Close
Faqja 29 prej 74 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 740
  1. #281

    Pas vizitës së Metës, Edvini ka mbetur si “Rankoviçi i autostradës” së shqiptarëve

    OPINION
    Pas vizitës së Metës, Edvini ka mbetur si “Rankoviçi i autostradës” së shqiptarëve
    28-02-2009 / Nga Ramiz Lushaj

    Pas vizitës së Metës, Edvini ka mbetur si “Rankoviçi i autostradës” së shqiptarëve

    Ilir Meta, aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe njëkohësisht Kryetar i LSI dhe ish-Kryeministër, në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e vizitoi e foli për Korridorin e Shqiptarëve në tre segmente të saj: në Kukës, Tunelin e Kalimashit dhe në Vlorë.

    Në anën tjetër, Edvin Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e Kryetar i PS, në këtë fund shkurti shkoi në Budapest.

    Nga Vlora në Budapest, në autostradë, përshkohet për mbi 5 orë, cka do të thotë se Vlora me projektet e saj të Qeverisë Berisha, do të jetë një nga qytetet e portet më të zhvilluara, jo vetëm të bregdetit Adriatiko-Jonian, por edhe të Mesdheut. Ky është një nga dimensionet madhore të Korridorit të Shqiptarëve, që nuk na lidhë vetëm me Kosovën, por edhe me Europën...

    Po, në këto dy skaje: Meta në Vlorë e Rama në Budapest, kanë në mes Autostradën, që është projekti më i madh i shekullit shqiptar, një sipërmarrje gjigande e Kryeministrit Sali Berisha, që kulmon nga ndërtimi në Tunelin e Kalimashit dhe kulmon për nga vlerat e shumëfishta në historinë e ardhmërinë shqiptare.

    Meta, vizitën në Tunelin e Kalimashit, e cilësoi si “një nga ditët më të bukura të jetës së tij”, ndërsa për Korridorin e Shqiptarëve, theksoi se “në një dekadë shqiptarët kanë bërë realitet dy ëndrra: Lirinë e Kosovës dhe këtë rrugë gjigande”, kurse Rama, në Budapest, i ankohet Kryeministrit të Hungarisë se “po vonohet shpërndarja e kartave të identitetit dhe kjo po i rrezikon zgjedhjet e 28 qershorit 2009”(!).

    Meta, u zgjua nga gjumi dhe, i pari nga partitë politike të së majtës, shkoi dhe e pa me sy realitetin se Korridori i Shqiptarëve është një vepër gjigande, duke ia rritur disi “Kartat e Kredibilitetit” vetëvetes në popull, ndërsa Rama, rrinë pa gjumë prej këtij korridori duke ia djegur vetëvetes “Kartën e Identitetit” në historinë shqiptare. Vecse të dyve, një kartë iu ka mbetur në dorë: Korridori i Shqiptarëve do të përfundojnë në qershor 2009.

    Meta, iu tha gazetarëve në Tunelin e Kalimashit, se për këtë autostradë gjigande nuk don të bëjnë “as ekspertin e as prokurorin”, ndërsa Rama me Mimat e Dadot, don t’i bëjnë të dyja njëkohësisht.

    Për më tepër kush shkon e flet për këtë Korridor e cilëson “Armik”, sic e deklaroi edhe LSI-në jashtë të majtës.

    Po ka edhe diçka më të rëndë për Ramën “Rankoviçin e Autostradës”: nuk i priti 4 ministra të Qeverisë së shtetit të ri të Kosovës, sepse dhanë vlerësime të larta për këtë Korridor të Shqiptarëve, për këtë Kryevepër të Kryeministrit Berisha gjatë mandatit të tij. Përkthimi politik i kësaj sjelljeje do të thotë se kryesocialisti Rama nuk e do as Kosovën në Shëngjin, Durrës apo Vlorë, as kosovarët në Tiranë, por as këtë Korridor të Bashkimit e Integrimit të Shqiptarëve drejt Prishtinës.

    Kjo është si ajo përralla: Shi-shi (stërkala sulmesh ndaj Korridorit të Shqiptarëve me akuza politike për korrupsion dhe stërkëmbësha për progresin e tij), Lage Shi (as nuk lagu dhe as nuk terën) ç’bëri plaka (Nexhmije) në mulli (të dizinformimeve e fabrikimeve absurde) “Tre kuleçë në hi”. Një iu “poq” (me akuza në kulisat e Theodhori Sollakut e Ina Ramës), një iu dogj (në opinion e në dyert e gjykatave), një tjetër do ta hajë (turpin përballë Shqiptarëve e Historisë sonë Kombëtare) me zogjtë e vet (Edvinin me kompani)...

    Edvini si Edvini, ankohet vokalisht për Kartat e Identitetit në Budapest në këtë ngricë të stinës së dimrit dhe i plasë zemra se iu dogjën kartat e akuzave për Korridorin e Shqiptarëve drejt Morinës, Prishtinës e Budapestit... në pranverën e përurimit të kësaj kryevepre të shekullit shqiptar, në pranverën fitore të Liderit eifelian Sali Berisha në Elektoriadën 2009.

    Meta në Vlorë e Rama në Budapest e kanë Korridorin e Shqiptarëve në mes, e kanë Liderin e formatit europian në ballë e në krye të fitores e të progresit të shqiptarëve edhe në një mandat të dytë qeverisës. Ndërkohë, Meta, mundi kur mundi me shkue deri në Tunelin e Kalimashit dhe Rama do të mbetet poshtë urës së Beshirit rrugës për në Pezë. Sali Berisha, pas përurimit të Korridorit të Shqiptarëve, do të përshendesë Shqiptarët me 29 qershor 2009 në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës për fitoren e mandatit të dytë e do të ecin drejt Korridorit 8, drejt Boshtit të Jugut, drejt Prishtinës, drejt progresit të ardhmërisë sonë Kombëtare.
    ...

    55

  2. #282
    Shëngjini, autostrada dhe hekurudha
    GANI MEHMETAJ


    Me ndërtimin e magjistrales Durrës-Prizren, dy portet shqiptare do të fitojnë shumë në peshë, ndërsa porti i Selanikut do ta humbasë rëndësinë që e kishte më parë



    Gani MEHMETAJ

    1. Lajmi më i mirë i viteve të fundit pas pavarësisë është vullneti i mirë i Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, që t’ia lërë në shfrytëzim portin e Shëngjinit shtetit të Kosovës. Është ky njëri ndër hapat më të rëndësishëm kombëtar të fillimit të integrimit ndërshqiptar. Ky integrim po bëhet në baza shumë më të qëndrueshme, më të shëndosha dhe pa pompë të madhe. Së pari, ka filluar mbi baza ekonomike të shkëmbimit të mallrave e të qarkullimit të lirë, pastaj dalëngadalë do të fillojnë fazat e tjera. Pastaj do të vazhdojë në format e tjera kryesore, i gjithë territori shqiptar, andej dhe këndej kufirit do të ketë dalje në det, pra Kosova-kontinentale do të jetë me një port të rëndësishëm, kështu që do të fitojë një peshë jo vetëm brenda rajonit, por edhe më gjerë.



    Brezat më të rinj mbase nuk e dinë, fare pak e dinë edhe brezat më të vjetër, që Serbia, përkatësisht ish-Jugosllavia e kishte ëndërr më shumë se 100 vjet daljen në portin e Durrësit e të Shëngjinit. Në çdo projekt të tyre, në çdo libër shkollor e eufori shoviniste ata klithin për dalje në detin shqiptar. Kur këtë nuk mundën ta bëjnë me trupa, atëherë bënë projekte me ndihmën e qeverisë franceze për një depërtim hekurudhor në Shqipëri. Kështu në vitet ‘30 të shekullit të kaluar ndërtuan hekurudhën që u shtrua deri në Pejë e në Gjakovë, për të vazhduar sipas planeve franceze e serbe nëpër alpet shqiptare, që të zbresin pastaj në det. Është menduar pastaj që një pjesë e mallrave, të cilat prodhoheshin në Kosovë, të shiteshin në Perëndim, kryesisht lëndët drunore dhe prodhimet bujqësore, krahas xeheve. Ishin edhe shumë ëndrra të tjera të tyre, të cilat fatbardhësisht nuk u bënë realitet. Kjo nuk do të thoshte se nga ky projekt do të përfitonte Kosova, apo shqiptarët, sepse Kosova ishte koloni e pushtuar nga Serbia atëbotë. Natyrisht qëllimi ishte që Serbia, përkatësisht ish-Jugosllavia, të komunikonin me botën edhe nëpërmjet detit dhe të vazhdonin pastaj qarkullimin e mallit e të ndikimit edhe më tutje në Lindje. Dhe kjo gjë nuk u realizua, sepse shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, pastaj pas luftës, gjendja gjeostrategjike ndryshoi, Franca më nuk e kishte sferë të interesit Serbinë, kështu që serbët nuk e realizuan ëndrrën e tyre. Kjo gjë mbeti në heshtje, mungonte kapitali perëndimor për këtë projekt të madh, ndërsa Serbia gjeti një zgjidhje tjetër: e bëri hekurudhën Beograd-Tivar, që ua siguroi daljen në det, tash përmes shtetit të Malit të Zi, por që nuk ishte e të njëjtit kapacitet që e kishin menduar sikur ta kishin Durrësin apo Shëngjinin.



    2. Natyrisht ajo që ishte ëndërr serbe, e ndihmuar nga kapitali francez, nuk do të thotë se nuk duhet ta bëjnë realitet dy kryeqytetet shqiptare - Tirana e Prishtina, po ashtu të ndihmuar nga kapitali kombëtar e ndërkombëtar. Propozimit dhe tumirjes së pritur të shfrytëzimit të portit të Shëngjinit nga Kosova, i ka prirë një projekt tjetër madhor shqiptar: autostrada Durrës-Prizren, që do të bëjë bashkimin e natyrshëm të Veriut me mesin dhe Jugun shqiptar. Ishte kjo një ëndërr tjetër e shqiptarëve, e cila u shpreh nga Presidenti i ndjerë, dr. Ibrahim Rugova, në fillim të viteve ‘90, ndërsa e përqeshnin më të madhe pinjojtët e së majtës së Kosovës dhe pro-jugosllavët si një fantazi e parealizuar. Ishte proverbiale dëshira e Rugovës që kafen ta pinim të Durrës, ndërsa në mbrëmje të ktheheshim në Prishtinë. Ndërkaq, këtë vizion po e bën realitet qeveria e Sali Berishës, që do të mbetet njëra ndër veprat më madhore të këtij Kryeministri dhe që do të mbetet në histori me një vepër të këtillë. Fatkeqësisht, në anën e Kosovës, kjo gjë mbeti vetëm në nivel të përrallës politike, pa bërë asnjë përçapje konkrete.





    3. Rrumbullakimi i gjithë kësaj do të ishte fillimi i punimit-jetësimit të hekurudhës po nëpër të njëjtën hapësirë - Durrës-Prizren, që do të bëjë një komunikim shumë më të shpejtë, më të dendur dhe që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për bregdetin shqiptar, për ekonominë shqiptare të të dyja shteteve. Në këtë mënyrë shqiptarët do të fitojnë peshë edhe në raportet rajonale e më gjerë, sepse shumica e mallrave, të cilat janë shkarkuar apo ngarkuar në portin e Selanikut për Perëndim apo për Lindje, tash do të kalojnë nga porti i Durrësit a Shëngjinit. Magjistralen shqiptare, e cila është në përfundim e sipër do ta ndihmonte shumë sikur të aktualizohet projekti i vjetër francez për zgjatjen e hekurudhës nga Peja a Gjakova, më tutje drejt Kukësit e Durrësit, apo nëpër Luginën e Drinit të Bardhë.



    Natyrisht kjo gjë kërkon mjete të mëdha materiale, kërkon kapital ndërkombëtar dhe mbi të gjitha kërkon vullnet e dëshirë, që të bëhen vepra të mëdha. Ky vullnet nuk ka munguar në realizimin e projektit të autostradës, e cila është në përfundim e sipër. Sikur të dëgjosh opozitën shqiptare dhe një pjesë jo të vogël të mediave elektronike të kontrolluara nga opozita, në autostradën Durrës-Kukës-Prizren kanë ndodhur vetëm skandale dhe asgjë tjetër. Madje, sikur të dëgjosh reagimin e tyre, autostrada duhet të ndërpritet, apo të zvarritet ashtu sikurse bënë me vite opozitarët kur ishin në pushtet. Është fatbardhësi që kjo gjë nuk u bë, pra Berisha e ndoqi parimin: qentë lehin, karvani ecën përpara. Mirëpo, në këtë mes të vjen keq që gjërat e tilla nuk përcillen me dashamirësinë e punës që bëhet. Këtë fat e pati edhe lajmi për gatishmërinë e Kryeministrit shqiptar që t’ia japë në shfrytëzim portin e Shëngjinit. Në vend se të plasohej në faqet e para të gazetave shqiptare në Kosovës, pjesa më e madhe e tyre e dhanë disi me druajtje, ashtu sikurse jo pak gazeta edhe në Kosovës veprën kapitale të autostradës shqiptare e plasuan sipas përcaktimit politik e jo sipas punës që bëhej.


    28/02/2009

    standard

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thx necku per sqarimet..

    me ato cka thuhet aty kuptohet qarte nje gje.. se pushtetaret e kosoves nuk gezojn dot pa urdher nga selia roze..
    cdo te thot kjo..

    qe meqense rrugen deri ne morin ..pra durres-kukes.. po e ben berisha.. e meqe ps nuk e ndalon dot hapur e me dhune perparimin e ksaj rruge.. athere pushtetaret enveriste te kosoven bejne detyren..pra do ta bllokojne vazhdimin e ksaj rruge neper kosove si shenj e qarte solidarizimi me lahperet e selise roz ne tirane..

    pra keta hajna do te kendojne ate kenge qe do edvini arta dadja e pisat e tjere..

    qe rruga durres-prishtin.. te ket sukses pra te perfundoj plotesisht duhen patjeter dy gjera..

    1 - te vazhdoj PD e Berishes qeverrisjen edhe 4 vjet te tjera ..
    2- qe ne kosove te behen zgedhje politike te reja e kosova te filloj te qeveriset nga atdhetare me origjine politike nga lidhja demokratike e Kosoves.. jo nga kjo qe eshte katandisur ne sherbetore te drejtoris politike.. por nga nje ldk e fort e e papajtushme me falangat polpotiste llapushnikiste pojatoiste..

    me cduken bathet.. Kosova do vazhdoj te qeveriset nga drejtoria komunikato-prodhuse enveriste.. dhe ne tiran te vijne ne pushtet dhe de jure e de facto lahperet e ps-se..

    e kjo do sjell bllokimin e rruges e harrimin e saje..pra miliarda do shkojne ne lume..

    cfar duhet..

    duhet qe atdhetaret si ne kosov si ne shqiperi ti japin nje shanc tjeter pd-se te qeverise dhe ne kosove te sjellin ne krye te qeverise e parlamentit atdhetare serioz e te perkushtuar..

    ne se duam te kemi progres te pandalshem..

    vini re enveristet kosovare.. dhe koleget e tyre edvinoiste e gjinushoiste.. ne forum ose ne median e tyre televizive a gazetareske..

    asnji fjal te mire nuk e than per rrugen.. perkundrazi me zell gjuajn artikuj ku injorohet a sabotohet rruga.. dhe me urgjence kan pergatitur shtabet e tyre per ta futur ne biruce njerin nga nismetaret e rruges.. lul bashen e berishes..

    asnje cm nuk ka levizur prokuroria enveriste e tiranes per te sqaruar shtetin e popullin se ku vanë miljonat e mbledhura ne emer te rruges nga selia roze.. e qe nuk bene asnji milimeter rruge..

    po shikoni sa zell e vrer ka kjo prokurori per te mbledhur "fakte" kunder berishes e lulit.. edhe se nje popull po bindet cdo dite se rruga po behet e kjo ben muuuuu..

    pra largimi nga politika.. i ps-se me vote popullore eshte kusht nr 1 per mbarvajtjen e shqiperise..

    ne se ne zgedhjet e ardhshme kemi at fat qe falangat edviniste gjinushiste meto zabitoiste do te p,irdhen nga vota e popullit.. athere shum shpejt do te kemi nje shqiperi e kosov ndryshe..
    per pak vite do behet aksi tiran-shkoder berat-tepelen gjirokaster si dhe rrug te tjera moderne e do e harrojm nji her e mire prapambetjen ne kte fush e fusha tjera..

    der athere uroj qe njesitet guerile te selis roz ne bashkpunim me bandat enveriste te mos mundin ti ven tritolin rruges kombetare.. sic ja vune depos se gerdecit..

    po kjo do dhe vigjilence..

    duhet nga vet populli te ruhet rruga.. se shiku e prokuroret e gjykatat e nji pjes e policve punojne me direktiva nga celulari i edvin mime kodheles e brace arapve.. e dado leckave.. e ramiz nexhmijeve.. qe po u plas vreri nga rruga..
    Pa dyshim se per ndertimin e kesaj autostrade kontributin e kan dhane po thuajse te gjith qytetaret e shqiperis e me gjer ne mnyra te ndryshme dhe sipas mundesive ketu normal qe duhet vequar edhe qeverin shqiptare por ti brari dhe disa te tier sikur e keni harrue se iniciativen per ndertimin e kesaj autostrade e pat dhan ish kryeministri Pandeli Majko me 1999 dhe fillimin e kesaj autostrade e pat fillue ushtria shqiptare me 2003 e ju po perpiqeni qe krejt meritat tia mveshni vetem nji njeriu e ky eshte sala
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merita e pandushit tuaj or Llap eshte se diti me i mbledh para shqiptareve ..duke i thene se i don per Rrugen .. dhe ato para i zhduku ai dhe qeverite socialiste.. si te ishin gjethe lisi..
    me mashtru opinionin pandushi cfaqi ne tv disa her disa ushtar me lopata.. qe hapnin nji far kanali.. e u tha se ushtria po ja fillon..

    mirpo nu beri asnji meter rruge..

    ky eshte fakti..

    ju enveristet e kosoves jeni te shqetsuar qe behet rruga nga saliu sepse mendoni qe kjo rruge do i jap vota pd-se..qe ju e urreni ma shum se arkanin e slloben..

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    une pe pres me padurim perfundimin e ksaj rruge leni ngatrresat o vllazen veq perhajr na koft kjo rrug e ishalla ja shohum hajrin e shtjershum krejt .
    We are all Aliens

  6. #286
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    good news qe kemi 1 rruge te tilla por un kam 1 shqetesim.. ai asfalti kam frik se do filloj te prishet akoma pa mbaru mir sepse ata hajutat ne garen e vjedhjes 2 cm asfalt kan ven..

  7. #287
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Kurse une degjova qe vetem tuneli do perfundoje ne Qershor, ndersa pjesa tjeter nga Nentori.

  8. #288
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Mirese te mbaroje! Me kaq investime sa jane bere ne kete rruge, do ishte shtruar gjithe Shqiperia dhe do ishin zgjidhur me teper probleme!
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2008
    Vendndodhja
    Prishtine-Kosove
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    edhe nga Kosovaret ka shume qe na urrejne ne Shqiptareve keshtu qe nuk eshte mire me fol keshtu... dhe leje aty
    Hej lerni keto ofendime pa lidhje. Se ne duhet te kosiderohemi si nje komb. Nese ne nuk jemi te rendesishme per ju ateher gjithe kjo autostrade nuk ishte ndertuar nga Kosova por nga nje vend tjeter. Kjo rruge ka synime te shumta. Se pari per lidhje ekonomike, sepse jemi te rendesishem per ju, se dyti lidhje vellazerore, se treti zhvillimi i turizmit te juaj. Anipse i permenda keto arsye, sinqerisht pasi qe jemi shqiptar nuk dua te i konsideroni me ofendime.

  10. #290
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    sa krosi ka kjo autostrada ...3 a 4

Faqja 29 prej 74 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •