GSH.
------------
Ligji u bllokua gjatė seancės nė ēastet e fundit nga Pėllumbi pas kėrkesės sė Qeverisė
Deputetėt: Duam 600 milionė
Fonde pėr telefona, dieta dhe karburant
--------------------------------------------------------------------------------
al.kre
TIRANE
Njė muaj pasi vendosėn uljen e shpenzimeve pėr mugesė parash, Kuvendi ishte nė prag tė njė ligji qė ka si faturė 600 milionė lekė. Ky ligj ishte njė ndryshim i statusit tė deputetit, nė tė cilin kėrkohej nga deputetėt mė shumė pėrfitime nga ana e shtetit. Kundėrshtimi i qeverisė bėri qė tė shtyhej mė vonė.
Miratimi i kėtij ligji u shty pėr shkak tė kundėrshtimit tė qeverisė, e cila e quante tė papranueshme qė buxheti i shtetit tė rėndohej edhe me 600 milionė lekė shtesė, qė do tė shkonin nė favor tė 140 deputetėve. Nėse ligji miratohej, atėherė deputetėt do tė pėrfitonin rritje tė pagesave pėr faturat e telefonave, dieta mė tė larta dhe mė tė shpeshta. Nė ligj tė gjitha kėto pėrmenden me njė gjuhė tepėr, indirekte, mbase pėr tė mos treguar shifrat reale. Janė vetėm dy nene qė ndryshohen, por qė e kanė koston 600 milionė lekė. Tė gjitha komisionet parlamentare ishin dakord dje me kėtė ligj, por vetėm kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, doli kundėr, jo nė emėr tė tij, por tė qeverisė. Kėshilli i Ministrave kishte shqyrtuar dhe paraqiti pranė kryetarit tė Kuvendit kundėrshtimin pėr miratimin e kėtij projektligji. Propozimi ishte bėrė muaj mė parė nga ana e dy komisioneve parlamentare, atij tė ekonomisė dhe financave, si dhe nga komisioni i mandateve dhe i rregullores. Drafti qėndroi shumė kohė nė pritje, pėr shkak tė sensibiliteteve tė ndryshme nga ana e deputetėve, por edhe pėr faktin se para tij ėshtė paraqitur njė tjetėr ndryshim qė ka tė bėjė me punėsimin e ish-deputetėve. Ky draft u kundėshtua edhe nga ana e organizmave ndėrkombėtarė dhe, me ndihmėn e qeverisė, u gjet njė rrugė e ndėrmjetme. Dje deputetėt ishin tė gjithė pro kėtij ndryshimi tė ligjit pėr statusin e tyre. Pėr mė tepėr, disa nga pėrfaqėsuesit e opozitės ngritėn edhe shqetėsimin se ata nuk janė tė pajisur me makina, ashtu si deputetėt e tjerė, pavarėsisht se nuk janė deputetė tė zonave elektorale, por kanė dalė nga lista. Kėtė shqetėsim e ngriti Jemin Gjana, ndėrsa kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Arben Malaj, pėrmendi se shumė deputetė ngelen nė dyert e distributorėve tė naftės, sepse nuk u del norma e caktuar nga Kuvendi.
Kush e propozoi ligjin
KOMISIONI I EKONOMISĖ
Ylli BUFI
Ridvan BODE Nazmir BILANI
Mezan MALAJ Erion BRAĒE
Ejup TABAKU Arben MALAJ
Flamur ROGU Lekė ĒUKAJ
Dashamir SHEHI Robert ĒEKU
Sadedin BALLA
KOMISIONI I MANDATEVE
Lekė ĒUKAJ Sokol OLLDASHI
Fatmir XHINDI Shyqyri DURAKU
Banush GOZHDARI Ethem FEJZOLLARI
Kėrkesat e deputetėve
-Deputetėt qė nuk banojnė nė Tiranė, pėrfitojnė dieta, kur marrin pjesė nė mbledhjet e Kuvendit, tė komisioneve dhe tė grupit parlamentar
-Deputeti pėrfiton dietė kur shkon me shėrbim jashtė shtetit, e cila mbulohet me shpenzimet e institucionit qė e ka dėrguar
-Deputeti pajiset me numėr telefoni dhe i paguhen 380 mijė lekė nė muaj
-Zėvendėskryetarėt e kanė pagesėn sa telefonat e ministrave
-Kryetari i Kuvendit e ka pagesėn e telefonit sa tė kryeministrit
-Dietat rriten nga 12 mijė, nė 60 mijė lekė
------------------------------------
E pse kerkojne Shtesa mbi Shtesa keta deputetet tane?
Mos valle e luftuan Padrejtesine, Korrupsionin, Prostitucionin, kriminalitetin, Fukarallekun etj etj.
Vetem muajin e fundit kane vrare veten rreth 100 njerez te demoralizuar nga mjerimi e kryesisht gra e vajza..
Rrembimet e vajzave dhe vrasjet nuk kane te mbaruar..
Ku kane fytyre te kerkojne deputetet tane miliona nga buxheti Shtetit?
Krijoni Kontakt