Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mjeket e kucoves thot gazeta mbasi skan mundur te bejn gje e kan nisur per Berat..
    Pra qyteti i Kucoves qe dallohet per partishmeri te larte staliniste enveriste Bashkim Fino Nanoiste nuk paska repart urgjence per raste helmimesh..por i con me i vdek rruges te mjerat votuese enveriste qe me aq dashuri presin Fino Caco Ruco Nanot..

    Nuk duam tha Beratsja..as buke e as uje e as drita e as pune...por..vetem ju o Shoku Nano Meta te kini Unitetin e celnikte..
    Po Fotoksin moj ..per ke edoni ..qe e shisni ne pazar..apo miu madh ne Kucove..

    Tepricave njerzore ..sa bukur u a zgjidh hallet PS-ja.. Fotoksine e ne te semes shkoshfin.. mjafton ca ku-rvave socialisteve te mos u mungoj gje ..

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Nano fitoi si fitoi u zgjodh prap kryetar. Personalisht do doja te fitonte Edi Rama si cun tirone qe e kena po skemi ca ti bojm. Megjithate ketu ka nja 3 vjet qe thuhet Nano bie jo sot jo neser, dhe ai vazhdon te jete kryeminister. Mesa duket edhe pa ushtri mund te jesh gjeneral ne shqiperi. Kurse per ne rilindasit e forumit kjo eshte e pamundur.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Nga Abdi Baleta



    ĒFARĖ DO TĖ SJELLĖ KONGRESI I LUFTĖS PĖR PUSHTETIN BANDOKRATIK



    Zyrtarisht ėshtė thėnė se mė 12 Dhjetor 2003 do tė mbahet Kongresi i Partisė Socialiste. Zyrtarisht do tė thuhet se nė Dhjetor 2003 u mbajt nė Tiranė Kongresi i Partisė Socialiste. Nė fakt nė Tiranė do tė bėhet njė kacafytje e klaneve e bandave pėr tė shtėnė nė dorė frenat e pushtetit tė bandokracisė qė tashmė ka kohė qė ėshtė vendour nė Shqipėri.

    Konferencat e Partisė Socialiste nėpėr rrethe treguan sa e egėr ėshtė bėrė tashmė lufta pėr pushtet nė kryesinė e nė bazėn e Partisė midis grupimeve tė ndryshme tė interesit pėr pushtetin qė siguron privilegje, jo pėr program politik pėr ide politke, pėr rrugė zhvillimi e alternativa tė reja veprimi. Gjatė gjithė kohės pamė tėrbime, demagogji politike, fyerje, kėrcėnime, madje dhe pėrbetime hipokrite pėr solidaritete, thirrje patetike pėr unitet e plot pallavra tė tjera qė nuk i hynė nė punė popullit e vendit. Gjatė gjithė kohės pamė dy njerėz qė kanė kryesuar dy rrymat kryesorė nė PD, Fatos Nano e Ilir Metėn, madje qė ndajnė sėbashku pėrgjegjėsitė pėr qeverisjen e Shqipėrisė ,tė bėjnė vlerėsime tė kundėrta pėr ato qė kanė ndodhur, tė vetlavdėrohen e tė shajnė pa kandar. Pamė dhe konkurentėt qė dolėn nė skenė, Rexhep Meidanin qė pėrpiqej tė dilte nga lėkura e apatikut e tė kėrleshej si tigėr, Edi Ramėn qė bėri njė demagogji tejet tė shpėlarė dhe u shfaq politikani mė kallp nė
    paraskenėn e pėrleshjeve midis socialistėve.

    Nanon e pamė tė luante rolin e dominuesit tė situatės e tė liderit tė padiskutueshėm qė ka nė xhep fitoren nė Kongres. Meidani , Meta, Rama treguan padurim pėr tė gėrryer sa mė shumė me thonj tė prerė nė tokėn poshtė kėmbėve tė Nanos. Disa analistė ndoshta u treguan mė tė nxituar se duhej kur shpallėn se Nano e ka fitoren nė xhep. Kundėrshtarėt eNanos treguan se janė tė vendosur qė deri nė frymėn e fundit tė luftojnė me thirrje e me dhunė tė minojnė Nanon e tė bėjnė ndonjė tė pabėrė. Konferenca e Tiranės mė 7 dhjetor ishte njė alarm pėr krizė akute nė musklaturėn politike tė Fatos Nanos. Kur nė njė Konferencė partie dalin aq shumė fletė votimi tė pavlefshme sa dolėn nė Konferencėn e Tiranės ku supozohet se ėshtė ajka e pėrfaqėsimit socialist, madje pesha specifike elitare duhet tė jetė edhe mė e lartė se nė Kongres atėherė kemi provėn se diēka ka ndodhur me votimet. E nėse diēka ka ndodhur kjo do tė thotė se janė pėrdorur teknika tė sofistikuara shumė pėr tė bėrė qė diēka tė
    ndodhte.

    Nuk duhet marrė si pa ndikim shfaqja e papritur e Mariza Linos,. ish-ambasadores amerikane nė Shqipėri kur vendi u pėrvėlua dhe qė mė pas ka qenė “engjėll ruajtės i Meidanit”. Por nuk mund tė ketė qenė vendimtar ndikimi i pranisė sė saj nė Tiranė pėr tė bėrė njė numėr shumė tė madhe delegatėsh tė konferencės tė paaftė tė votonin mirė qė tė mos dilnin fletėt e tyre tė votimit tė pavlefshme, dhe qė Nanos t’i rezultonte konferenca e Tiranės shumė mė e ndryshme nga konferencat e retheve tė tjera. Duhet tė jenė vėnė nė lėvizje edhe shumė mekanizmat tė tjerė, tė njohur e tė panjohur, pėr tė cilėt ėshtė ose heshtur, tė interesuar qė nė PS tė mos ndodhė ajo qė ka paralajmėruar Nano, njė ndarje e shapit nga sheqeri socialist, qė nė PS tė mos ketė qartėsim pozitash, qė lufta e klaneve tė bandokracisė nė PS tė mos marrė fund edhe kėsaj radhe me fitoren e ndonjėrit krah, por tė vazhdojė amullia e deritanishme, e cila pastaj mban nė nivelet ekzistuese ose thellon amullinė e pėrgjithėshme nė
    ēdo sferė tė jetės nė Shqipėri. Politikat dhe agjenturat e huaja qė nuk duan qė punėt nė Shqipėri tė marrin sado pak pėr mirė pėrpjekjet tani i kanė pėrqėndruar nė pend gimin e sqaeimit tė tė ndarjes s ėpėrgjegjėsive dhe tė rreshtimeve brenda Partisė Soicialiste.

    Nano ėshtė para betejės mė tė rėndė politike qė ka bėrė ndonjėherė sepse e ka identifikuar veten, tė paktėn me fjalė, rolin e atij mjekut qė do opetacion kirurgjikal nė PS dhe jo njė lyerje me melhem e lidhje me fasho tė ēibanėve qė kullojnė qelb, por nuk po plasin. A do tė arrijė Nano tė ēajė ēibanėt nė Kongres dhe tė dedhė qelbin nė sallė e pastrojė diēka do ta shohim. Por nuk do ta ketė tė lehtė dhe ka rrezik qė tė bėjė njė nga ato “kompromiset etij” duek shpresuar pėr njė betejė tė mėvonshme mė tė sigurtė. Veēse tani ėshtė shansi i fundit pėr tė. Pėrderisa edhe Ben Blushi ka shkuar tek Nano, si njeri i afėrt, ta frenojė atė “qė tė mos e ngarkojė shumė anijen” qė duhet tė lundrojė nė dallgė tė forta (vet Nano kėtė paralajmėrim tė Blushit e denoncoi publikihst si kėrkesė qė i bėhej Nanos tė lėshonte timonin e drejtimit tė Partisė) do tė thotė se pa shumė zhurmė ėshtė pėrgatitur njė ofensivė mė e fortė kundėr Nanos se sa mendohej. Kėtė pėrshtyje e shton edhe ardhja enigmė e
    Mariza Linos. Pėr llogari tė kujt u shfaq ajo nė kėto ēaste pėrkrah Meidanit, kur politika ameriakne ka mekanizmat zyrtare pėr tė pėrēura nė politikėn shqiptare dėshirat e veta?!

    Fatos Nano pra disa kohėsh bėri njė deklaratė qė ka kaluar pa u vėnė re nga analistėt qė qėndrojnė natė ditė nėpėr ekrane televizive e zhgarravisin pa pushim nė faqe gazetash. Nano tha se ishin prishur paktet e bėra me tė. Ai nuk tregoi se cilėt pakte ishin prishur nga rivalėt apo kundėrshtarėt politikė, Ai nuk specifikoi nėse bėhej fjalė vetėm pėr “pakte shqiptare” apo edhe pakte tė huaja. Kėshtu qė na mbetet tė hamendėsojmė sipas zhvillimeve tė ngjarjeve se cilat ishin kėto pakte e kush mund t’i kėtė prishur. Besojmė se Nano e ka pasur fjalėn pėr paktet mė tė freskėta , jo pėr ato qė vijnė qysh nga koha kur Ramiz Alia ndau forcat e detyrat politike nė Shqipėri pėr periudhėn paskomuniste. Besojmė se Nano e ka pasur fjalėn pėr paktet e dy viteve tė fundit kur ai ndėrmori nismėn pėr katarsis nė PS, bėri ndryshime kryeministrash, tha se kishte ndėrmend tė bėhej president, pastaj pranoi tė caktohej njė tjetėr president konsensual dhe vet ė bėj kryeministėr pėr tė satėn herė, pra zuri
    njė post tė cilit ia ka parė shumė sherrin politik. Me kaq sa arriti Nano e dinte se nuk ka arritur atė qė duhej dhe pėr njė kohė tė gjatė pėr tė qenė figura mbizotėruese nė politikėn e pushtetin e Shqipėrisė. Prandaj i duhej tė bėnte mė shumė sesa ishte vendosur nė paktet qė kishte bėrė dhe pėr tė cilat thotė se u prishėn.

    Nė vitin 2001 Nano bėri njė pakt me kundėrshatrėt e tij metistė nė PS qė tė mos e ēonin punėn deri nė pėrfundimin e “pėrgjakshėm” ( jo nė kuptimin e mirėfilltė gjuhėsor tė fjajės) betėjėn qė nisi pėr katarsisin. Kjo ishte tėrheqje taktike e Nanos dhe njėkohėsisht njė tkurrje e Metės. Por tė dy palėt prisnin rastin pėr sul tė ri mė tė fortė. Pakti edhe mė i rėndėsishėn pas kėsaj duhet konsideruar ai qė u bė nė Korfuz midis Nanos e Metės nėn diktatin e Nikolas Geixhit qė tė dy liderėt rivalė tė PS-sė tė bashkėqeverisnin, madje tė tėrhiqnin dhe Berishėn e PD-nė nė bashkėqeverisjen informale me ta. Pas Paktit tė Korfuzit Meta fluturoi drejt e nė Beograd ku u takua me kryeministrin serb Xhinxhiē dhe me atė grek Simitis. Dimė pak pėr kėtė takim, por mund tė merren me mend shumė gjėra. Sigurisht ka pasur njė Pakt tė Beogrdait, pas atij tė Korfuzit si plotėsim tė kėtij tė dytit. Kjo do tė thotė se pėr Paktin e Korfuzit nuk kishin vepruar nė unison tė gjithė sektorėt politikėa greke, nė
    Greqisė dhe lobin grek nė Amerikė.Prandaj ka qenė e nevojshme qė kryeministri grek tė zinte vendin e duhur nėpėrmjet Paktit tė Berogradit. Tanimė nuk mund tė mbetet pikė dyshimi se nga Beogradi Meta solli plotėsimet e nevojshme tė Paktit tė Korfuzit qė edhe Berisha e PD tė pėrfshiheshin nė kėtė “lojė paktesh” dhe tė afroheshin tek bashkėqeverisja informale.

    Ky ėshtė pakti i tretė i cili mori formėn e jashtėme me marrėveshjen e PS dhe tė aleatėve tė saj tė majtė me PD dhe aleatėt e saj pollarrė e republikanė pėr baskėqeverisje informale qė pati konkretizimin mė tė bujshėm nė caktimin e presidentit konsensual. Nė kėtė ēast nė lojė hyri haptaz Europa, mė shumė pėr tė zbukuruar paktet se pėr tė bėrė ndonėj lėvizje tė vetėn. Shqipėria u bė me “president konsensual”. Berisha ndihmoi Nanaon tė bėhej kryeministėr, por duke siguruar pėr Metėn njė pozitė gati tė barabartė me atė tėq Nanos, nėnkryeministėr e ministėr i jashtėm. Berisha me entuziazėm filloi tė joshte idhtarėt e vet karrieristė se pak nga pak, duke depėrtuar nėpėr shkallėt e brendshme tė pushetit socialist do tė merrnin pozita e mbase njė ditė krejt pushtetin. Panagjeristėt e Berusshė pėr njėfarė kohė e paraqitėn si punė gjeniale e tė mbarur tė Berishės se kėshtu do t’ua merrte shpejt pushtetin socialistėve. Kjo nuk mund tė kishte kuptim tjetėr pos atij se Berisha llogariste ( ose
    dikush e kishte yshtur e garantuar) se do tė vinte nė pushtet nė koalicion me njėrin nga krahėt e PS-sė. Ky koalicion tani paraqitet nė prag tė Kongresit si koalicioni Meta-Meidani-Gjinushi-Berisha pėr tė pėrmbysur Nanon. Prandaj Berisha e filloi atė lojėn e “politikės sė tripolaritetit shqiptar Nano-Meta-Berisha”.

    U duk qartė qysh atėherė se aleanca faktike e Berishės ishte mė shumė nė fshehtėsi me Metėn se nė dukje me Nanon. Por njė tripolaritet i tillė shqiptar nuk mund tė ishte jashtė njė tripolariteti mė tė gjėrė ndėrkomvėbtar Athinė -Beograd (blloku sllav ku bėn pjesė Moska) dhe Bruksel ( europian ku luan mė fort Franca).Tripolariteti shqiptar nuk mund tė lėkundej, tė shtrembėrohej nė ndonjėrėn nga brinjėt ose nė kėndet e tij pa ndonjė shtrembėrim nė kėndet e brinjėt e tripolaritetit ndėrkombėtar. Vrasja e krymeinistrit serb Xhnixhiē e ka dhėnė shtrembėrimin e parė. Grindjet e fshehta klanore nė Greqi shrtremėbėrimin e dytė. Vizita e Nikolas Geixhit pėr tė pėrkėdhelur mė shumė Berishėn qė filloi tė tregohej mė progrek se Nanao shtrembėrimin tjetėr.

    Por, shtrembėrimin me tė madh e ka dhėnė trysnia e peshės sė politikės amerikane, sidomos pas acarimeve tė SHBA me Europėn perėndimore pėr ndėrhyrjen nė Irak. Kėtu ndodhi prishja e tripolariteteve. Nano parapėlqeu tė ndiqte rrugėn e mbėshtetjes tek SHBA e pėr rrjedhojė tek Italia mė afėr. Madje bėri xheloze dhe Greqinė me marrėrdhėniet me Italinė e Turqinė. Tė tjerėt, grupimet Berisha-Meta ēmuan mė tė leverdishme, mbase dhe tė detyrueshme pėr ta, tė ndqnin vijėn Beograd- Moskė-Paris. Pra paktet u prishėn sepse u prishėn kėto raporte. Nė kėto kushte Meta dha dorėheqjen qė rrėmuja nė Shqipėri tė ishte sa mė e plotė.

    Paktet u prishėn, lufta politike nė PS ėshtė kthyer nė luftė gladiatorėsh pėr motive mafioze. Kongresit i duhet tė bėjė diēka. A do ta bėjė vėrtetė? Apo sėrish tripolariteti ndėrkombėtar pas ndonjė dobėsimi tė pozitave tė Nanos nga lėkundja e shtyllave ku ai ka varur xhaketėn e tij politike do tė bėjė edhe njė herė tė kthehet loja e tripolariteteve e pakteve tė rivendosura dhe ndeshja finale pėrsėri do tė shtyhet sepse janė tė shumta forcat ndėrkombėatre qė nuk duan qė Shqipėria tė marėr frymė. Po delgatėt e Kongresit tė PS-sė sa do tė jenė tė pėrpunuar atė ditė kur do tė votojnė nėn presionin e prishjes e tė ndreqjes sė kėtyre pakteve e tė kėtyre tripolariteteve? A do tė jenė nė gjendje ata tė kuptojnė si duhet e tė bėjnė si duhet diēka pėr t’i dhėnė njė pėrmasė shqiptare, qoftė edhe jo aq tė dukshme, kėtij procesi politik qė ia ka sjellė nė majė tė hundės qytetarit shqiptar? Apo delegatėt e Kongresist do tė jenė vetėm kuklla tė lojės sė kėtyre pakteve e tripolariteteve dhe tė
    bandave tė mafies politiko- ekonomike qė justifikohet nėpėrmjet votės sė tyre?!

    Ato qė kishin pėr tė thėnė politikanėt socialistė i thanė dhe ne i dėgjuan. Nuk kanė ēfarė tė thonė mė. Vetėm mund tė shahen edhe njė herė, ose tė paraqiten nė Kongres mė llapėn pėrjashta pėr tė lėpirė gėlbazat qė i kanė lėshuar njėri tjetrit. Do tė ishte mė mirė qė nė Kongres tė mos kishte fare raporte e diskutime. Tė merreshim me ndonjė rregullim statuti nė qoftė se kanė pėr tė bėrė dhe tė kalonin menjėherė nė votime. Por duhet bėrė votim i hapur. Votimet e fshehta pa dalin armiku mė i madh i demokracisė dhė po kthehen nė armė e fėlliqur e manipulimeve.

    Pėr Kongresin e PS-s qė tė jetė sadopak i suksesshėm duhet hedhur parrulla “Rroftė pėrēarja dhe poshtė uniteti”. Nė rastsin konkret pėrēarja mund tė jetė mė shqiptare dhe mė e dobishme se “uniteti”.



    7 dhjetor 2003 Abdi Baleta

  4. #34
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Cfare ndodhi me perkrahesit e zotit Meta?

    NANO FITON LOJėN

    Mbrėmė vonė mėsohet se deputetėt Anastas Angjeli, Ilir Zela, Gjergj Koja dhe Eduart Alushi, tė njohur si pėrkrahės tė ish-kryeministri Ilir Meta kanė kaluar nė prehrin e Nanos, duke e tradhėtuar mikun dhe aleatin e tyre, zotin Meta. Kjo ndodhi pas largimit tė zotit Fino nga grupi "Meta" para disa ditėve. Gjithashtu mėsohet se dhe vetė kreu i PSD-sė zoti Gjinushi i joshur pėrballė ofertės pėr ministėr i Drejtėsisė dhe ministėr tė Shendetsisė pėr deputetin e tij Engjell Bejtja ka pranuar ofertėn e kryetarit tė PS-sė pėr tė hyrė nė qeveri, duke braktisur me njė kthesė 180 gradeshe zotin Fatos Klosi , Rexhep Meidani dhe Ilir Meta. Ndėrsa kthesa e PBDNJ merret me timonin e Athinės, gjė qė dihej qė nė fillim me ndėrhyrjen e Nikolas Gejxh. Kurse deputetėt e PDR janė akoma tė paqartė nėse do tė futet zoti Pollo nė qeveri me votėn e tyre apo do tė nxjerrin nga gjiri i tyre vetė njė ministėr. Deputeti Qazim Tepshi, i PDR-sė, ėshtė deklaruar si njė i djathtė i majtė prej kohėsh , pėrkundrejt ofertave tė kryeministrit Nano pėr pėrkrahje nė bizneset e miqve tė tij. Mė e habitshme mbetet ēarja e grupit Meta, tė cilėt ishin deklaruar si pėrkrahės tė tij dhe qė nė kohėn kur qeveriste zoti Meta kanė qenė ministra ose kėshilltarė besnikė tė tij. Ish-kryeministri Meta pėr vitet qė ka qeverisur njihet si kryeministri mė i suksesshėm nga rradhėt e PS-sė qė prej vitit 1991. Por nė mėnyrė tė ēuditshme dhe shumė dyshuese shikohet kthesa e deputetit Gjergj Koja, kryetar i FRESH, i cili nga mik dhe pėrkrahės i Metės ka zbritur nė prehrin e zotit Nano kundrejt, nuk dihet se ēfarė shpėrblimi. Shpėrndarja e grupit Meta nė njė kohė rekord tregon se ish-kryeministri i suksesshėm Meta nuk ka ditur tė seleksionojė deri nė fund bashkėpunėtorėt, tė cilėt kur ishte nė pushtet i bėnin fresk gjithė ditėn. Nuk ėshtė motivi i " mosbraktisjes sė PS-sė", siē shprehen ata, duke votuar kundėr zotit Nano, por ata mendojnė se mund tė jenė nė zemrėn e kryeministrit Nano, pas braktisjes qė i bėnė mikut tė tyre, zotit Meta. Zoti Nano, duke qenė mjeshtėr i keqpėrdorjes sė kėtij lloji deputetėsh, u ka premtuar se mund ti bėjė ministra dhe mė vonė deputetė nė zgjedhjet e tjera parlamentare. Por kryetari i PS-sė nuk ėshtė mediokėr qė tju besojė kėtyre qė kalojnė nga njė stan nė tjetrin, nga njėri tas supe nė tjetrin. Zoti Nano, ndonėse ėshtė kryeministri mė i pa suksesshėm dhe mė demagogu i PS-sė, pėrsėri mbetet largpamės pėr ambicjet e tija pėrsonale. Ai do ti pėrdorė kėtė soj deputetėsh, duke i shtrydhur si limoni dhe nė fund do ti flakė ashtu siē thotė shprehja popullore " si limon tė shtrydhur".

    Nisur nga lėvizja e zotit Gjinushi dhe telekomanda greke e PBDNJ-sė si dhe nga tradhėtitė e deputetėve metistė, zoti Nano ,duhet pranuar se e ka fituar lojėn pėr tė bėrė qeverinė e re. Bile ka mundėsi qė tė arrijė numėr rekrd votash , diēka mbi 75 vota. Zoti Meta mori njė mėsim demokracie shqiptare qė " sa mė shumė e ndihmon njė deputet qė tė ngjisė shkallėt e karrierės, aq me tepėr ta fut shkelmin". Natyrisht qė zoti Meta, i cili ka bėrė plot gabime, por jo faje, kishte nevojė tė mesonte se aleatėt dhe partnerėt nuk zgjidhen kur je nė pushtet, por kur nuk ke asgjė nė dorė. Nė tė kundėrt tė tij zoti Nano, duke qenė mjeshtėr i spėrdredhjes dhe demagogjisė ka parimin qė " sa mė shumė ia fut tjetrit, aq me shumė tė bėhet mik". Zoti Meta i dha PS-sė dy palė zgjedhje tė fituara, siē janė ato lokalet 2000 dhe ato parlamentare 2001, ndėrsa zoti Nano mori vetėm zgjedhjet e 12 tetorit 2003, edhe ato tė kontenstuara dhe tė rrudhosura aq shumė sa vetėm nė mars 1992 ka marrė tė njėjtėn shifėr votash. Zoti Meta kishte nevojė pėr kėtė pėsim nga braktisja e deputetėve, tė cilėt i turreshin nga pas kur ishte nė pushtet, duke i mbajtur dhe ēantėn e rrobave tė vajzės , jo se kishte nevojė, por se donin ta bėnin nga servilizmi. Natyrisht qė kėto fakte nuk thonė se zoti Meta duhej ndėshkuar kaq keq dhe kaq shumė nga kolegėt e tij, tė cilėve iu dha pushtetin dy herė, por gjithsesi, ai duke qenė njė potencial i madh pėr PS-nė dhe tė ardhmen e saj, kishte nevojė tė qartėsonte miqtė, partnerėt dhe ti shikonte gjėrat pa euforinė e moshės. Ai bėri gabimin fatal, i kėshilluar nga kėto qė tashmė e kanė tradhėtuar, qė dha dorėheqjen nė maj-qershor,ndėrkohė qė mund dhe duhej ta bėnte, ndofta, qė nė janar 2003.

    Nė kėto kushte, kur numrat e deputetėve kanė shkuar diku afėr 74-75 pro Nanos, kuptohet fare lehtė se Nano e ka fituar betejėn, duke bėrė qė sapo tė marrė edhe njėherė pushtetin ekzekutiv ti "pjekė" tė gjithė kundėrshtarėt e tij brenda partisė sė tij, tė cilėn e mori me njė mjeshtri pėr tu pasur zili. Ndėrkohė qė Meta, Edi Rama dhe Meidani vunė shpirtin dhe idealizmin pėr tė konkuruar nė kongres, zoti Nano pėrdori paranė, pushtetin, premtimet, emėrimet, doganat pėr tė zgjedhur delegatėt. Dhe fitoi. Tani ka rradhėn pėr tė "masakruar" ata qė nuk i bindėn atij. Tė njėjtat metoda pėr tė fituar votat nė parlament po pėrdor, tamam si nė Kongres. Dhe prapė po fiton. Po fiton se oponenca ndaj tij nuk ka nga tė gjithė tiparet e ndėrshmėrisė, por tė interesit pėr poste ministrash apo pėr tendera.

    Mbrėmė informacionet e mesnatės treguan se kryeministri Nano fitoi ndaj kundėrshtarėve tė tij nė PS. Mė pas do tė ketė punė me Edi Ramėn, tė cilit do ti krijojė njėmijė e njė presione dhe bllokime pėr ta bėrė edhe atė tė pėrulur,ndonėse ai ėshtė "sarsi " pėr Nanon. Tani Nano mund rrėzohet vetėm nga vetvetja dhe nga mbingarkesa e anijes sė tij, e cila ėshtė e tejmbushur. Oponencėn, pra mendimin ndryshe , e eliminoi, duke e kthyer nė temena pėr "mbretėrinė e tij", e cila dihet se kur filloi, por nuk dihet se kur soset, nėse opozita nuk ribashkohet me njė program tė qartė pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #35
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Sa te jete Xhorxh Tenet ne krye te CIA-s, Shqiperia te pakten nuk do te flase serbisht.
    Me e keqja do te jete se filozofia pragmatiste e kryetarit dhe despotit te PS-se perputhet plotesisht me filozofine gllaberuese helene.
    Deshtimi i dy koridoreve, koridorit te tete dhe koridorit te dhjete,, privatizimet e sektoreve strategjike shqipetare nga helenet, eshte merite e komunistave shqipetare greko-serbe dhe kopileve te jetimoreve shqipetare ne pushtet te cilet tashme punojne indirekt per interesa antishqipetare.
    Pa nje ekonomi te forte, Shqiperia nuk mund te beje perpara.

    Neqoftese populli dhe opozita nuk e zbresin nga kali i PS-se dhe qeverise, Fatos Nanon, Kico Xhavellat, Jani Calet, ANDREA MIAULI-t ,TEODOR KOLLOKOTRONE-T, KOSTANDIN KANARE-T, DHIMITRI PLLAPUTA-T, TEODOR GRIVA-T, LASKARINA BUBULINA-T e co, atehere rrofte greqishtja dhe ai flamuri bizantin me dy koke.


    Ne Shqiperi flitet greqisht dhe ministri i Jashtem grek zoti Papandreu i dha sė pėrditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung nė njė intervistė, ku kerkohej krijimin e njė Federate tė vendeve ballkanike, qė, sipas Greqisė, do tė mirėpritej nga Bashkimi Evropian.

    Jorgos Papandreu citonte senuk ka "mė vrima tė errėta nė Ballkan dhe se shumė vende ballkanike po pėrpiqen tė hyjnė nė BE, dhe kjo gjė sipas tij, do tė ndodhė shumė shpejt".

    Pra gllaberimi i Shqiperise do te thote pasurim i Greqise ose krijimin e shtetit grek si shtet superfuqi ne Ballkan nepermjet shfrytezimit te pasurive nentokesore dhe mbitokesore, detare, telekomunikacionit e keshtu me rradhe.
    Jo me kot Fatos Nano thoshte se rruga jone per ne Evrope kalon nga Greqia dhe Serbia, Kosova eshte Djepi i Serbise, megjithese lideri i opozites Sali Berisha e kritikoi rende Fatos Nanon per skandalet gojore te zbatuara ne praktike qe ky i fundit nxirrte nga goja ore e minut si ne parlament ashtu edhe neper intervista, ne takime me autoritete te huaja e keshtu me rradhe.


    Kongresi per mua ngelet nje kongres famekeq ne historine e Shqiperise dhe nje kongres demagogesh, injorantesh, budallenjesh.
    E si mund te shkoje Shqiperia perpara kur lideri i PS-se flet brockulla dhe thote se empirizmi i kundershtareve te Nanos do te thote se ata nuk i ka armiq por edhe partnere nuk i ka.
    E si mund te shkoje Shqiperia perpara kur ne ate kongres pame nje tufe budallenjsh qe duartrokisnin me emocione sikur perballe tyre te kishin Enver Hoxhen.
    Neqoftese kongreset e PPSH-se beheshin te zjarrta, ne ato kongrese kishte moral komunist dhe Partia mbi te gjitha por sot ose pak kohe me pare, ne kongresin e PS-se morali komunist kishte humbur dhe moralin e kishin zevendesuar dollaret e Nanos qe edhe ujin e hedhin perpjete.
    Kongresi gjithashtu pasqyroi se Dushku ngelet kryevepra e socialisteve e cila nuk pati efekt vetem ne parlament por ajo metode riprodhimi artificial do te jepte fryte edhe ne kongresin e PS-se se Dushkut.
    Marrezirat e trasheguara lemerisin cdo njeri te sinqerte qofte edhe politikanin me te keq te nje shteti evropiano-lindor.
    Parulla e Enver hoxhes dikur ishte: "Mbeshtetje totale mbi forcat tona"
    Parulla e Fatos nanos sot eshte: Mbeshtetje totale me forcat e te huajve"
    Ku eshte ndryshimi i kesaj qeverisjeje.
    Sic thote Brari, m*ut njeri e k*ak tjetri.
    Pershendetje dhe gezuar festat.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #36
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    O zoti Mere, po a do te ishte e mundur aleanca e Ilir Metes me Skender Gjinushin komunistin rus te kushtetues shqipetare qe te qan diten e te vret naten, a do te ishte e mundur aleanca e Metes me Dulen e PBDNJ-se qe flet greqisht me mire se vete greket, a do te ishte e vertete aleanca e Metes me Genc Pollon per te cilin dikur Abdi Baleta thoshte," hiqni mikrofonet greke perpara se te qani disa halle shqipetare"?
    Ilir Meta u be kundershtar ne partine socialiste per vete faktin se kjo parti ngelet partia me antishqipetare qe nga krijimi i saj dhe aleanca e Metes me keta kopila jetimoresh ose minoritare kuptohej se do te ishte e deshtuar.
    Ilir Meta nuk eshte pro Berishe por ai eshte pro shqipetar sepse mbron interesa shqipetare.
    Gjinushi, Pollo, Dule e co u larguan nga partia demokratike si jashteqitja e PD-se dhe Ilir Meta duhej te ishte menduar perpara se te lidhte aleance me keto grupime satelitore te cilat e neutralizuan menjehere.
    Sot Meta ndihet i vetmuar sepse te gjithe e kane tradhetuar por Meta duhet te ruhet simbiozes se 1941-1944 kur komunistat e Enver Hoxhes dhe Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit dhe Vukmanovic Tempos, nen parullen si "luftetare te UNCL" vritnin nacionalistet shqipetare, gjoja se ata bashkepunonin me armikun e tyre.
    Meta duhet te kete kujdes kesaj rradhe sepse "demaskimi" i figurave anti, ne PS sapo ka filluar.



    Pse dėshtoi aleanca e Metės me kundėrshtarėt e Nanos?

    Nga Mero Baze

    Njėri pas tjetrit aleatėt kryesorė tė Ilir Metės nga partitė e vogla afėr PS-sė, u dorėzuan para ofertės sė re tė Fatos Nanos. Ka pak rėndėsi nėse ata do tė pranojnė deri nė fund ofertėn, apo do tė ndahen tė pakėnaqur prej saj. Kryesorja nė kėtė histori nuk ishte kompensimi me poste ministrash, por formimi i njė aleance parlamentare qė mposht arbitraritetin dhe arrogancėn e njė lideri qė po pėrpiqet tė pastrojė rrugėn drejt pushtetit tė pėrhershėm. Nė kėtė kontekst aleanca e Ilir Metės dhe mbėshtetėsve tė tij me Gjinushin, Dulen dhe pse jo dhe me Pollon, kishte vlerė jo aq pėr bllokimin e qeverisė se sa pėr bllokimin e njė mekanizmi qė cėnonte rėndė imunitetin e pakicave politike brenda partive tė rrezikuara nga autoritarizmi, shkelja e tė drejtės pėr t'u pėrfaqėsuar dhe pėrjashtimi. Mjaftuan disa negociata thuajse gjysmake tė Fatos Nanos qė tre liderėt e partive tė vogla afėr sė majtės tė dorėzoheshin. Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Fatos Nano po bėn i fundit atė qė kėta "liderė" kanė bėrė mė parė nė partitė e tyre. Ilir Meta u kėrkoi mbėshtetje tre liderėve tė pakicės qė kanė mbetur tė tillė pėr shkak tė metodave qė Fatos Nano po i pėrvetėson me vonesė. I pari i kėsaj liste, Skėnder Gjinushi, ka mbetur vetėm me Gaqo Apostolin nga gjithė Komisioni Nismėtar i Partisė Social Demokrate. Prej tij janė ndarė tre grupime tė mėdha politike. Lideri tjetėr i tė Drejtave tė Njeriut, Vangjel Dule, megjithėse i ndihmuar nga fati i keq i jetės sė zotit Melo, ishte i gatshėm para kėsaj, ta uzurponte atė parti, jashtė tė gjitha rregullave nėn mbėshtetjen e qeverisė. I fundmi i kėtyre grupimeve, Genc Pollo, pėrveēse ka detyrime siē thotė Ēollaku, ka nė mentalitetin e tij filozofinė e pėrdorimit si ēomange mbi grupe tė tilla "armiqėsore" siē ėshtė nė mentalitetin e tij, grupi i Ilir Metės nė PS, edhe pse ky i fundit i ka themeluar partinė dhe i ka dhėnė, jashtė tė gjitha rregullave, ata deputetė qė ka sot nė parlament. Pra njė aleancė parlamentare e Ilir Metės me Skėnder Gjinushin, Vangjel Dulen dhe Genc Pollon, dėshtoi pėr arsyen e thjeshtė se tė pakėnaqurit me PS-nė, kanė mė shumė leverdi politike tė mbėshteten tek modeli i Fatos Nanos nė drejtimin e njė partie, se sa tek modeli i opozitės sė Ilir Metės. Ky i fundit ėshtė njė model qė nuk rrezikon vetėm Fatos Nanon, por inkurajon edhe kundėrshtarėt e tyre brenda partisė. Pėr kėtė arsye ata u bėnė dje varrosės tė njė zhvillimi tė ri brenda PS-sė, qė ndoshta do ta ndihmonte kėtė parti tė mos ishte vetėm pronė e "kongresmenėve" dhe kryetarit, por dhe e faktorėve tė tjerė politikė brenda saj.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22
    Perse shqetesoheni per ate qe po ngjet ne PS apo ne qeverisjen e vendit, kur duhet te gezoheni. E keni degjuar ate kengen e festivalit te Irma Libohoves disa vjet me pare: "Hiqni njerez maskat", eshte pikerisht ajo qe po ndodh ne Shqiperi keto muajt e fundit. Nano e co. e hoqen masken e tyre dhe e nxorren fytyren e vertete ne kongresin e fundit. Gjinushkat dhe 20 individ-partite e tjera e hoqen masken e tyre dhe iu bashkuan prape origjines, PS ne qeverisjen e vendit. Masken e kane hequr edhe "reformatoret e PD", pasi mbaruan me reformimin e PD, kane marre persiper te reformojne edhe PS duke u treguar te gatshem te hyjne ne qeveri me Nanon.

    Ndarja ne politiken shqiptare tashme eshte e thelle dhe llogoret politike pro dhe kunder shtetit ligjor ka thellohen nga dita ne dite. Shqiptaret e kane te qarte qe te dallojne se kush perfaqeson moralin e tyre dhe kush perfaqeson moralin e aventurit, hajdutit, kriminelit e te korruptuarit.

    Nje fjale e urte popullore shqiptare thote: "Mos u gezo o i gezuar, mos u hidhero o i hidheruar!" Fitorja e vertete e Nano ne kete kongres eshte qe ai ia doli me sukses qe ne syte e shqiptareve, ne syte e opozites, ne syte e opinionin nderkombetar te marri mbi supet e tij te gjitha mekatet e qeverisjes 6 vjecare te PS, ashtu sic mori mbi supe mekatet e 50 vjeteve komunizem ne 1991 kur u zgjodh kryeminister i vendit. Kongresi ishte nje fitore per Ilir Meten pasi ai me ne fund arriti te fitoje statusin e te "persekutuarit" ne partine e tij, ne syte e shqiptareve, ne syte e opozites dhe ne syte e opinionit nderkombetar. Nese Meta krijon sot nje parti te re politike te majte ne Shqiperi, ajo do te jete forca e trete politike ne vend pa asnje dite fushate dhe do te marri 30% te elektoratit te PS me vete. Por Meta nuk e ben nje gje te tille pasi ende nuk ka dale me vete ne politike, ende ndejk mesimet e shokut Ramiz. Shoku Ramiz thone eshte merzitur shume qe klani i tij u perjashtua nga partia nga klani i shokut Enver.

    Sa per Nanon, fitorja e tij me e madhe eshte fakti qe kesaj here ne burg nuk do te hyje vetem tek pulle, por me gjithe KPD socialiste te re qe ai zgjodhi me doren e tij, qe jane gati te gjithe trafikante e njerez te akuzuar nga vete socialistet per trafik e korrupsion.

    Shteti ligjor do te kthehet ne Shqiperi dhe ligji do te jete i pameshirshem per ata qe kujtojne se jane mbi te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Saper sqarim per opinionin e keqinformuar: Met Koklopa smund te marri kurre 30% te votave. Kete e di dhe bufi me i humbur.

    Nano i konsolodoi pozitat e tij jo sepse nxorri ndonje ide te re interesante, por sepse ne shqiptaret e tranzicionit jemi te prirur drejt pasurimit dhe i vejm shkelmin cdo morali dhe behemi me me te fortin per tu pasurur.

    Ndersa ideja se Nano e KPD e ku di une do futet ne burg me duket sa utopike aq edhe wishful thinking. Kush do ta fusi, gjyqtaret qe jane me te korruptuar se ai vete apo 3 mujoristat malsor te Sales?

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga manoklla
    Saper sqarim per opinionin e keqinformuar: Met Koklopa smund te marri kurre 30% te votave. Kete e di dhe bufi me i humbur.
    Fatos Nano i humbi bastionet socialiste ne zgjedhjet e 12 tetorit dhe Nano ishte kryetar i PS, kryeminister i vendit, Ilir Meta kishte dhene doreheqjen nga KPD socialiste dhe qeveria. Pra elektorati socialist eshte i velur nga lidershipi Nano po aq sa jane velur gjithe shqiptaret. Merita e Metes eshte qe ai e renditi veten ne krahun e elektoratit socialist dhe jo ne krahun e Nanos e pushtetit.

    Nano i konsolodoi pozitat e tij jo sepse nxorri ndonje ide te re interesante, por sepse ne shqiptaret e tranzicionit jemi te prirur drejt pasurimit dhe i vejm shkelmin cdo morali dhe behemi me me te fortin per tu pasurur.
    I mbyturi kapet fort edhe pas 1 fije bari me shprese se do ta nxjerri ne breg. Ai moral qe ti shpreh me lart eshte morali Nanoist, nje mutacion i diktuar nga rrethanat, nje komunist qe mundohet te gjeje vetveten ne nje sistem imperialist. Per kriminelin, hajdutin dhe njerezit e shthyrrur, te gjithe njerezit e kesaj bote jane kriminele, hajdute e te shthurrur si ata.

    Ndersa ideja se Nano e KPD e ku di une do futet ne burg me duket sa utopike aq edhe wishful thinking. Kush do ta fusi, gjyqtaret qe jane me te korruptuar se ai vete apo 3 mujoristat malsor te Sales? [/B]
    Kujdes, se fjala ime eshte pak e rende, nuk e merr kollaj era. Koha do ta tregoje.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Atehere si ka mundesi qe shume veta nga grupi i Metes (te cilin ti indirekt e zhvesh nga zullumet) po i bashkohen Nanos? Ti e di ate shprehjen qe pushteti dhe paraja e hedhin sh--rren perpjete? E pra ska shqiptar te mos i rezistoj tundimit te parase e pasurimit, sidomos po te analizosh kompleksin e varferise qe na sundoi per 50 vjet. Fut ketu edhe te djahte te majte e te mesem, te gjithe e duan parane. Prandaj ska vend ketu per arsyetime te tipit 'hajdutit i duken te gjithe hajdute'. Pse pak vete vidhnin nen pushtetin demokrat? Pak fshatare e injorante provinciale u ingranuan ne administrate duke e kthyer shtetin ne nje celule tropojano/kanunore? Per kohen, rrethanat dhe mundesite qe kishte PD u tregua po aq e denje ne krrupsion sa PS sot. Sepse edhe ata shqiptare ishin.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •