare, i ati i saj, si tregtar që ishte, për një jetë më të mirë ekonomike kishte vendosur që të gjithë si familje të transferoheshin në Kukës. Kukësi në atë kohë i përkiste pothuajse të njëjtit regjion administrativ si edhe Gjakova. Duke qenë se dy qytetet veriore të Kosovës ishin larg nga Kukësi për më pak se një orë, kur të dy bijat e kishin arritur moshën e martesës, i kishte martuar njërën në Prizren dhe tjetrën në Gjakovë, prej nga edhe kishte marrë dy nuse për dy djemtë e tij që jetonin në Kukës. Kjo lidhje e ngushtë miqësie me Kosovën, për kohën kur nuk ekzistonte kufiri politik që do të ndajë më vonë shqiptarët, ishte diçka e rëndomtë, e zakonshme dhe shumë lehtë e konceptueshme.
Viti famëkeq 1948, kur do të vihet kufiri politik, do të gjejë nënën e gjyshes sime në Prizren që kishte shkuar mysafire tek e bija. Ajo me të dëgjuar se po mbyllej kufiri, kishte gjetur një mjet transporti dhe shpejt kishte ikur me arsyetimin “mos t’iu nxjerrë telashe djemve për me ardhë me m’marrë”. Kam dëgjuar se ka pasur njerëz, që në raste të ngjashme kanë mbetur dhe nuk kanë arritur të shkojnë në shtëpitë e veta për afër dyzet vite me radhë, sa ka ekzistuar ky kufi.
Që nga kjo kohë do të fillojnë përpjekjet e mëdha dhe të vazhdueshme të shqiptarëve për t’u lidhur me familjarët e mbetur matanë kufirit. Do të ballafaqohen me metodat më të ndyra dhe më poshtëruese të pushtetarëve të asaj kohe, kur shqiptarët e Kosovës shkonin për të marrë viza për Shqipërinë në Beograd. Me qindra herë u refuzohej kërkesa për vizë, kur ata aplikonin që të merrnin pjesë në varrim të prindërve që u vdisnin në Shqipëri, apo të vëllezërve e motrave të tyre. Pos që bënin jetë të ndarë nga ta me vite, nuk arrinin t’u qëndronin pranë as në momentet e fundit të jetës.
Ndonëse kam ardhur në jetë më shumë se njëzet vite më vonë, kam arritur të zë mjaft nga kjo periudhë famëkeqe e ndarjes. I kam shumë të freskëta momentet kur gjyshes sime i vinte letër nga vëllezërit dhe kur e tërë familja tuboheshim të dëgjonim atë të lexonte, kur qanim dhe dënesnim të gjithë pa bërë zë. Ata i shkruanin për të rejat në shtëpi, për lindjet e fëmijëve të tyre, për shoqet e saj që pyesnin për të, i shkruanin për lindjet, martesat dhe vdekjet e të njohurve të tyre. Unë pa i parë kurrë ata njerëz, të gjithëve u dija emrat, u dija moshën dhe dija për lidhjet e tyre farefisnore. Njësoj u shkruante edhe gjyshja ime vëllezërve të vet dhe gjithmonë e falënderonte të atin që e kishte dërguar në shkollë të mësonte shkrim e lexim, që tani po mund t’u shkruante vetë letra dy vëllezërve të saj.
Ditë feste në familje ishte dita kur ishim marrë vesh (me letra gjithashtu) me familjarët në Kukës që të dilnin, ne këndej kufirit dhe ata andej, vetëm që të shiheshim. Përgatiteshim për këtë ditë me javë të tëra, i vishnim rrobat më të reja dhe emocionalisht ndiheshim shumë të ngazëllyer. Këtë ngazëllim e ndiej edhe sot kur e bëj rrugën Prizren - Morinë. Shfaqeshim ballë për ballë me familjarët tanë matanë kufirit, gjithmonë me një distancë afër njëzet metra, me kufitarët e armatosur të të dy anëve që na qëndronin në mes, por që ne duke i parë dhe duke na parë anëtarët e familjes së ndarë, lehtësoheshim se ata janë shëndoshë dhe se po bënin jetë normale. Për gjyshen time ky moment takimi, apo më mirë shikimi se ne vetëm shikoheshim me ata, ishte i papërshkrueshëm dhe e mbaj mend se e fliste për kohë të gjatë. Pasiqë të ktheheshim në Gjakovë, vinin shumë njerëz, burra e gra me fate të njëjta të ndarjes së familjes, ta takonin gjyshen time dhe ta pyesnin për shëndetin e familjarëve të saj.
E kujtoj një rast tjetër, kur daja i nënës sime, pra vëllai i gjyshes sime, pas vite e vite pamundësie për t’u takuar me motrat, duke e parë veten që po moshohej, e kishte incizuar zërin e vet në një kasetë magnetofoni me kujtime të tij, me këngë (e kishte zërin shumë të bukur) e rrëfime të situatave të tij emocionale që lidheshin me Gjakovën, miqtë e kujtimet e tij të fëmijërisë, dhe u kishte dërguar motrave për kujtim. Gjyshja ime e dëgjonte pothuajse çdo ditë zërin e tij në manjetofon. Unë ende i di këngët që i këndonte dhe zëri i tij më kumbon në vesh. Momente shumë të veçanta ishin rastet kur vinin të njohur të tij dhe të gjyshërve të mi, dhe ndonëse dhoma e madhe e mbushur plot, askush s’pipëtinte e dëgjohej vetëm zëri i dajës nga Kukësi që i përshëndeste me zërin e tij “Motrat, miqtë dhe të gjithë dashamirët në Gjakovën time”, siç thoshte ai. Momentet e mallëngjimit në këtë rast ishin të papërshkrueshme. Lotët e mallit ishin gjithmonë të pranishëm në këto takime. “Na ka djegë malli për Shqipninë”, është shprehje që e kam dëgjuar shumë shpesh nga njerëzit që kishin pasë këtë fat.
Rrëfime për fatet e këtilla të rënda që i ka shkaktuar historia politike, shqiptarët kanë me qindra e mijëra. Secili njeri me fatin e vet është rrëfim në vete, secila familje është histori në vete. Kufiri politik që i ndau shqiptarët për afër katër dekada prodhoi historinë e dhembshme të kombit të ndarë shqiptar, dhe bëri që shqiptarët duke qenë i njëjti popull të jetojnë nën dy pushtete të ndryshme politike dhe prandaj sot për çështjen e njëjtë siç është çështja e njësisë kombëtare, të rezonojnë në mënyra të ndryshme, herë edhe kundërshtuese. Padyshim që këtë kundërshti e prodhoi historia e veçuar, e prodhoi jetesa e ndarë e kombit, e cila i bëri vend idesë së veçimit, ndarjes.
E sot kur e shoh se lidhja e shqiptarëve po bëhet realitet, se në Tiranë do të mund të shkojmë dhe të kthehemi brenda ditës, e ndjej se shprehja e atëhershme e gjyshes sime, “Kukësi është pas atij mali, por është e ndaluar të shkohet atje” tani do t’i mbetet historisë dhe studiuesve e do të shënojë vetëm të kaluarën famëkeqe të shqiptarëve.
Rruga Durrës-Kukës duke i dhënë mundësi kontakteve, lëvizjes së lirë dhe e komoditetit të kësaj lëvizjeje brenda hapësirës shqiptare, duke i dhënë mundësi njohjes fizike të zonave më të skajshme në Kosovë dhe në Shqipëri, do t’i japë mundësi njohjes më të thellë të mentaliteteve regjionale e lokale, dhe kjo do të rezultojë me pranimin e veçantive të njëri tjetrit, të shqiptarit të Kosovës dhe të shqiptarit të Shqipërisë. Do të rezultojë në idenë se shqiptari është shqiptar kudo që të jetojë. Mundësia e kontakteve do të çojë në rrafshimin e dallimeve dhe në forcimin e idesë së njejtësisë kombëtare. Kjo është vetëm çështje kohe. Fatmirësisht që pengesa të tjera më nuk kemi dhe nuk do kemi më as edhe emocione të trishta që prodhojnë ndarjet e dhunshme.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt