Close
Faqja 2 prej 74 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 740
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Strabag” kërkon ndërtimin me konçesion të pjesës Rrëshen-Kalimash. Nevojiten 250 milion euro për 3 vjet

    Durrës-Kukës, gjermanët kërkojnë 48 km


    Shekulli

    TIRANË - Një pjesë e konsiderueshme e rrugës Durrës – Kukës, i është kërkuar për ndërtim nga një kompani e huaj, gjatë ditës së djeshme, ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Kanë qenë përfaqësues të kompanisë gjermane “Strabag” international, të cilët, gjatë takimit të parë zyrtar në Shqipëri, i kanë bërë të ditur ministrit Spartak Poçi se janë të interesuar për ndërtimin me konçesion të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, që ka një gjatësi prej 48 kilometra. Gjermanët e “Strabag”, në takimin ku merrnin pjesë edhe drejtoresha e Përgjithshme dhe përfaqësues të “Infra Trans Projekt”, i kanë dorëzuar ministrit Poçi kërkesën e tyre zyrtare, ku shprehin gatishmërinë e tyre për ndërtimin e segmentit të dytë dhe më të rëndësishmin e rrugës “Durrës-Kukës”, atw Rrëshen-Kalimash. Kërkesa i është dhënë ministrit nga Karl Muller, i cili është drejtori i kësaj kompanie. Ministri shqiptar i Transporteve, ka bërë të ditur pas bisedimeve me përfaqësues të “Strabag” se qëllimi i këtij takimi ishte shprehja e interesit nga ana e kompanisë gjermane, për të filluar sa më parë ndërtimin me konçesion të segmentit rrugor në fjalë. Përveç kësaj, Sparatak Poçi ka deklaruar se kjo kompani është e interesuar për të marrë pjesë direkte në zbatimin e projekteve të tjera të rëndësishme të infrastrukturës në Shqipëri. Burime pranë ministrit Poçi kanë bërë të ditur dje se nga ana e tij është dhënë garanci se kërkesat e paraqitura do të shihen me kujdes, dhe se ai shpreson që të arrihet një përfundim i kënaqshëm për të dyja palët.
    Rrëshen-Kalimash
    Segmenti, pjesë e rrugës Durrës – Kukës, ka një gjatësi prej rreth 48 kilometrash dhe për ndërtimin e tij do të përdoren 250 milion euro. Projektuesit e këtij segmeni rrugor kanë bërë të ditur se punimet për ndërtimin e pjesës prej afro 50 kilometrash, parashikohet që të zgjasin rreth tre vjet. Specialistët bëjnw të ditur se, ndërtimi i këtij segmenti rrugor do të shkurtojë ndjeshëm distancat mes lokaliteteve, krahasuar me rrugën aktuale. Përveç kësaj, ata kanë bërë të ditur se rruga e re do të ketë cilësi më të mirë të asfaltit dhe të pjerrësisë, gjë që do të lejojë një komunikim më të shpejtë dhe në kohë më të shkurtër. Në projektin e rrugës Durrës – Kukës parashikohet që të përdoren edhe tunele, për të shmangur majat e larta dhe kthesat e shumta të rrugës.



    24/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rugova: Rruga Durres-Prishtine na bashkon
    E Shtune, 11 Shtator 2004
    Presidenti i Kosoves, ibrahim Rugova dhe ministrat Poci e Majko vizituan dje ecurine e punimeve ne segmentin e rruges se re Durres-Kukes, Milot-Rreshen: "Ndertimi i ketij aksi rrugor realizon endrren e vjeter te te gjithe shqiptareve". Sipas afatit fillestar punimet duhet te perfundonin me 30 qershor te ketij viti

    Segmenti i pare, Milot-Rreshen ne te cilin kane filluar punimet per ndertimin e autostrades se re, Durres -Kukes eshte vizituar dje nga Presidenti i Kosoves, ibrahim Rugova, i cili eshte shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci dhe Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Gjate kesaj vizite, Presidenti Rugova u shpreh per mediat

    se "ndertimi i ketij aksi rrugor realizon endrren e vjeter te te gjithe shqiptareve per te pasur nje ure lidhje se bashku, si dhe drejt integrimit europian". Ndertimi i linjes se re Durres-Kukes, pervecse rritjes se levizjes se mallrave dhe te njerezve ndermjet Shqiperisse dhe Kosoves dhe anasjelltas shihet si nje bashkim faktik i dy aneve te njejtit komb. Mirepo deri tani per ndertimin e kesaj vepre vetem sa eshte hartuar studimi i fisibilitetit dhe ende nuk jane gjetur investitoret per ndertimin e saj. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit me ane te burimeve zyrtare te saj ka pohuar se, eshte duke gjetur menyra per dhenien me koncension te disa segmenteve qe kane kosto te larte dhe qe jane te veshtira per t'u ndertuar. Po keshtu te njejtat burime njoftojne se, disa kompani gjermane dhe italiane kane shprehur interes per ndertimin e kesaj linje te re rrugore, por nuk kane rene dakord per te gjitha modalitetet. Nga ana tjeter ndertimi me ane te koncensionit eshte je forme investimi qe zgjat dhe se perdoruesit e rruges duhet te paguajne me pas takse te posacme. Ne segmentin e pare Milot-Rreshen punimet kane filluar qysh vitin e kaluar dhe po realizohen nga brigada e Xhenjos. Sipas afatit fillestar punimet duhet te perfundonin me 30 qershor te ketij viti, por ato nuk kane rritur te mbarojne ne kohe. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka miratuar kohe shtese, ne te cilen punimet ishin parashikuar te perfunonin ne fund te gushtit

    B.H.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përfaqësuesit e kompanisë gjermane kërkojnë që të shmangin doganat e Morinit e Vermicës

    Autostrada Durrës-Kukës–Prishtinë, pa doganë në mes

    Përfaqësuesit e kompanisë gjermane kërkojnë që të shmangin doganat e Morinit e Vermicës

    Bashkim Shala

    KUKËS - Drejtuesit e kompanisë projektuese gjermane “BPI Consult GmbH” që kanë fituar tenderin për projektin e autostradës Merdare-Prishtinë-Morin (Vermicë), si dhe përfaqësuesit e kompanisë projektuese shqiptare “INFRATRANSPROJECT”që po realizojnë projektet e dy segmenteve të rrugës së re Durrës-Kukës-Morin, kanë zhvilluar dje një takim pune në Vermicë. Përfaqësues të kompanisë shqiptare thanë për gazetën “ Shekulli”-n se takimi i iniciuar nga drejtuesit e kompanisë gjermane kishte si qëllim pikë-takimin e rrugës së re Durrës-Kukës-Prishtinë. Sipas këtyre përfaqësuesve, koncepti i projektuesve gjermanë për projektin e rrugës Prishtinë-Vermicë (Morin) është për një rrugë krejtësisht të re në pjesën e Kosovës dhe pikë takimi i rrugës me Shqipërinë të mos jetë ai ekzistues, pa doganë në mes, ku të perjashtohen dogana e Morinit dhe e Vermicës. “Propozimi i projektuesve gjermanë ishte që autostrada të mos bashkohet në pikën doganore Morin-Vermicë, por pika e bashkimit të jetë një rrugë krejtësisht e re dhe pa pengesa doganore”,- thanë perfaqësuesit e kompanisë shqiptare. Projektuesit e kompanisë gjermane kanë bërë të ditur se janë ende në fazën e projekt-idesë ku po studiohen tre variante të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Vermicë (Morin) 80 kilometër e gjatë. Njëherazi ato kanë deklaruar se është e sigurtë që autostrada Prishtinë-Morin do të jetë një rrugë krejtësisht e re, ku rruga aktuale do të ekzistojë edhe pas ndërtimit të autostradës. Sipas projekt-idesë, autostrada Prishtinë-Morin do të jetë me 6 korsi, rreth 24 metra asfalt, me trafik të ndarë në mes, ku në të dy krahët do të ketë korsi emergjence. Ndërsa përfaqësuesit e “INFRATRANSPROJECT” thanë se autostrada Durrës-Kukës-Morin do të jetë me katër korsi, dy vajtje dhe dy ardhje, e ngjashme me autostradën Tiranë-Durrës.” Nga Morini deri në Kalimash do të ndiqen gjurmët e rrugës ekzistuese, ndërkohë që nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen rruga do të ndërtohet krejtësisht në gjurmë të reja. Ndërsa segmenti Rrëshen-Rubik do të ndjekë gjurmën e rrugës ekzistuese, për të kaluar në rrugën e re Rubik-Milot e cila do të bashkohet me rrugën Tiranë-Shkodër, në afërsi të Milotit”,- thanë projektuesit shqiptarë. Arsyet kryesore, sipas projektuesve shqiptarë, që i kanë detyruar të ndjekin gjurmët e rrugës së vjetër, janë problemet e shpronësimeve në Shqipëri, që kërkojnë kohë dhe kanë një kosto të lartë. Kompania projektuese gjermane “BPI Consult GmbH”, një ndër më të njohura në botë në fushën e projektimeve, në maj të këtij viti u shpall fituese e tenderit për dizenjimin e projektit zbatues të autostradës Merdar-Morin, me një vlerë prej 2.8 milionë euro. Zbatimi i këtij projekti parashikohet të kushtojë rreth 644 milion Euro. Ndërkaq, qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar kompanitë projektuese që do të hartojnë projektin e segmentit rrugor Kalimash-Morin, pjesë e segmentit Durrës-Kukës. Studiot projektuese “ INFRATRANSPROJECT” dhe SDC, janë fituese të tenderit për projektin e zbatimit të segmentit rrugor Kukës-Morin dhe Kalimash-Kukës. Shteti shqiptar do të financojë 800 mijë dollarë. Këto dy projekte parashikohet të përfundojnë në fund të këtij viti, ndërsa pritet gjetja e donatorëve për financimin e këtyre dy segmenteve.



    10/10/2004

    Mariglen mendoj se do të ishte më mirë që titulli t'i ndryshohej në Rruga Durrës-Prishtinë apo Merdare sepse në fakt rruga do të ndërtohet deri atje e jo vetëm deri në Kukës.

    Shumë mirë që nuk do të ketë kufij në mes sepse nuk na duhen kufijtë që ndajnë shqiptarë, ne do të ribashkohemi dhe nuk na duhen kurrfarë kufijsh në mes nesh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Banka Botërore do të investojë ndërtimin e pjesën e autostradës Durrës - Prishtinë

    Tiranë, 5 janar - Banka Botërore do të investojë në ndërtimin e rrugës Milot - Morinë e Kukësit, pjesë shumë e rendësishme e autostradës Durrës - Prishtinë. Qeveria e Shqipërisë tha se përgjigja e Bankës Botërore u bë ndaj kërkesës së Kryeministrit Sali Berisha javën e shkuar. Në emër të Bankës Botërore u përgjigj Orsalia Kazancapulos, koordinatore rajonale për Evropën Juglindore dhe Azinë qendrore, e cila ka thënë se Banka Botërore do të avancojë përgatitjen e projektit të transportit për segmentin Milot - Morinë, të planifikuar fillimisht për fillimin e vitit 2007 në strategjinë e ndihmës ndaj Shqipërisë
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    2

    Thumbs up shpirti i bashkimit ndershqiptar

    Citim Postuar më parë nga honzik Lexo Postimin
    ............................
    Udha e shumepritun Durres - Prishtine edhe pak e do te bahet realitet. Kesaj radhe punen e nisi e po e sose Qeveria e Shqipnise. Kosova, nderkaq, ndonese me probleme te ndryshme te natyres politike, nuk mund te arsyetohet per neglizhencen e saj. Pushteti i LDK-s[, i rehatuem ne kolltuk me dhjeta vjet, nuk ka ba asgja per aorten e zemres shqiptare. (Me falni, problemet e veta materiale te gjithe funksionaret i kane zgjidhe).
    Shqipnia, megjithate, ka nise me deshmue se di me ba shtet, pervec shqiptareve jashte kufijve politike te Shqipnise se sotme, te cilet jane ne fazen e qerimit te hesapeve mes vetes dhe ne fazen e ndjekjes se inteligjencies. Ne politike ketu po qesin krye ganget. Dhe, kane me u dashte edhe shume vjet qe te pastrohen gjanat.

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Autostrada : Durres - Prishtinë do i lidh edhe me shumë se kurr keto dy vende,sidomos ne ekonomin e tyre...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #17
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Projekti i Durrës-Morinë

    Gjatësia 60.85km (5.65 km tunel)
    Tipi 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia 100km\orë
    Përfundimi Qershor 2009
    Urat 35 në total 4.5km të rrugës do të jenë në urë
    100 m gjerësi
    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40m
    Rruga 2 korsi për secilin drejtim, plus karrexhata
    3.75 m gjerësi korsie
    2 m gjerësi korsie emergjence


    ************************************************** ************

    Gjate muajt Gusht, kur isha me pushime ne Shqiperi, me beri shume pershtypje puna e bere gjate 7 muajve te fundit (kur te kem kohe do postoj dhe ca fotografi).Makinerite e ardhura nga Suedia (me sa kuptova) teper moderne dhe po behej pune shume intensive, sidomos nga zona e Repsit dhe e Fanit.

    Nje koncept se si do duket autostrata pas ndertimit.

    http://www.mpptt.gov.al/images/calimash_image.jpg
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #18

    Drita qe pritet nga tuneli Shqiperi-Kosove

    Drita qe pritet nga tuneli Shqiperi-Kosove




    Kukes - Rreth 10 kilometra larg Kukesit, qytetit ne verilindje te Shqiperise, kompania "Bechtel-Enka" qe po punon per ndertimin e nje pjese te autostrades Morin-Kukes- Durres ka ngritur “qytezen” e saj.

    Ne te njejtin vend, rreth 35 vjet me pare, u ngrit dhe kantieri i Ndermarrjes Rruga-Ura te Elbasanit, qe ndertonte rrugen e re per te lidhur qytetin e Kukesit te ri me pjesen tjeter te vendit, rrjedhoje e ndertimit te hidrocentralit te Fierzes. Ne ate kohe thuajse te gjitha proceset kryheshin me kazme e lopate, ndersa shkembinjte therrmoheshin me dinamit. Me shume se tre vjet vazhdoi ndertimi i ketij segmenti rrugor, vetem rreth 30 kilometra. Tani pas 35 vjetesh gjithcka ka ndryshuar ne kete vend, sistemi, teknika qe sherbeu atehere…

    ***

    Keto kujtime te vijne vetiu, kur mendon se afati i perfundimit te punimeve per gjithe ndertimin e kesaj autostrade, e cilesuar si nje nga investimet e shekullit ne Shqiperi, eshte vetem 4 vjet. Te hysh ne “qytezen” e kompanise amerikano-turke “Bechtel-Enka”, qe po punon per ndertimin e segmentit Kalimash-Rreshen, nuk eshte e lehte. Rregulli e disiplina eshte “A-ja” e punes ne kete kompani, e njohur per fronte pune edhe ne vende te tjera te botes. "Ketu cdokush hyn, pasi pajiset me nje dokument dhe shoqerohet nga punonjesi i firmes", - thote per ATSH-ne, Ismet Kola, perkthyes ne kete kompani. Ne nje mjedis te vecante te qytezes jane te radhitura mjetet e renda, automjetet e llojeve te ndryshme, te gjitha ne funksion te punimeve, qe ato te mos nderpriten per asnje cast, as naten, as diten. "Ketu puna nuk nderpritet asnjehere, punohet me dy turne, cdo turn nga 12 ore", - sqaron Kola.

    ***

    Ndertimi i tunelit te Kalimashit, qe kalon ne malin e Qafe Kumbulles, nder me te gjatet ne rajon sipas projektit, perben nje nga pjeset me te rendesishme te ketij segmenti te autostrades. Drejtori i punimeve, Chris Dixon, jep disa te dhena per punimet e deritanishme ne kete tunel, qe nisen ne shkurt te ketij viti. Ai thote se ritmet vijojne sipas parashikimeve. Per hapjen e tunelit vazhdohet ne dy drejtime nga ana e Kalimashit e nga ana e Thirres. Nga secili drejtim hapen dy tunele, qe ne perfundim do te bashkohen duke krijuar dy tunele te medha, me gjatesi prej 5.5 kilometrash, ku secili do te sherbeje per nje drejtim te levizjes se automjeteve. "Deri tani nga ana e Kalimashit eshte kryer germim, faza e plote e tunelit, ne nje gjatesi prej 473 metra, ndersa te tuneli tjeter, nje gjatesi prej 449 metra. Ndersa ne zonen e Thirres, te njeri tunel, procesi i germimit ne faze te plote ka perfunduar ne nje gjatesi prej 268 metrash, ndersa te tjetri pjeserisht ne nje gjatesi prej 220 metrash", -detajon Dikson. Ai sqarimin e konkretizon edhe me paraqitje grafike. “Deri tani gjatesia e tunelit ka arritur ne rreth 1.2 kilometra”, - sakteson ai. Sipas drejtuesit te punimeve, aktualisht perparohet me 1.5 meter ne dite, gje qe kryhet permes dy shperthimeve ne dite per cdo tunel.

    ***

    Jane keto vetem disa te dhena qe tregojne per permasat e punes qe po kryhen per ndertimin e kesaj autostrade, qe sic thote Xhemajli, nje prej punonjesve turq me te cilin udhetojme ne drejtim te Kukesit, eshte nje sipermarrje e jashtezakonshme. Xhemajli ka kater muaj ne Shqiperi dhe punon si laborant teknik. Eshte nga Stambolli. Ka vetem nje muaj ne sektorin e Kalimashit, pasi 3 muaj ka punuar ne sektorin e Thirres. "Kuksianet jane te dashur e punetore. Por ndertimi i kesaj rruge do t'i beje edhe me punetore", - shprehet ai. Biseda kalon edhe te segmentet e tjera te kesaj autostrade, ku punet duhen pershpejtuar. Kjo per faktin se reshjet jo vetem pengojne punen, por edhe levizjen e mjeteve dhe udhetareve. Por asnjeri nuk ankohet. Mjafton qe rruga te ndertohet sa me shpejt.

    Gjiganti me 2 400 punonjes

    Projekti gjigant i autostrades qe lidh vendin tone me Kosoven po perballohet nga 1 600 punonjes shqiptare dhe 800 te huaj. Iva Zagar, qe punon si zedhenese e kesaj kompanie, thote se kompania ka mundesuar punesimin e nje numri te madh punonjesish vendas. "Zbatimi i projektit ka si perparesi punesimin e vendasve, gje qe do te ndikoje ne forcimin e aftesise profesionale te fuqise punetore lokale dhe rritjen ekonomike te banoreve te zones. Kjo do t'i sherbeje fuqise punetore vendore per perdorimin e teknologjise ne projekte te tjera", - vijon zedhenesja e kompanise. Sipas saj, mbi 90 per qind e nenkontraktoreve te projektit jane me sipermarrje shqiptare. “Kompania gjithnje i perzgjedh punonjesit, sipas nje kriteri rigoroz, ne bashkepunim me pushtetin vendor”, - tregon Zagar, duke shtuar: "Ne kete aspekt shihet origjina e vendit te punonjesit dhe sa eshte paga per te njejtin vend pune, po ashtu edhe legjislacioni i vendit ku punohet per pagat. Gjithsesi, edhe pse kemi kerkesa per punesim, paga e punonjesve tane eshte me e madhe sesa mesatarja per te njejtin vend pune".

    Mes punetoreve qe ndertojne tunelin

    Drejtuesit e kompanise pranojne te shohim punimet, qe po kryhen ne tunelin e Kalimishit, nje nga veprat me te veshtira, por jo te bisedojme me punetoret. Sipas tyre, ata jane ne pune dhe biseda me ta gjate ketij procesi eshte e rrezikshme. Puna ne kete segment rrugor nuk eshte pa probleme. Vecanerisht ne tunel. Ndersa levizim ne hapesiren e madhe te tunelit, rralle-tek ndonje prej punetoreve na hedh syte. Secili vijon punen e tij. Pjesa e tunelit, tashme e ndertuar me nje gjatesi prej afro gjysme kilometri, eshte krejtesisht e ndricuar. Por, brenda tij te gjithe mbajne mbi koke kasketat mbrojtese. Me punetoret eshte veshtire te bisedosh, madje edhe kur mbarojne punen. Ndonjeri edhe pranon te flase per punen qe ben, me kushtin qe mos t'i permendet emri. "Nuk mund te them se nuk jam i kenaqur me pagen. Paga me e ulet e nje punonjesi te thjeshte ketu eshte 30 mije leke ne muaj”, - thote njeri prej tyre. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe kerkesat per te punuar ne kete kompani jane te vazhdueshme nga vendasit. "Por, ama, ketu puna eshte pune, nuk ka pushime apo verdallosje ne orar te punes, sic ndodh te ne", - shton nje tjeter.

    Nje mesim per sigurimin teknik

    Edhe vizitoret e tunelit i nenshtrohen nje lloj trajnimi per sigurimin teknik. Personi qe kryen kete eshte strikt. Kjo fillon qe nga levizja e mjetit nga qyteza deri ne tunel, ku nuk lejohet qarkullimi me me shume se 40 kilometra ne ore. Mesojme se deri tani jane botuar nga kompania 230 tema te pergjithshme per probleme te ndryshme te sigurimit teknik, te cilat u vihen ne dispozicion cdo te punesuari rishtas. Synimi, eliminimi i cdo lloj aksidenti, "ndonese te tille edhe ka pasur, por pa ndonje pasoje", - sic thote drejtori i punimeve ne tunel, Chris Dixon.

    Nje proces tejet i veshtire

    Ndertimi i tunelit te Kalimashit, me nje gjatesi prej 5.5 kilometrash secili, eshte nder proceset me te veshtira teknike, qe po realizohen gjate ndertimit te autostrades Morin-Kukes-Durres. Kjo duket dhe gjate vizites ne tunel, e ndricuar gjate 24 oreve, ku punojne dhjetera punetore. Asnje punetor ne frontin e punes nuk hedh syte nga vizitoret apo drejtuesit e punimeve. Na u kujtua paralajmerimi: “Biseda ne tunel eshte e rrezikshme edhe per vete punetorin".

    Ndertimi i tunelit eshte vetem nje segment ku punon kompania "Bechtel Enka”. “Kjo kompani punon ne nje gjatesi prej 60.8 kilometrash te autostrades Morin-Kukes-Durres", - te sqaron zedhenesja. Disa tregues ne menyre te permbledhur te punes se kryer deri tani nga kjo kompani jane mbi 2.3 milione ore pune, mbi 6.5 milione meter kub germime, prej te cilave mbi 2.2 milione meter kub jane perdorur per mbushje, si dhe jane hedhur afro 28 mije meter kub beton arme. Per kete qellim po perdoren edhe 1 200 mjete pune.

    Te dhenat teknike

    Segmenti i gjate prej 60.8 kilometrash, ku po punon Bechtel-Enka, eshte ndare ne 3 pjese: Rreshen-Reps - me gjatesi 19.5 kilometra, Reps-Thirre - 26.5 kilometra dhe Thirre-Kalimash - 14.8 kilometra. Gjeresia e rruges qe po ndertohet eshte 26 metra, ndersa shpejtesia e levizjes se mjeteve parashikohet te jete 80-100 kilometra ne ore. Duke qene se ky segment eshte ne nje terren mjaft te thyer malor, projekti parashikon dhe ndertimin e 27 urave, gjithsej, me nje gjatesi te pergjithshme 4 kilometra. Urat po ngrihen me traversa 40-metershe, me peshe secila, 165 tone.

    Marre nga : Gazeta Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-11-2007 më 16:10

  9. #19
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Dy fotografi qe paracesin progresin ne ndertimin e tunelit te Kalimashit.

    PS: Fotot jane shkeputur nga nje artikull ne internet, nga muaj i kaluar dhe mendoj se duhet te jene marre nga fundi i Tetorit ose fillimi i Nentorit.



    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    kjo atustrad i duhet popullit shqiptar por kostoja e ndertimit te kesaj autostrade ka vajt sa per 3 autostrada durres-kukes-morin.ne ne shqipri kemi 8 vjet qe paguajm taksen e kesaj rrige dhe der tani sja kena pa hajrin.ishalla po ja shofim shpejt

Faqja 2 prej 74 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •