Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    UNMIK-u kėrkon qė emėrtimet e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės tė pėrdoren si deri n

    Prishtinė, 6 dhjetor - UNMIK-u kėrkon qė institucionet vendore tė pėrdorin emėrtimet e qyteteve apo fshatrave tė Kosovės ashtu siē janė pėrdorur deri nė vitin 1999. Kėshtu shefi i Shtyllės sė Dytė tė UNMIK-ut Franēesko Batalio u ka dėrguar njė shkresė ministrive tė shėrbimeve publike tė kuvendeve komunale tė Kosovės qė tė respektojnė emėrtimet zyrtare tė qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės nė pajtim me njė rregullore tė UNMIK-ut tė nėnshkruar nė vitin 2000 nga kryeadministratori i atėhershėm i Kosovės.
    Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic tha se z. Bastalio e ka dėrguar kėtė shkresė pėr tė pėrkujtuar shėrbimet publike se duhet tė respektojnė rregulloren pėr emrat. "Ėshtė vėrejtur se problemet ekzistonin pasi nė dokumentat zyrtare emrat nuk shkruheshin nė pajtim me rregulloren qė zyrtarisht ofron emrat e 30 komunave nė gjuhė zyrtare", tha zėdhėnėsja Karlovic. Ajo ėshtė shprehur se dokumentat zyrtare qė nuk pėrmbushin kėto kėrkesa, qė do tė thotė se nuk respektojnė emrat zyrtarisht tė miratuar, nuk do tė jenė dokumente tė vlefshme.
    :-g

  2. #2
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    UNMIK ore katil,
    nuk ka me Kamenic por Dardan,
    nuk ka me Gllogoc (Gllogovac) por Drenas, etj etj.

    Qeveria e perkohshme e Kosoves i ka miratuar emrat e rinj, per identitetin tone ne flasim vete, nuk ka nevoj qe UNMIK-u te vendos per ne.

    Une e kam pare nje program humoristik kur njeri nga keta katilat e UNMIK-ut u tregojshin nxensve shqiptar se arsyeja pse keta kane shkuar ne Bllacė ne vitin 1999 eshte se aty ka qene piknik?!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  3. #3
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Simbas UNMIK-ut dhe Serbve;

    KOSOVA ESHTE "KOSOVO I METOHIJA" por ne u thomi atyre te dyve shkoni te shpija!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PĖRDORIMI I EMĖRTIMEVE SERBE,
    FYES DHE I KUSHTUESHĖM



    Rahman Paēarrizi, Prishtinė
    (gazeta Europa E Lire)

    Shefi i Shtyllės sė Dytė tė UNMIK-ut, Francesco Bastali u ka dėrguar njė shkresė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike dhe kuvendeve komunale tė Kosovės, qė tė respektojnė emėrtimet zyrtare tė qyteteve dhe tė fshatrave tė Kosovės nė pajtim me njė rregullore tė UNMIK-ut, nėnshkruar nė vitin 2000 nga kryeadministratori i atėhershėm i Kosovės. Kjo do tė thotė se banorėt e Skėnderajt qytezės sė tyre duhet t'i thonė Serbicė, ndėrsa doganierėt e Kosovės nė dokumentacionin e tyre pėr vendkalimin kufitar Hani i Elezit duhet tė ta shkruajnė Gjenerali Ankoviē. Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabel Karlovic tha se zoti Bastali e ka dėrguar kėtė shkresė pėr tė pėrkujtuar shėrbimet publike se duhet tė respektojnė rregulloren pėr emrat.
    " Ėshtė vėrejtur se problemet egzistonin pasi nė dokumentat zyrtare emrat nuk shkruheshin nė pajtim me rregulloren qė zyrtarisht ofron emrat e 30 komunave nė gjuhėn zyrtare", tha zėdhėnėsja Karlovic. Kjo shkresė i ėshtė dėrguar Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, e cila merret me lėshimin e dokumentave zyrtare. Mirėpo zėdhėnėsi i kėsaj Ministrie, zoti Betim Gjoshi, tha se UNMIK-u ėshtė i njėanshėm. Sidoqoftė ai pranon se janė bėrė ndryshime emrash, mirėpo gjithshka sipas tij e ka arsyen e vet.
    " Ne mendojmė se qėndrimi i UNMIK-ut ėshtė i njėanshėm dhe nuk duhet tė merren gjėrat si tė pėrgjithėsuara. Egzistojnė disa komuna apo fshatrave, tė cilave u ėshtė ndryshuar nė mėnyrė jo tė drejtė emri, kanė patur njė emėr me traditė. Ne mendojmė qė do tė merret ēdo rast veē e veē". Zėdhėnėsi Gjoshi mendon se disa qyteteve dhe fshatrave nė Kosovė, regjimi serb u ka vėnė emra ofendues pėr shqiptarėt, si Miloshev Deved Jugoviē apo " komuna e Skėnderajt e ka patur prej vitesh emrin Skėnderaj dhe nė mėnyrė tė dhunshme i ėshtė ndryshuar nė Serbicė. Janė disa toponime fyese dhe ne do tė gjejmė besoj njė gjuhė tė pėrbashkėt me UNMIK-un dhe njė modul qė ėshtė i pranueshėm", tha zoti Gjoshi, duke besuar se edhe kuvendi i Kosovės duhet tė merret me kėtė ēėshtje pasi ėshė e drejtė e tij qė tė vendosė pėr emėrtimin e qyteteve dhe tė fshatrave nė Kosovė. Mirėpo zėdhėnėsja Karlovic thotė se egziston njė rregullore e UNMIK-ut qė kufizon kompetencat e kuvendeve komunale pėr tė bėrė emėrtime.
    "Rregullorja 2000/45 autorizon komunat qė tė emėrtojnė rrugėt dhe sheshet, por riemėrtimi i qyteteve dhe fshatrave nuk ėshtė nė kompetencat e kuvendeve komunale," tha Izabela Karlovic.
    Njė mendim tė ndryshėm kanė ndėrkaq kryetari i komunės sė Gjilanit dhe kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, zoti Lutfi Haziri, sipas tė cilit vetė qytetarėt kanė tė drejtė tė vendosin pėr vendbanimin e tyre dhe ky sipas tij ėshtė njė standart evropian.
    "Absolutisht e drejta e qytetarėve ėshtė pėr tė vendosur pėr vendbanimet e tyre. Procedura duhet tė jetė pėrmes komisioneve profesionale dhe nė debat publik deri te aplikimi i formave tė referendumit nė vendbanimet e caktuara, ėshtė mėnyra mė e drejtė, e cila pėrcakton zgjidhjen e kėtij problemi".
    Mirėpo UNMIK-u ka bėrė tė ditur se " dokumentat zyrtare qė nuk pėrmbushin kėto kėrkesa qė do tė thotė se nuk respektojnė emrat zyrtarisht tė miratuara, nuk do tė jenė dokumente tė vlefshme", tha zėdhėnėsja Izabela Karlovic, duke u mbėshtetur nė shkresėn e zotit Bastali. Kėshtu probleme tė shumta do tė lindin edhe me vetė letėrnjoftimet e UNMIK-ut nė tė cilat Skėnderaj pėr Serbicė apo Vendenicė pėr ish- Gllamnikun, njė fshat nė afėrsi tė Podujevės, pėrkatėsisht Besjanės. Nė njė situatė tė tillė jo vetėm qė do tė jetė e vėshtirė pėr t'u orientuar, por kjo duket se do t'u kushtojė shtrenjtė fondeve tė UNMIK-ut dhe buxhetit tė Kosovės, pėr tė rindryshuar toponimet nė dokumentat zyrtare.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmi qė na i teri zemrat tona shqiptare!

    RESPEKTI NDAJ DIKUJ, NĖNKUPTON EDHE VĖREJTJET RECIPROKE, APOJO?




    --------------------------------------------------------------------------------

    9 dhjetor 2003 / TN

    Shkruan: Kadri MANI, prof.

    Tė nderuara zonja dhe zotėrinj tė UNMIK-ut,
    I nderuari zotni Franēesko Batalio,
    E nderuara zonjė Izabela Karloviē,

    Andaj, sikur qė u tha edhe nė vetė titullin tonė tė kėtij shkrimi, duke shprehur respektin dhe mirėnjohjen tonė zenitore pėr ndihmėn Tuaj nė ēlirimin e Kosovės dhe administrimin e saj, e kemi pėr detyrė t`i paraqesim mospajtimet tona: me shpresė qė tė rregullojmė diēka me kohė dhe bashkėrisht, dhe edhe nė mos rregullofshim gjė, le tė na shėrbejė ky reagim si satisfaksion, se nė njė kohė tė pakohė, nė njė moment kritik tė zhbėrjes tė qenies tonė, s`kemi qenė indiferentė, tė paktėn sa pėr ta shfajėsuar veten tonė pėrpara historisė e pėrpara gjeneratave, pra, qė tė mos jemi bashkėfajtorė pėr shkeljen mė flagrante tė njė ēėshtjeje me rėndėsi vitale pėr popullin tonė shqiptar.

    Lajmi i sotėm, 6 dhjetor 2003, edhepse ishte i shkruar me shkronja tė kuqe, pėr ne shqiptarėt ishte lajmi mė i zi dhe me shkronjat mė tė zeza, ku kėrkohet kobshėm dhe kėrcėnueshėm:”nė pajtim me njė rregullore tė UNMIK-ut tė nėnshkruar nė vitin 2000 nga kryeadministratori i atėhershėm i Kosovės.”(...) “kėrkon qė institucionet vendore tė pėrdorin emėrtimet e qyteteve apo fshatrave tė Kosovės ashtu siē janė pėrdorur deri nė vitin 1999.”!?!

    Ėshtė ky njė grusht i rėndė kundėr kulturės gjuhėsore shqiptare, qė njėkohėsisht godet edhe Komisionin Kompetent pėr Standardizimin e Toponimeve, i cili ka shkruar njė seri artikujsh shkencorė, mbase aq sa edhe pėr njė libėr voluminoz. Mendoj se jeni aq tė shkolluar e tė civilizuar, sa ta kuptoni seriozitin apo mosseriozitetin e njė veprimi tė tillė, veprim ky i cili nuk zbatohet asku nė botė, asku nė rruzullin tokėsor!?!

    Ta marrim shembull Krahinėn Angleze- Vellcin: atje vellcasit patriotė, ēdo fjalė angleze e hudhin jashtė pėrdorimit sikur njė leckė, dhe me mllef: interesi kombėtar ua do spastrimin e gjuhės sė tyre, ruajtjen e identitetit tė veēantė kombėtar, paēka se anglezėt nuk i kanė masakruar, ashtu sikur neve shqiptarėt qė na kanė masakruar ēetnikėt serbianė.

    Nuk na intereson “Regullorja” e ish-Kryeadministratorit, pėrse nuk paraqitet nė kėtė plan Kryeadmkinistratori i tanishėm!?! Pėrse ia hidhni topin njėritjetrit, sikur fėmijėt!?! Unė do t`i drejtohem edhe zotit Shtajner, si sih-Kryeadministrator i Kosovės dhe si dhėndėr i shqiptarėve, nė mos tjetėr, pėr ta prishur me zonjėn Gjonbalaj!? Sepse pos kėtij rasti, apo edhe mė mirė, pos kėtij skandali, zotni Shtajneri ka edhe mėkate tjera.

    Dhe kush po kėrkon edhe mė tutje “standarde” prej nesh!?! Dhe ēka kuptoni Ju me ato “standarde”: qė tė heqim dorė nga gjuha jonė shqiptare?- po as ēetnikėt serbianė s`kėrkonin gjė tjetėr: vetėm ta pranonim Programin Shkollor tė tyre dhe tė asimiloheshim gradualisht!?! Ēfarė “Rregulloreje” a ēfarė bakraēi!! Lėreni atė punė pashė zotin, e mos hyni nė mal pa sėpatė, dhe pa pikė nevoje. Pėr kėso rastesh, ne shqiptarėt e kemi njė shprehje tė bukur figurative: Mbillte ferra nėpėr kėmbė.

    Praktikisht Ju nuk e dini situatėn as problematikėn ku po futeni kot:

    1. Toponimet tona burimore shqiptare, serbėt pushtues na i kanė serbizuar, e duhet tė kthehen te burimi se s`bėn: Gjakova-(Gjakovica!), Gjilani-(Gnjillane!), Ferizaji-(Uroshevac!), Peja-(Peē!),Hani i Elezit-(Gjeneral Jankoviē!), Miradia e Epėrme-Miradia e Poshtme-(Gornja i Donja Dobreva!!), Lismiri-(Dobridub!)...

    2. Disa emra a mbiemra personash nga e akaluara nėn pushtimin otoman, si dhe disa toponime qesharake- duhet tė zhdukėn: unė personalisht mbiemrin e vjetėr-Osmani, e kam rregulluar shqip-Mani, duke pėrmirėsuar kėshtu njė gabim tė prindėrve tė mi, apo tė pararendėsve tanė fetarė. Pėrse?- sepse nuk kam dashur qė t`ua lė “trashėgim” breznive njė mbiemėr me prejardhje turko-arabe, si dhe njė mbiemėr apo titull qė vie edhe nga Dinastia Osmane: a mos do tė ma mohoni edhe mua kėtė tė drejtė!?! Toponimet tonat qesharake pėr vetveten tonė: Kllabukar! Llukar! Gjylekar! Muēivėrc! Muēibaba!-( e na u ēi nėna!!), Juve nuk iu interesojnė, dhe le tė mos iu interesojnė, jafton qė na interesojnė neve dhe do t`i rregullojmė ne vetė, e mos sillni pengesa.

    3. Gabinin qė ka bėrė Evropa dhe Bota, koha kėrkon qė ta kuptoni dhe ta pėrmirėsosni, ėshtė: “konsiderata ndaj krishtėrimit serb-nė kuptimin e njėjtėsimit tė krishtėrimit tė tyre me vetveten Tuaj”, apojo!?! JO!- Ju themi ne: nė kishat serbe nuk ėshtė Krishti, nuk janė engjujt, atje kaherė ka hyrė djalli!! Dhe popat serbianė nėn mantijat e zeza, mbajnė hanxharėt pėr kasaphane tė reja kundėr popujve tė huaj dhe kundėr gjithė botės. Millosheviēi s`ka bėrė asgjė tjetėr, pos qė e ka zbatuar Programin e Kishės serbe pėr zhdukjen e popujve nė masė. Si u bė qė Serbia “e reformuar” hyri aq lehtė nė Bashkėsinė Evropinane!?!

    4. Ku jeni Ju-(engjujt rojtarė!), kur aneksohet Debelldeji dhe na vėjnė kufij midis Kosovės dhe midis komunash shqiptare Viti-Kaēanik, apo Viti-Shkup, dhe pėr tė shkuar nė arat e veta, fshatarėt duhet tė pajisen me “karta kufitare”!?! Apo po e njėsoni vetveten me pushtuesit serbianė e maqedonė!?! Kush dreqin e ka bėrė atė ankesim brutal, dhe kush po iu del krah serbo-maqedonasve pushtues!?! Ēlirimtarėt nuk vėjnė kufij tė rinjė, kufij tė rinjė vėjnė vetėm pushtuesit gjakatarė e barbarė. Nė arėn e vet iu ka vra djali nėnės Naile, i ndjeri Musafet Xhaferri. Nėna e Xhaferrit, qė njėkohėsisht je nėna jonė dhe nėna e heroit tonė: mos qaj dhe mos vajto, e vlen tė vdesish nė trollin tėnd, pėr 2500 hektarė tokė pune tė grabituar e tė shkelur nga ēizmja pushtuese; dhe edhe ne jemi me Ty, nė ditėt e zisė familiare dhe mbarėkombėtare.

    Apo i bėni tė gjitha kėto nė emėr tė Kartės sė Madhe tė Lirive-Magana Charta!?!

    Shėndet.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Lajme

    UNMIK-u kėrkon qė emėrtimet e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės tė pėrdoren si deri nė vitin 1999

    Prishtinė, 6 dhjetor 2003 - UNMIK-u kėrkon qė institucionet vendore tė pėrdorin emėrtimet e qyteteve apo fshatrave tė Kosovės ashtu siē janė pėrdorur deri nė vitin 1999. Kėshtu shefi i Shtyllės sė Dytė tė UNMIK-ut Franēesko Batalio u ka dėrguar njė shkresė ministrive tė shėrbimeve publike tė kuvendeve komunale tė Kosovės qė tė respektojnė emėrtimet zyrtare tė qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės nė pajtim me njė rregullore tė UNMIK-ut tė nėnshkruar nė vitin 2000 nga kryeadministratori i atėhershėm i Kosovės.

    Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic tha se z. Bastalio e ka dėrguar kėtė shkresė pėr tė pėrkujtuar shėrbimet publike se duhet tė respektojnė rregulloren pėr emrat. "Ėshtė vėrejtur se problemet ekzistonin pasi nė dokumentat zyrtare emrat nuk shkruheshin nė pajtim me rregulloren qė zyrtarisht ofron emrat e 30 komunave nė gjuhė zyrtare", tha zėdhėnėsja Karlovic.

    Ajo ėshtė shprehur se dokumentat zyrtare qė nuk pėrmbushin kėto kėrkesa, qė do tė thotė se nuk respektojnė emrat zyrtarisht tė miratuar, nuk do tė jenė dokumente tė vlefshme.


    --------------------------------------------------------------------------------

    nga trepca.net

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jo jo mos u mundoni tia hedhni fajin krejt veq UNMIK-ut se kur keta emra i pat ndryshue dhe i pat emrue ne emra Shqip ishe Qeverija e Perkohshme e Kosoves ne krye me Z Hashim Thaqin disa kryetar te komunave kuptohet qe vin nga radhet e LDK-se i paten kundershtue para se UNMIKU te thot ket qfar e tha keto dit pra ishin vet disa shqiptar qe me mier i tingllonin ne vesh ata emra sllav se sa shqip kjo eshte me se e vertet Psh. komuna nga vij une u emrue nga PODUJEVA ne BESIAN por kryetari i komunes me deputetet e vet e pat kundershtue dhe sot jemi te ndar ne dysh popullata disa deklarohen se jan nga BESIANA e disa nga PODUJEVA.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-07-2002, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •