Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Modernja / Klasikja

    Pershendetje Forumista te nderuar

    Desha te dija mendim tuaj se cfar do te thote fjala "moderne" apo "klasike" ne fusha te ndryshme, arti , muzika, teknologjia , historia , politika , Feja (nqs ka aplikim si fjale), mendimi njerezor etj...

    disa nga pytjet qe mund te ndihmojn debatin.

    --> Kur fillon epoka moderne.. ka ndonje kohe te caktuar?
    --> A mbaron ndonje here? *(ketu e kam fjalen per levizjet e ndryshme, Modernizmi Postmodernizmi dhe Post-strukturalizmin)
    --> Cfar ka nje objekt modern dhe pse i vihet ky emertim ketij objekti?
    --> Po klasikja cfar eshte? kur mund te quhet dicka klasike? pse quhet e tille dhe pse ka vlere me shume?

    Diskutim te kendshem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 22-01-2004 mė 05:11
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Cyclo ke bere histori te artit/filo/etj etj Ndonjehre ti?

    po flet per koncepte qe, cdo fushe i trajton me kriteret e saj..nese e ke shume ne pergjithesi, je shume i hapur, specifikou pak ne nje pyejte...

    larsusi i ardhur nga lashtesia me fryme moderne
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 22-01-2004 mė 12:56
    TBD

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    tema mire qe shte interesante, por si lidhet ne menyre direkte me Filozofi-Psikologji-Sociologji-ne?

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Larsus... nuk dua te jem specifik pasi dua te ket sa me shume diskutim.. kam hapur disa tema goxha specifike qe ngelen teper te varfera prandja e bej kete. Mbaroj per matematike dhe jo per arte po kam bere githashtu dhe shume filozofi.

    Un shof nje lidhje shume te madhe me sociologjine me linguistiken me periudhat e ndryshme qe vine dhe ikin dhe qe i karakterizon ato... me percaktimin tone te nje dickaje etj etj.... do shkruaj me gjate per kete teme pasi kam nje provim tani dhe duhet te iki

    gjithsesi un e lash temen te hapur pasi desha te kishte me shume diskutim , pastaj e merr vet rrugen ajo.

    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sic premtova me siper, po filloj te jap ca mendime qe kam rreth kesaj fjale... qe mund te mos jete shume e lidhur me pjesen filozofike te forumit po qe esht shume e lidhur me sociologjine.

    Modernia na jep neve nje shpjegim te detajuar jo vetem te zhvillimit historik te aritit, teknologjise apo menyres se mendimit, por edhe te kuptojm te ardhmen qe kemi perpara. Cfare eshte kjo fjale? Fjala modern per here te pare u shfaq ne periudhen e Rilindjes(Rennaisance) ose sic quhet ndryshe Early Modern. Kjo fjale atehere u perdor per te theksuar dicka qe po ndodhte ne ate cast(kjo eshte dhe aresya qe disa njerez e quajn ate periudhe si Early Modern(Modernja e Hershme). Kjo menyre te menduari ne ate kohe ishte mjaft e domosdoshme qe te krijoheshe kalimi dhe ndarja ndaj Perandorise Romake dhe periudhes se mesjetes.
    Ne te tashmen kjo fjale esht kryesisht e perdorur ne referim te avancimit teknologjik qe shoqeria jone mund te arrije. Por jo gjithmone Modernia fillon me fillimin e teknologjise. Nje debat mjaft i ashper ekziston per te caktuar fillimin e kesaj epoke. Disa e lidhin me linguistiken dhe se si evolimi i gjuhes esht koha ku kjo periudhe ka filluar(flitet per gati 50000 vjet me pare). Disa te tjere i atribuojn kesaj fjale tituj si "geometrical fundamentalism", ne shqip fondamentalizmi gjeometrik, qe nuk esht gje tjeter vec se arritjet e fundit ne arkitekture. Keto na tregojn se kjo fjale ka kuptim te ndryshem per njerez te ndryshem, gjithashtu ka fillim te ndryshem per njerez te ndryshem. Duket se eshte nje fjale dinamike ne rrespekt me vendin qe ne jetojm.
    Ne kuptimin teknologjik, teknologjia moderne thjesht zhvillon teknologjine e fundit. Ne e quajm teknologjine e tashme moderne sepse na lejon qe te krijojm gjera per te ardhmen, esht si bazament per krijimin e dickaje me te mire. DMth modernja ne kohet e sotme esht thjesht dicka qe na sjell prospekte te mira per te ardhmen. Do te vazhdoje te zhvillohet dhe te ndryshoj sepse nje teknologji e tille do ta lejoj kete lloj ndryshimi. Modernia ne te kaluaren i referoheshe dickaje qe po ndodhte ne te tashmen e asaj kohe, ndersa ne kohet tona duket se i referohet te ardhmes. Nen kete argument fjala pre-modern qe shpesh aplikohet esht thjesht per nje produkt qe nuk eshte ne prodhim sepse teknologjia per te krijuar kete produkt esht zevendesuar. Pra teknologjia esht ajo qe e nxjerr kete objekt jashtloje apo esht vete objekti qe na ben neve ta quajm ate pre-modern? Per me teper ky fakt forcohet akoma me shume nqs do analizojme shkencat ekzakte nen kendveshtrimin e modernes.


    Matematika dhe formulat qe e perbejn kete subjekt kane qene verdalle prej vitesh madje shekujsh , dhe kur jane vertetuar nuk jane zevendesuar me asgje. Jane kthyer ne Teorema. Edhe pse shume njerez pelqejn ti referohen zhvillimit te matematikes ne ditet e sotme si Matematike Moderne, kjo nuk esht gje tjeter vec se kerkimet qe behen ne Chaos Theory apo Game theory apo studimi i algjebres abstrakte. Pra ne kete rast esht thjesht per te nxjerrur ne pah se me ca po merren matematicienet ne kohet e sotme, se sa te zevendesoj dicka qe ka ekzistuar. Sepse asnje gje qe esht vertetuar nuk mund te zevendesohet por te pasurohet, ne matematike, fjala moderne merr vetem nje sens historik se kur jane arritur keto zbulime. Duke konsideruar shkence tjeter si fizika psh, kjo fjale me kuptimet e meparshme esht me adapte. Nje nga aresyet esht kalimi nga Fizika Newtoniane ne teorite me ekzakte te Einstein dhe Relativitetit te tij, dhe me pas te modelit quantik te atomit(Quantum). Kjo e fundit eshte dhe ajo qe ka bere te mundur shume gjera qe ne kemi ne dore sot(Kompjuteri televizori etj etj) dhe teknologjite e ardhshme. Esht interesante pra qe ne matematik kjo fjale ka nje sens historik dhe ne nje vend si fizika merr nje kuptim tjeter sepse ndersa ne matematik esht si reference datash, ne fizik nxjerr ne pah kalimin nga nje fizike deterministe ne nje fizike probabilistike moderne.

    Kur flasim per shkencat e tjera shoqerore si arti, gjuha, literatura arkitektura etj , kjo fjale behet me e veshtire per tu kuptuar. Arti ka qene verdalle qysh ne fillimet e civilizimit dhe edhe pse njerezit vizatojn ne stile te ndryshme ne kohra te ndryshme kjo nuk do te thote se keto stile jane zevendesuar me te reja. Ne art apo ne gjuhe, arkitekture etj nuk ka dicka te tille si zevendesim, nuk mund te ekzistoj, sic e shoh une ka thjesht nje pasuri qe shtohet te ketyre qe kemi. Kjo esht dhe nje nga aresyet se si ne shkojm dhe admirojm katedrale te ndryshme apo jetojm ne godina te vjetra etj. Kemi nje te kaluar dhe te tashme qe ekziston ne te njejten kohe.
    Fjala moderne esht thjesht nje sinonim per te ardhmen, nje fjale qe tregon avancim per teknologjine, qe nuk ndryshon por pasuren artin dhe arkitekturen. Neper shekuj modernja ka qene subjekt i sulmeve te Kishes dhe doktrines Aristoteliane ne perendim, e vene ne prove disa here ne lindje nga fe te ndryshme. Ne te kaluaren kjo fjale ka qene armiku i sistemit dhe si rrjedhoje i individid, sepse do te ndryshonte boten qe jetonte rreth disa rregullave shume strikte, ndersa ne kohen tone kjo fjale esht miku i individid. Nje fjale qe na ben te analizojm te kaluaren dhe te mrekullohemi me supozime per te ardhmen qe kemi perpara.

    Shendet
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Shoqeria e sotme ndodhet ne nje evoluim te pashtershem te modernes dhe klasikes, te cilat nuk bejne vecse nderrojne vendet me njera tjetren ashtu si stinet e vitit.

    Pėr mendimin tim modernizmi ėshtė klasik-ja e sotme, ndėrsa klasikja ėshtė modern-ja e dieshme e kėshtu me rradhė vazhdon ky proces me skaj,==> infinitin.

    Atė ēka ne quajmė sot moderne nesėr do e quajmė klasike, e kėshtu me rradhė.

    M.gj.th do te shtoja se nuk do te egzistonte modern-ja nese nuk kishte klasike.

    Attributi i modernes eshte merite e klasikes.

    Modernisti i perkryer eshte nje tifoz i denjė i modernizmit por gjithashtu, mbetet nje fanatik besnik ndaj klasikes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •