Besim Abazi
10 dhjetor 2003, 14:48 UTC
Dita e sotme nė Kosovė, shėnon fillimin e rrugės praktike drejt zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė saj, thanė nė Prishtinė, zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė. Ata i bėnė kėto komente gjatė ceemonisė sė shpalljes sė dokumentit zyrtar tė Standardeve pėr Kosovėn, tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėatre pėr tu pėrmbushur para fillimit tė zgjidhjes sė statusit tė saj politik. Sundimi i ligjit, liria e lėvizjes, kthimi i qėndrueshėm dhe tė drejtat e komuniteteve e pjestarėve tė tyre, zhvillimi ekonomik, te drejtat pronėsore, bisedimet me Beogradin pėr cėshtje teknike dhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, janė tetė standardet e pėrcaktuara, pėrmbushja e tė cilėve ėshtė detyrė e pėrbashkėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe institucioneve tė vetėqeverisjes nė Kosovė, ndėrsa mesi i vitit 2005, llogaritet si periudhė e vlerėsimit tė tyre.
Shefi i Misionit, Harri Holkeri, tha se, shpallja e kėsaj kohe pėr shqyrtimin e statusit pėrfundimtar ka hapur njė kapitull tė ri dhe tash ėshtė koha qė ai tė shkruhet. Ėshtė detyrė e pėrbashkėt pėr ta pėrgatitur Kosovėn pėr statusin pėrfundimtar. Tash ėshtė njė kohė e pėrcaktuar pėr kėtė vendim, por asgjė nuk ėshtė e pashmangshme. Ky vendim varet nga ajo qė thuhet dhe bėhet nė Kosovė, sepse ekziston vetėm njė rrugė drejt statusit pėrfundimtar dhe ajo ėshtė nėpėrmjet pėrparimit nė pėrmbushjen e standardeve, tha zoti Holkeri.
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha ndėrkaq se shpallja e dokumentit pėr standardet, ėshtė njė ngjarje me rėndėsi pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Standardet qė bashkėsia ndėrkombėtare i kėrkon nga Kosova, kanė pėr qėllim vlerėsimin e tė arriturave tė Kosovės, para vednosjes sė statsuit final tė Kosovės, qė pėr ne ėshtė pavarėsia, si dhe pėrmbushjen e normave pėr integrim nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare, tha presidenti Rugova.
Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha se dokumenti ėshtė udhėrrėfyes i qartė pėr Kosovėn, institucionet e saj dhe Misionin e Kombeve tė Bashkuara, duke u bėrė thirrje qytetarėve qė tė pėrkrahin fuqishėm pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e tyre. Pa plotėsimin e standardeve do ta kemi tė vėshtirė tė finalizojmė statusin pėrfundimtar tė Kosovės, ashtu sic e synojmė tė gjithė ne. Prandaj, kontributi i secilit kosovar nė realizim tė standardeve ėshtė kontribut drejt zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė pajtim me vullnetin e qytetarėve tė saj, nėnvizoi kryeministri Rexhepi.
Autoritetet shprehėn keqardhjen e tyre pėr mospjesmarrjen e pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė ceremoninė e shpaljes sė dokumentit dhe refuzimin e tyre pėr tu pėrfshirė nė kėtė proces, i cili sic u tha, ėshtė me rėndėsi thelbėsore pikėrisht pėr kėtė komunitet. Kėta tė fundit nuk janė pajtuar me standardet dhe posacėrisht me mospėrfshirjen e vėrejtjeve dhe kėrkesave tė Beogradit lidhur me dokumentin pėrfundimtar.
Zyrtarėt thanė se tash pėr tash nuk ka ndonjė mospajtim tė thellė rreth dokumentit, ndėrsa shefi i misionit i quajti probleme gjuhėsore mospajtimet rreth hyrjes sė dokumentit nė tė cilėn fillimisht ishte nenvizuar se standardet duhet tė jenė nė pajtim pėrvec me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe Kornizės Kushtetuese edhe me ligjet e zbatueshme, gjė qė ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit politik tė Kosovės.
Pak pas shpalljes zyrtare tė dokumentit, shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Harri Holkeri dhe kryeministri Bajram Rexhepi mbajtėn takimin e parė tė strukturės sė pėrbashkėt pėr zbatimin e standardeve, qė vlerėsohet edhe pjesa mė e vėshtirė e tėrė procesit. Zoti Holkeri tha se pėrmbushja e tyre do tė bėjė qė bashkėsia ndėrkombėtare tė punojė pėr statusin politik tė Kosovės, ndėrsa dėshtimi do tė kthente Kosovėn prapa mbase pėr disa dhjetvjetsha tė tjerė.
Krijoni Kontakt