Close
Faqja 12 prej 74 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 740
  1. #111
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    60 km dhe kostoja 1.2 miliard euro
    1 km ------20 milion
    kush i pagun keto o vllezer

    Këto i paguan Argita me Shkëlzenin, por me qënë se ata janë shumë të varfër, të këputur fare, ndonjë ndihmë të vogël u jep dhe miku i familjes Fazlliç.


    Bracja kishte marre ca te dhena nga ministria e ndertimit e territorit dhe kostoja e rruges kishte shkuar nga 7 euro per meter kub qe ishte kontrata origjinale ne 270 euro......
    Nuk e di a po e lan me flori këtë rrugë babi Argitës a si?
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 27-11-2008 më 12:30
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    O Skifter!
    Po çfar thuaj mor burr?
    Ti a e shikon që vetëm një tunel 6 kilometra po bëjmë ne dhe nuk e përballojmë dot, e ke idenë ti se sa tunele mund të kërkojë një linjë hekrudhore? Kjo sikur terreni malor ta lejonte një gjë të tillë.

    Nuk e di se sa informacion keni ju, por ne ishim në hapin e fundit të hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos dhe pas "KUSHTRIMIT" që dha kryeministri i tanishëm dikur që ti vëmë kazmën çdo vepre komuniste, u shkatërrua! U morën shinat dhe u shitën për hekur, u morën trashetë dhe u përdorën dru zjarri!
    Nuk do të çuditem aspak kur ndonjë ditë të na dali zoti Berisha dhe të na premtoi se do të ndërtohet hekurudha Milot-Rrëshen-Klos, ashtu siç tha se do ta kthej Shqipërinë në vendin e ullinjëve
    o flori mos e merrni per baze opoziten se ne qdo demokraci opozita gjithmon eshte akuzuse thjesht nje lloj prokurorije qe kur te behet gjykimi ne kete raste humbe opozita se ky eshte nje projekt kombtare dhe ballkanik natyrisht qe aje qe do prej shiritin do marri shum poena ket se deshiron opozita,por nese kane te drejt ata mbi ligjin sduhet te jete askushe po ne ket raste thjesht mendoj se eshte duke u ngritur shum pluhur per asgje te shohim nete ardhmen.
    saj perket kostos se hekurudhes ajo nuke eshte per nga kostoja si puna e autostrades eshte shum me lire pershkakun se eshte shum me e ngushte edhe matriali qe perdoret ne krahasim me asfaltin eshte shum fish me i lire.Kame lexu dikun se me pagesen qe kane turqite per uren e njohure qe kane lidhure dy kontinentet me te kane ndertuare edhe tri tjera.

  3. #113
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post Prokuroria, ultimatum Lulzim Bashës

    Lufta Kundra korrupsionit e nisur nga Ish Prokurori i pergjithshem Z. Theodhori Sollaku me akuzen ndaj ish ministrit te transporteve Lulzim Basha po i vjen fundi.

    Lexoni artikullin e meposhtem....


    Prokuroria e Përgjithshme i jep fund debatit me ministrin e akuzuar, Lulzim Basha, duke i dërguar një fletë-thirrje të dytë. “Thirreni për t’u paraqitur deri më 6 dhjetor për t’u njohur me akuzën, ose në të kundërt, dosja do të dërgohet në Gjykatën e Lartë


    Flamur Vezaj

    Shekulli



    TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme i jep fund debatit me ministrin e akuzuar, Lulzim Basha, duke i dërguar një fletë-thirrje të dytë. “Thirreni për t’u paraqitur deri më 6 dhjetor për t’u njohur me akuzën, ose në të kundërt, dosja do të dërgohet në Gjykatën e Lartë”,-ka qenë ultimatumi i Prokurorisë së Përgjithshme për Bashën, i cili deri më tani ka bllokuar dosjen e skandalit të rrugës Durrës-Kukës.

    Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, të cilët sqaruan se nuk janë mjaftuar vetëm me njoftimin me postë, por i kanë kërkuar Bashës të paraqitet në prokurori, jo më larg se 6 dhjetori. “Lulzim Basha ka refuzuar t’i përgjigjet fletë-thirrjes së prokurorisë, ndërsa avokati i tij nuk ka pranuar të firmosë vendimin që e cilëson Bashën të pandehur për 3 akuza. Nëse ai refuzon sërish, ky ngërç do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë”,-bëjnë me dije burimet e mësipërme.

    Për prokurorinë, i pandehuri Basha është njoftuar në lidhje me akuzat e reja, të ngritura ndaj tij ndërsa dëshmia e tij mund të merret edhe para togave te zeza, pas fillimit të procesit gjyqësor. “Organi i akuzës, në bazë të procedurave ligjore që janë në fuqi si pjesë e legjislacionit shqiptar, ka detyrimin të njoftojë të pandehurin për akuzat, edhe nëpërmjet postës, veprim ky procedural që tashmë është kryer ndaj këtij shtetasi.

    Prokuroria e Përgjithshme, në bazë të provave hetimore të mbledhura vetëm para datës 6 nëntor, ka arritur në konkluzion se shtetasi Lulëzim Basha ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”; “shkeljes së barazisë së pjesëmarrës në tender apo ankande publike” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të gjitha këto në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik pranë Ministrisë së Transporteve, Andi Toma, që mban tashmë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Rrugëve pranë kësaj ministrie”,-thanë zyrtarët e organit qendror të akuzës, të vendosur për ta dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

    Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, jo vetëm që ka injoruar fletë-thirrjen e prokurorisë për t’u paraqitur para prokurorit Arben Kraja, por ka iniciuar një fushatë të tërë publike për ta cilësuar hetimin të paligjshëm. Pasi avokati i tij, Zef Nikaj, refuzoi të firmosë aktet procedurale të cilësimit të klientit të tij si i pandehur, prokuroria është detyruar t’ia nisë me postë akuzat, ministrit të Jashtëm.

    Avokati Nikaj pretendon se veprimet e kryera nga institucioni i akuzës janë në kundërshtim me aktet nënligjore të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk mund të kryhet asnjë veprim procedural pas shfuqizimit të vendimit për zgjatjen e afateve hetimore nga Gjykata e Shkallës së Parë, por ky pretendim është rrëzuar nga kryeprokurorja Ina Rama.

    Vetëm pak ditë më parë ajo sqaroi se “marrja në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Lulëzim Basha nuk është veprim hetimor, por veprim procedural, duke u bazuar në provat e siguruara para datës 6 nëntor. E bindur për ekzistencën e provave që vërtetojnë shkeljet e Bashës, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur t’i japë fund tymnajës së krijuar në publik dhe të zbatojë ligjin, duke i dorëzuar Bashën Gjykatës së Lartë.


    VENDIMI

    Afatet hetimore, vendimi i Apelit më 3 dhjetor

    TIRANË- Gjykata e Apelit do të shprehet me vendim më 3 dhjetor për afatet hetimore të skandalit “Durrës-Kukës”. Sipas burimeve pranë kësaj gjykate mësohet se pas dorëzimit të ankimimit të vendimit nga prokurori Arben Kraja, kryesekretarja e kësaj gjykate e ka hedhur në short dosjen dhe ka caktuar treshen e trupit gjykues, që do të shqyrtojë këtë ankimim.

    Pritet që paraditen e së mërkurës, togat e zeza të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kundërshtojnë vendimin e togave të zeza të Shkallës së Parë në lidhje me shfuqizimin e zgjatjes së afateve hetimore. Ka qenë gjyqtari Sokol Tona, i cili pas shqyrtimit të tre seancave gjyqësore vendosi shfuqizimin e vendimit të zgjatjes së afateve hetimore të procedimit penal me numër 1 të vitit 2007, duke bllokuar hetimet e mëtejshme pas kësaj date.

    Sipas vendimit, “shfuqizohet vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme i datës 6 nëntor 2008 për zgjatjen e afateve hetimore edhe për një muaj, duke pezulluar gjithashtu edhe kryerjen e çdo veprimi procedural për procedimin penal me numër 1 të vitit 2007”,-thuhet në vendimin e gjyqtari Tona, duke përfshirë në këtë vendim edhe veprimet hetimore ndaj shtetasit Lulëzim Basha, edhe pse në atë kohë ishte vetëm person nën hetim.


    Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, justifikohet me axhendën “e ngjeshur” diplomatike

    Refuzimi i dytë i Bashës: Mos më prisni në Prokurori

    TIRANË- Ministri nën akuzë, Lulzim Basha duket se e ka ndarë mendjen të refuzojë për të dytën herë ligjin dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ai i është përgjigjur indirekt fletë-thirrjes së organit qendror të akuzës, duke nisur nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme, axhendën e ngjeshur diplomatike, që “e detyron” të qëndrojë jashtë vendit nga data 2-7 dhjetor.

    Sipas këtij njoftimi aspak të zakontë të Ministrisë së Jashtme, Basha ka planifikuar të marrë pjesë në një mori aktivitetesh zyrtare gjatë këtyre ditëve, duke fluturuar nga Brukseli në Oslo, Finlandë e Gjermani. Ndryshe nga refuzimi kategorik e me zë të lartë i fletë-thirrjes së parë, ky refuzim i dytë i Bashës është zgjedhur të bëhet pa shumë zhurmë, me justifikimin e axhendës së ngjeshur diplomatike të ministrit që akuzohet për skandalin 320 milionë eurosh në rrugën “Durrës-Kukës”.

    Deri më tani, Basha apo avokati i tij kanë refuzuar të komentojnë tre akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme, duke u kapur pas afateve hetimore të dosjes. Por debatit të fabrikuar prej ditësh duket se po i vjen fundi, pas vendimit tashmë të marrë prej Prokurorisë së Përgjithshme, për ta dorëzuar dosjen në gjyq, me apo pa miratimin e Bashës.

    Organi qendror i akuzës ka vendosur dje që dosja të mbërrijë në Gjykatën e Lartë më 6 dhjetor e më pas, i takon kësaj gjykate të shqyrtojë të gjitha pretendimet e Bashës dhe hetimet e prokurorisë. Ish-ministri i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm akuzohet se ka shkelur ligjin në përzgjedhjen e kompanisë konsulente “Ecorys”, në procedurat e tenderit për rrugën Rrëshen-Kalimash si dhe në shpalljen e kompanisë “Bechtel” si fituese e tenderit. Për shkak të këtyre shkeljeve, deri më tani buxheti i shtetit mendohet se ka humbur 320 milionë euro.

  4. #114
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    Kame lexu dikun se me pagesen qe kane turqite per uren e njohure qe kane lidhure dy kontinentet me te kane ndertuare edhe tri tjera.
    Me keto shifra qe po thuhen ketu, me aq leke sa jane harxhuar duhet te ndertoheshin 30 autostrada te tjera.

    Te shkoj nje porjekt mbi buxhetin e parashikuar eshte normale se gjithmone ka probleme qe dalin gjate projektit, ndryshime cmimesh, apo dhe thjesht parashikime apo llogari te gabuara. Po nese cmimi shkon 30-fish atere ka dicka qe nuk shkon.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga rachi Lexo Postimin
    pasi hakova ke emaili brarit, bera nje chat me msn me te per rrugen e kuksit. Une e kam reduktuar pak pasi kishte disa referenca me falor amerikan per antare te ndryshem te familjes sime. Megjithate ky eshte traskripti:

    Une- Brar kostoja e rruges ka shkuar nga 7 euro per m3 ne 270 euro per m3, cili eshte mendimi juaj per te?
    Brari- Keto i thone "ekspertet" ( ne artikullin poshte) qe i ka perdor prokuroria edviniste vishinskiste envero radhim qejf o qejf llogara tav karkalecoiste bmw vilo kater katoiste.. altin arapoiste.. ne ceshtjen rruga basha .. nje far katana.......
    Une-mmmm brar po si e shpjegon qe 60km rruge kushtojne 1.2 miliarde euro...
    Brari-polpotistet enveriste te kosoves dhe kanibalet e mafies enveriste me shum koka.. te llojit edvin met gjinush mejdan klos dritero e brace vampire..
    Une-Mmm Brar, se kapa te gjithe pergjigjen po flet percart me duket?
    Brari-Intuita me thot se je katan patjeter qe ke te bej me katanen e mejdan klos ramizit atij fare pushti enverist oficer mashtrus qe udhezonte kanibalo enveristet e llojit daut haradin e idriz toger.. me masakrue djemt e kosoves.. te rreshtuar ne fark.
    Une-Brar po mire ti si thua a eshte Luli i korruptuar me 1.2 milione euro ne mosh te njome?
    Brari-jan dy pale qe duan ta shohin lulin bash ne biruc ose ne litar.. polpotistet enveriste te kosoves dhe kanibalet e mafies enveriste me shum koka.. te llojit edvin met gjinush mejdan klos dritero e brace vampire..
    opinioni duhet te ngrhet te ndale doren persekutore te ketyre armiqve ndaj nje lideri plot perspektiv per vendin tone si lul basha.. i talentuar..
    Une-Brar cmendim ke per armiqte e partise?
    Brari-se naten "armiqte" cburrerohen tha.. se u ben zzzz barku.. nga uria.. se u bie te fiket nga dhjetra net e dit pa gjume.. se ligeshtohen keq kur mendojne se cpo u ben enveri femijve e grave e nenave te tyre.. keshtuqe djajte enveroiste..pra palltosunet.. i perpunojne me mire e me lehte.. armiqte.. e pastaj u a marrin firmat.. te mjereve e pastaj i degdisin ne space e burrela e qaf bara..
    Une-Brar po cmendim ke per gjoben 20 dollare qe delijorgji i paguante kompanise qipriote dhe kush e beri gerdecin?
    Brari-2 muaj para se te shperthente gerdeci.. kamerat e mero bazes se rucit e anil basho malltezo tan hoxh edvin velive ishin futur ne gerdec.. pra kan pasur kohe te ven eshk e barut e ti rreshtojn predhat si ma do qejfin.. e tja plasin kur u duhej.. e saliu te mos kish haberin fare sa ish sahati ne oret e minave te mafies..
    Une-brar te ka kap diarreja verbale, ik merr imodium.
    Brari xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    U cme mori koka flak, ik o brar xhaja e shkruj nai tjeter liber per berishen mes kasandrave se lirohesh ashtu...
    Brari eshte megjithmend xhaje ish spiun i sigurimit, eshte nga ata qe spiunonin deri te degjimi stacioneve te huaja e deri te antenat e tv qe te kapnin ndonje kanal te jashtem.
    Eshte nje Gebels komunist qe me spiunlleqe ka punuar ne nje gazte te njohur.
    Eshte me pseudenim spinunesh dhe gjithe kete mborjtje te madhe qe e ka bere e ben se se sot eshte aksioner ne nje ndertim qe eshte bere ne hyrje te tiranes dhe ka bere goxha para.
    Me stilin prej uriah hippi qe e ka karakterizuar gjithe jeten qe ne kohen e Enverit duke u kruajtur pas shefave te sigurimit ne qytete.
    Eshte fshatar nga mentaliteti dhe karakteri me idhjere i nje klase mbi te cilen komunizmi u mbeshtet per terrorizuar pjesen tjeter
    Ky ka qene nga ana pozitive e luftes se klasave dmth nga ana e partise.
    Sot me te njejtin stil i gezon te mirat e servilizmit te tij duke u shperblyer me shume para per apollogjite djallezore qe ben per Berishen.
    Si e ka emrin mereni me mend vete

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juan xero dishi.. ja paske bere gjishit tend biografine...
    he me te lumte..

    --

    Hoxha: Akuzat për Lulzim Bashën, nga zyra e Topit
    » Vendosur: 02/12/2008 - 08:12





    adi shkëmbi

    Presidenti Topi qëndron pas akuzave të Prokurorisë për korrupsion në rrugën Durrës-Kukës. Deklarata vjen nga deputeti i zonës së Kukësit, njëherësh anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha. Në një intervistë për gazetën "Panorama", ai lëshon akuza ndaj kreut të shtetit, i cili sipas Hoxhës kërkon të njollosë punën e qeverisë, duke e akuzuar atë për korrupsion, pikërisht në veprën më të madhe të ndërmarrë nga një qeveri. "Jo vetëm opozita është ajo që po shtyn Prokurorinë të merret me këtë çështje për ta diskretituar. Por edhe njerëz të tjerë duan të diskreditojnë këtë maxhorancë, që me veprën e saj më të madhe ta paraqesin si një maxhorancë të implikuar me korrupsion. E kam fjalën për kryetarin e shtetit. Unë kam folur edhe herë të tjera për presidentin, si në Parlament ashtu edhe në media", shprehet deputeti i Kukësit. Fatos Hoxha thekson se kreu i shtetit duhet të merrej me reformimin e institucioneve të Prokurorisë dhe gjykatave, që ato të mos etiketoheshin si të korruptuara, por sipas Hoxhës tani ai po merret me dekorimin e zyrtarëve të lartë të diktaturës. Në të njëjtën kohë deputeti i PD-së, akuzon edhe prokuroren Ina Rama, për të cilën tha se po ecën në rrugën e paraardhësit të saj Theodhori Sollaku.
    Rruga Durrës-Kukës është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas hapit të Prokurorisë për të thirrur të pandehur ministrin Basha. Si i komentoni akuzat e organit të Prokurorisë?
    U bë kohë që kjo rrugë është venë në epiqendër të akuzave nga ana e opozitës, e ndihmuar jo vetëm nga prokurorja e re, por edhe nga ish-prokurori Theodhori Sollaku. Që në kohën kur kjo maxhorancë ishte në opozitë, e ka akuzuar prokurorin e Përgjithshëm për lidhje me krimin dhe politikanë qeveritarë, të cilët ishin të lidhur me korrupsionin dhe mbroheshin nga kjo prokurori. Pikërisht këtu e ka zanafillën gjithë lufta ndaj kësaj rruge, për të njollosur në tërësinë e saj veprën më të madhe të kësaj qeverie, veprën më të madhe të shqiptarëve që është rruga Durrës- Kukës-Morinë. Këtu duhet të kemi parasysh, se akuzat më të mëdha ndaj kësaj rruge filluan në momentin kur maxhoranca kërkoi shkarkimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm. Me zgjedhjen e prokurores së re me votat e maxhorancës ne kujtuam, se Prokuroria do të merrte një rrugë të re, atë të transformimit të saj, rrugën e zgjidhjes përfundimtare të disa çështjeve lidhur me politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Por ajo çka vëmë re, kjo prokurore e re, në vend që të gërmonte dhe të hulumtonte mbi dosjet e krimit, mbi dosjet e korrupsionit të ish-qeveritarëve apo të kujtdo qofshin, ajo vazhdoi në shinat e ngritura dhe trasenë e ngritur nga Theodhori Sollaku të komanduara nga kryetari i opozitës së sotme, Edi Rama. Jo vetëm opozita është ajo që po shtyn Prokurorinë të merret me këtë çështje për ta diskretituar. Por edhe njerëz të tjerë duan të diskreditojnë këtë maxhorancë, që me veprën e saj më të madhe ta paraqesin si një maxhorancë të implikuar me korrupsionin.
    Kur thoni se njerëz të tjerë duan të implikojnë këtë maxhorancë si të korruptuar në rrugën Durrës-Kukës, për kë e keni fjalën?
    E kam fjalën për kryetarin e shtetit. Unë kam folur edhe herë të tjera për presidentin, si në Parlament ashtu edhe në media. Presidenti Topi në vend që të reformojë ose të zbatojë të gjitha rekomandimet e ndërkombëtareve, që pavarësisht se Shqipërinë e rendisin në anën e progresit në fushat e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në vendin e fundit për sa i përket punës së organeve të drejtësisë, ku futen Prokuroria dhe gjykatat, në vend që të merret me reformën e thellë në këto dy institucione, që t'u japë edhe atyre vendin ku janë renditur të gjitha aspektet e tjera të qeverisjes së këtij vendi, Presidenti Topi merret me dekorimin e ish-njerëzve të nomenklaturës, të cilët kanë bërë gjenocid në kohën e regjimit të kaluar, merret me dekorimin e njerëzve, të cilët janë akuzuar edhe në kohën që ai ishte pjesë e maxhorancës si pjesë e krimit dhe narkotrafikut.
    Zoti Hoxha, akuzat për kreun e shtetit janë mendimi juaj personal apo gëzojnë mbështetje edhe në grupin parlamentar të Partisë Demokratike?
    Unë jam deputet i zonës së Kukësit dhe shpreh vetëm mendimin tim personal. Kjo nuk është hera e parë, që unë flas lidhur me këtë çështje, është e disata herë. Është në dinjitetin tim që unë t'i bie kësaj kambane më herët se sa të tjerët që ata ta marrin vesh dhe ta dëgjojnë sa të mos jetë vonë.
    Në cilësinë e deputetit të zonës, këtë çështje e keni ngritur edhe në grupin parlamentar dhe a e keni biseduar me Kryeministrin Berisha, pasi megjithëse ju thoni se ky është mendimi juaj personal, ai mund të etiketohet si sulm i maxhorancës ndaj Presidentit, pjesë e të cilit Topi ka qenë deri një vit më parë?
    Unë kam dashur personalisht të njoftoj Presidentin, por nuk kam gjetur asnjë hapësirë të mundshme komunikimi. Jo më shumë se 6-7 muaj më parë kam folur në media lidhur me punën e Presidentit. Për sa i përket asaj që shtroni ju, nuk është detyrë e forumeve të Partisë Demokratike, aq më pak e Kryeministrit të vendit që të marrë në analizë punën e Presidentit.
    Si e komentoni ju këtë heshtje të Presidentit?
    Unë dua të përsëris se Presidenti Topi është pjesë e lojës në njollosjen e kësaj maxhorance në punën e saj.

    Berisha: Basha ka zbatuar vetëm vendimet e Qeverisë

    Kryeministri Berisha mbështet publikisht ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha për akuzat e ngritura ndaj tij në rrugën Durrës- Kukës. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani theksoi se ministri Basha gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Berisha për punën në drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe kontributit të dhënë prej tij. Duke iu referuar rrugës Durrës-Kukës, Meçani u shpreh se vendimi për ndërtimin e këtij aksi është marrë nga qeveria dhe jo nga ndonjë ministër i veçantë. "Kryeministri dhe qeveria informojnë qytetarët shqiptarë, se çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë", theksoi Meçani. Sipas saj "Ministri Basha në detyrën e Ministrit të Punëve Publike, ka zbatuar me transparencë të plotë, me përgjegjshmëri të lartë dhe përkushtim të madh, vullnetin politik të Kryeministrit, qeverisë dhe maxhorancës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si dhe të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për korridorin shqiptar, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit". Në deklaratën për shtyp të Kryeministrit vlerësohet projekti i rrugës, teksa garantohet në të njëjtën kohë transparencë e plotë për çdo vendim të miratuar në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. "Kryeministri dhe qeveria shqiptare, duke shprehur vlerësimin dhe krenarinë e saj për projektin e shekullit, që armiqtë dhe kundërshtarët e tij e bllokuan për 8 vite me radhë, garanton qytetarët shqiptarë se ajo ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar totalisht dhe tërësisht e hapur dhe transparente ndaj tyre, ndaj ligjit dhe institucioneve të këtij vendi, në çdo akt, vendim dhe veprim të saj", thuhet më tej në deklaratën për shtyp. Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Kryeministrit garantoi përfundimin e rrugës në qershor të vitit të ardhshëm. "Shqipëria është dhe do të mbetet vendi i shtetit ligjor. Korridori shqiptar do të inaugurohet në qershor 2009", përfundon deklarata e qeverisë. Prej disa javësh ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Nga ana e tij Basha ka akuzuar Prokurorinë dhe opozitën për ngritjen e këtyre akuzave.

    panorama

    --

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    mor a do tnau ndertohet kjo rrug ne premtimin e afatit te dhen qershor 2009 apo do jet prit magari dej del bari kur del bari cof magari .
    We are all Aliens

  8. #118
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    extreme, eshte kryer nje volum shume i madh i punimeve ne kete rruge, pjesa nga durresi deri ne kalimash eshte vetem per tu shtruar me asfalt si dhe per te vene disa ura te vogla mbi lumin mat. mesa kam degjuar nga shtypi, edhe ne segmentin Rreshen - Kalimash, eshte kryer nje volum goxha i madh punimesh dhe deri tani punimet kane ecur sipas parashikimeve. Per ne Qershor te vitit te ardhshem nuk jap dot garanci, por besoj se kjo rruge do perfundoje brenda veres se vitit te ardhshem.
    Albanian Perandory

  9. #119
    Per mua nuk eshte ndonje problem i madh nese mbaron apo jo brenda afatit qe eshte percaktuar se su prish puna se uhap ne Qershor apo Shtator apo edhe vitin tjeter. Rendesi ka te behet dhe te vidhet sa me pak nga buxheti per kete rruge, qe mos e bejn gjysmake.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Per mua nuk eshte ndonje problem i madh nese mbaron apo jo brenda afatit qe eshte percaktuar se su prish puna se uhap ne Qershor apo Shtator apo edhe vitin tjeter. Rendesi ka te behet dhe te vidhet sa me pak nga buxheti per kete rruge, qe mos e bejn gjysmake.
    mos ke frik se nuk ka korrupcion aty ? mos po mendon qe sdo ket ose ta ndaloj ndokush ??


    vetem lutu sa ma pak te ket sepse qe ka aty po ta siguroj 1000000% ske nevoj as ta lodhesh trurin fare .
    We are all Aliens

Faqja 12 prej 74 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •