Pollozhani: mocioni pėr shkarkim ka qėllime politike
--------------------------------------------------------------------------------
9 dhjetor 2003 / Laura Konda / "Zėri i Amerikės"
Nė Maqedoni, opozita maqedonase paraqiti njė mocion mosbesimi pėr Ministrin e Arsimit Azis Pollozhani, tė cilin e konsideron si tė papėrgjegjshėm dhe se me vendimet e tij nxit tensionet ndėretnike nė vend. Nga ana e saj, Lidhja Socialdemokrate e kryeministrit Cervenkkovski e akuzoi opozitėn se qėndron pas protestave qė u zhvilluan sot kundėr miratimit tė ligjit pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės. Sot parlamenti i Maqedonisė u mblodh pėr tė diskutuar mocionin e mosbesimit pėr zotin Pollozhani, tė cilin e Zėri e Amerikės e intervistoi menjėherė pas pėrfundimti tė sesionit tė Parlamentit.
Zėri i Amerikės: Zoti Pollozhani, a ishte i papritur vendimi i VMRO-DPMNE-s pėr tė ngritur mocion mosbesimi ndaj jush dhe si iu pėrgjigjeni akuzave, sipas tė cilave jeni i papėrgjegjshėm dhe keni nxitur tensionet ndėretnike?
Aziz Pollozhani: Ajo qė u prezantua sot nė Parlament nga ana e pėrfaqėsuesve tė atyre qė e ngritėn mocionin, por qė shihet nė vazhdimėsi tek kjo parti opozitare, deri tani, pėr tė argumentuar mendimet e veta dhe qėndrimet e veta irracionale, rreth disa ēėshtjeve, sidmos rreth arsimit shqip, faktikisht u pa se ata nuk i kanė tė bazuara nė argumente dhe fakte mocionin dhe argumentin qė ato gjoja paraqesin.
U pa se ata kanė qėllime politike, me qėllim qė tė nxehin opinionin publik dhe sidomos tė rinjtė, tė cilėt jo rrallė kanė ditur dhe dinė ti manipulojnė pėr qėllime tė tilla. Ėshtė i freskėt, pra, edhe pėr dėgjuesit tuaj, viti 1997, kur VMRO-DPMNE bėri tė njėjtėn gjė, me qėllim qė tė nxiste nxėnėsit dhe studentėt kundėr ligjit tė atėhershėm pėr fakultetin pedagogjik.
Po nė atė frymė, mendoj se segmente tė caktuara tė politikės maqedonase, vazhdojnė me politikat antishqiptare, tė cilat bien mbi kurrizin e arsimit, por pėr tė cilat mendoj se nuk do tė kenė sukses nė rrethanat ekzistuese.
Zėri i Amerikės: Zoti Pollozhani, me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dukej se ēėshtja e arsimit tė lartė pėr shqiptarėt do tė zgjidhej. Por, sipas disa mjeteve tė informacionit nė vendin tuaj, duket se shumica e maqedonasve, e jo vetėm opozita, janė kundėr zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės. A ekziston rreziku qė ēėshtja e Universitetit tė Tetovės pėrsėri tė ashpėrsojė marrėdhėniet ndėretnike dhe protestat tė shkallėzohen, pra qė protestat qė nisėn sot tė vazhdojnė mė tej?
Aziz Pollozhani: Ideja jonė ėshtė qė me zgjidhjen e arsimit sė gjuhės shqipe dhe me legalizimin e Universitetit tė Tetovės, tė tejkalohen tensionet etnike dhe tė krijohet njė ambjent racional pėr fillimin e arsimit mbi principet dhe standartet qė janė imanente pėr njė veprimtari tė tillė.
Tendenca dhe struktura tė caktuara, edhe politike, tė cilat kanė mbėshtetje, si duket edhe nė disa elemente tė tjerė tė pandėrgjegjshėm, gjithėsesi janė njė tendencė pėr tė mbajtur tensionin edhe mbi kėtė bazė, nė mes komuniteteve, gjė qė nuk ėshtė dhe mund tė jetė njė politikė e pėrgjegjshme, pra e kujtdo qoftė, nė Republikėn e Meqedonisė. Prandaj, mendoj se njė gjė e tillė nuk duhet tė ketė prespektivė.
Zėri i Amerikės: Pra, ju jeni optimist se me gjithė kundėrshtimin e opozitės, ligji pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės do tė miratohet nga parlamenti nesėr?
Aziz Pollozhani: Unė besoj se po.
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt