Diten e shtune me 30 Mai 2009 Kryeministrat Berisha dhe Thaqi, pasi te nisen nga dy hyrjet e kunderta te tunelit, do takohen ne mes te tij.
E gezofshim autostraden A1 o shqiptar
![]()
Diten e shtune me 30 Mai 2009 Kryeministrat Berisha dhe Thaqi, pasi te nisen nga dy hyrjet e kunderta te tunelit, do takohen ne mes te tij.
E gezofshim autostraden A1 o shqiptar
![]()
Thaçi e Berisha bashkë në ceremoninë festive në Kalimash
Inaugurimi përfundimtar i kësaj autostrade do të bëhet më 27 qershor.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të dielën më 31 maj, do të marrin pjesë në një ceremoni festive që do të organizohet me rastin e përfundimit të punimeve në shpuarjen e tunelit të Kalimashit në autostradën Durrës Morinë.
Punimet e autostradës nacionale, Durrës-Morinë-Merdare, kanë hyrë në një fazë përfundimtare, projekt ky i cilësuar ndër më të rëndësishmit në hapësirën shqiptare. Ndërtimi i kësaj rruge paraqet projektin më të madh që është punuar ndonjëherë së bashku nga Kosova dhe Shqipëria. Është mundësi jetike e rritjes së lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve ndërmjet Kosovës e Shqipërisë dhe anasjelltas. Dhe më të drejtë autoudha, Durrës-Kukës-Morinë-Merdare është vlerësuar si fazë e parë e bashkimit fizik të shqiptarëve, të cilët i bashkon gjuha, kultura, historia dhe autoktonia. Në kontekst të ndërkomunikimeve rruga Durrës–Merdare pritet te jetë një arterie e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor e sidomos për dy vendet, Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkaq, në aspektin ekonomik impakti që do të sjellë jetësimi i këtij projekti parashihet që të sjellë fitime të mëdha për të dy vendet, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria përveç se do të kenë benefite kombëtare do të kenë edhe benefite ndërkombëtare, për shkak të lidhjes që do të krijoj kjo rrugë për vendet e rajonit.
Ndërkaq, sipas parashikimeve, inaugurimi solemn i kësaj autostrade do të bëhet më 27 qershor.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kjo rruge eshte hapi me serioz qe ben populli Shqiptar. uroj te mbarojne punimet sa me shpejt dhe me sukses. Hapi tjeter eshte te ndryshoj dhe politika e vjeteruar shqiptare....
Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!
U lutem moderatoreve qe ti mbledhin te gjitha temat e hapura per kete rruge nen nje teme.
Po i sjell disa tema me kete permbajtje te hapura me pare:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=2873&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=70585&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=54828&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=61439&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=66921&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=77593&highlight=autostrada
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2276696&highlight=autostrada#post2276696
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102242&highlight=autostrada
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-05-2009 më 15:35
AKTUALITET
Ministri Fatmir Limaj: Durres-Kukes, historike per shqiptaret
30-05-2009
Rruga Durres-Kukes eshte nje veper me rendesi historike per te gjithe shqiptaret ne te dy anet e kufirit. Keshtu e ka cilesuar ministri i Transporteve, Fatmir Limaj ne nje interviste per Top Channel. Ai dhe kryeministri Thaci do te jene te ftuar ne ceremonine per perfundimin e tunelit ne segmentin Rreshen-Kalimash. Fatmir Limaj shprehet se tuneli eshte simbol i rrenimit te pengesave mes dy vendeve dhe shenon kthimin e fillimit te qarkullimit normal mes shqiptareve. “Nje delegacion kosovar me kryeministrin Hashim Thaci do te marre pjese ne ceremoni qe shenon vec te tjerave edhe hapjen e nje porti te Kosoves”, theksoi Limaj.
55
AKTUALITET
Diplomati William Walker: Rruga Durres-Morine bashkon Shqiperine me Kosoven
30-05-2009
William Walker, diplomat i shquar amerikan, me karrierë të gjatë edhe në Ballkan dhe i njohur veçanërisht për shqiptarët, për kontributin e tij në çështjen e Kosovës, deklaron për TV Klan se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje monumentale e qeverisë shqiptare. Ai tha se nesër do të jetë në inagurimin e tunelit të rrugës Durrës-Kukës, që bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe është i impresionuar nga kjo vepër që ia kushton Sali Berishës.
Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. A është kjo një arritje?
Mendoj se është një arritje shumë e madhe, absolutisht. Isha në Uashnington kur erdhi kryeminsitri juaj përpara se ju zyrtarisht të bëheshit pjesë e NATO-s, dhe ne u takuam me senatorin Lugar, i cili është një senator amerikan shumë i respektuar dhe ai uroi Shqipërinë, uroi Sali Berishën për këtë arritje. Është monumentale. Mendoj se kjo do të thotë se ju jeni tani një partner me të drejta të plota në Europë, jeni partnerë me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe të gjitha këto vende që kanë qenë partnerë të NATO-s që nga fundi i luftës. Mendoj se është një arritje shumë e madhe për qeverinë.
Muajin e kaluar gjithashtu, Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kanditat në Bashkimin e Europian. Si e shihni këtë?
E njejta gjë, e njejta gjë. Të gjithë e dinë që Europa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat, dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europe moderne, çka është e mrekullueshme.
Sa afër mendoni se do të jetë dita kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian?
Mendoj se po vjen, herët apo vonë, personalisht mendoj se është e mrekullueshme që në linjën e anëtarësimit në NATO ju keni kaluar përpara disa vendeve të tjera si Serbia, të cilët mendonin se do të ishin të parët që do të anëtarësoheshin. Mendoj se është një arrijte shumë e madhe. Unë me të vërtetë uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë, dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë.
Po në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare?
Përsa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë, dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Europës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë, ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Europës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t’ju besonte dikush në rast se do t’i thoshit që kjo do të ndodhte. Unë mbaj mend që kur erdha për herë të parë këtu gjatë luftës, 1998 fillimet e 1999, u ula në aeroportin e Tiranës me një helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo është Europa? Dhe tani unë vij në aeroportin tuaj të ri e modern, ne nesër do të kemi një tunel dhe një autosradë. Jam shumë i impresionuar me ato që ka bërë gjatë viteve të fundit. Dhe këto ia dedikoj Sali Berishës.
Përmendët tunelin dhe autostradën, çfarë do të thotë ndërtimi i një vepre të tillë infrastrukturore, për Shqipërinë dhe rajonin?
Pak minuta më parë ne po flisnim për tunelin, për autostradën dhe kjo më thanë që është dera kryesore e Shqipërisë drejt Europës. Dhe unë them: Është po ashtu edhe dera e Europës drejt Shqipërisë. Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Unë nuk kam qenë këtu, por e kuptoj, që qeveria juaj ka patur shumë kritika, shumë njerëz menduan se ishin para të harxhuara kot, që ju kishit gjëra të tjera që duhet të bënit sesa të ndërtonit një autostradë, por unë mendoj se do të jetë një sukses shumë i madh. Sërish, në integrimin e Shqipërisë jo vetëm me Kosovën, me atë pjesë, me Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Europës, dhe të sjellë europianët nga vendet e tjera këtu. Çmund të them? Kush e mendoi këtë projekt, i takon merita. Nuk janë para të hedhura kot, jam i bindur për këtë. Ne kemi pasur një president Tedi Rusvelt dhe ai kishte një ide për ndërtimin e një kanali nga Atlantiku në Paqësor, Kanali i Panamasë, dhe të gjithë i thanë: Je i çmendur, është një harxhim parash. Por sa shumë ka bërë jo vetëm për SHBA-në, për Panamanë por edhe për të gjithë botën, ai kanal është një xhevahir. Dhe unë jam absolutisht i sigurt se autostrada nga këtu në Kosovë do të sjelle përfitime ekonomike. Jo vetëm për Shqipërinë, për Kosovën, por për gjithë pjesën tjetër të Europës.
Ju keni qenë disa herë në Shqipëri, a shihni ndryshime?
Mezi po pres të uroj Sali Berishën për vizionin që ka, por jo vetëm për autostradën, por edhe për ekonominë, luftën ndaj korrupsionit ku unë besoj se shumë para janë kursyer për të eleminuar disa nga praktikat më të këqija por po ashtu unë kam ndienjën duke folur me shqiptarët, se njerëzit ndihen më të qetë në rrugë. Është një qytet tjetër nga ai që pashë disa vite më parë. Jam shumë i impresionuar. Kam folur me njerëz të tjerë në Uashington për eksperiencat e tyre kur kanë qenë këtu dhe kushdo që ka qenë këtu pak vite më parë, 10 vjet më parë ata flasin për një Shqipëri ndryshe.
55
Berisha e Thaçi të dielën përurojnë hapjen e tunelit të Kalimashit
“Rruga Durrës-Kukës, historike për të gjithë shqiptarët”, vlerëson ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Thaci e Limaj e kane kuptuar drejt se c'do te thote te jesh me se pari shqiptar e pastaj anetar i nje partie te caktuar politike!
Shqiperia po ben ndaj Kosoves vetem detyren!
E kam thene sa here se Kosova dhe shqiptaret jashte Shqiperise se sotme, meritojne shume-shume respekt dhe mirenjohje, sepse ata nuk luajten bixhoz me fate e kombit, por u sakrifikuan jashtezakonisht per ruajtjen e identitetit kombetar dhe se fale ekzistences se nacionalizmit te tyre, shpetoi dhe Shqiperia nga tjetersimi sllavo-ruso-komunist!
Krijoni Kontakt