Në Pejë u arrit marrëveshja për kthimin e të zhvendosurve serbë në komunën e Klinës
Pejë, 9 janar - Administrata ndërkombëtare, përfaqësues të KFOR-it, zyrtarë të pushtetit qendror në Kosovë dhe përfaqësues lokalë, kanë zhvilluar dje një takim në qytetin e Pejës, ku kanë debatuar për projektin që lidhet me kthimin e të zhvendosurve të pakicës serbe në qytezën e Klinës.
Në këtë takim pas një debati të rëndë është arritur marrëveshja për kthimin e pakushtëzuar të të zhvendosurve serbë në komunën e Klinës. Në shkëmbim të kthyerit do t'i njohin institucionet e Kosovës si ato qendrore, po ashtu edhe ato komunale dhe se dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi të mirë me shqiptarët.
Pegi Higs, shefe e Zyrës për të kthyerit në Misionin e OKB-së në Kosovë tha se ky takim ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Ajo tha se serbët kanë thënë qartë se e respektojnë autoritetin e kryetarit të komunës së Klinës dhe se në këtë takim është vendosur të formohet një grup punues në nivelin komunal për të përgatitur një plan për procesin e kthimit të serbëve dhe të zhvendosurëve të tjerë në këtë komunë.
Ky takim nuk u mbajt në Klinë nga frika se mund të ndodhte ndonjë incident i ngjashëm me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur një grup shqiptarësh kishte sulmuar një grup serbësh të kthyer në qytezën e Klinës.
Në Jabllanicë të Pejës 24 kryefamiljarë të zhvendosur serbë tashmë kanë renovuar shtëpitë e tyre
Pejë, 9 janar - Në fshatin Jabllanicë të komunës së Pejës 24 kryefamiljarë serbë, të cilët në korrikun e vitit të kaluar u kthyen në në këtë fshat dhe me ndihmën e organizatave të ndryshme ndërkombëtare i kanë renovuar shtëpitë e tyre. Ata presin që në fillim të pranverës së bashku me familjarët, aktualisht të strehuar në Serbi të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë. Ata besojnë se nëse liria e lëvizje sigurohet, atëherë kthimi i tyre nuk do të vihet në pikëpyetje.
Marrë nga www.kosova.com
Ky është edhe njëri nga tetë standardet, pra kthimi i të zhvendosurve. Është më se e qartë se jo të gjithë do të kthehen si nga ana e të zhvendosurve shqiptar ashtu edhe nga ana e të tjerëve por e rëndësishme është që kushdo që dëshiron të mund të kthehet dhe të sigurohet liria e lëvizjes dhe qarkullimit. Sipas ambasadorit gjerman në Prishtinë, pritet poashtu edhe kthimi i më shumë se 80 mijë shqiptarëve që nuk kanë fituar lejeqëndrimet në Gjermani të kthehen. Kurse për punën e serbëve me këtë edhe ju mbyllet goja disa politikanëve serb që bënin zhurmë në lidhje me këtë çështje nëpër kancelaritë përëndimore. Poashtu edhe ata joshqiptar që do të kthehen siç është edhe cekur në marrëveshje do t'i njohin dhe respektojnë institucionet e Kosovës, si dhe do të integrohen tërësisht.
Përshëndetje
Krijoni Kontakt