Kaprosi falemnderit per komplimentat, por me duhet te them se cdo shqiptar duhet te kete nje qendrim pozitiv ndaj nje vepre te tille, qe deri para pak kohesh ishte e pabesueshme, por ja qe ne fakt ajo eshte shume pran realitetit.
Personalisht e quaj si nje nder enderrat me te mira qe kam patur dhe qe per fat po realizohet.
Enderra kemi patur te gjithe ne, por vecanerisht ata shqiptare qe e kane provuar ndarjen e kufinjve e dijne me mire se cfare do te thote fund i thundres komuniste, fund i thundres serbe, fund i thundres se izolimit gjeografik te nje zone me potenciale te pallogaritshme, fund i nje ndarje te diktuar nga politikat lokaliste dhe krahinore, fund i fundit te cmendurive qe jane lujtur me kete popull.
Kur eshte nisur pjesa nga Miloti per ne Rreshen, ne kohen e qeverive socialiste, nisi te me linde shpresa se ata kane ndryshuar dhe se nuk po e shohin me Shqiperine (pa fol fare per Kosoven e shqiptaret jashte kufinjve londineze qe s'i kane patur kurre ne hesap per shqiptare) me mendje tjeter dhe se ata do te arrijne te behen kapitull pozitiv ne historine kombetare, por shume shpejt u binda se ata nuk kishin ndryshuar aspak.
Per ta Shqiperi quhet vetem fshati i tyre, fshati i familjeve dhe kusherinjve te tyre, vetem fshatrat e partizaneve te tyre fanatike dhe enveriste ne dukje dhe ne brendesi!
Pike!
U desh nje shkundje totale si ajo e vitit 2005, qe beri te mundur ringjalljen e shpreses dhe nder ata qe ishte me mosbesuesi ndaj premtimeve te Berishes isha une, sa ende pa u shpallur rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, hapa nje teme se a do te arrije Berisha ti mbaje premtimet dhe ketu e kisha fjalen me shume per kete rruge. Ketu ne forum eshte tema dhe mund te shihet e te lexohet!
Mirepo Berisha e mbajti fjalen e dhene ndaj shqiptareve andej dhe kendej kufirit, te pakten per kete rruge dhe per mua dhe per ne te gjithe eshte me shume se nje premtim i mbajtur!
Edhe po ti humbe zgjedhjet Berisha, dhe po te largohet ai fare nga politika, ai do te mbahet mend si prijesi i pare i lirise shqiptare, si prijesi i vendosur per te realizuar nje Shqiperi natyrale dhe nje komb funksional ne te gjithe gjatesine e trupit te tij.
Ketu jane shkrimet mbi rrugen, ketu jane anatemat, ketu jane shpifjet dhe shfryrja e urrejtjes patologjike krahinore, ketu jane fjalet dhe veprat e Majkos, Metes, Nanos, Gjinushit, Rama, Berishes etj dhe secili prej nesh mundet qe te gjykoje dhe te vleresoje.
Mirepo rruga do te behet pata shkruar dikur, sepse pashe se ne krye te vendit ishte nje ekip i vendosur per te bere ndryshime, nje ekip i bindur per te bere te pamunduren e perparimit dhe te integrimit shpirteror, ekonomik dhe kombetar!
Pata shkruar se Berisha po vepron si Bismarku gjerman, qe rrezoi kufinjte ne mes feudeve gjermane per te ndertuar kombin gjerman, ketu pata shkruar se Berisha eshte i pari shtetar qe po e sheh Shqiperine jo si nje ishull prej 28748 km², por si nje hapesire te integruar ku kufinjte jane vetem vija per t'u perdorur nga kartografet gjate prodhimit te hartave.
Kosova po vjen ne Shqiperi e Shqiperia po shkon te ajo! Edhe pak dite dhe tuneli do te behet nje pike takimi e Kosoves me Shqiperine dhe do te desheroja qe dhe Rama e te gjithe kundershtaret e hapur dhe te fshehte te rruges, te merrnin pjese ne ate ceremoni, qe ta prekin dhe ta ndjejne eren e fresket qe vjen nga bjeshket e Kosoves, mallin dhe lotet e gezimit qe sjell realizimi i nje vepre te tille qe nuk ka teori ekonomike qe e hedh poshte apo qe e zhvlefteson, sepse ajo ndoshta nuk ploteson kriteret ekonomike qe duhet te mbahen parasysh ne investime te tilla kapitale, por per shqiptaret kjo eshte per nga vlera e njejte me ate qe kishte udhetimi i pare i njeriut ne Hene.
Kur u vu kemba e pare ne Hene u tha se kjo ishte nje hap gjigand ne rrugen e njerezimit, ndersa per shqiptaret ky tunel eshte nje hap gjigand ne rrugen e integrimit kombetar dhe se ky tunel ka vlere me shume se te gjitha teorite ekonomike te njohura deri ne ditet e sotme!
First step on the Moon: http://encarta.msn.com/media_461546459_761573665_-1_1/first_steps_on_the_moon.html
Ndersa sa i perket se ardhmes, mendoj se tuneli ne fjale eshte nje veper me parametra qe nuk mundesojne qe ai te jete dhe nje tunel hekurudhor.
Mirepo shume shpejt do te provohet se pervec rendesise gjeostrategjike, kjo rruge ka leverdi shume te madhe ekonomike dhe shume shpejt paralel me te do te ngrihet nje rrjet modern i hekurudhave.
Do te jete ekonomia ajo qe do te diktoje ndertimin e nje hekurudhe te tille, sepse zona ka pasuri shume te medha nentokesore dhe shume shpejt do te shihen ne ato zona investitore te medhenj strategjike qe do te investojne ne zbulimin dhe shfrytezimin e pasurive minerare dhe rrjedhimisht interesi i tyre do te diktoje dhe ndertimin e hekurudhes.
Brenda 10 viteve atje do te ndodhin ndryshime ekonomike te paimagjinueshme!
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-05-2009 më 16:01
Ndoshta do te kishte qene me mire te ndertohej nje linje e gjate hekurudhore me vajtje ardhje ne drejtime te kunderta ne te njejtjen kohe,qe lidh Kuksin me Tiranen e qe do te kishte nje kosto me te vogel. Linja hekurudhore Milot-Rreshen ka fuksionuar deri vone dhe qe prej kohes qe Ramiz Alia ishte president i vendit, planizohej te shtrihej kjo vije hekurudhore deri ne Burrel. Rruga dhe urat nga Rresheni deri afer Burrelit kane qene ngritur dhe hapur ne nje pjese te saj dhe ne hapje e siper per pjesen e mbetur dhe gjithashtu edhe sot e kesaj dite qendrojne ne kembe disa nga keto ura qe do te lidhshin Rreshenin me Burrelin.
Per aq kohe sa funksiononte hekurudha Milot-Rreshen-Milot dhe me pas Milot-Shkoder apo Milot-Tirane, ne tre drejtime eshte shfrytezuar kjo rruge hekurudhore: per minerale e nxjerra, per shfrytezimin e pyjeve dhe per transportin e njerezve.
Qdo shqiptar qe do ta shkel kete rrug do ta uroi berishen,sepse ky ishte betua qe ta bej kete rrug,me kujtohet kur pat deklarua se edhe bizhuterin e grave do ti shesim por rrugen do ta bejm.
Besa kishte shume qakej socialist qe me mish e shpirt u munduan qe ta pengojn ndertimin e kesaj rruge,akoma edhe sot derdhin lot krokodili per kete investim te pa par deri me sot.
Tani jam i bindur qe nese fiton berisha investimi i ardheshem gjith kombetar do jet energjetika ku shqiperia i ka te gjitha kushtet per kete investim,nese fitojn socialistet shqiperia do kethehet atje ku ishte
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria do të presë shiritin e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmin e ka dhënë vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, duke saktësuar se kjo rrugë do të përfundojë me datë 27 qershor.
Gjatë një vizite në stendat e vendosura pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë me foto nga punimet në rrugën Durrës-Kukës, të cilat po kryhen nga kompania Bechtel Enka, kreu i transporteve, duke e konsideruar këtë stendë si një "shkollë inxhinierie" ftoi edhe opozitën të vizitojë këtë rrugë.
"Unë besoj që kjo ekspozitë lëvizëse ka dhe një vlerë tjetër, i jep mundësinë edhe opozitës, të paktën virtualisht ta përshkojë këtë rrugë, të vijnë ta shikojnë këtu meqenëse nuk kanë marrë kurrë mundimin ta shikojnë realisht, të shikojnë veprat e saj, detajet e saj që janë të pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri më sot në këtë vend", deklaroi Olldashi.
Stenda, e cila përmban foto të punimeve të rrugës Durrës-Kukës është vendosur nga shoqëria civile, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë përgjatë një javë kjo ekspozitë do të lëvizë edhe në qytete të tjera të vendit, për t'iu bërë të njohur të gjithë qytetarëve jo vetëm punimet në rrugë.
Ndërtimi i rrugës, cilësuar nga qeveria si rruga patriotike ka shkaktuar debate të shumta për shkak të kostos së lartë. Opozita ka deklaruar me fakte abuzimet e bëra nga qeveria dhe ish ministri Lulzim Basha, i cili u thirr i pandehur për këtë çështje, pas akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre dhe favorizime në tenderë me një vlerë dëmi prej 230 milionë euro
tani here tjeter dy drinas kur te sqarosh gjera materiale mos hyn me bere politike...sepse besoj nuk ka nevoje.kerkush nuk duhet ti behet avokat kesaj rruge.po a ka avokat me te madh se vete rruga more patriot..le te lehin me ham hame socialiste e serbofile ,,gjysme socialiste e grekofile e soj sorollopi i tyre..me kismet zotit ne kete vere do shkoj e te pi uje ne fshatin tim te lindjes brenda dy oreve nepermjet kesaj rruge dhe do kthehem ne shtepi ne darke ...por ajo fjalia jote e fundit kur thua se brenda 10 vjetesh ketu do te ndodhin ndryshime ekonomike te paimagjinueshme me sjell nje dileme se a do ta perballoje kjo rruge kete rritje...pastaj te mos harrojme more patriot se kjo rruge nuk do te perballoje vetem rritjen ekonomike te kesaj zone por besoj se do jet arterie per te gjithe ballkanin qendror qe don te dale ne itali.....ketu shihet vizioni i vizionarit te tipit bismark apo cka permende ti...po te them dicka rreth nje tuneli qe eshte bere tmerri i shofereve ne dy anet e lumit tamiz ne londer...i vene ne funksion ne vitin 1968 tuneli '' blackwall tunnel ''ishte projektuar me dy korsi. qe ne fund te viteve 80 ai u be tmerri i shoferave per vonesat qe shkakton deri ndoshta edhe 1 ore kur vete tuneli kalohet per 3 minuta...
nejse shpresoj qe kjo arterie te mos behet pengese e zhvillimeve ekonomike shqiptare ne te dyja anet e kufirit imagjinar....
Fotografitë janë spektakolare dhe me të vërtetë që rruga është një vepër gjigande dhe e paparë në hapësirat tona deri më sot.
Por unë kam një kërkesë për moderatorët e kësaj pjese të forumit, që ti mbajnë temat të pastra dhe të mos lejojnë komente politike.
Emri i Sali Berishës që përmënd parafolësi ska asnjë lidhje me fotografinë.
Parafolësi thotë që është nga Veriu dhe falenderon Sali Berishën, po unë që jam nga Tirana dhe që kam paguar për ndërtimin e kësaj rruge????
Popullsia e Veriut të Shqipërisë është vetëm 1/4 e popullsisë së Shqipërisë në tërësi, dhe taksat që vilen nga bizneset që kanë aktivitete në Veri janë pak a shumë 1/10 e parave që janë hedhur për atë rrugë. Tani sikur nuk shkon, që ne që paguajm paratë, të ofendohemi në këtë mënyrë.
Familja ime ndoshta kurr nuk ka për të udhëtuar asaj rruge, por sigurisht që paguan taksat për të, ashtu si çdo shqiptar tjetër, prandaj do tu lutesha që të mos e lidhni rrugën me emra të përvetshëm, sepse është me të vërtetë mungesë respekti për të gjithë Shqiptarët e tjerë që nuk jetojnë atyre anëve por paguajn për rrugën.
Faleminderit.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
me vjen shume keq zoti flori por besoj se nuk ke hedhur asnje qindarke takse as ti dhe as une per kete rruge.i kemi hedhur 4 vite me pare me taksen majko neqoftese te kujtohet.gjithe shqiperia keto 19 vite ka punuar per tiranen.nuk ka pse te vjen keq qe qeveria ben nje rruge qe nuk i intereson vetem veriut por gjithe shqiperise.ashtu sigur te gjitha gabimet i atribuohen qeverise aktuale edhe meritat duhet ti njihen njelloj.flm
Krijoni Kontakt