A do mungojne edhe 230 milion Euro te tjera para se te perfundoj kjo autostrade!?![]()
A do mungojne edhe 230 milion Euro te tjera para se te perfundoj kjo autostrade!?![]()
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Antishqipetaret qe mundohen ne menyra te poshtera ta sabotojne ate rruge dhe atedheun e te gjithe shqipetarve, nuk do i leja kurre te kalojne neper ate rruge te shejt e te shtrejt per neve.
Me kenaqe me kete foto DYDRINAS...hapja dhe shpuerja e metrave te fundit te atij tuneli,simbolizon dhe sa pak metra kan mbetur nga bashkimi fizik shqipetare -shqipetare...edvin rama me pederasat qe mban per rreth na i marrshit te ligat...paraaa shqiperiaa para shqipetaree !!!
Klik me posht:
http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=4935
http://www.ora-news.com/video/index.php?idv=1178
Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 28-03-2009 më 19:06
A jane antishqiptare ata qe po thone pikerisht per ndertimin e Shqiperise?
E di ti sa ka autostrada Vlore Fier qe gjoja i kane hapur gropa te bien njerez ne to. Ka 3 vjet dhe asnjegje nuk eshte bere. Te lutem shko e beje nje foto e ma sill ketu sa bukur duket.
A thua qe gjithe keto para qe kane kaluar ne kete administrate, vetem ajo autostrade do te tregojne.
hahahahah aman si ti tregon video per Salen per kundrakorrupsione?
Po atyre u plasi korrupsioni mbas oborrit. Une su kuptoj ca nga juve, qe mundoheni te mbuluni diellin me shoshe....![]()
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Autostrada me kater korsi qe do lidhe tiranen me jugun gjer ne sarande,eshte vepra me e madhe kombetare per 4 vitet e ardhshme te qeverise se sali berishes 2009-2013,e ka then vet dhe e ka ne planin e mandatit te dyte...rruga po me kater korsi lushnje-fier pritet shpejt keto dite te perurohet...rri shtrember e fol drejt.
se ju e dini qe une e mbaj fjalen absolutisht, padyshim, sigurisht, madherisht, tralalalisht ...
me germa te trasha e te medhaja sa nje paqet mallboro germa.. gazeta shqiptare e anil bashe edvin karlo albe malltez-bollinos.. jep sihariqe.. por dhe kumte..
ne gsh.. ka 2 shkrime dje per rrugen..
njeri qe e ka emrin e autorit dhe tjetri pa autor.. dmth qe eshte titulluar.. nga ndonje nga mentoret e GSH-se.. pra nga kupola..
--
ja shkrimi me emer autori..e pikerisht nga aldo baristi e altin arapoisti e dondollakisti.. i njohur gert xhaja i cili kujtohet edhe si koordinator ne botimet e shperthimeve qosiste miloiste kunder kadarese..
Rreshen- Kalimash, shembet tuneli
» Dërguar më: 29/03/2009 - 11:26
Nga i dërguari ynë në Kalimash Gerti Xhaja
Thirre- Tuneli më i madh i Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës, që po i kushton miliona euro buxhetit të shtetit shqiptar, është shembur. Punimet janë bllokuar prej disa ditësh, ndërsa me dhjetëra ekspertë konstruksionesh, nuk po gjejnë zgjidhjen e duhur.
Bëhet fjalë për tunelin e Thirrës, rreth 4 kilometra brenda tunelit, duke hyrë nga ana e Kukësit. Punimet në tunelin më të madh janë pezulluar dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë.
Euforia për të hapur sa më shumë dhe ecur më shpejt me gërmimet për përfundimin e tunelit Rrëshen-Kalimash, kanë shkaktuar shembjen e tij. Lajmi konfirmohet nga vetë punonjësit në Thirrë, sipas të cilëve shkak ka qenë shpërthimi i një sasie të madhe eksplozive për të hapur shkëmbin. Ngjarja, e cila ka ndodhur në datën 20 mars është mbajtur mjaft sekret si nga kompania që punon për ndërtimin e rrugës “Kukës-Morinë”, por edhe nga policia.
Po kaq sekret është mbajtur edhe aksidentimi i punëtorit turk Kemal Osturk, i cili është zënë poshtë nga masivet e dheut, teksa tentonte të vendoste strukturat mbajtëse në pjesën e dëmtuar të tunelit. Fatmirësisht gjëndja e Osturkut, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme nga shtypja në gjoks e krahë.
Të pyetur për ngjarjen burimet zyrtare të komunikimit të firmës Becktel-Enka, janë shprehur se “ka ndodhur një shembje e dherave gjatë hapjes së tunelit, por kjo nuk është pjesë tunelit të ‘ndërtuar’, por në proces pune”.
Hyrja dhe konstatimi në vend i dëmit është e pamundur pasi kompania e konsideron të pamundur për momentin “për shkak të kushteve të sigurisë në tunelin ku punohet”.
Për hapjen e tunelit të segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, është duke u punuar në dy drejtime. Aktualisht punimet janë në fazën e bashkimit të drejtimit që vjen nga Rrësheni me atë që vjen nga Kukësi. Sipas punonjësve dhe burimeve zyrtare të Becktel-Enka, kanë mbetur vetëm 500 metra vijë lineare shkëmb për t’u hapur me qëllim që të takohen dy drejtimet dhe të përfundojë tuneli.
Ngjarja
Sipas versionit të dhënë nga punonjësit, i cili ishte edhe sinjalizimi i parë, shembja ka ndodhur në një zonë të përfunduar të tunelit. Bëhet fjalë për krahun e hapjes në drejtimin Thirrë-Kalimash. Shkaku mendohet të ketë qenë një shpërthim i fuqishëm, i cili duket se ka qenë i pamundur të përballohej nga vetë tuneli i hapur. Janë rrëzuar masive të mëdhenj dheu të paqëndrueshëm, të cilët sado që largohen nga punonjësit, prapë mbushin pjesën e tunelit ku kanë rënë. Zyrtarisht thuhet se rrëzimi nuk ka ndodhur në zonën e përfunduar por në atë ku vazhdon të punohet për hapjen. Konfirmohet se është hasur në shkëmb të butë, ose siç quhet në zhargonin e përditshëm, “dhe”. Ndaj kjo pjesë është mjaft e vështirë për t’u pastruar dhe hapur. Teknikisht duhet pritur stabilizimi i terrenit për të vijuar punimet. Gjithsesi, boshllëku që mund të krijohet nga largimi masivit të dherave që rrëzohen, ishte e paparashikuar për firmën që ndërton tunelin në Kalimash.
Aksidenti
Rrëzimi i masivit të dherave është shoqëruar edhe me të aksidentuar në njerëz. Ndonëse, fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar në shpërthimin që provokoi shembjen në tunel, katër ditë më pas, një punonjës turk do të binte në grackën e shkëmbit. Qemal Osturk, ishte duke vendosur strukturat mbajtëse kur është zënë poshtë nga dherat. Kolegët kanë mundur ta nxjerrin dhe largojnë në kohë për ta dërguar në spitalin civil të zonës, pranë Thirrës. Gjendja e Osturk mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Punimet
Ndërkohë në tunel vazhdojnë punimet për të vënë në kontroll shembjen. Rrëzimi i dherave në këtë pjesë të tunelit ka ngadalësuar se tepërmi punimit për hapjen e shkëmbit, pasi është edhe zona që ka përparuar më shumë. Ndërsa në krahun e Kukësit vazhdon puna për hapjen e tunelit. Probleme shkakton edhe afrimi i pikës së takimit të dy drejtimeve nga ku po punohet për hapjen e tunelit. Zvogëlimi i shkëmbit ndarës ka shtuar rrezikun nga vibrimet e shpërthimeve, për të rrëzuar masive të mëdhenj. Për këtë shkak punimet po vazhdojnë në dy kohë. Fillimisht çahet gjysma e sipërme të tunelit, dhe pasi vendosen armaturat hapet pjesa e poshtme.
--
ja dhe shkrimi pa autor.. i cili ne titull shpreh deshiren e eger te padroneve te mafies..qe kjo rruge te mos behet kurre..
--
Durrës-Kukës, asnjë shans për qershorin
» Dërguar më: 29/03/2009 - 13:25
Ku shkon ti? Nuk mund të futesh në tunel. Ka rënë tuneli. Ka zënë edhe një punëtor poshtë (të martën). Tani është edhe amerikani në mbledhje. Si erdhe deri këtu”?
Personi që të ndjek nga pas teksa të shikon se po i afrohesh hyrjes së tunelit, ka një veshje xhuboks dhe pantallona të zeza. Nuk ka kapele, siç kanë të gjithë policët qofshin të rendit apo privatë, por duket që është “security” i kompanisë. Nuk e ka fosforishente dhe kaskën mbrojtëse të punëtorëve. Mungesa e këtyre pajimeve duket se ka “zbuluar” edhe grupin e gazetarëve dhe ka bërë që roja të sulej me vrap nga kabina e tij në hyrje të kantierit të tunelit. Me dy pyetje të thjeshta e kupton nga roja se situata e krijuar nga shembja është me të vërtetë alarmante. Jashtë punohet, dhe kamionë të mëdhenj mbushen me çimento nga dy strukturat e mëdha në formë cilindri para hyrjes së tunelit. Nuk ka asnjë motiv që mund t’i mbushë mendjen rojës për të hyrë në tunel dhe ai të shoqëron deri në dalje nga kantieri. Punëtorë të tjerë i afrohen më pas rojës për ta pyetur për qëllimin e miqve të paftuar prej tyre.
Por, për të shkuar në tunelin e Kalimashit, duhet të lësh në Gjegjan, rrugën aktuale nacionale Rrëshen-Fushë Arrëz, për t’u kthyer në rrugë gjarpërushe djathtas që të çon në Shpal. Janë rreth 5 kilometra rrugë që të çojnë te kantieri më i madh i kompanisë, e cila ndërton rrugën Durrës-Kukës. Këtu nisin rrugët e kantierit që të çojnë drejt grykës së tunelit në Thirrë. Punimet dhe urat ende në proces ndërtimi janë një shenjë e dukshme që me gjithë dëshirën e madhe që kjo rrugë të përfundojë brenda muajit qershor, është shumë e vështirë të mbyllet edhe deri në fund të vitit. Kur i pyet banorët se si mendojnë, kur do përfundojë rruga, përgjigjen se të ishte për ta do të donin që ajo të zgjaste sa më shumë, pasi i ka punësuar dhe u sjell mjaft të ardhura. Me punëtorët ndeshesh që 700 metra më parë, ku janë duke punuar për përfundimin e një ure kulluese që lidh kolektorin e një përroi të vogël që kalon nën rrugë. Ndërsa përpara hyrjes së tunelit një autobot me mbishkrimin “danger” në anglisht dhe një mbishkrim të njëjtë në turqisht, tregon se ke hyrë në zonën e rrezikshme dhe mbikqyrur rreptë në tunel. Rojet nuk të lënë të afrohesh më shumë, pasi sipas tyre është e rrezikshme për shkak të shembjeve në tunel.
------
------
me nje fjale... cfar kuptoj une nga keto raportime nga malet e rruges..
se ata..kupola po levrin andej..me te vetet..
pra desha te theshnja per saliun ne se ka ndonje te vetin qe lexon kendejza..po sbesoj..
sali hap syte se do ta bejne dhe ketu ne rruto-tynelet e kalimashit.. nje 97 to- gerdeco -hata..
se kur flet xhaja i albe malltezo bolin-edvinos.. do te thote se.. dicka po kurdisin.. mirpo kupola eshte aq e mencur sa kur te lajmeron.. do te thote se e ka kryer punen tash degjoja krismen..
a u mor vesh gje cpo benet me ate kriminelin e shen mrise?
nuk besoj se i ka vra pa arsye te forte ai vegla policet e mjere..
te shohim..
uroj te mos ken sukses njesitet speciale te edvin ramiz nexho blushave.. qe te na tundin ndonje mal andej nga rruga..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-03-2009 më 01:31
Gjykata e Larte: Hetimet ndaj Bashes, te pavlefshme10/04/2009 11:00
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=148333
Gjykata e Larte shpall te pavlefshme hetimet ndaj ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha.
Me nje vendim te formes se prere Gjykata vlereson se akuzat ndaj Bashes jane te pavlefshme.
Gjykata vendosi pushimin e gjykimit per akuzat per abuzime me fondet e rruges Rreshen-Kalimash.
------------------------------------------------------------------------
![]()
Krijoni Kontakt