Close
Faqja 51 prej 74 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 740
  1. #501
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Sot u bashkuan shqiptaret!


    P.S. Bravo Berisha!
    egzakt

  2. #502
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Illyria Lexo Postimin
    Pavarësisht kurbanit që mori kjo rrugë, shyqyr u bë.
    Po cili ishte kurbani ne kete rast se nuk po kuptoi

  3. #503
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga flor1 Lexo Postimin
    ps-ne dhe edvin ramen e kane ftuar te vizitoj rrugen gjithmone por ai nuk merr dot guximin te kaperdije balten qe hodhi mbi kete veper madheshtore.
    Me pas marr pjes e kishte prish madheshitn e keti soliminiteti,prandaj sot kishin te drejt te marrin pjes vetem shqiptaret sepse ishte veper e shqiptarve.

  4. #504
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ta gezojne shqiptaret kete rruge e ju lidhshin sa me shume ura bashkepunimi me pjeset e kombit tone.

  5. #505
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    ZOTI BERISHA EDHE NJË HERË FALEMINDERIT PËR RRUGËN!
    Armiqtë e rrugës dhe miqtë e gORAN Bregoviqave u ka penguar kjo rrugë! plasshin!
    Kjo rrugë, tha dikush, kushtoj dikund afër 1 miljard euro!
    Kostoja shumë e lirë për rrugën!
    Gjysma e atyre parave serish përfundoj në duart e shqiptarëve! Duke qenë të papunë kjo rrugë punësoj gati 2500 shqiptarë që do të thotë 2500 Familje shqiptare siguruan të ardhurat dhe bukën etyre.
    Po të mos kishte filluar kjo rrugë ato 2500 familje do t'jetonin në varfëri të madhe si më herët! Tani rruga për një kohë të shkurtë do të nxjerrë veten sepse banorët do të përfitojn me investimet e tyre buzë rrugës dhe me këtë përfiton edhe shteti nga tagrat e tyre!
    ZOTI BERISHA SHUMË- SHUMË FALEMINDERIT!
    Tashti edhe Edvin RAMA duhet t'i gëzohet kësaj rruge sepse miku i tij Goran Bregoviqi mundet nga prishtina e në Tiranë për vetëm dy orë me vizitue Edvinin edhe me qel deren e qytetit të Tiranës!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  6. #506
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Përurohet tuneli që lidh Shqipërinë me Kosovën

    Rrëzohet muri që 'ndante' Shqipërinë me Kosovën dhe shënon hapjen zyrtare tuneli i Kalimashit. Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë takuar mes tyre në mes të tunelit të Kalimashit, duke bërë në këtë mënyrë edhe inaugurimin e kësaj pjese të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.

    Kryeministri Berisha, është nisur në këmbë nga njëri krah i tunelit, prej kantierit të ndërtimit në Thirrë, ndërkohë që Thaçi, ishte nisur prej anës tjetër të tunelit nga Kalimashi. Ata u takuan në mes të tunelit dhe më pas do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit.

    Ishte kryeministri Berisha, që, hipur në një ekskavator në mënyrë simbolike ka gërmuar, duke rrëzuar dhe pengesën e fundit në beton, që shënon përfundimisht hapjen e tunelit.

    Një ceremoni e përgatitur prej ditësh, që zhvillohet një ditë para mitingut të madh të fushatës, njoftuar nga Partia Demokratike. Delegacioni i kryeministrit Berisha përbëhet nga 14 ministrat e tij dhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që një tjetër delegacion zyrtar eshte nisur nga Prishtina.

    Rruga e re do të kalojë në akset Durrës- Vorë- Fushë Krujë- Milot- Rrëshen- Reps- Thirrë- Kalimash- Kukës- Morinë dhe ka një gjatësia prej 170 km.
    Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë kompania amerikane "Bektel" dhe kompania nënkontraktuese turke "Enka", dhe u punësuan rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë, si dhe në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme

    Shpejtësia e planifikuar për të ecur në këtë rrugë është 80- 100 km /orë. Pjesë e kësaj rruge me dy korsi janë 27 ura. Autostrada do të jetë gati 45 km më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës, dhe koha e udhëtimit do të reduktohet në dy orë, nga gjashtë orë që është sot.

    "Dëshiroj t'u përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në një realitet. Sot inauguruam tunelin që bashkoi jo vetëm shqiptarët, por me shërbimet që ofron në fushën e transportit e qarkullimit i bashkon më shumë me rajonin, maqedonasit, serbët bullgarët. Tuneli, do të bëjë që brigjet e Shqipërisë e portet e saj t'i shërbejnë, jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por të gjithë kombeve të rajonit", tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

    "Në Kalimash sjell mesazhin e përgëzimit të qeverisë së Kosovës për këtë kryevepër. Ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi e Kosovës. Janë të shumta e të pallogaritshme herët kur unë me luftëtarët e mi e bëmë në këmbë këtë rrugë për lirinë e vendit. Sot Kosova e Shqipëria janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra-tjetrës e do të afrohen më tepër. Ato janë pranë njëra-tjetrës e kështu do jemi përgjithmonë. Kemi qenë të ndarë me shekuj, por kurrë nuk kemi qenë larg", është shprehur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /Shekulli/Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/?id=46&a=3033
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #507
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Hapet zyrtarisht tuneli i bashkimit kombëtar

    Hapet zyrtarisht tuneli i bashkimit kombëtar
    Bota sot
    Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka vlerësuar në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, duke thënë se ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.

    - Kryeministri Berisha: Tuneli i Kalimashit, kryevepra që bashkon kombin

    - Kryeministri Thaçi: Rruga Durrës-Kukës është rruga e shpresës, besimit, e punës dhe zhvillimit


    Sot, Kryeministri Berisha, së bashku me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, Ministrin e Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministren e Integrimit Majlinda Bregu, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit lokal mori pjesë në inaugurimin e tunelit Thirrë-Kalimash, një pjesë e rëndësishme e segmentit Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës.

    Kryeministri Berisha shembi në mënyrë simbolike murin e fundit ndarës, të tunelit, për tu takuar në anën tjetër me Kryeministrin kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendës/kryeministri Hajredin Kuqi, Ministri i jashtëm Skënder Hyseni, Ministri i Transporteve Fatmir Limaj, anëtarë të qeverisë, e deputetë të parlamentit të Kosovës.

    Pasi përshkuan tunelin, të dy kryeministrat, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në prani të qindra qytetarëve vendas dhe atyre të ardhur nga Kosova.

    Më tej të dy kryeministrat u shprehën:

    Kryeministri Berisha: Zoti kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi,

    Zonja Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli,

    Të nderuar ministra, parlamentarë, qeveritarë vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës,

    Të dashur miq, zonja Ajzenhauer, mbesë e gjeneralit liberator të Evropës, të Presidentit të SHBA-ve, ikonës së ndershmërisë dhe përkushtimit të kombit të tij, Dvajt Ajzenhauer, mike e çmuar e kombit shqiptar,

    I dashur ambasadori Walker, heroi ynë kombëtar,

    I dashur miku im Sharik Tara, zonja Tara, Sinan Tara, të nderuar përfaqësues të lartë të Kompanisë Bechtel Enka,

    Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë!

    “Së pari dëshiroj tu përshëndes të gjithëve përzemërsisht, të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në realitet. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptareve, përjetuam shembjen, jo të një muri , por të një mali, përjetuam shembjen, jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me Kryeministrin e Kosovës, me ju zotërinj ministra, zonja Kryetare, miq të dashur, tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Evropë dhe më gjere. Ky tunel para së gjithash është tuneli i bashkimit të kombit. Sot ne vendosëm se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgjë, që mund ta ndaje, jo vetëm shpirtërisht por as fizikisht këtë komb. Sot ne inauguruam tunelin që bashkon jo vetëm shqiptaret, por inauguruam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit dhe të qarkullimit, bashkon më shumë shqiptarët, me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbet, bullgarët dhe të gjitha kombet e këtij rajoni. Sot, ne inauguruam tunelin , i cili do të bëjë që brigjet e Shqipërisë, portet e saj, tu shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por tu shërbejë të gjitha kombeve te rajonit. Në të vërtetë tuneli mund të kishte shumë emra. Miku im Sharik Tara me thotë mbrëmë në darkë, se ky tunel është tuneli i miqësisë. I dashur Sharik, ke 20 vjet që vjen në këto vende. Të kanë sjellë këtu rrënjët e tua të hershme , por dhe dashuria e madhe, jo vetëm për shqiptarët, me të cilët ti je i lidhur me shumë rrënjë dhe fije, por dhe të fqinjëve dhe kombeve të tjera përreth. Kam një kënaqësi të madhe miku im, se ti sot me Bechtelin, me nje nga kompanitë lider botërore në fushën e ndërtimit, u shndërron shqiptareve dhe jo vetëm shqiptarëve, një ëndërr të madhe në realitet. Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb dhe njerëz kohëhumbur sic jemi ne, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, se sa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm.

    Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm , por çmimi i tij është dhjetëra e qindra herë më i vogël, se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që iu bën njerëzve dhe qytetarëve, si dhe dalja në det që i jep Kosovës, dalja në det që i jep jo vetëm Kosovës, por dhe fqinjëve të saj.

    Unë dua ta mbyll fjalën time me disa mirënjohje dhe falënderime të veçanta. Se pari një falënderim dhe mirënjohje të madhe dua tu bëj të gjithë punonjësve , inxhinierëve teknikëve të kompanisë Bechtel-Enka , të cilët realizuan këtë projekt , këtë tunel, në kohë rekord, sollën këtu në këto male dhe gryka teknologjitë më të larta bashkëkohore, disiplinën më të lartë, ekspertizën më të thellë. Ne ju mbetemi mirënjohës juve. Ju do të jeni pjesë e historisë sonë, e përpjekjes sonë për zhvillim dhe modernitet.

    Dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj ministrit Basha, ministrit Olldashi, të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndoqën zbatimin e këtij projekti, zbatuan porositë e Kryeministrit dhe të qeverisë dhe sot projekti është realitet.

    Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e administratës, të cilët me përmbushjen e detyrimeve të tyre, bënë të mundur këtë kryevepër të shqiptareve. Sot Kim Mehmeti më dërgoi një mesazh në të cilin më shkruante se kjo pothuaj është mrekullia shqiptare. Edhe unë jam dakort me Kim Mehmetin.

    Dua të falënderoj Parlamentin për mbështetjen e madhe që i dha projektit, të falënderoj miqtë e mi kudo në botë të cilët, më kanë inkurajuar shumë për realizimin e këtij projekti të madh. Dua tu falënderoj, Ju William Walker, që je sot midis nesh dhe ju zonja Ajzenhauer.

    Unë do ta mbyll fjalën time me një zotim, se pas këtij tuneli dhe këtij korridori qeveria ime nuk do të lerë mal pa shembur, nuk do të lerë asgjë pa bërë, në mënyrë që shqiptareve tua japim Shqipërinë në pëllëmbë të dorës. Edhe njëherë gëzuar

    Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi: I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha,

    E nderuara kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Topalli,

    Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë të dy qeverive e kuvendeve tona,

    I nderuari ambasador Walker,

    Sot, këtu në Kalimash, sjell për ju, i nderuari Kryeministër Berisha, mesazhet e përgëzimet të qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj , të gjithë popullit të Kosovës për këtë kryevepër.

    Sot është një ditë madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Sot është një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht, sepse ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. Janë të shumta dhe të pallogaritshme rastet, kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi, me orë të tëra, në shi, në borë dhe në acar, e bëmë këtë rrugë, në këmbë, për lirinë e vendit. Që sot, Kosova dhe Shqipëria, Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra tjetrës dhe do të afrohen dhe më tepër. Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë pranë njëra-tjetrës dhe kështu do të jemi përgjithmonë.

    Pa dyshim, një element qendror i kësaj afërsie shpirtërore, fizike dhe materiale është liria dhe pavarësia e Kosovës, vetë shteti i Kosovës. Pavarësia e Kosovës i jep kësaj rruge dimensionin e plotë të afrimit, është vetë kuptimi i autostradës. Kjo rrugë është dalja e Kosovës në det.

    I nderuari kryeministër, ne kemi qene të ndarë në shekuj , por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për tu afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për tu afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada. Dhe unë e di, siç e dini të gjithë ju se kurrë më, të rinjtë tanë, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës nuk do të ecin më në këmbë, nëpër baltë, fshehurazi dhe me tmerrin e frikës, për të bërë këtë rrugëtim të lirisë dhe zhvillimit të vendeve tona. Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia. Na ndanin bjeshkët, malet e thepisura, dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar me punë, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shndërruar në dhjetëra e dhjetëra ura dhe tunele komunikimi.

    Prandaj, i nderuari Kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, Ju përgëzoj në emër të Kosovës, popullit të saj, për këtë punë kolosale, për këtë kryevepër, ju përgëzoj ju personalisht, qeverinë tuaj dhe popullin shqiptar. Përveç dëshirave, ëndrrës për integrim kombëtar dhe euroatlantik, kjo rrugë do të mbartë ide, mallra, rritje ekonomike për të dy vendet tona. Kjo rrugë do ti japë shtytje zhvillimeve të shumanshme të dy vendeve tona.

    I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha. Si kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, zotohem se për një kohë shumë të shkurtër, kjo rrugë do të vazhdojë tutje, Vermicë, Prizren, dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

    Bashkërisht kemi thyer perandori e pushtues, e do të thyejmë edhe male e bjeshkë që na dalin përpara. Kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit të shqiptarëve. Kjo është historia jonë. Kjo është rruga e integrimeve kombëtare dhe euroatlantike, rruga e shekullit te ri. Kjo është rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

    Faleminderit, urime dhe suksese ju dhe të gjithë shqiptarëve.”

    http://www.botasot.info/home.php?gju...ry=43&id=18116
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apollyon : 31-05-2009 më 11:38
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #508
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    I nderuari kryeministër, ne kemi qene të ndarë në shekuj , por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për tu afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për tu afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada. Dhe unë e di, siç e dini të gjithë ju se kurrë më, të rinjtë tanë, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës nuk do të ecin më në këmbë, nëpër baltë, fshehurazi dhe me tmerrin e frikës, për të bërë këtë rrugëtim të lirisë dhe zhvillimit të vendeve tona. Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia. Na ndanin bjeshkët, malet e thepisura, dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar me punë, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shndërruar në dhjetëra e dhjetëra ura dhe tunele komunikimi.
    Urime Urime te gjith Shqiptareve per kte eveniment teper te madh. Ta gezojme A1-shin o Shqiptare.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #509
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Inaugurohet tuneli i Kalimashit. Berisha e Thaci: U bashkuam




    Rrëzohet muri që ndan Shqipërinë me Kosovën. Kryeministri Berisha shemb murin e fundit në tunelin që lidh Thirrën me Kalimashin, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Thaci: “Realizuam një ëndërr. U bashkuam”. Berisha: Tuneli i kushtueshëm, por më i lartë cmimi i bashkimit dhe shërbimit që i bën qytetarëve". Version multimedial i ketij lajmi

    KUKES- “Përjetuam realizimin e një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve. Përjetuam shembjen jo të një muri por të një mali, përjetuam shembjen e pamundësisë..... Para së gjithash ky është tuneli i bashkimit të kombit. Nuk ka male, e pengesa, asgjë që mund të ndalë as fizikisht e as shpirtërisht këtë komb”- tha kryeministri Berisha në fjalën e tij, nga një podium të organizuar posaqërisht në dalje të tunelit.

    Duke e vlerësuar tunelin e Kalimashit si një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Europë e më gjerë Berisha tha se tuneli bashkon jo vetëm shqiptarët por dhe rajonin.

    “Sot inauguruam tunelin që bashkoi jo vetëm shqiptarët, por me shërbimet që ofron në fushën e transportit e qarkullimit i bashkon më shumë me rajonin, maqedonasit, serbët bullgarët. Tuneli, do të bëjë që brigjet e Shqipërisë e portet e saj ti shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por të gjithë kombeve të rajonit”.

    Gjatë fjalës së tij kryeministri pranoi se hapja e tunelit ka qenë e vështirë dhe e kushtetueshme , por “çmimi i tij është qindra herë më i vogël se vlera morale, se bashkimi që sjell mes njerëzve, dhe shërbimi që i bën qytetarëve, por edhe dalja në det që i jep Kosovës, por dhe fqinjëve të saj.”

    Në fund kryeministri falënderoi inxhinierët e punonjësit e Bechtel Enka që realizuan këtë projekt. “Ju do të jeni pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona për modernitet”- tha kryeministri duke i shprehur mirënjohjen edhe ish ministrit të Transporteve Lulzim Basha dhe ministrit aktual Sokol Olldashi për përkushtimin që treguan në realizimin e këtij projekti dhe në “zbatimin me përpikmërit të udhëzimeve të kryeministrit”- shtoi Berisha.

    Kryeministri kosovar Hashim Thaci tha se sot është një ditë e madhe për të shqiptarët kudo që jetojnë. “Në Kalimash sjell mesazhin e përgëzimit të qverisë së Kosovës për këtë kryevepër. Ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi e Kosovës. Janë të shumta e të pallogaritshme herët kur unë me luftëtarët e mi e bëmë në këmbë këtë rrugë për lirinë e vendit. Sot Kosova e Shqipëria janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra tjetrës e do të afrohen më tepër. Ato janë pranë njëra tjetrës e kështu do jemi përgjithmonë. Kemi qenë të ndarë me shekuj, por kurrë nuk kemi qenë larg. Na ka nda historia, pa drejtësia, na ndanin malet, bjeshkët, sot të gjitha këto pengesa janë zevenëdësuar me punë, ideal dhe dhjetëra ura e tunele komunikimi”- tha kryeministri Thaci.

    Ceremonia u mbyll dhe dhjetëra tullumbace të bardha dhe të kuqe që u lëshuan në qiell, ndërsa në sfond ishte kënga e grupit Modern Talking “We can win the race” e cila është dhe kolona zanore e zgjedhur nga PD për këtë fushatë zgjedhore”

    12:18 Rrëzohet muri që ndan Shqipërinë me Kosovën

    Rrëzohet muri që ndan Shqipërinë me Kosovën. Në orën 12. 15 minuta kryeministri Berisha dhe kryeministri Hashim Thaci kanë shtrënguan duart në mes të tunelit të Kalimashit. Kryeministri Beisha i shoqëruar nga delegacioni i tij hyn në tunel nga Thirra ndërsa kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe delegacioni i tij u nisën nga krahu i kundërt nga Kukësi.

    Ishte kryeministri Berisha i pari i cili mbi një eskavator ka gërmuar në mënyrë simbolike në pengesën e fundit të tunelit. Më pas dy kryeministrat janë afruar për t’i shtrënguar duart njëri-tjetrit. Sot është hapur një nga hyrjet e tunelit Thirrë-Kalimash, ndërsa hyrja tjetër Kalimash-Thirrë, pritet të përfundojë së shpejti.

    Kryeministri Berisha dhe grupi prej 20 vetash (përfaqësues të qeverisë dhe kabinetit të tij) që e shoqërojnë kane mberritur ne Thirre rreth ores 11.30. Në të njëjtën orë ka mbërritur edhe kryeministri Hashim Thaci si dhe grupi prej 20 vetësh që e shoqërojnë atë.
    Punimet në dy tunelet e Kalimashit, prej 5.6 km secili, janë cilësuar si një nga pikat më kulminate të të gjithë projektit, për shkak të terrenit malor ku është ngritur ai.

    Kryeministrat do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit, dhe më pas do të zhvillojnë dhe konferencën për shtyp

    Ora10:51 Kukës, Berisha e Thaci takohen në Kalimash
    Në tunelin e Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë gjithçka është gati për ceremoninë e inaugurimit që do të nisë sot në mesditë. Dhjetëra qytetarë, simptaizantë të PD-së dhe gazetarë ndodhen aty për të përcjellë hapjen e këtij tuneli, një ndër veprat më madhore inxhinierike të Shqipërisë. Në Kalimash, ndodhen edhe deputeti i Partisë demokratike të Kukësit, Fatos Hoxha, kryetari i Qarkut, Shefqet Bruka, dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Ndërsa nuk kanë mbërritur ende delegacionet e kryesuara nga kryeministrat përkatës, nga Tirana e Prishtina.

    Korrespondeti i NEWS24 në Kukës thotë se deri në këtë moment nuk vihet re asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste, apo depitet. Ceremonia pritet të nisë në orën 12:00 kur Kryeministri i Shqipërisë do të përshkojnë tunelin, duke hyrë nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës do të përshkojë tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukes. Ata do të takohen në mes të tunelit dhe më pas do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit, ku dhe do të presin shiritin dhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.

    Ora 08:53- Kukës, Berisha e Thaci sot në tunelin e Kalimashit
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaci do të udhëtojnë sot drejt Kukësit për të marrë pesë në inaugurimin e tunelit të Kalimashit, 5.6 km pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Prishtinë.

    Delegacioni i kryeministrit Berisha përbëhet nga 14 ministrat e tij dhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit.

    Ceremonia zyrtare pritet të kthehet në një miting madhështor, përgatitjet e të cilit kanë nisur një javë më parë.
    Kryeministri i Shqipërisë pritet të përshkojnë sot në orën 12:00 tunelin, duke hyrë nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës do të përshkojë tunelin duke hyr nga ana tjetër, Kukësi. Ata do të takohen në mes të tunelit dhe më pas do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit.

    Rruga e re do të kalojë në akset Durrës- Vorë- Fushë Krujë- Milot- Rrëshen- Reps- Thirrë- Kalimash- Kukës- Morinë. Gjatësia totale e rrugës është 170 km.

    Në ceremoninë e sotme do të inaugurohet hapja e njërës korsi të autostradës Durrës - Kukës - Morinë, për të vazhduar më pastaj për në Prishtinë.

    Autostrada Durrës- Kukës, një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri që ka kushtuar mbi 1 miliardë euro. Shpejtësia e planifikuar për të ecur në këtë rrugë është 80- 100 km /orë. Pjesë e kësaj rruge me dy korsi janë 27 ura. Autostrada do të jetë gati 45 km më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës, dhe koha e udhëtimit do të reduktohet në dy orë, nga gjashtë orë që është sot.

    Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”, dhe u punësuan rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë, si dhe në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme

    Dhjetëra gazetarë nga Kosova janë vendosur që prej ditës së djeshme në qytetin e Kukësit, për të ndjekur nga afër ceremoninë e inaugurimit, si dhe do të marrin pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp që do të organizohet nga të dy kryeministrat.

    Ceremonia zhvillohet një ditë para mitingut të madh që Partia Demokratike do të zhvillojë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
    (s.g/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    se edusheks, i vje me mire me ja shpu tunelin e tij,

    se tunelin qe do lidhe shqiprine me kosoven...

    apo jo Aulona

    Nuk e di mo Xhuxh ti e ke me afer, shko pyete ke tunel do me shpu Edi.....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 51 prej 74 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •