Turkja Sertab Erener, e ftuara speciale e festivalit tė dhjetorit
Fituesja e Europianit 2003, nė skenėn e Kongreseve
Shekulli
Me anė tė kryqėzimit tė ngjyrave ai jep pėrpjekjen pafund pėr tė mbijetuar, shpreh dėshpėrimin pėr vitet e fėmijėrisė sė tij tė varfėr, por tė bukur, shpirtin e tij tė trazuar, ballafaquar me ironinė e jetės sė pėrditshme.
Qysh nė fillim tė prezantimit tė pėrgatitjeve pėr festivalin e 42-tė nė Radio Televizionin Publik Shqiptar, u premtua se ky eveniment do tė rezervonte shumė surpriza dhe tė ftuar specialė. Ndonėse organizatorėt e festivalit, janė munduar ta mbajnė sa mė tė fshehtė ardhjen e saj, mėsohet se e ftuara speciale e kėtij aktiviteti do tė jetė fituesja e Festivalit Europian 2003, turkja Sertab Erener. Ajo do tė vijė nė Shqipėri, sė bashku me grupin e saj, me tė cilin ka kėnduar nė Riga tė Letonisė. Megjithatė nuk ka qenė edhe aq e lehtė qė kėngėtarja tė bindej pėr tė ardhur nė Shqipėri. Duket se ajo do ti kushtonte shumė financiarisht RTSH-sė, e cila pėr gjithė aktivitetin disponon njė fond prej 20 milionė lekėsh tė reja, nėse shpėrblimi dhe akomodimi i saj dhe i grupit nuk do tė merrej pėrsipėr nga njė sponsor, i cili momentalisht ėshtė anonim. Mėsohet se ajo do tė interpretojė kėngėn me tė cilėn mori trofeun e Europianit 2003, Everyėay that i can dhe sfidoi rivalet ruse TATU qė zunė vendin e tretė. Kėngėtarja turke, Sertab Erener, doli fituese mes pėrfaqėsuesve tė 26 vendeve tė Evropės. Sipas agjencive turke tė lajmeve, mėsohet se festivali Evropian 2004, do tė organizohet siē ishte parashikuar nė Turqi, pavarėsisht akteve terroriste qė e kanė tronditur atė sė fundi. Festivali Evropian, nė tė cilin pėr herė tė parė do tė marrė pjesė edhe vendi ynė me kėngėn fituese nė Festivalin e 42-tė tė Kėngės nė RTSH, do tė zhvillohet nė datat 12-15 maj tė vitit 2004 nė Stamboll.
Sertab Erener ka lindur nė Stamboll. Albumi i saj i parė ėshtė realizuar nė vitin 1992, pėr tu pasuar nga i dyti i titulluar Lal nė 1994 dhe Sertab Gibi nė 1996. Nė albumin e saj tė dytė janė pėrfshirė kėngė qė janė konsideruar hite tė shekullit tė kaluar. Nė 1999, ajo realizon albumin e saj tė katėrt tė titulluar Sertab. Gjatė viteve tė karrierės sė saj muzikore, ajo ka zhvilluar koncerte nė shumė vende tė botės. Madje ka debutuar edhe me tenorin Jose Carreras, duke demonstruar aftesi interpretative mė tė mėdha se njė kėngėtare e thjeshtė e muzikės pop, apo rock. Gjithashtu ajo ka realizuar edhe njė kėngė me kėngėtarin Ricky Martin, tė titulluar Private emotion. Albumi i saj i fundit, realizuar nė vitin 2001, titullohet Turuncu (Portokalli). Momentalisht ėshtė duke punuar pėr albumin e saj tė ardhshėm, i cili pritet tė dalė nė verė.
Ka debutuar edhe me tenorin Jose Carreras, duke demonstruar aftėsi interpretative mė tė mėdha se njė kėngėtare e thjeshtė e muzikės pop, apo rock. Gjithashtu ajo ka realizuar edhe njė kėngė me kėngėtarin Ricky Martin, tė titulluar Private emotion
Krijoni Kontakt