Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Une mendoj se keto qe thote leshi jane te drejta. Mos harroni se sot e kesaj dite ekonomia shqiptare eshte e varur nga FMN dhe BB, dhe dihet se cfare filozofie ndjek BB e FMN, filozofi te djathta ne kulm. Si rrjedhim i ketyre filozofive, u shkaktuan protesta ne argjentine e bolivi. Persa kohe shqiperia te mos krijoje te ardhiura te majftueshme qe te mos varet nga FMN, eshte e kote te diskutosh per ekonomi te djathta e te majta, still do jete e njejta gje. Puna eshte qe ne jemi djegur ne te kaluaren dhe eshte shume e rendesishme qe te mos kalojme ne revolucione te reja,se aty eshte ku humbasim te gjithe.
    Me respekt
    Kroksi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshatori thote..

    ------
    PS dhe Nano..konsoliduan shtetin e shkaterruar, dhe e rindertuan ate me stabel se kurre.
    ---------

    Kush e shkaterroi Shtetin ai dhe duhet ta riparoj.. Por e ndertoi Shtetin mbas 97-tes per vehte dhe shtetin e popullit qe e shkaterroi e la te shkaterruar..
    Bandat nuk i hoqi Nano por forcoi garden rreth vilave te Ps-se.. Kte din te bejn vetem e sa per Polici e Ushtri dihet se ku jan kto institucione sot ..

    Sa per Djathtas e Majtas as qe can Kok Nano dhe PS..
    Ata bejne llafe sa per sy e faqe se ne fakt po ndertojne PARTINE_SHTET..qe i ka te gjitha per vete..

    Kush eshte me PS do haj buk e kush jo do ngordhi.. kjo eshte filozofija e Socialisteve Shqiptare..

  3. #13
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une nuk kam marre persiper te perdhos shqipetaret e ndershem te Shqiperise se jugut apo te veriut.
    Vete une jam gjysme nga jugu e gjysme nga veriu i Shqiperise.
    E verteta duhet thene se po na mban peng te gjitheve.

    Partia socialiste do te ngelet ne histori si partia me antishqipetare sepse faktet historike dhe aktualiteti i sotshem e vertetojne katerciprisht si nje parti famekeqe

    Pasurimi i te gjithe anetareve te partise socialiste, duke shkelur ne menyre arbitrare kushtetuten te cilen vete ata e ndertuan, eshte nje shenje, sinjal fatekeq per popullin shqipetar ne vazhdim te historise se tij.
    Nga mesi i shekullit te kaluar, te privilegjuarit kane qene te gjithe toske dhe te gjithe ata qe i jane bindur vijes politike te Enver Hoxhes.
    Patjeter qe ne kete mes ka patur edhe nga veriu, ashtu sikur ishte Ramiz Alia dhe Pali Miska e ndonje tjeter qe shkruanin nga 24 faqe autokritike per "gabimet e bera".
    Por te gjithe e dime se kush kane qene ata qe kane mbajtur nje shtet ne kembe me metoda staliniste duke vene ne detyra te rendesishme, pakicat dhe etnitetet e ndryshme.
    Anetaresimi i partise socialiste ne internacionaliste, ishte nje fatkeqesi tjeter e rradhes per kombin shqipetar.
    Le te lexojme me vemendje ato qe kam shkruajtur me lart ne replikat e tjera.
    Si ka mundesi qe nje parti e tille me kopila te ngelur ne Shqiperi pergjate historise , te vendose "rregullin dhe ligjin" dhe te behen edukuesit dhe ekzekutuesit e kushtetutes dhe institucioneve shqipetare?
    Dhe kete e beri Enveri dhe e pasoi Ramizi dhe e vazhdoi dhe po e vazhdon Fatos Nano me kliken e tij.
    Sot Shqiperia eshte politizuar kembe e krye, vetem ne saje te Fatos Nanos dhe pasuesve te rregjimit te kaluar.
    Fehmi Abdiu e co akoma vazhdojne te jene gjykates te shqipetareve, dhe mos te harrojme se keta qe qendrojne ne pushtet dhe institucione sot, jane po ata njerez qe kane dhene denime me vdekje, kane internuar, vrare e prere nje komb sikur te ishte nje bageti.
    Mentaliteti i tyre, brumosja e perfituar ne mesin e shekullit te kaluar dhe qendrimi i tyre ne institucionet shteterore, i ka detyruar shqipetaret te largohen nga Shqiperia.
    Operativet dhe ishsigurimsat e dikurshem sot jane perseri ne krye te detyres, kesaj rradhe jo per Enverin por per Nanon, Ramen, Mejdanin e co.
    Mbasi e shkaterruan Shqiperine totalisht dhe e degraduan plotesisht, jane po keta xhelate dhe diktatore qe e bene mitin e Enver Hoxhes te rilinde perseri me rastin e Krishtlindjeve.
    Kesaj rradhe po rilind Fatos Nano per te plotesuar deri ne fund amanetin e Enver Hoxhes i cili e ka vendosur qe dy popujt, shqipetare dhe ai grek, mos te jene miq me por te kthehen ne dy popuj vellezer.
    Mbasi e rrenoi tere Shqiperine sipas direktivave helene, Fatos Nano perfitoi te pasurohet aq shume sa edhe Berluskonit do ti a kalonte per nga pasuria.
    Por ne kete mes nuk perfitoi vetem Fatosi por ne kete mes perfitoi e gjithe partia socialiste, edhe Ilir Meta i vagoneve edhe Edi Rama thonj papreri, edhe Mejdani, te gjithe.
    Tashme lufta politike per te mbajtur pushtetin ne Shqiperi, nuk eshte lufte per eleminime fizike por kjo lufte ka ndryshuar strategji dhe strategjia me e mire per te skllaveruar nje popull dhe per ta mbajtur te nenshtruar, eshte ajo pasurimit pa fund.
    Edhe sot me paturpesine me te madhe Fatos Nano deklaron se jemi parti e djathte dhe Berishen e kemi te majte.
    Fatos Nano akoma nuk ka arritur te kuptoje se cfare do te thote komb dhe me injorancen e tij mesjetare apo te tipit te Zervas e Xhavelles, vendos ta beje kete Shqiperi Trojen e dikurshme, fatin e se ciles e percakton vetem "Kali i Trojes" qe shetit i lire ne mes te Tiranes.
    Te mos mendoje Nano dhe e gjithe klika e tij se po punon per Shqiperi, se eshte politikan dhe ka ne dore fatet e kombit.
    Me nje popull, me nje shtrese intelektualesh te dale mode, me disa demagoge dhe me disa obskurantiste, Fatos Nano po e rrenon Shqiperine dhe po e kthen kete Shqiperi ashtu si para dy mije vjetesh.
    Ky kongres qe zhvillohet ne PS do te ngelet kongresi famekeq i mijevjecarit te ri.
    Dollaret dhe eurot jane paguar, direktivat jane marre, ne fund do te dale fitues ose fituesi nuk ka rendesi.
    Rendesi ka partia dhe pasuria qe kane vene duke vjedhur, mashtuar,vrare, internuar, debuar te tere shqipetaret.
    Neqoftese laberia mori mbi vete aktin e krijimit te revolucionit te 97-s e cila e shkaterroi Shqiperine ne menyre fatale, sot kjo laberi duhet ti thote ndal maskarades qe po gatuhet ne Shqiperi.
    Duke menduar se Nano e co ishin te mire, shume me te mire se Berisha, sot kane shansin, mundesine te shohin me te vertete se kush jane ps-istat te cilet mbi gjakun e te gjithe shqipetareve pa perjashtim, vune pasurite e tyre duke treguar veten e tyre se ata njerez jo vetem qe nuk meritojne te jetojne ne Shqiperi, perkundrazi keta njerez duheshin derguar ne Hage.
    Shqiperia dhe kombi shqipetar nuk duhet te vuaje pasojat dhe te riperserise ritualin historik sepse keshtu me te vertete po tregojme se nuk meritojme te kemi shtet dhe te jemi krenare per vlerat e pakta qe kemi.
    I duhet thene ndal kesaj maskarade per te vetmen arsye madhore dhe e cila eshte mbi cdo interes vetjak dhe ky eshte kombi shqipetar.
    Neqoftese nuk do te jemi te afte ta ndalim tani, historia jone do te riperserise ritualet historike.
    Bota perendimore ka gati 200-300 vjete qe perparon dhe civilizohet, emancipohet,eshte e depolitizuar zbaton ligjet, rregullat, kushtetuten, krijon mireqenien, progresin, shkencen per te miren e popujve te tyre.
    Vijon)
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #14
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Emprizmi i kundershtareve te Nanos


    KUNDERSHTARET S'I KAM ARMIQ, POR AS PARTNERE!

    Nga Fatos Nano

    Ne historine e re te Evropes pas shembjes se murit te Berlinit, socialistet shqiptare rezultojne nder forcat politike me te votuara dhe per kete kemi arsye te jemi krenare per rrugen tone.

    Por natyrisht qe s'eshte e thjeshte te mos kerrusesh nga mbipesha e pushtetit per nje kohe kaq te gjate. Mes dy kongreseve zgjedhore PS-ja ka fituar 3 gara elektorale. Ky progres i saj u certifikua dhe nga Internacionalja Socialiste qe na pranoi si anetare me te drejta te plota. Por une e di qe ka sensibilitete se PS-ja po dobesohet dhe se besimi ndaj nesh po lekundet. Deklaroj me bindje se socialistet do mbeten edhe per shume kohe te "denuar" te qeverisin Shqiperine sepse jemi e vetmja force politike ne vend qe dime te kthejme koken pas te pervetesojme pervojat me pozitive dhe te korrigjojme vetveten.

    Nuk do presim asnje koke!

    Me vendimmarrjen tone ne kete Kongres ne nuk presim asnje koke, por po perpiqemi qe kokat me vlera, te vihen ne sherbim te interesit te pergjithshem per realizimin e aspiratave tona. Ne nuk po kerkojme te perjashtojme. Po perpiqemi, edhe me te organizuar te integrojme cdo individ dhe kontribut progresist.

    Te ardhurat e shtetasve jane dy here me te larta se viti '97 dhe rritja e pagave vazhdon te jete me e larte se ajo e cmimeve.

    Ka zera (bile dhe brenda nesh), qe ngulin kembe se kjo rritje nuk duket. Te ardhurat kombetare perdoren ne tre menyra konsum, investime dhe kursime. Eshte bere e modes qe disa spekulante profesioniste te politikes te merren me perqindjen e realizimit te planit te doganave. Por importet reale jane vazhdimisht ne rritje.

    Ka qe na kritikojne me analiza te stisura shifrash buxhetore, nderkohe kur promotor dhe mbajtes i peshes kryesore ne PBB, te te ardhurave publike, investimeve ne teresi apo konsumit, jane individet dhe sipermarresit private. Ne Kongresin e 5-te ne u deklaruam si parti e progresit, por disa nga shoket tane te zgjuar, papritur nga nuk e di se cfare endrre, po na akuzojne se po rreshkasim djathtas. Nuk kam ndermend te shpjegohem per ta se nuk ia vlen te ngadalesojme zhvillimin. Por ka nevoje te kuptojme te gjithe se parti e sipermarrjes do te thote parti qe mbron interesat e mbi 1 milion fermereve, 48 mije sipermarrjeve te vogla dhe 10 SME-ve.

    Kundershtaret e mi, te paduruar dhe empiriste

    Mes nesh ka individe qe mendojne se progresi mund te jete me i shpejte. Une e mirekuptoj deshiren e tyre dhe s'kam asnje ndrojtje te deklaroj se kesaj kategorie qe kerkon me shume ritem dhe progres i perkas edhe vete. Por si Kryeminister, minimalisht keta individe do i klasifikoja si te paduruar apo si empiriste. Ata, para se te shprehin padurimin, duhet te provojne te pergjigjen para jush nese qeveria nevojitet te nxise investimet qe punesojne sa me shume njerez, apo investimet e teknologjive te larta qe kane nevoje per pak punonjes? Le te argumentojne nese eshte me e drejte te mbajme nen kontroll rritjen e cmimeve.

    I kam vleresuar propozimet e oponenteve dhe konkurenteve te mi kam mbajtur shenim mbi to. Ne linja te peraferta ato jane propozime q- bazohen ne shkollen Kejnsianiste te ekonomise, e cila pretendonte se e Ardhura Kombetare dhe Punesimi arrijne piken optimale nepermjet investimeve publike te Qeverise. Por kjo teori ka dale nga moda prej shume dekadash.

    "Alternativat", pantallona xhuxhash

    Une vazhdoj te mos i konsideroj armiq kundershtaret e mi, por kur trajtojne ceshtje qe s'kane asnje lidhje me Shqiperine reale, nuk mund t'i konsideroj as si miq, aq me pak si partnere apo kolege.

    Gjithsesi dua t'u them se padurimi per shkak te te kuptuarit empirik te problemeve te zhvillimit, apo per shkak te interesave te ngushta per perfitime dhe karriere personale, demton perpjekjet e perbashketa per te ndertuar nje sistem qe prodhon te mira materiale. Te gjithe duam me shume! Te gjithe duam me shpejt! Por jo te gjithe e dijne se si! Prandaj ata qe nuk e dine "se si", nuk meritojne vecse te konkurojne per demagogji apo populizem empirik.

    Une e di se para 12 tetorit 2003 kishte nje eufori te madhe dhe se sot nje pjese e PS-se s'mendon si me pare per lidershipin e saj.Por une si kryetar deklaroj se socialistet dhe pse kane probleme, s'kane asnje krize. Mbrockullat populiste dhe te pastudiuara qe kane filluar te veteshpallen si "alternativa" nuk jane gje tjeter vecse nje tentative per t'i veshur Tony Blair pantallonat e shkurtra te xhuxhit Kim Ir Sen. Ne s'duhet te humbasim me kohe dhe energji me diskutimin e doktrinave partiake apo konflikte perfaqesimi. Te mos lejojme fraksionimin e PS-se ne grupe te vogla.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri shkruan:

    ------------

    Xhoana, ne krah te ambasadorit Xhefrej

    Xhoana Nano, bashkeshortja e Kryeministrit, ka qene ne krah te ambasadorit amerikan Xhejms Xhefrej, per te ndjekur punimet e Kongresit te PS. Ne llozhen e katit te dyte, rezervuar per te ftuarit, Xhoana Nano ka ndjekur fjalimin e bashkeshortit dhe punimet e paradites, ne te paren eksperience te saj kongresuale. Gjithashtu, ne Kongres ishin te ftuar perfaqesues te ndryshem te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Ambasadori italian, Masimo Januci, shefi i zyres se OSBE-se, Osmo Liponen, ambasadori bullgar, Bobi Bobev e shume te tjere, ndoqen samitin e socialisteve. Kongresit socialist i jane derguar urime te shumta nga partite e tjera te majta europianoperendimore dhe ato lindore. Ne seancen e pasdites, sekretari Organizativ i Partise Socialdemokrate rumune, ka lexuar mesazhin e kryetarit dhe kryeministrit rumun Adrian Nastase. Gjithashtu, ka pershendetur edhe lideri i Unionit Demokratik te shqipetareve te Malit te Zi.



    ---------------


    Ja cthote dhe L'Espresso:

    Padrinoja i Shqiperise

    Fatos Nano eshte serish Kryeminister i vendit, ndersa njerezit e tij vazhdojne te jene te lidhur me klanet mafioze

    Nga Dina Nascetti, Claudio Papaianni dhe Giuseppe Rolli

    Padrinoja i Shqiperise ngjiti serish shkallet e pallatit te Parlamentit shqiptar si Kryeminister. Ne te vertete pagezimin me kete emer, "padrino", nuk e kreu ndonje lider historik i opozites, por nje ish i mbrojturi i tij, nje ish-Kryeminister dhe shok i afert i partise: Ilir Meta. Ne lumin e akuzave te tij, nuk ngurroi t'i keshillonte Nanos qe te "mos frekuentonte restorant "Trieste" ne Durres", i njohur si vendi ku "krijohen qeveri", por edhe ta cilesonte liderin per nga menyra e drejtimit te partise si nje "sultan".

    Shume prej drejtuesve te larte socialiste iu bashkuan ne kor akuzave te Metes, duke vene ne kete menyre ne dyshim kontrollin e Nanos mbi partine. Por rizgjedhja per here te katert ne krye te qeverise, te politikanit te vjeter socialist te vendit te shqiponjave, ka krijuar serish polemika dhe shume fraksione ne brendesi te partise. Fraksione qe me teper se per zgjedhje te ndryshme ideologjike diferencohen mes tyre nga interesat ekonomike. Ne Shqiperine postkomuniste, keto dhjete vitet e fundit, fjala "biznes" eshte e lidhur shpesh me krimin e organizuar. Nje dyshim te tille e kane vertetuar tashme me bisedat telefonike te pergjuara apo agjente te infiltruar shume hetime te kryera nga drejtesia dhe policia italiane.

    Ne Shqiperi eshte mese normale gjate ketyre viteve te fundit, qe bota e biznesit dhe politikes te bashkepunojne per te kontrolluar "lumin" e te ardhurave nga ndihmat nderkombetare, por edhe doganat. Nje fitim te majme, nga i cili klanet politike shqiptare nuk jane te gatshem te heqin dore. Fale ketij mirekuptimi shteteror, mafia shqiptare eshte fuqizuar se tepermi. Dhjete prej familjeve me te medha shqiptare, njihen tashme si zoterueset evropiane te trafikut te droges. Nje status te tille te privilegjuar e kane ndihmuar edhe marreveshjet mes mafias shqiptare dhe karteleve kolumbiane te Medelinit, te cilat kane braktisur rrugen hollandeze dhe spanjolle per hir te bazes me te sigurte evropiane te Shqiperise.

    Se fundi, kthetrat e mafias shqiptare nuk po ndalen vetem ne kontinentin e vjeter. Sepse ne projektet me te aferta te saj tashme eshte shfaqur tregu amerikan. Hetimet e operacionit antimafia te mbiquajtur "Florida", ne marsin e kaluar, ku morren pjese policia e Leces dhe amerikanet e FBI-se e DEA-s, nxorren ne drite nje skenar te frikshem. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur te shkembenin kokainen kolumbiane me heroinen e ardhur nga Turqia dhe marihuanen e prodhuar ne vend me destinacion SHBA-te. Njeri prej te arrestuarve te aksionit te perbashket ishte dhe Agron Xhafaj, vellai i nje ish-ministri. Edhe ky eshte nje njeri i Nanos.

    Gjithcka e ka zanafillen tre vite me pare, kur klanet e Durresit, tentuan pa ndonje sukses qe te ngrinin rafineri te perpunimit te kokaines ne vend. Edhe pse nuk ia arriten ketij qellimi, ata siguruan nje lidhje bashkepunimi me kolumbianet. Marreveshja u firmos ne Miami, Florida dhe sipas socialistit Dritan Prifti, ish-ministrit te Energjitikes, Fatos Nano ishte ndermjetesi i nje grupi amerikanesh, te cilet donin te pastronin nje shume prej nje miliard dollaresh te dyshimte. Shume njerez ne Shqiperi mendojne se Nano eshte i perziere ne menyre indirekte ne kete marreveshje.

    Nje tjeter aksion antimafioz i mbiquajtur "Journey Italia", i kryer ne shkurtin e kaluar, zbuloi nje rrjet gjigand te trafikut nderkombetar te droges. Si rezultat i hetimeve u bllokua ne Venezuele nje ngarkese prej 12 tonesh kokaine kolumbiane, e cila kishte si destinacion Shqiperine. Vendi i vogel ishte pergjegjes per pjesen logjistike te ketij rrjeti: transportin dhe riciklimin e parave. Pas hetimeve te para, u zbulua se ne sherbim te organizates ishte vendosur edhe Sokol Kociu, nje funksionar i larte i policise prane Prokurorise se Pergjithshme, i cili informonte trafikantet per hapat e hetimeve. Deri ne ato momente, Kociu ishte konsidetuar gjithnje si nje superpolic i pakorruptueshem. Por sipas hetimeve paralele italiane dhe shqiptare, u mesua se ishte pikerisht ai njeri prej organizatoreve te ketij rrjeti nderkombetar te trafikimit te droges. Ky skandal preku edhe kryeprokurorin e pergjithshem, Arben Rakipi, i cili u "fut ne valle" nga nje trafikant kosovar.

    Mafia shqiptare po shfaqet gjithnje e me aktive edhe ne kontrabanden e cigareve, pas goditjes qe ka marre rrjeti i Malit te Zi. Sigurisht qe pesha kryesore e "biznesit" i takon "Camorra"-s napolitane dhe me ekzaktesisht klanit Mazzarella. Nje delegacion i Mazzarellave, i kryesuar nga Vincenzo Titta, qe vizitoi Tiranen me 29 janar 2001, u prit ne nje takim edhe nga drejtori i policise se Tiranes. Njeriu kyc qe organizoi udhetimin ne kryeqytetin shqiptar, eshte Hysen Shahu, nje njeri i besuar i Fatos Nanos. Aq sa vendosi ne dispozicion te dergates se "ambasadoreve" nga Napoli edhe "Mercedes"-in e Nanos, ne ate periudhe kryetar i Partise Socialiste. Nje tjeter informacion sekret, i shoqeruar edhe me fotografi, deshmon zbarkimin me 5 prill 2001, ne oren 8.55, ne portin e Durresit te Vincenzo Titta. Per t'i uruar mireseardhjen ndodhet serish Hysen Shahu, i cili e shoqeron me pas ne te gjitha takimet e tij ne Shqiperi. Levizjet kryen serish me makinen zyrtare te kryetarit te Partise Socialiste. Kete rradhe, vec drejtorise se policise se Tiranes, ku punon edhe i biri i Hysen Shahut, Artani, perfaqesuesi i Mazzarellave kryhen takime pune edhe ne ministri te ndryshme. Nen shoqerine e dy burrave te tjere, ata frekuentojne gjithashtu bar "Diana", nje pike takimi e krimit te organizuar shqiptar, prone e Gaz Demit, bashkepunetorit kryesor te Fatos Nanos per punet e dyshimta.

    Demi drejtonte per llogari te kryetarit te Partise Socialiste, kontrabanden e cigareve, por njekohesisht eshte ne kete periudhe edhe njeri nga financuesit kryesor te partise. Gjithnje, sipas ketij hetimi, Demi ka blere disa magazina shteterore ne Sarande per depozitimin e cigareve kontrabande qe vijne nga vendet e lindjes nepermjet Greqise, nje vend ku Nano ka shume biznese. Sapo kalonin kufirin shqiptar, ngarkesat e cigareve kontrabande transportoheshin ne rruge ligjore nepermjet shoqerise "Albtrans", e cila ka siguruar nje license zyrtare per tregtine e frigorifereve nga Gjermania. Pasi firmosin marreveshjen, Demi, Artani dhe Mazzarella, sipas regjistrimeve te kryera fshehtas, ngrene nje dolli per shendetin e Don Ciro Mazzarrella. Pakti parashikon, vec te tjerave, edhe nje llogari rrjedhese, e hapur me 3 janar 2001, nen emrin e shoqerine zviceriane Tradex dhe Beltranz (prone e Shahut), e zyrtarizuar nga nje license e shtetit shqiptar. Kontrata i jep te drejten Mazzarelles qe te kryeje aktivitet tregtar ne Shqiperi dhe mundesine per t'u shtrire me tej ne tregun e Lindjes. Nje bisede telefonike e regjistruar, mes Teuta Shahut, se bijes se Hysenit dhe Vincenzo Tittas, zbulon se marreveshja parashikon transportin e 40-50 konteniereve me cigare kontrabande per cdo muaj nga vendet e ish-bllokut sovjetik, duke patur si pikenisje Veriun e Shqiperise. Nje biznes me nje fitim marramendes prej 200 milion dollaresh ne vit.

    Mbi te gjitha, keto hetime hedhin drite mbi nje mafie te fuqishme shqiptare, e cila eshte e afte te krijoje aleanca me mafiet dhe kartelet nderkombetare per te shtene ne dore bizneset fitimprurese kriminale. Sigurisht, duke shfrytezuar edhe lidhjet me nje klase politike, e cila nuk eshte shume e shqetesuar per respektimin e ligjit. Nje pushtet qe shfaqet cdo nate, kur mbi gomonet qe pershkojne Adriatikun, se bashku me klandestinet udhetojne edhe kilograme te tera droge. Shpesh te transportuara nga korriere te detyruar te marrin nje rrezik te tille per te paguar udhetimin e shpreses.

    Artikulli i mesiperm eshte marre nga e perjavshmja italiane me orientim te majte "L'Espresso", e dale ne treg, te premten, me 2 gusht 2002.


    ----------------






    cbehet mo aman..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Kur te mbaroj partizanizmi si karakteristike e mendimit shqiptare, ateher me siguri do kemi demokraci ne shqiperi. Po si qendrojne faktet, veshtire ai muhabet. Une kujtoja se pasthirrmat e ndyra 'rrofte kryetari' me nje nentext te frikshem totalitar ishin pjese e pd-se dhe se ps kishte evoluar nga kjo pike. Megjithate sic e tregojne faktet keq qenka puna. Fatos nano kur ndihet i kercenuar kthehet ne instiktet e mbijeteses, qe per personin e tij me nje te kaluar te mire ne Parti totalitare, bazohen ne filozofine e tipit 'Rrofte kryetari'. Kjo tregon se jemi akoma ne fazen e majmunerise, humbjes se identitetit e ne rrjesht per nje, futje ne tufezat e 'Partise'. Kjo tregon gjithashtu se sa e ulet eshte ndergjegja dhe vetedija jone per detyrat e qytetarit ne nje shtet ligjor.
    Ky shkrimi eshte marre nga gazeta koha jone sot.

    JUDA SOCIALISTE

    Nga Edi Lesi

    Nga te gjitha punimet e djeshme te kongresit socialist, mund te thuhet pa frike se pak gjera te mbesin ne mendje. Kjo sepse disa delegate, ne diskutimet e tyre, kane tentuar te paraqiten sa me te dijshem, duke propozuar platforma nga me te ndryshmet dhe duke sugjeruar adoptime opcionesh nga me modernet, duke pershkuar keshtu hapesira planetare dhe larg realitetit te krizes ku gjendet sot kjo parti. Kesisoj eshte krijuar nje atmosfere mjaft coroditese.

    Nganjehere, gjysma e me teper e delegateve nuk kane kuptuar hicgje nga mesazhet e delegateve, dhe per kete shkak, propozime nga me pikantet, referuar statuteve te partive me ne ze te Europes, u mbyten ne kakofoni emotive.

    Te destinuara per t'u denuar me injorim dhe brohoritje disaprovuese ishin edhe ide nga me brilantet qe synojne t'i vene partise se militanteve te pareformuar, rregulla qe kane sot socialistet e frances apo laburistet angleze.

    Por, nje gje te mbetet sigurisht ne kujtese. Kush nuk guxonte dje te therriste: "rrofte Fatos Nano", ishte i denuar me fishkellima. Lincimi verbal i rivaleve te Kryetarit u zhvillua pa droje dhe ne prani te te gjitheve. Sedra e perkedhelur e kryeministrit e miratoi kete performance, jo rralle edhe me duartrokitje.

    Dhe ishte e qarte se xhelatet me te pakursyer kunder anti-nanove, nuk e kishin asfare mendjen tek diskutimet dhe paraqitjet e projekteve e programeve.

    Ata ishin aty vetem per te leshuar thirrje dhe ulerima.

    Kishte dje pamje nga me mjeranet, kur, ata (pra armiqte e partise), mbeteshin pa fjale nen dritat e prozhektoreve te salles, tamam si juda. Shume delegate do te hidhnin ndaj tyre edhe gure apo sende te tjera, poqese do te kishin me vete.

    Pikerisht, ne kete atmosfere mbytese, parapolitike, madje primitive, jo pak personalitete te PS-se gati-gati u duken qesharake teksa permendnin politologe te shquar te botes dhe citonin ideologe te njohur nderkombetarisht. Nese dikush do te kerkonte duartrokitjet e salles, duhej te permendte vetem nje burre shteti, zotin Fatos Nano.

    Konferencat e degeve te PS-se kishin treguar mjaft, se, situata ne kongres mund te ishte e ketille. Por prape, kishte pak shprese se, "demokracia" e brendeshme, ajo qe ka qene nje krenari e paskrupullt e socialisteve gjithe keto vite, do te gjente mundesine per t'u konfirmuar ne kete kongres, qofte edhe pergjysem. Ne menyre dramatike u pa se kush eshte kunder kryetarit, nuk ka vend ne parti.

    Kohet kane evoluar dhe ne kete kontekst funksionon edhe Partia Socialiste. Por le ta perfytyrojme kete force politike, ne kete gjendje, 20-30 vjet me pare. Meta, Zela, dhe gjithe te tjeret qe nuk hoqen kapelen perpara Nanos, do te ishin nisur per riedukim ne baze, ne rastin me te mire, dhe disa do te kishin edhe fat me te keq, duke pare gijotinen. Vitet 2000 nuk i lejojne me kesi metodash, andajnuk kemi te bejme me skenat e pleniumeve.

    Kongresi i djeshem i partise se 2003-shit, per fat te keq ishte mjaft regresiv ne kete drejtim. Progres te dukshem kane bere servilet, te cilet per te ruajtur karriget, kane bertitur fort: "rrofte Nano". Ne seancen e sotme zor se do te kete ndryshime. Ndersa rezultati dihet, dihet sepse eshte ne duart e militanteve te fishkellimes.

  7. #17
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Demagogjia e "Sokratit" ose demagogjia e atij qe ben edhe shkopin edhe qenin edhe Zotin

    PARTIA IME NUK ESHTE NE KRIZE!

    Nga Fatos Nano

    Kur kthej koken pas dhe shoh te kaluaren time politike, ndjenja te forta me pushtojne dhe me perulje lutem qe Zoti te me jape force dhe vullnet per te vazhduar pa u lodhur te jap kontributin tim per dite me te mira per te gjithe ne. Por edhe qe Zoti te me jape kthjelltesine dhe mundesine per te korrigjuar dhe reflektuar ndaj gjerave qe mund te kisha bere me mire. Dhe perseri me perulje kuptoj me mire rrugen e gjate qe kam bere bashke me ju. Shoh stuhite dhe ditet me diell, rritjen e mundimshme, perpjekjen per te larguar te shkuaren dhe afruar te ardhmen, pengesat dhe arritjet. Shoh flaken e qiriut te digjet brenda meje, ashtu ngadale dhe konstante, duke m'u bere dhimbje dhe shok, drite dhe udherrefyes.

    Kerkuan te me quajne "zog te vetmuar" dhe harruan ate c'ka zogu cmon me shume, ajrin e lire dhe hapesirat pa fund. Harruan se familja jone e madhe i ngjan tufes se pafund te zogjve qe nuk lodhet se fluturuari drejt majave te reja e fushave plot begati.

    Kerkuan te me burgosin dhe harruan se as kater vjet dhe as dyzet e kater vjet nuk mund te me ndalonin te kryeja me vullnet te hekurt detyrimet dhe pergjegjesite e mia ndaj familjes sone.

    S'jam une "djali plangprishes" ne PS

    Kerkuan te me bejne "djalin plangprishes" dhe harruan se ne dashurine e madhe qe kam marre nga kjo familje, kam burimin e dashurise qe kam dhene per te dhe gjithe anetaret e saj. Kurre nuk kam harruar se kujt i perkas dhe nga vij.

    Kerkuan te me bejne "diktator" dhe nuk deshen, nuk munden, dhe nuk duruan te prekin dhe shijojne hapesirat e reja te lirise.

    Kerkuan kaq shume gjera dhe ende prape kerkojne dhe mire bejne qe kerkojne. Fatos Nano nuk ofron dhune, diktature apo perjashtim. Perkundrazi, garanton, mbeshtet dhe nxit fjalen dhe mendimin e lire, sfiden demokratike dhe alternativen e zhvillimit.

    Fatos Nano nuk ofron anarki dhe kaos, por siguron dhe kerkon rregull dhe disipline. As nuk perfaqeson para te pista, trafiqe apo klane mafioze. Ne te kundert, me sakrifice shpesh edhe personale e familjare, ka ndertuar dhe kontribuar per shtet te forte dhe ligj te drejte. Fatos Nano nuk ben revolucione apo shkakton kriza, sepse ai ka per detyre dhe ofron stabilitet. Fatos Nano s'e nxjerr PS-ne ne opozite, as e mpak apo nxjerr ate shesheve me klithma e panik. Perkundrazi, e udheheq ate te permbushe misionin e vet fisnik te perparimit te vendit.

    Mua me quajne Fatos Nano

    Mua me quajne Fatos Nano dhe deshmitare kemi historine tone te perbashket. Ne vijme se bashku nga kohe te veshtira dhe shkojme drejt te ardhmes me te mire. Rruga qe kemi per te bere, eshte e gjate, por ne shohim driten ne fund te tunelit dhe drejt saj vrapojme. Ne kemi energji, jemi atlete, vitale, te thjeshte e plot pasion. Jemi zogjte e lire te hapesires shqiptare, jemi e ardhmja plot diell e begati. Askush s'mund te njollose PS-ne per interesa personale, deshtimet vetjake apo mungesen e vizionit, punet e pista dhe parate e zeza.

    Partia Socialiste nuk eshte ne krize

    PS-ja s'eshte ne krize. Sepse s'mund te jemi ne krize pasi kemi provuar ne menyre te perseritur se mbetemi forca politike me e votuar ne vend. Dhe nese aty-ketu shifrat ulen apo ndryshojne, kjo nuk tregon krize. Fatos Nano s'ka saraje, s'ka vila me leje apo pa leje, s'ka dhe as zoteron apo influencon media, televizione, gazeta e cfare nuk tjeter. Ndaj dhe "furtuna" e deshperuar kunder meje, e papare ndonjehere ne kete vend ndaj ndonje lideri politik permban ne vetvete paradoksin e saj me te arrire se kurre. "Te gjithe" kunder zogut vetmitar sepse ka bere krimin qe e coi tufen e lire te zogjve drejt qiejve dhe hapesirave te lira dhe pambarim.

    Nese ky eshte krimi, po, une Fatos Nano jam mekatari. Nese krim eshte te krijosh vlera kaq te arrira demokracie brenda familjes, ku secili shprehet dhe flet si te doje dhe prape te qendroje brenda familjes, po, une Fatos Nano jam mekatari. Shihni opoziten tone politike dhe kuptoni me mire kete qe ju them. Nese krim eshte te drejtosh familjen tende qe nga prapa hekurave e deri tek tribuna e Internacionales Socialiste, po, une jam mekatari. Me vjen nder mend ajo fjale e mencur dhe e arrire e te madhit filozof anglez, Francis Bacon "qendroj aq lart sa e keqja nuk me arrin as thembrat". Shihni te nesermen tone, te dashur anetare te familjes. Mos harroni nga vijme, por shihni drejt te nesermes. Premton kaq shume dhe ne do ta bejme ate enderr pjese te perpjekjes, ambicies, deshires dhe vullnetit tone. Asnje me mire se ne nuk mund ta beje kete gje, ndaj se bashku, une, ju, e gjithe familja jone le te kryejme punet qe kemi marre persiper te bejme.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #18
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Te nderuar anetare te ketij forumi.
    Mbreme me shkonte ndermend te formuloja nje tip anekdote perfundimtare per personin e lartpermendur me emrin Fatos Partia Socialiste Nano dhe besoj tregimi i meposhtem do te jete shume i goditur.

    Ju kerkoj ndjese sepse jam pikelluar, tek po lexoja meditimin e kryeministrit shqipetar dhe me duket sikur ky eshte i dhimbshem dhe sikur ta lezoja edhe njehere kete artikullin e mesiperm, do te me besonit apo jo, une do te nderroja opinion per kete njeri qe flet gjepura ne mes te dites.

    Budallai dhe guri

    Na ishte njehere nje budalla dhe tre te mencur dikur nga viti 40.
    Tre te mencurit nje dite prej ditesh per te realizuar synimet e tyre, gjejne nje budalla dhe e lutin te jete mik i tyre.
    Budallai si budalla qe eshte pranon dhe behet mik i tyre.
    Tre te mencurit i thone, misioni yt eshte te hedhesh nje gur ne lume dhe tre milione njerez te turren per ta gjetur ate gur.
    Fituesi patjeter do te jesh ti por edhe populli nuk do te ngele pa gje.
    Budallai pranon kushtet dhe ben ashtu sikur i thane tre te mencurit.
    Budallai qendron anes lumit dhe tre milione njerez qe kishte nen zoterim jo vetem qe mesojne te notojne, por ajo me e rendesishmja ishte , se , keta tre milione njerez qe vertiteshin si te terbuar neper lume, u bene njohes te afte te gureve te cilet gjendeshin ne tabanin e lumit.
    Tre te mencurit vdesin dhe budallai i vetem kishte deshire te martohet.
    Dhe budallai e gjen nje grua persembari.
    Nje fjale e urte popullore thote: Tenxherja gjen kapakun e saj ose budallai budallaqen.
    Keta miliona njerez te stervitur me veshtiresite me te medha kur lumi fryhej, rendohej nga shirat dhe bora, trasheguan kulturen e padronit te tyre me emrin budalla.
    Dhe budallenjte gjenin budallackat ose kapaket fluturonin tek tenxheret qe u shkonin per masen e duhur.
    Jeta ishte e lumtur pavaresisht semundjeve qe lindin kur njerezit qendrojne gjithe kohen ne uje dhe duke kerkuar Gurin Legjendar te padronit te tyre.
    Nje dite prej ditesh aty nga vitet 85, budallai vdes dhe ne mes te atyre njerezve te njohur me specialitetin e njohjes se gureve, doli edhe nje tjeter budalla por qe u tregua pak me tolerant se paraardhesi i tij.
    Dikur nga vitet 89, ne mes te atij populli te brumosur me budallepsje, fillojne te dalin disa te mencur.
    Por edhe keta te mencur budallepsjen e kishin pjese te pandashme te jetes se tyre megjithate nje fjale e urte popullore thote: Me mire gjysme budalla se budalla i teri.
    Budallai qe trashegoi pushtetin e budallait te pare, humbi pushtetin ne vitin 92 , dhe vendin e tij e zuri nje gjysme budalla.
    Duke qene se te jesh gjysme budalla nuk do te thote se je i teri budalla, gjerat filuan te ndryshojne.
    Keta miliona njerez e lane lumin menjane ashtu te rraskapitur, te pangrene, te paditur, dhe e hoqen mendjen nga Guri Legjendar qe kerkonin per shume dekada.
    Por nuk kishte qene e thene qe keta miliona njerez budallenj te benin divorc njehere e mire me lumin.
    Budallai qe trashegoi pushtetin e budallait te pare qe ngeli ne histori me emrin "Legjenda e gurit te Budallait", nuk paskesh pas qene kaq budalla sa dukej.
    Trasheguesin e fronit te tij(ky i fundit jetoi ne fron deri ne vitin 90)( mbasi populli te bente divorc me lumin) e kishte sajuar me kohe dhe aty nga viti 97, trasheguesi i ri neomodern ngjiti shkallet e pallatit te Padrinos per te zevendesuar dhe modernizuar rolin historik te Budallait te vertete.
    Ne nje nga lutjet e tij te perditshme, ishte se ne nuk e harrojme Budallain, babain tone qe na mesoi se cfare eshte lumi, nuk harrojme historine e gurit te cmuar legjendar qe babai yne hodhi ne lume per ti rinisur nje histori te re ketij populli, me fitore dhe vepra.
    Populli u be alergjik kur degjoi fjalet e padrinos budalla te epokes neomoderne.
    Dhe ne vitin 2003 ose pak dite me pare, ne nje salle te mbushur plot me budallenj, vihej re entuziazmi, duartrokitjet e ketyre te deleguarve per Padrinon.
    Qendrimi i Padrinos ne fron, do te thote rikthim i popullit ne lume per te gjetur Gurin Legjendar, fitoret dhe veprat e te cileve do te vleresohen jo vetem nga budallai neomodern por edhe keta miliona njerez si dhe nga kalimtaret e shumte.
    Sot ky Budalla ishte me i dhimbshur se kurre sa edhe gruaja e tij kur lexoi recitimet e burrit te saj, filloi te qante per te treguar se vendosmeria e saj dhe e burrit te saj per ta kthyer popullin ne lume, eshte e pakthyeshme.
    Budallai afron budallalleqe
    Keta miliona njerez qe ai ka nen hyqem, e pasqyrojne me perpikmeri kete budallallek te tij.
    Cte besh?
    Ti vesh faj budallait se te budalleps apo ti besh faj ketyre miliona njerezve qe nxjerrin si Dushku te tille budallenj.

    Uroj ta kuptoni moralin kesaj anekdote.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lis kete fjalimin qe ke postuar:

    Demagogjia e "Sokratit" ose demagogjia e atij qe ben edhe shkopin edhe qenin edhe Zotin

    PARTIA IME NUK ESHTE NE KRIZE!

    Nga Fatos Nano

    Kur kthej koken pas dhe shoh te kaluaren time politike, ndjenja te forta me pushtojne dhe me perulje lutem qe Zoti te me jape force dhe vullnet per te vazhduar pa u lodhur te jap kontributin tim per dite me te mira per te gjithe ne. Por edhe qe Zoti te me jape kthjelltesine dhe mundesine per te korrigjuar dhe reflektuar ndaj gjerave qe mund te kisha bere me mire. Dhe perseri me perulje kuptoj me mire rrugen e gjate qe kam bere bashke me ju. Shoh stuhite dhe ditet me diell, rritjen e mundimshme, perpjekjen per te larguar te shkuaren dhe afruar te ardhmen, pengesat dhe arritjet. Shoh flaken e qiriut te digjet brenda meje, ashtu ngadale dhe konstante, duke m'u bere dhimbje dhe shok, drite dhe udherrefyes.

    Kerkuan te me quajne "zog te vetmuar" dhe harruan ate c'ka zogu cmon me shume, ajrin e lire dhe hapesirat pa fund. Harruan se familja jone e madhe i ngjan tufes se pafund te zogjve qe nuk lodhet se fluturuari drejt majave te reja e fushave plot begati.

    Kerkuan te me burgosin dhe harruan se as kater vjet dhe as dyzet e kater vjet nuk mund te me ndalonin te kryeja me vullnet te hekurt detyrimet dhe pergjegjesite e mia ndaj familjes sone.

    S'jam une "djali plangprishes" ne PS

    .......
    ..

    etj etj

    ....


    Kush e ka shkruar dhe ne se e ka shkruar dikush ne c'gazet e ke marre???

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Kush ja ka shkruar fjalimin fatos Nanos?

    Them qe mund te diskutojme nje cike ketu ne forum se kush mud t'ja kete shkruar kete fjalimin e "zogut" Fatos Nanos. Si mendoni ju?
    Them ta shohim nga stili, se te verteten pak veta e dine.
    Se pari duket qe nuk e ka shkruar vete, se nuk ka eshte fare ne stilin e fjalimeve te tjera (jo se ato te tjerat i ka shkruar me siguri vete, por me ndryshe);
    se dyti, duket si dore shume poetike, dhe ne natyren e fjalimeve te veta ai eshte gjithmone pompoz e aspak poetik;
    E tij mund te kete qene ideja e fjalimit, pra ideja e te berit viktimen.
    Fjalimi i tij si strukture me kujton fjalimin e Mark Antonit ne varrimin e Jul Cezarit, kurse nga stili i fjalise, mos qofsha i gabuar, por me kujton Dritero Agollin. Ta kete bere Driteroi kete valle? D.m.th. te jete bere vete ai Driteroi i madh qe ka shkruan "Shokun Zylo...", pra te behet ai Demka e nje fare Zyloje si Tos Nanua?

    Nuk e di. Pres mendimin e te gjitheve




    Me psohte po postoj nje karikature te Fatos Nanos publikuar ne Nju Jork Book Review ne 1997 Kliko ketu per te pare te plote karikaturen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hek : 14-12-2003 mė 06:31

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •