Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Variacion Politikanesh Shqiptare ne La Maxhor, Dollap i Trete

    Variacion Politikanesh Shqiptare ne La Maxhor, Dollap i Trete

    http://www.shekulli.com.al/koment/26...002/tosi.shtml
    Marrėveshje historike apo aleancė fluide
    Nga Fatos Lubonja

    ... "aleancat fluide" = "aleanca tė njerėzve qė nuk respektojnė asnjė princip kur vjen puna pėr tė ruajtur pushtetin e tyre".

    ... njė variacion mbi temėn tradicionale tė politikanit shqiptar, qė pėr hir tė interesave tė veta i ka sakrifikuar gjithnjė sa principet aq edhe interesat e tė gjithėve

    ... vendosja e njė kryeprokurori, i cili i la tė qetė tė gjithė politikanėt shqiptarė, pra qė i dha fund demagogjisė nanoiste tė luftės kundėr korrupsionit duke i siguruar edhe mė tej politikanėt shqiptarė se mund tė vazhdojnė tė qetė pazaret e tyre tė pista nė dėm tė interesave publike.

    ... vėshtirė se mund tė konvertohen nė respektues tė principeve persona qė tėrė jetėn kanė provuar se politikėn e konceptojnė si tradhti tė principeve nė momentin kur respektimi i tyre ka shkuar nė drejtim tė kundėrt me interesat e tyre...

    ... Tė identifikosh interesat e kėtyre pak individėve me interesat e krejt kombit ėshtė njė nga grackat ku na kanė futur kėta individė dhe ta konceptosh demokracinė si konsensus midis tyre kjo nuk mban fare erė demokraci. ...

    ... demokracia nuk ėshtė konsensus, dhe aq mė pak pėr gjėra qė qėndrojnė nėn interesat e palėve; demokracia ėshtė mė sė pari mundėsi pėr tė zgjedhur mė tė mirėn midis opsionesh tė ndryshme, mundėsi kompeticioni, aftėsi pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet nė mėnyrė tė qytetėruar nėpėrmjet dialogut dhe votės sė lirė.

    ... tjetėr fenomen karakteristik tė lidershipit tonė politik: arroganca e politikanėve tanė ndaj opinionit publik nga njėra anė dhe servilizmi tradicional ndaj tė huajve nga ana tjetėr, ...
    .
    ... arroganca e njėshit qė tė gjithė tė tjerėt i sheh si zero qė duhen t'i vihen prapa atij pėr t'i rritur atij dhe vetėm atij vlerėn dhe pushtetin ka arritur kulmin. Me tė njėjtėn mendėsi tė zerove qė i vihen prapa njėshit janė emėruar nė Shqipėri kryeministra, ministra, diplomatė, janė zgjedhur kandidatė pėr deputetė, drejtues partie etj., etj.

    ... Qėndrimi qė opinioni publik reflekton ndaj politikanėve shqiptarė ėshtė mė saktė tė quhet thjesht mosbesim, dhe ky mosbesim ėshtė produkt i njė eksperience tė gjatė zhgėnjimesh pėr shkak tė abuzimit tė tyre me pushtetin, pėr shkak tė vėnies sė interesave tė tyre mbi gjithshka.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Qeveria ne krize, Dade sulmon Meksin

    Dy femrat ministre te qeverise aktuale, Arta Dade dhe Ermelinda Meksi, perplasen per here te pare duke mbajtuar qendrime kundershtuese per te njejten ceshtje. Gjithcka lidhet me vendimin e marre dje nga kryeadministratori i Kosoves Micahel Steiner per shfuqizimin e nje marreveshjeje mirekuptimi te nenshkruar ne fund te majit nga ministrja shqiptare e Ekonomise, Meksi, dhe ministri i Ekonomise se Kosoves, Ali Jakupi. Marreveshja ne fjale eshte nenshkruar gjate vizites se nje delegacioni qeveritar ne Kosove. Steiner e ka cilesuar kete marreveshje si kalim kompetencash nga ana e ministrise se Jakupit duke ebere te pavlere vetem pas nje muaji. E te njejtit mendim me kryeadministratorin e Kosoves duket se eshte edhe Ministrja e Puneve te Jashtme te Shqiperise Arta Dade. "Marreveshja e nenshkuar ishte kalim kompetencash dhe jam dakort me vendimin e marre nga Steiner", tha diplomatja e pare shqiptare. Por sipas ministres se ekonomise Ermelinda Meksi, Ministria e Jashtme ka pasur dy perfaqesues gjate procedures se nenshkrimit ne Kosove dhe ka qene ne dijeni te marreveshjes se siperpermendur. Ajo e cileson vendimin e Steinerit thjesht nje keqkuptim kompetencash qe ne fakt ka pasur si qellim rritjen e bashkepunimit institucional rajonal ne kuadrin e forcimit te paktit te Stabilitetit. "Per ne ka rendesi qe te respektojme te gjitha institucionet perkatese, respektojme paktin e Kosoves, ajo qe kemi bere ne ne praktiken nderkombetare njihet si marreveshje respektive midis institucioneve respektive dhe legjislacioni shqiptar i njeh shume mire kompetencat e veta. Ndoshta ne rrafshin procedurial te pales tjeter ka dicka qe eshte keqkuptuar", tha Meksi. Ne fakt marreveshja e nenshkruar percakton qe ne nenin e pare se ministrite respektive te Shqiperise dhe Kosoves ne funksion te kopetencave qe ato kane, synojne te realizojne te gjitha aktivitetet ekonomike qe promovojne bashkpunimin ekonomik dhe tregatar midis Shqiperise dhe Kosoves. Por Meksi pohoi dje se nga pala shqiptare nuk do te kete asnje reagim tjeter per t'u lidhur me UMNIK-un dhe kryeadministratorin Steiner me qellim qe te rikonfirmohet edhe nje here se mbi c'baze eshte neshkruar kjo marreveshje mirkuptimi. "Nuk eshte ne kompetencen tone qe te njoftojme UMNIK-un per kete. Ne i dime kompetencat tona, problemet dhe rregullat tona duke qene konform te gjitha rregullave nderkombetare", sqaroi me tej Meksi. Por tashme kjo marreveshje nuk ka me vlere dhe pergjate nje muaji nga ekzistenca e saj mund te mos kete gjetur asnje zbatim ne praktike.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Shikoni c`behet more shoke, shikoni.

    Mbledhja e Kryesisė sė P-sė Elbasanit degjeneron nė goditrje dhe kėrcėnime mes Dedjes dhe Ferrės


    Elbasan, Dedja sherr me karrige nė PS


    Enerieta Ferra: "Taulant Dedja mė hodhi karrigen duke mė goditur nė gjunjė". Dedja: "Janė shpifje"


    ELBASAN - Deputeti i Elbasanit Tauland Dedja dhe dy antarė tė Kryesisė sė PS-sė, ishin protagonistė tė njė sherri tė ndodhur mbrėmjen e vonė tė sė shtunės nė selinė e Partisė Socialiste. Burime tė konfirmuara nga kjo mbledhje, pohuan pėr "Shekulli"-n se deputeti Dedja ka goditur me karrige anėtaren e Kryesisė Enerieta Ferra. Vetė anėtarja e kryesisė sė PS-sė sė Elbasanit Ferra nė njė prononcim pėr "Shekulli"-n pohoi dje faktin dhe shtoi: "Nė grindje e sipėr, deputeti Dedja mė hodhi karrigen duke mė goditur nė gjunjė. Menjėherė pas kėsaj m'u drejtua me fjalė kėrcėnuese mua dhe sekretares pėr marrėdhėniet me publikun Luljeta Ēela". Ferra tha pėr gazetėn se nė grinjde e sipėr i kujtoi deputetit Dejda se "ty nuk tė lejohet tė bėsh tė tilla veprime". Ajo shtoi megjithatė se nuk do tė bėnte denoncim ndaj Dedjes por tha se ishte mjaft e indinjuar nga ky fakt. Ndėrkohė deputeti Tauland Dedja i kontaktuar nga "Shekulli" nuk pranoi tė flasė me detaje dhe tė japė versionin e tij pėr ngjarjen por u mjafua tė thotė se "gjithēka ėshtė njė shpifje". Ndėrsa Fatmir Musai, antar i Kryesisė sė PS dhe ish kryetar i kėsaj partie deri pak ditė mė parė, tha pėr "Shekulli"-n se "nė 11 vjet pėrvojė politike , kurrė mė parė njė gjė e tillė nuk kishte ndodhur". Dhe mė pas detajoi: "Nė sherr e sipėr deputeti Dedja mori njė karrige dhe e goditi nė gjunjė, anėtaren e Kryesisė Ferra dhe e shtyu atė duke tentuar ta godasė sėrish.. Sigurisht nėse do tė qėndronte do tė ishte pėrkeqėsuar situata".
    Shkaku
    Antarėt e Kryesisė tė degės sė PS-sė sė Elbasanit treguan dhe se si lindi gjithė grindja nė orėn 22 tė sė shtunės disa orė pasi kishte nisur mbledhja. Pasditen e sė shtunės nė selinė vendore tė socialistėve u mblodh Kryesia e tyre pėr tė shqyrtuar probleme tė ndryshme. Njė ndėr pikat ishte diskutimi i vendimit tė Ministrit tė Shėndetėsisė Mustafa Xhani pėr shkarkimin e Fatos Stafės nga drejtimi i Qendrės Spitalore tė Elbasanit dhe disa lėvizje tė tjera nė kuadrot drejtues tė institucioneve shtetėrore. Por sipas burimeve nga kjo mbledhje, energjikisht, pro kėtij vendimi ishin disa antarė tė Kryesisė si, sekretarja pėr marrėdhėniet me publikun Luljeta Ēela dhe antarja e Kryesisė Enerieta Ferra. Ndėrsa nė oponencė me to, ishte deputeti Dedja. Njė pjesė e Kryesisė kėmbėnguli se vendimi ishte i drejtė dhe kėrkuan tė mos kundėrshtohej. Por deputeti Dedja argumentoi se Stafa nuk duhet tė hiqet pasi, sipas tij, mungon motivi pėr largimin nga puna. Ndėrkohė nė mbledhje "zbulohet" se nga njė kontroll i shtetit bėrė nė kėtė Qendėr, drejtori Stafa ėshtė gjobitur me 50 mijė lekė tė vjetra. Duke u paraqitur argumente tė kundėrta nga palėt, sipas antarėve tė Kryesisė qė ishin nė mbledhje, znj. Ferra ka shkėmbyer replika me deputetin Dedja duek e akuzuar se mbron qėndrimin nė post tė drejtorit Stafa pėr qėllime pėrfitimi. Ndėrkohė gjakrat janė nxehur dhe ka ndodhur incidenti. Nė kėto ēaste, disa antarė tė Kryesisė kanė evituar pėrkeqėsimin e situatės duke mbajtur dpeutetin e duke e larguar nga pika e nxehtė. Nė mbledhje sipas burimeve tė atjeshme, ėshtė votuar edhe pėr emėrimin e drejtorit tė ri tė Arsimit Elbasan. Nė votim kandiduan pedagogu Roland Ēerepi dhe Luljeta Ēela, inspektore nė kėtė drejtori dhe sekretare pėr publikun nė PS Elbasan. Nė fund me 10 vota pro e 4 kundėr, fitoi pedagogu Ēerepi qė do tė jetė kreu i ri i Arsimit pas shkarkimit pėr abuzime nė detyrė tė Vjollca Devollit pak javė mė parė.
    Soni Kurani
    Copyright 2002 Shekulli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Ministri Katerdhet e pes

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/07/10/lajmi02.htm

    Ministri 045
    Nga Enkel Demi /

    Te djelen po kthehesha pasdite nga Pogradeci. Pa arritur ende ne Qafe-Thane nga nje makine e bardhe policie nje person i shqyer ne dritare me rryla fyti jashte, na corri veshet duke na thene se duhet te hapnim rrugen. Nese shoferi qellonte i ngathet i shqyeri e shante me rrenje e me dege. Te gjithe hapem krahun dhe pas disa minutash kaloi rende-rende ministri me targen RSH 045. Pasi na la shtellungen e tij te pluhurit ministri 045 vazhdoi me tej me te shqyerin e tij ne dritare, i cili i hapte rrugen duke share mbare e prape qytetaret rrugetare.

    Vazhduam me tej per t'u kthyer ne shtepine tone. Ne ate moment nuk pati rendesi se cili ishte ky njeriu 045, te cilit i ka rene bingo dhe eshte bere minister. Ne fakt nuk me intereson. Ai eshte robi 045, i cili nuk e ka kuptuar ende se te jesh minister nuk eshte profesion. Pas pak javesh nuk do te jete me minister, por rrugetar si une. Dhe i gjori do te thithe pluhurin e shtellunges se 045 se radhes. Do te duroje tellallin e shqyer ne dritare qe shan me peme shtepie dhe do i kujtohet se dikur ka qene vete 045, por nuk eshte me. Tani i takon cepi i rruges, hapja e krahut.

    Nuk pata shume kohe te vrisja mendjen per kete pune, sepse pak me vone kaluan me terselleme dhe me sirena te ngrehura tre makina shqiponja, nje furgon policie, nje mercedes luksoz me targe RSH 002 dhe nje shpure me ushtare nga pas. Ky ishte personaliteti 002, i cili kishte zhurmuar rrugen e boshatisur, por te pakten ia arriti qellimit, sepse une e mesova qe po kalonte. Na la pas shtellungen e vet dhe shkoi me tej te bezdise te tjere njerez qe i konsideron ne TV qytetare, ndersa ne rruge kope me dele.

    Ne fakt, kur u ula te shkruaja kete artikull parashikova qe lexuesi mund te thote se kjo eshte gje e vogel, meqe e hasim perdite. Ne fakt, eshte shume e rendesishme, sepse ne kryeqytet qarkullon legjenda qe njeriu 002 ka bllokuar para ca ditesh per minuta te tera bulevardin kryesor, sepse e kishte bere me mendje te kalonte andej.

    Po keshtu, perdite tek ministria e Rendit nuk kalon dot ne trotuar, se ministrit 00X i eshte tekur te vere kordon. Ne Presidence ushtari te ul nga trotuari.

    Po keshtu, pyes veten perse keta njerezit e rendesishem nuk hyjne ne zyrat e tyre nga dera kryesore. Fjala vjen Kryeministria ka kater hyrje. E para eshte ajo ngjitur me Ministrine e Financave. Aty hyjne qyqaret dhe zyrtaret e ulet. E dyta eshte perballe QNK-se. Aty hyjne sekretaret, keshilltaret deri tek ministrat e ndryshem. Kryeministri dhe zv-kryeministri hyjne nga tuneli perballe Rognerit, ndersa delegacionet e larta priten ne dere kryesore. Perse keta njerez nyk hyjne nga dera e vertete? Na fshihen neve qe kalojme ne trotuar, u fshihen atyre qe ne TV i quajne qytetare. E njejta gje ndodh ne ministrine e Brendshme apo te Mbrojtjes. Kushedi sa idiot e quajne keta 00X-at zotin Blair, i cili e ka deren e zyr`s buze rruges, apo dike tjeter qe leviz me makina pa perde, pa bere shamate.

    Nuk e kuptojne se me aq shume sirena e prepotence katundari, vetem sa i ekspozohen rrezikut.

    Por, ne thelb nuk kane faj. Jane ca dallkauke qe ne kompleks u ka mbetur blloku i udheheqesave. I adhurojne ata, i enderrojne dhe ne fund i imitojne keq.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •