Close
Faqja 45 prej 74 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 740
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Fotografitë janë spektakolare dhe me të vërtetë që rruga është një vepër gjigande dhe e paparë në hapësirat tona deri më sot.
    Por unë kam një kërkesë për moderatorët e kësaj pjese të forumit, që ti mbajnë temat të pastra dhe të mos lejojnë komente politike.
    Emri i Sali Berishës që përmënd parafolësi ska asnjë lidhje me fotografinë.
    Parafolësi thotë që është nga Veriu dhe falenderon Sali Berishën, po unë që jam nga Tirana dhe që kam paguar për ndërtimin e kësaj rruge????
    Popullsia e Veriut të Shqipërisë është vetëm 1/4 e popullsisë së Shqipërisë në tërësi, dhe taksat që vilen nga bizneset që kanë aktivitete në Veri janë pak a shumë 1/10 e parave që janë hedhur për atë rrugë. Tani sikur nuk shkon, që ne që paguajm paratë, të ofendohemi në këtë mënyrë.
    Familja ime ndoshta kurr nuk ka për të udhëtuar asaj rruge, por sigurisht që paguan taksat për të, ashtu si çdo shqiptar tjetër, prandaj do tu lutesha që të mos e lidhni rrugën me emra të përvetshëm, sepse është me të vërtetë mungesë respekti për të gjithë Shqiptarët e tjerë që nuk jetojnë atyre anëve por paguajn për rrugën.
    Faleminderit.
    vetem merita e SALI BERISHES E PARTIS DEMOKRATIKE esht ata ben te mundur qe kjo veper te realizohet te pelqen nuk te pelqen kjo esht e verteta ,vetem nje kelysh socialkomunisti do thonte se merita nuk i takon PD e kryetarit te saj ..gjithmon njerizit normal do thojn kete rrug e ka ber SALI BERISHA edhe pas 200 vjeteve ne qoft se ekziston....
    DRAGON+++

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Duket drita në Kalimash

    Më 27 qershor do të jetë i gatshëm për qarkullim njëri krah i tunelit 5,5 kilometra i gjatë, sikurse edhe autostrada Fushë-Dukagjin – Rrëshen. Puna më e rëndë ka mbetur të bëhet në segmentin Kukës- Kolsh, pesë kilometra të së cilës kryesisht do të kalojnë mbi shtylla. Pjesa tjetër, Kukës – Morin do të jetë gati, pos dy-tri urave që mund të vonohen.

    Nga Ibrahim Rexhepi & Zekirja Shabani më 21.05.2009 në ora 7:25

    Kanë mbetur edhe 50 metra gërmime që të shpërthehen shkëmbinjtë në tubin e parë të tunelit 5.5-kilometrash, në segmentin më të vështirë të autostradës Durrës-Morin. Drita në këtë tub do të duket pas një jave, ndërsa punëkryesi, konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka “, do ta mbajë premtimin, së paku një korsi e rrugës, së bashku me një krah të tunelit do të jenë gati për shfrytëzim më 27 qershor. Ashtu ka premtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

    Kompania ekzekutuese, ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk e ka parë si datë për përfundimin e punimeve në tunel.

    “Çdo punë e jonë është bërë në bazë të projekteve dhe afateve. Nuk është dita e zgjedhjeve arsye pse duhet nisë qarkullimi në segmentin më të rëndë të autostradës”, thotë menaxheri i ndërtimeve në tunel, Mehmet Sali Alkan. E tërë makineria shpuese dhe 468 punëtorë janë angazhuar që sa më shpejt të shihet drita në fund të tunelit. Afro 3000 punëtorë të tjerë po kryejnë lidhjet e fundit në 24 urat që tashmë janë montuar dhe mbi to mund të kalohet, nga 29 sa janë gjithsej nga Fushë-Dukagjini deri në Rrëshen.

    Fronti më i madh i punëve mbetet në segmentin nga Kukësi deri në Kolsh, përkatësisht aty ku mbaron punishtja e konzorciumit amerikano-turk.

    Në këtë ceremoni të përurimit të njërit krah të autostradës, kosovarët do të kalojnë 25 kilometra rrugë nga Morini deri në Kukës, në rrugën me katër korsi. Mirëpo, për të arritur në Fushë – Dukagjin, që nga Kukësi do të kalojnë për rrugën e vjetër dhe shumë më të shkatërruar se vjet për shkak të qarkullimit të madh të makinerive të rënda. Edhe këtu punohet me ritëm të shpejtuar, por shumë metra vepra arti mbeten larg për të përfunduar.

    Kjo pjesë kërkon edhe një vit kohë për t’u përfunduar. Duhet zgjeruar urat, pasi ato aktualisht kanë vetëm dy korsi dhe duhet gërryer shpatet për t’ia përshtatur autostradës terrenin. Vonesat në këtë segment rrugor janë bërë për shkak të problemeve me shpronësim.

    Megjithatë, autostrada do të hapet në qershor.

    Këtë nuk e kishte pritur as Ismet Kola, shoqëruesi i ekipit tonë, kur në vitin 2006 makineritë e konzorciumit “Bechtel-Enka” kishin filluar punimet për ndërtimin e 61 kilometrave rrugë, pjesës më të rëndë, sa kishte kontraktuar, nga 170 sa ka gjithsej autostrada.

    “S’e kam besuar se kaq shpejt do të përfundojë”, thoshte ai.

    Rruga që shkon deri në vendin ku shpohet shkëmbi, është e mbyllur për kalimtarë të rastit, për shkaqe të sigurisë, siç thonë zyrtarët e kompanisë. Ajo ende është punishte.

    Aty punohet pa pushim, me tri ndërrime, dhe tashmë është përfunduar edhe ura më e lartë e autostradës mbi shtyllat 88-metërshe.

    Nga ritmi i punës, kupton se punëtorët e kanë marrë më nxitim përfundimin e punimeve, sidomos në tunel. Në fakt, aty janë dy tunele, secili i gjatë 5,5 kilometra, i lartë dhjetë metra dhe tetë metra i gjerë. Njëri është për shkuarje, e tjetri për ardhje. Në çdo 400 metra, ata bashkohen në mes vete me korridore për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Por, vetëm në raste emergjente, pasi që në situata të tjera do të jenë të mbyllur.

    Tubi i parë i tunelit, siç tregon menaxheri Alkan, është gati.

    “Kanë mbetur edhe 50 metra shkëmb për t’u gërryer. Javën që vjen do të përfundojë shpimi”, thotë Alkan.

    Ky tub do të përdoret për vajtje - ardhje derisa të përfundojnë punimet në tubin tjetër.

    “Në tunelin e dytë kemi edhe 400 metra shkëmb. Shpimi do të zgjasë deri në fund të qershorit”, shpjegon menaxheri.

    Sipas planit, ishte paraparë që në shtator të dy korsitë e këtij tuneli të jenë gati paralelisht, por ai thotë se në njërin krah punët kanë ecur më shpejt për shkak të natyrës së shkëmbinjve.

    Në Qafën e Kumbullës, siç quhet vendi ku po shpohet, shkëmbinjtë janë të butë, që inxhinierët i klasifikojnë si të kategorisë së katërt dhe të pestë, të cilët nuk lejojnë të ecet më shpejt se 4 metra në ditë.

    Procesi i punës në këtë vend, realizohet kryesisht me makineri të rëndë. Ato për shpim, të cilat bëjnë gati vrimat ku vendoset masa shpërthyese, pastaj vijnë të tjerat për pastrimin e shkëmbinjve të thyer. Menjëherë vendosen harqet masive prej metali, të cilat sigurojnë nga shembja e rastësishme e gurit dhe fillon puna me beton që forcon muret.

    “Çdo gërmim ndryshon, për shkak të llojit të shkëmbit”, pohon Alkan.

    Megjithatë, ai është përgatitur që në datën e caktuar të dorëzojë projektin. Madje, para 27 qershorit.

    Ekipi i gazetës ishte 1.500 metra në brendi të tunelit. Këtu kanë nisur të bëhen instalimet. Po vendosen ventilatorë të fuqishëm, sinjalizimi i domosdoshëm, telefona dhe parkingje nëpër tunelet që lidhin krahun verior me atë jugor. Së shpejti në njërin tub hiqen llumi, bëhet pastrimi i trasesë dhe fillon vendosja e asfaltit. Po ashtu, është instaluar linja elektrike nga Kalimashi, e cila premton furnizim me energji 24 orë në ditë. Për emergjencë, këtu do të jenë edhe gjeneratorët e fuqishëm.

    Për çdo ditë marrin dhe analizojnë mostrat e gurit, zhavorrit dhe të asfaltit. Analizat bëhen në kampin e punës dhe për çdo metër përparim kërkohet miratimi teknik nga inxhinierët. Kjo vërehej edhe brenda tunelit. Pothuajse në çdo cep ishte nënshkruar nga inxhinierët përkatës, si ata të shpimit, izolimit e betonimit. Me këtë nënshkrim ata garantojnë për cilësi dhe siguri.

    Shefja e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, në konzoriumin “Bechtel-Enka”, Ela Ruçi, shpjegon se për mbikëqyrjen e punimeve është angazhuar një kompani nga Kroacia.

    “Edhe pranimi teknik bëhet hap pas hapi. Çdo metër e punës së kryer menjëherë kontrollohet nga ekipi mbikëqyrës”, thotë Ruçi.

    E tërë autostrada po ndërtohet në mënyrën “avanco dhe analizo”, për t’i shmangur defektet në projekt. Ruçi thotë se nuk ka vend për gabime, të gjithë hapat kalkulohen me kohë. Ky precizitet do të zbatohet deri në ditën e fundit. Pasi të jetë shtruar asfalti, të jenë vënë sinjalizimet dhe pasi të jetë prerë shiriti, jo në qershor të këtij viti, por ai përfundimtar, diku në vitin 2011. Atëherë llogaritet se autostrada do të jetë e kryer, sipas të gjithë parametrave të projektuar.

    Faktet

    Durrës -_Morin : 170 km.
    Autostradë e re : 120 km.
    Shpejtësia e lëvizjes - 80 – 100 km/h
    Aksi Rrëshen-Kalimash: Rruga e ndarë në 3 segmente: Rrëshen - Reps 19.5 km; Reps - Thirrë 26.5 km; Thirrë - Kalimash 14.85 km.
    Rruga me 4 korsi.
    Dy tunele (vajtje- ardhje) nga 5.5 km.
    29 ura, 24 prej të cilave kanë përfunduar.
    Gjatësia totale e urave - 4,5 km.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Dhashte zoti e hapet me date te caktuar por edhe mos u hapt ne qerrshor nuk u ba nami se kemi prit me shekuj e s'po presim 1 muaj, me mirë eshte te punohet ngadale e mirë e sigurt pa kurfare gabimi e pa pasoja e aksidente se sa me u ngut e me dal rezultati i ligë.

    Ju lumshin durt te gjithe atyre puntorve e ingjinjerve qe e ngriten kete Autostrad te Titanve !

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #444
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Komplimente per te gjitha keto investime qe kan bere per kete rruge, dhe me krah te leht atyre punetoreve qe jan ne ndertime e siper. Suksese!
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  5. #445
    Dy pikat e kunderta te tunelit u bashkuan!

  6. #446
    Tuneli i Kalimashit, takohen sondat 10 metra nga hapja




    Edhe 10 metra ndajnë Shqipërinë nga Kosova. Tuneli që fillon në Thirrë e përfundon në Kalimash pas 10 metra do të bashkohet me anën tjetër. Sondat që punojne në dy krahët e tij, janë bashkuar në mesditë. Çka, sipas drejtuesve të punimeve, do të thotë se tuneli do të hapet brenda dy ditësh. Kështu, vepra më e rëndësishme dhe më e vështira për nga ana inxhinierike e rrugës Durrës-Kukës është drejt fundit. Tuneli i dyfishtë, më shumë se 5 km e gjysmë i gjatë, ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Ballkanit, pas pak orësh do të shohë dritë në fundit e tij.
    Ajo që nisi si një ide në vitin 1996 tashmë është bërë konkrete. Një tjetër ëndërr e shqiptarëve realizohet! Kosova dhe Shqipëria, janë më pranë në sajë të këtij korridori që nis në portin e Durrësit e do të përfundojë në Prishtinë. Rruga do të lidhë më lehtë Shqipërinë me rajonin dhe do t’i japë më shumë rëndësi strategjike vendit tonë në Ballkan. Ajo po u ndryshon jetën edhe shqipëtarëve që jetojnë përgjatë saj.
    Është ndërtuar në një trajektore krejtësisht të re, pas rreth 28 muajsh që nga nisja e punimeve, përfundimi i saj po pritet me ankth, nga kompanitë ndërtuese, por edhe nga porositësit e saj, qeveria shqipëtare.
    3500 vetë, 1200 makineri nga më modernet po punojne në këtë vepër të jashtëzakonshme, kantierin më të madh ndërtues që ka njohur ndonjë herë vendi ynë.
    Edhe 10 metra dhe në fund të ketij tuneli do të ketë dritë.

    http://tvklan.al/lajmi.php?id=5138#

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    veni re,; kjo video shikohet vetem me google earth !
    prisni nja 10 deri 20 sekonda pastaj hapet automatikisht..
    shendet
    Eshte video ekpserimentale, tjerat do i bejmi me mire;
    http://bbs.keyhole.com/ubb/ubbthread...3.52622385.kmz
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a dini gje.. si ruhet rruga?
    a ka vu shteti polic me uniforme e civile te maskuar?
    a kan vu kamera veshgimi ne cdo segment?
    a ka polici speciale me drejtori ne vehte pikerisht per ruajtjen e rruges?
    Teknikisht makinat qe qarkullojne ne Shqiperi nuk u behet servisi sic u behet makinave ne vendet e tjera te zhvilluara te Evropes. Te futesh ne tunelin e Kalimashit e te ngasesh makinen per disa minuta brenda ne tunel(apo nuk eshte i gjate), nuk ka garanci qe cdo lloj automjeti mund te dale ne anen tjeter te tunelit pa probleme. Nje gje e mire eshte me keto automjete qe qarkullojne ne Shqiperi edhe pse ndotin ambientin me shume, sepse jane ne shumice mjete qe punojne me nafte dhe frika e marrjes flake te automjeteve qe punojne me benzine dhe qarkullojne ate rruge eshte edhe me e vogel.
    Ne Discovery Channel pashe nje program qe fliste per nje tunel te gjate ne Zvicer(emrin atij vendi nuk ja mbaj mend) ku nje makine shperthen brenda ne tunel dhe shkakton shume asfiksuar domethene te vdekur nga era e rende e gazrave, tymit dhe zjarrit. Ishte tragjike ajo cfare shihej por tuneli nuk u shemb dhe ata shofere dhe pasangjere qe ishin afer dyerve te emergjences brenda ne tunel, arriten te shpetonin.
    Sa per kamera mendoj se cdo tunel do te kete kamera vezhguese te automjeteve qe hyjne dhe dalin nga keto tunele ndersa sa per ruajtjen e rruges dhe tuneleve dhe urave, ma thote mendja se policia shqiptare do te ushtroje eksperiencen e perfituar qe mund te ushtrohet pa problem ne Shqiperi, nga vende te tjera te zhvilluara te Ballkanit duke bere patrullime etj.

  9. #449
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Din dikush te me tregoje do ketë një korsi(trak) për raste urgjente kjo Autostrade? (Ajo ne te djathtë, pas vijës se plote)

    http://math-www.uni-paderborn.de/~klausd/autobahn.jpg

    Ajo ne te djathtë, pas vijës se plote
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e Edi-9/11
    Anëtarësuar
    19-01-2009
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    2,437
    Citim Postuar më parë nga flor1 Lexo Postimin
    BRAVOO!perfundoi dhe tuneli.
    Vetëm njëri, tjetri përfundon në Shtator.

Faqja 45 prej 74 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •