Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Shqiptar : Fan Noli mbi ceshtjen tone kombetare

    Shqiptar
    (7/10/00 9:09:52 am)
    Fan Noli mbi ceshtjen tone kombetare
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dy memorandume tė Fan Stilian Nolit nė "Somerset Record Office"

    Materialet janė gjetur nga eksperti shqiptar i arkivave britanike, Dr. Bejtullah Destani, "Kosova Information Center, London", nga Repulika e Kosovės dhe janė sjellė pėr t'u botuar pėr herė tė parė nė "Phoenix".


    Ēėshtja shqiptare

    prej Rev. Fan Stilian Noli

    Njė paraqitje e Federatės Pan-Shqiptare "Vatra" nė Konferencen e Kombeve tė Shtypura dhe tė Varura nė Washington D.C. 1918 (?) .

    Sipas Somerset Record Office, DD/DEU/35, 1919


    Tė gjitha kombet ndėrluftuese tė Europės, menduan se ishte e nevojshme tė dėrgonin nė SHBA misionarė pėr tė paraqitur kauzat e tyre pėrpara opinionit publik amerikan. Ata kanė bėrė tė njėjtėn gjė nė tė gjitha vendet e tjera asnjanėse, por kėtu nė Amerikė, pėr me tepėr, ata kanė organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike nė njė shkallė aq tė gjėrė, saqė ky vend u bė njė fushėbetejė aq e rėndėsishme pėr t'u fituar, sa edhe ēdo fushėbetejė tjetėr reale nė Europė. Unė mendoj se arsyeja ėshtė e qartė: Ata kanė kuptuar se mbėshtetja morale dhe materiale e kėtij vendi ėshtė e njė rėndėsie aq tė madhe sot dhe mund tė ketė njė karakter pėrcaktues nė tė ardhmen, mbasi SH.BA mund tė marrin pėrsipėr rolin e arbitrit tė Botės.

    Kjo luftė, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė pėrfundojė me njė fitore shkatėrrimtare tė ndonjėrit grup tė kombeve ndėrluftuese. Bismark-u, duke folur dikur rreth mundėsisė dhe rezultatit tė njė lufte nė mes Anglisė dhe Gjermanisė bėri vėrejtjen e mėposhtme: "Anglia ėshtė njė balenė dhe Gjermania njė kalė. Si mendoni ju qė njė balenė do tė mundė njė kalė? Ose, si mendoni ju, se njė kalė do tė mundė njė balenė"? Ne mund tė kemi atėherė dy fuqi fituese: Anglinė dhe Gjermaninė, ose dy fuqi tė mundura, por asnjėra prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė marrė njė dėmshpėrblim lufte. Madje, edhe duke korrur njė fitore vendimtare mbi kundėrshtarin, pa dyshim, finaciarisht, fitimtarėt, ashtu sikurse edhe tė mundurit, do tė jenė plotėsisht tė rraskapitur. Kjo gjė ėshtė pranuar nga autoritetet financiare si tė Gjermanisė ashtu edhe tė Anglisė.

    Nė ēdo rast rezultati i kėsaj lufte do tė jetė pak a shumė i njejtė pėr tė gjithė ndėrluftuesit: Taksa tė rėnda nė planin e brendshėm dhe hua tė mėdha tė jashtme nga vendet e huaja, pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės. Tani, SHBA do tė jenė i vetmi vend qė mund tė marrė cilėsinė e njė huadhėnėsi tė madh tė jashtėm. Ky fakt shpjegon pse tė gjithė shtetet ndėrluftuese kanė zgjedhur Amerikėn si hapėsirė tė lojės sė tyre politike dhe propagandistike. Sipas tė gjitha fakteve, zėri i Amerikės do tė jetė mė i fuqishmi nė Konferencėn e ardhshme tė Paqes. Asnjė fuqi, nė fund tė kėsaj lufte, nuk mund tė ketė kurajon tė sfidojė thesarmbajtėsin e botės, fuqitė mė tė pacipėta dhe krenare ndėrluftuese do tė pėrulen para Uncle Sam aq poshtė pėr parā, saqė ju do tė keni kėnaqėsinė tė shikoni nga prapa majat e hundėve nė mes kėmbėve tė tyre. Le tė aplikojė Amerika kėtė moto: "Asnjė parā pėr shtypėsit e kombeve tė dobėta dhe tė pambrojtura"! atėherė drejtėsia, paqa dhe liria do tė mbretėrojnė mbi tė gjithė Botėn. Prandaj unė kam kėnaqėsinė tė apeloj ndaj opinionit publik amerikan dhe qeverisė, nė emėr tė Shqipėrisė, si pėrfaqėsues i 60000 shqiptarėve tė SHBA, pėrpara audiencės sė shquar tė kėsaj Konference, tė organizuar nga zonjat mė tė mira tė tokės mė tė mirė, nė kryeqytetin mė tė mirė tė botės sė qytetėruar.

    Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe njė problem i madh ndėrkombėtar. Edhe pse e panjohur pėr opinionin e pėrgjithshėm publik amerikan, ajo ėshtė njė prej vendeve mė tė lakmuara tė luftės nė tė gjithė Europėn. Austria, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janė duke luftuar pėr atė rrip tė ngushtė toke qė shtrihet pėrgjatė bregut lindor tė Detit Adriatik. Nė tė vėrtetė, krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar prej Konferencės sė Londrės, mė 1912, ėshtė njė nga shkaqet e konfliktit aktual europian. Princi trashėgimtar i fronit austriak ,Franc Ferdinandi, u vra nga njė student serb nė Sarajevė, pikėrisht sepse ai konsiderohej si njeriu qė detyroi Europėn pėr tė krijuar shtetin e ri shqiptar, duke ndaluar kėshtu Serbinė nga fitimi i njė daljeje tė lirė nė bregdetin e Adriatikut.

    Rėndėsia ndėrkombėtare e Shqipėrisė ėshtė e pėrcaktuar nga pozicioni i saj strategjik. Shqipėria shtrihet pėrgjatė bregdetit lindor tė Detit Adriatik, pėrballė Italisė, duke pasur nė Veri Malin e Zi, Serbinė nė Lindje dhe Greqinė nė Jug. Ajo zotėron dy porte tė mrekullueshme, Durrėsin dhe Vlorėn, vlerat ushtarake dhe tregtare tė tė cilėve nuk mund tė mos mbivlerėsohen. Vlora ėshtė konsideruar prej specialistėve ushtarakė si ēelėsi i Detit Adriatik. Kontrolli i bregdetit shqiptar ėshtė i njė interesi jetėsor pėr tė dy fuqitė e mėdha tė Adriatikut, Austrinė dhe Italinė. Tė dyja kėto janė tė etshme pėr ta mbajtur Shqipėrinė me qėllim qė tė pėrmirėsojnė situatat e tyre ushtarake dhe tregtare, dhe, nė pamundėsi tė kėsaj, tė pengojnė njėra tjetrėn, ose ndonjė shtet tjetėr nga marrja nė zotėrim e saj.

    Pėrveē Austrisė dhe Italisė, shtetet fqinje ballkanike, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, pretendojnė nga njė pjesė tė Shqipėrisė secila. Gjatė luftrave Ballkanike tė vitit 1912, kėto tre shtete vunė nė zotėrim Shqipėrinė, e cila deri nė atė kohė ishte njė provincė turke, dhe shpallėn solemnisht qėllimet e tyre pėr tė qėndruar atje. Megjithėse ata patėn deklaruar nė fillimin e kėsaj lufte se objektivi i tyre ishte ai i ēlirimit tė racave ballkanike nga zgjedha turke, ato ende e mendojnė si nė pėrputhje me rolin e tyre prej ēlirimtarėsh, veprimin shkatėrrimtar ndaj shqiptarėve dhe proēesin e ndarjes sė tokave tė tyre. Por kjo zgjidhje nuk i pėlqeu Austrisė dhe Italisė, tė cilat ishin aleate atėherė dhe e dėshironin njėra-tjetrėn nė mėnyrė pasionante. Njė gjė e tillė nėnkuptonte qė Serbia, pararoja e Rusisė, tė mund tė kishte njė pjesė tė kontrollit tė Detit Adriatik, dhe do tė bėhej njė kėrcėnim i vazhdueshėm pėr tė dyja kėto. Prandaj, Austria, e mbėshtetur nga Italia, mobilizoi dhe propozoi krijimin e shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė, si e vetmja zgjidhje e pranueshme e ēėshtjes ballkanike. Rusia u kundėrmobilizua, dhe nė kėtė mėnyrė njė konflagracion europian ishte i mundshėm. Njė gjė e tillė u shmang nga Konferenca e Ambasadorėve e mbajtur nė Londėr nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, e cila zgjidhi ēėshtjen ballkanike dhe vendosi qė Shqipėria duhej tė bėhej njė shtet i pavarur nėn njė prijės europian dhe nėn mbrojtjen e pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha tė Europės.

    Shqipėria doli nga dhomat e errėta tė diplomacisė europiane e gjymtuar pas njė operacioni tė vėshtirė nėntėmujor. Zona tė mėdha tė territorit tė vlefshėm shqiptar me dy milion banorė shqiptarė iu prenė dhe iu dhuruan Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, si fryti i fitoreve tė tyre kundėr turqve. Ēfarė mbeti, me rreth njė milion banorė, tė gjithė shqiptarė tė pastėr etnikisht, u vendosen nė atė qė quhet shtet i pavarur i Shqipėrisė dhe Princi Wilhelm Wied u zgjodh prej Fuqive europiane pėr tė mbretėruar kėtė vend. Dhe ky ishte vetėm fillimi i tragjedisė, mbasi shtetet ballkanike refuzuan tė evakuojnė territorin e caktuar pėr shtetin e ri. U deshėn dy ultimatume dhe njė demonstrim ndėrkombėtar detar pėr tė imponuar evakuimin e Shqipėrisė Veriore dhe Qendrore prej trupave serbe dhe malazeze. Edhe Greqia i dredhoi problemit. Ajo tėrhoqi ushtritė e saj vetėm pas dekretimit tė komedisė sė pėrgjakshme tė sė ashtuquajturės qeveri revolucionare e Epirit, Shqipėrisė Jugore, tė cilėn ajo e mbėshteti me armė, municion, topa, parā, ushtarė dhe oficierė grekė.

    Kur Princi Wilhelm Wied arriti nė Durrės pėr t'u vendosur nė krye tė shtetit tė ri, ai u detyrua fillimisht tė vinte nėn kontroll kėto kryengritės tė shtirė tė Jugut, tė cilėt vepronin nėn urdhėrat e drejtėpėrdrejta tė qeverisė greke. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė, njė tjetėr revolucion, i nxitur dhe i financuar prej fuqive tė huaja shpėrtheu nė Shqipėrinė Qendrore. Princi Wilhelm Wied nuk kishte ushtri pėr tė shtypur kėto revolucione tė importuara, as parā pėr tė krijuar njė ushtri dhe tė mbajė nė funksion tė vazhdueshėm makinen qeveritare. Fuqitė e Mėdha, nė kundėrshtim me premtimet e tyre solemne, refuzuan t'i jepnin shtetit tė ri shqiptar njė hua. Pėr mė tepėr, Princi Wilhelm u detyrua tė merrej me ndėrthurjen e intrigave tė Austrisė, Italisė e tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, ku tė gjashtė Fuqitė e Mėdha ishin tė pėrfaqėsuara. Ky Komision u mendua tė vendosej nė Shqipėri me synimin e pėrpilimit tė Kushtetutės sė shtetit tė ri, pėr tė organizuar financat dhe administratėn e tij. Por ky nuk bėri asgjė tė tillė: ēdo masė e propozuar nga pėrfaqėsuesi i Austrisė hidhej poshtė nga pėfaqėsuesi i Italisė dhe anasjelltas; ose ēdo masė e propozuar prej pėrfaqėsuesve tė Aleancės Trepalėshe hidhej poshtė prej pėrfaqėsuesve tė Bllokut tė Antantės e anasjelltas. Pėr mė tepėr, Austria dhe Italia i vendosėn Princit dy kėshilltarė privatė, tė cilėt ishin nė tė vėrtetė rojet e tij, qė e tėrhoqėn ate dhe qeverinė e tij nė drejtime tė pėrkundėrta. Pas shpėrthimit tė luftės europiane (Fjala ėshtė pėr Luftėn e Parė Botėrore shėnim i pėrkthyesit), Princi Wilhelm Wied u largua nga Durrėsi, mė 3 shtator 1914, pas njė mbretėrimi tė shkurtė prej gjashtė muajsh, duke e lėnė Shqipėrinė pa qeveri.

    Menjėherė pas nisjes sė Princ Wilhelm Wied-it, grekėt pushtuan pėrsėri Shqipėrinė e Jugut nėn pretekstin e rivendosjes sė rendit; Italia mbėrtheu portin shumė tė lakmuar tė Vlorės "me qėllim qė tė sigurojė asnjanėsinė dhe pavarėsinė e shtetit shqiptar" dhe, me hyrjen e saj nė luftėn europiane, deklaroi njė bllokadė tė bregdetit shqiptar; malazezėt dhe serbėt bėnė tė njėjtėn gjė dhe pushtuan Shqipėrinė Qendrore dhe Veriore; gjatė vjeshtės sė vitit 1915 austriakėt dhe bullgarėt pushtuan Shqipėrinė Veriore dhe Qendrore, duke pėrzėnė serbėt, malazezėt dhe italianėt; dhe, sė fundi, njė muaj mė vonė, italianėt pushtuan Shqipėrinė Jugore duke pėrzėnė grekėt. Gjatė kėtyre serive pushtimesh, mijėra shqiptarė u pėrzunė prej shtėpive tė tyre, fshatrat dhe fermat e tyre u dogjėn, vendi u shkatėrrua sa nuk njihej dot mė dhe qindra mijėra vdiqėn ose janė duke vdekur nga uria, nga mbetja nė mes katėr rrugėve, apo nga sėmundjet e sjella nga pushtuesit. Asnjė anije ndihmash nuk udhėton pėr nė Shqipėri dhe asnjė punonjės i Kryqit Kuq nuk kujdeset pėr tė sėmurėt. Tė varfėrit dhe nevojtarėt duhet thjeshtė tė vdesin nga uria, dhe tė sėmurėt duhet thjeshtė tė vdesin.

    Rasti i Shqipėrisė ka disa ngjashmėri me atė tė Belgjikės, me ndryshimin se i pari ėshtė mė tragjik dhe mė me pak shpresa. Traktati ndėrkombėtar qė garantoi pavarėsinė dhe asnjanėsinė e Shqipėrisė ishte po aq solemn sa ai i Belgjikės. Belgjika ka qenė e pushtuar vetėm prej Gjermanisė. Shqipėria ka qenė e pushtuar me radhė prej grekėve, malazezėve, serbėve, austriakėve, bullgarėve dhe italianėve. Shqiptarėt nuk i provokuan sulmuesit e tyre as edhe i ftuan ata; ata janė fajtorė vetėm se ndodhen nė zotėrim tė njė toke dhe tė njė bregdeti tė lakmuar prej fqinjėve tė tyre. Vuajtjet e belgėve zbehėn kur krahasohen me martirizimin e shqiptarėve gjatė kėsaj periudhe tė errėt pushtimesh. Belgėt mund tė luftojnė kundėr pushtuesve teutonė, mbasi ata kanė ende njė ushtri dhe janė tė mbėshtetur prej aleatėsh tė fuqishėm; shqiptarėt janė tė pashpresė mbasi ata nuk kanė ushtri pėr tė mbrojtur veten e tyre. Belgėt mund tė protestojnė edhe pse fuqitė jo asnjanėse mund tė jenė indiferente ndaj apeleve tė tyre, ndėrsa shqiptarėt duhet tė durojnė agoninė e tyre nė qetėsi, mbasi nuk kanė as miq dhe as mbrojtės, dhe pėr ta mund tė aplikohet vargu i famshėm i Alfred de Vigny-sė: "Souffre et meurs sans parler"! Belgėt mund tė shpresojnė tė rifitojnė pavarėsinė pas njė fitoreje tė forcave Aleate dhe racat e tjera tė shtypura mund tė kenė tė njejtėn shpresė pas njė fitoreje mbi Teutonėt. Shqiptarėt nuk mund tė ushqejnė shpresa tė tilla. Nė qoftė se Aleatėt fitojnė luftėn, Shqipėria mund tė aneksohet nga Italia; nė qoftė se gjermanėt fitojnė, Shqipėria mund tė aneksohet nga Austria. Prandaj ne shqiptaret jemi rreptėsisht dhe absolutisht asnjanės dhe shpresojmė se kjo luftė do tė pėrfundojė me njė barazim ose tėrheqje, dhe se asnjėra palė ndėrluftuese nuk do ta mposhtė tėrėsisht palėn tjetėr.

    Shqiptarėt janė duke vuajtur jo prej gabimeve tė tyre. Ata janė viktima tė intrigave dhe agresioneve tė huaja. Diplomacia europiane krijoi njė Shqipėri tė pavarur, duke e vendosur kėtė shtet nėn tutelėn e vet; por kjo diplomaci bėri gjithēka qė mundej pėr tė shkatėrruar veprėn e krijuar. Shqiptarėt nuk e provuan dot paaftėsinė pėr me qeverisė veten e tyre, mbasi atyre nuk u ėshtė dhėnė ndonjė rast pėr tė provuar se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė ata. Tė sulmuar nga tė gjitha anėt ata u detyruan tė dorėzoheshin. Ata tani presin nga sensi i drejtėsisė e i ndershmėrisė europiane dhe nga simpatia morale e mbėshtetja amerikane, njė shans tė drejtė dhe tė ndershėm. Ēėshtja e tyre ėshtė e drejtė dhe ata meritojnė simpatinė e botės sė qytetėruar. Ata kėrkojnė vetėm tė jetojnė nė paqė dhe liri, kėrkojnė tė zotėrojnė tokėn qė u pėrket, njė tokė qė atyre u takon qysh nga njė periudhė mjaft e hershme, mjaft pėrpara se grekėt dhe sllavėt tė vinin nė Gadishullin Ballkanik.

    Shqiptarėt janė raca mė e vjetėr e Europės. Ata janė pasardhės tė ilirėve tė vjetėr dhe maqedonasve qė pushtuan Lindjen nėn Aleksandrin e Madh dhe mundėn Romėn nėn Pirron, mbretin e Epirit. Kjo racė luftėtarėsh ka ngulur kėmbė qėndrueshmėrisht nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa tė gjithhė popujt e tjerė u helenizuan, latinizuan apo sllavizuan. Me trupin e tyre mbi shkrepa tė zhveshur, ata luftuan kundėr ushtrive tė panumėrta tė romakėve, tė sllavėve, tė gotėve, tė venecianėve dhe tė turqėve, pa u ndier pėrmes shekujve, tė pamposhtur deri nė arritjen e ndonjė armėpushimi, pa miq ose me protektorė tė painteres, me mbėshtetje jo dashamirėse nga ndonjė anė, tė pathyeshėm dhe tė paasimiluar mbi skenėn e Europės njėzet shekullore. Ata qenė tė fundit qė iu dorėzuan turqėve nė Gadishullin Ballkanik, dhe ky dorėzim ishte vetėm nominal. Ata kurrė nuk e njohėn regjimin turk dhe kurrė nuk iu nėnshtruan atij. Lord Byron-i i ka bėrė homazh besnikėrisė dhe trimėrisė sė tyre nė poemat e tij.

    Miku dhe simpatizanti ynė fisnik, zoti George Fred Williams, ish ambasadori amerikan nė Athinė, nė pamfletin e tij tė titulluar " The Shkypetars", i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė ata: "Shqiptarėt janė njė popull krenar, i papėkulur, qė e mbajnė kokėn pėrherė lart. Natyrisht nuk ėshtė njė racė qė mund tė frigohet apo thyhet. Trimėria e tyre ėshtė e pakufishme; ata pėrballen me vdekjen e torturėn pa u tėrhequr; fjala qė ata tė japin ėshtė mė e shenjtė se betimi i popujve tė qytetruar para Zotit; mikpritja e tyre vazhdon deri sa atyre nuk u mbetet asgjė nė shtėpi; ndershmėria e grave tė tyre ėshtė tradicionale"; askund nė botė nuk ėshtė njė grua mė e sigurtė nga ofendimet se nė Shqipėri; gruaja mund tė udhėtojė nga njė cep i Shqipėrisė nė tjetrin me njė siguri absolute dhe burri qė e shoqėron atė ėshtė nė kėtė mėnyrė i mbrojtur".

    Raca shqiptare i dhuroi botės tre burra tė mėdhenj, emrat e tė cilėve shėnuan epoka nė historinė njerėzore. Konstantini i Madh, mbreti i parė kristian, i cili pati kurajon ta shpallė Krishtėrimin si fe zyrtare tė Perandorisė Romake, ishte shqiptar. Shėn Jeronini, qė pėrktheu Biblėn nė latinisht ishte shqiptar. Pėrkthimi i tij ndihmoi nė njė shkallė tė gjėrė tė kristianizojė Europėn dhe ėshtė ende nė shėrbim tė Kishės Katolike Romane. Heroi kombėtar i Shqipėrisė, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, mbreti ynė i fundit e njėkohėsisht njė prej mbrojtėsve mė tė mėdhenj tė Krishtėrimit, luftoi nė mėnyrė ngadhėnjimtare kundėr turqėve pėr mė se njė ēerek shekulli, nga 1443 deri mė 1468, dhe shpėtoi Europėn nga tmerret e invazionit turk. Heroit tonė tė madh shqiptar i kėndoi poeti i madh amerikan Henry Longfellow nė veprėn e tij "Tales of a Wayside Inn". Raca shqiptare mund tė sfidojė mirė ēdo komb tė madh ose tė vogėl, nė qoftė se do tė krahasojmė ndihmesėn e njerėzve tė tyre tė shquar pėr Krishtėrimin me atė tė kėtyre tre shqiptarėve.

    Shqiptarėt e meritojnė pavarėsinė. Ata kanė luftuar pėr vite me radhė pėr ta shkėputur Shqipėrinė nga Turqia. Lufta Ballkanike u parapri prej katėr revolucionesh shqiptare, tė cilat, nė vitin 1912, e detyruan Turqinė t'i jepte autonominė Shqipėrisė.

    Fuqitė Europiane njohėn pretendimet e shqiptarėve pikėrisht nė traktatin solemn ndėrkombėtar tė Londrės, mė 1913. Dhe, nė interes tė paqes ata duhet tė respektojnė detyrimisht traktatin e tyre dhe tė mos ta trajtojnė atė si njė copė tė thjeshtė letre. Nuk do tė ketė paqė nė Ballkan dhe nė Europė derisa Shqipėria tė mos jetė e lirė, ndėrsa njė Shqipėri e pavarur do tė pėrmbajė Austrinė, Italinė dhe shtetet e tjera ballkanike nga grindjet me njėri-tjetrin. Prandaj shqiptarėt i bėjnė thirrje botės sė qytetruar pėr pavarėsi nė emėr tė paqes, drejtėsisė dhe moralitetit ndėrkombėtar; kėto fjalė nuk nėnkuptojnė shumė tek kjo Europė e marrosur nga lufta sot, por ato mund tė peshojnė thellėsisht mbi te nesėr, kur kėto shtete ndėrluftuese do tė jenė nėn peshėn e rezultateve shkatėrrimtare tė kėsaj gjakderdhjeje mjaft tė kushtueshme, dhe kur kėto fjalė do tė jenė ēmuar para sė gjithash nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtet ky asnjanės, paqedashės, drejtėsidashės dhe drejtėsibėrės.


    Pėrktheu nga anglishtja Romeo Gurakuqi.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    vazhdimi

    Shumė tė nderuarit D. Lloyd George, M.P., K.C.


    I nderuar Zotėri,


    Ne tė nėnshkruarit, anėtarė te Komitetit Kombėtar Shqiptar tė Gjenevės, si zėdhėnės besnikė tė vullnetit tė popullit shqiptar, kemi nderin tė shprehim mirėnjohjen tonė ndaj Qeverisė sė Madhėrisė sė Tij Britanike, dhe veēanėrisht ndaj anėtarėve tė Dhomės sė Lordėve dhe Dhomės sė Komuneve, pėr interesin dashamirės qė ata kanė treguar kohėt e fundit pėr sa i pėrket Shqipėrisė.

    Ne marrim guximin tė deklarojmė qė nė kėtė rrugė, kombi fisnik qė ju pėrfaqėsoni gjatė kėsaj lufte, nuk ka qenė kurrė i pasinqertė ndaj traditave tė tij dhe ndaj pėrgjegjėsisė sė tij tė edukimit tė popujve tė Lindjes, pas ēlirimit tė tyre nga barbarizmi. Dhe kjo pėrgjegjėsi, duke kaluar nga njė brezni nė tjetrėn nė Kombin Britanik, u shenjtėrua duke u shndėrruar nė ligj prej fitores e triumfit tė drejtėsisė dhe tė drejtave tė kombeve, tė cilat ju, i nderuar Zotėri, po shkoni t'i mbroni nė Konferencėn e Paqes.

    Populli shqiptar besnikėrisht e bashkon veten me gėzimin e njerėzimit dhe, pėrmes nesh, dėshiron tė shprehė gėzimin e tij tė sinqertė mbi kėtė triumf, mbi det dhe mbi tokė tė ushtrive tė Perandorisė Britanike, tė cilat ju keni qenė i aftė t'i udhėhiqni drejt fitores, i udhėhequr nga Hyu i gjithėpushtetshėm.

    Shqipėria, njė prej shumė kombeve tė vogla, tek tė cilėt fitorja juaj frymėzon shpresa tė ligjshme, Ju drejtohet si Juve, ashtu edhe Presidentit Wilson, si dy burra shteti qė Hyu ju ka emėruar si shpėtimtarė tė kombeve; ajo ju kėrkon tė pėrkrahni tė drejtat e saja, tė dhunuara nga fqinjėt e vet ballkanikė, ju lutet t'i dėgjoni me simpati ankesat e popullit tė vet.

    Tė drejtat dhe kėrkesat e popullit shqiptar janė mė legjitime duke pasur parasysh faktin se shqiptarėt kurrė nuk kanė shkelur mbi tokėn e fqinjve tė tyre; ndėrsa kėto tė fundit, pėr shekuj me radhė, nuk kanė pushuar sė invaduari nėpėrmjet inkursioneve tė tyre tė pėrjetshme, propagandės dhe diplomacisė sė tyre intensive, nė territorin e pellazgėve tė lashtė ose tė kombit ilirian, pasardhės tė tė cilėve janė shqiptarėt.

    Profesori i ditur i gjeografisė nė Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, nė "The Geographical Reviev of New York", tė muajit maj 1918, nė artikullin e tij, "Shpėrndarja gjeografike e popujve ballkanikė", shkruan: "Shqiptarėt, ashtu sikur ėshtė e mirėnjohur, janė Ilirėt antikė. Pėrpara invazionit tė sllavėve tė Jugut, ilirėt zotėronin pjesėn pėrendimore tė Gadishullit, nga Danubi i Mesėm deri nė Epir.... Epirotasit dhe maqedonasit qenė gjithashtu ilirė..... Tė gjithė ilirėt e tjerė, me pėrjashtim tė Shqiptarėve (Albanėve) tė sotėm, u sllavizuan gjatė Mesjetės".

    Pas luftrave tė vazhdueshme kundėr bullgarėve sllavė, princėrit shqiptarė tė Epirit dhe tė Maqedonisė formuan Republikėn Shqiptare ose Republikėn Epirote, aq mirė tė pėrshkruar prej dijetarit francez Duplessis, nė historinė e tij mbi mbretin shqiptar Gjergj Kastrioti, Skanderbeg, tė mbiquajtur "Princ i Epirit dhe i Maqedonisė".

    Nė kėtė vepėr tė gjithė dijetarėt, poetėt dhe fisnikėt francezė, pranojnė qė "Shqiptarėt ose Epirotasit (dy emra sinonimė, flisnin shqipen ose gjuhėn epirotase, gjuhė qė nuk ishte as greke dhe as sllave), pasardhės tė Pirros dhe Aleksandrit, sikurse edhe stėrgjyshėrit e tyre, kanė luftuar pėr mė se 30 vjet kundėr invadorėve turq, ndėrsa serbo-bullgarėt, nėn udhėheqjen e princit tė pėrbuzshėm serb, George Vicovich, tradhėtuan shqiptarėt dhe u bashkuan me Sulltan Muratin".

    Nė kėtė mėnyrė, Republika Shqiptare, e vetme nė tė gjithė Gadishullin Ballkanik, "pati ndalur,- sipas akademikut francez Xavier Monnier- sulmin e vrullshėm tė turqve" dhe shpėtoi Europėn Pėrėndimore dhe Krishtėrimin nga barbarizmi.

    Por kjo republikė konfederative, pas vdekjes sė udhėheqėsit heroik, ushtarit tė madh Skanderbeg, u pėrfshi me forcė nė Perandorinė Otomane, nėn emrin turk Arnamtlau (vendi i shqiptarėve), me tė njejtėt kufij qė respektivisht ishin, Adriatiku nė Perėndim, rrjedha e Vardarit nė Lindje, Dalmacia dhe Bosnja nė Veri (Mali i Zi nuk ekzistonte) dhe Gjiri i Artės e kufiri klasik i Greqisė nė Jug, duke pasur Janinėn kryeqytet tė Shqipėrisė sė Jugut. Kjo shtrirje territoriale pėrfaqėson katėr provincat shqiptare tė ditėve tona, qė janė: provinca (vilayet-et) e Monastirit, e Kosovės (Shkupi), e Shkodrės dhe Janinės, territore kėto ku shqiptarėt kanė qenė nė gjendje tė ruajnė tė pacėnuar tipin e tyre kombėtar e gjuhėn e tyre, dhe disa privilegje tė respektuara prej turqėve, falė kryengritjeve tė vazhdueshme qė bėnė grupe tė caktuara tė kėtyre luftėtarėve trima kundėr despotizmit tė pashallarėve otomanė.

    Karakteri i pastėr shqiptar i kėtyre katėr vilajeteve (provincave) ėshtė plotėsisht i njohur nga tė gjithė historianėt modernė, nga tė gjitha raportet konsullore dhe diplomatike, dhe zyrtarisht prej Kongresit tė Berlinit (1878) kur Anglia frenoi oreksin e bullgarėve, e sė fundi prej Komisionit Ndėrkombėtar (1880) nėn kryesinė e Shkelqėsisė sė Tij, Lord Fitz Maurice, i cili ėshtė ende gjallė dhe mund tė dėshmojė pėr kėtė.

    Mes autorėve sllavo-bullgarė ne do tė pėrmendim kėtė: Profesori Schircoff pėrmend faktin historik tė mėposhtėm nė librin e tij mbi Maqedoninė: "Nė vitin 1689 shqiptari Mustafa Pasha Kaprula, nxori pėrjashta trupat austriake tė gjeneralit Piccolomini nga Kosova nė drejtim tė Veriut. Patriarku Arsen mblodhi tė gjithė objektet e tij tė vlefshme dhe i ndjekur prej njė numri tė madh arqipeshkėsh, ipeshkvėsh e murgjish, e drejtoi eksodin e turmave tė serbėve dhe bullgarėve tė tij, pėrtej Moravės dhe kufijve tė Maqedonisė, drejt Beogradit dhe Bosnjės. Ky rrėfim i treguar tek Ambasadori rus ėshtė krejt i qartė".

    Kleri katolik i Kosovės dhe Ohrit e konfirmon kėtė fakt nė tė pėrkohshmen "Pro fide" tė Romės (1703), ku thuhet se tė gjitha kėto rajone tė Maqedonisė janė shqiptare. Fancezėt Ami Boné dhe Caboge de Regouse pohojnė se atje, nė provincat e Shkupit dhe tė Kosovės , kishte, nė vitin 1706, vetėm pak kasolle bullgarėsh jashtė qytetit; dhe se shqiptarėt luftėtarė tė luginės sė Toplicės, tė Mėzisė (Moesie) sė Epėrme dhe tė Shqipėrisė sė Epėrme, vazhdimisht i ndalonin serbėt dhe i shtypnin bullgarėt.

    Dy shkrimtarėt anglezė, Mackenzie dhe Ivy, tė cilėt vizituan Shqipėrinė rreth vitit 1838, shkruajnė: "Sipas raporteve konsullore, nė mes Serbisė sė Jugut dhe Maqedonisė ėshtė Serbia e Vjetėr, pėrfshirė nė Shqipėrinė e Veriut".

    Serbi Dimitri Daridovitch, gjithashtu pohon se; "Nė jug tė Serbisė. Prishtina dhe Novi-Bazari janė jashtė tokave tė banuara prej serbėve, pra nė Shqipėri".

    Murgu Paissis shton: "Prishtina, Gjakova, Elbasani dhe Shkodra i pėrkasin Shqipėrisė etj.etj."

    Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtyre provave tė qarta, fqinjėt ballkanikė dėshiruan, me ndihmėn e sistemeve tė tyre tė pacipa arsimore dhe propagandistike, tė depėrtonin pėrmes kėtyre rajoneve shqiptare tė katėr vilajeteve tė lartpėrmendura dhe. nė kėtė veprimtari, ato patėn si bashkėpunėtore qeverinė turke e cila e pengoi me tė gjitha mėnyrat arsimimin e shqiptarėve, dhe duke ia lejuar kėtė tė drejtė turqve, grekėve, serbėve dhe bullgarėve. Lidhja Liberale Shqiptare e Prizrenit, me qėllim qė tė rregullojė kėtė gjendje shkatėrrimtare tė problemeve, organizoi revolucionin shqiptar tė vitit 1908, kundėr Sulltan Hamitit.... Shqiptarėt, pėrmes Kushtetutės, realizuan me shpejtėsi, nė hapėsirėn e pak viteve, evolucionin e tyre kombėtar me anėn e shkollave dhe klubeve me njė shtrirje tė gjėrė, tė cilat shovinistėt xhonturqė donin t'i shtypnin. Mė pas vijuan revolucioni shqiptar nė Kosovė dhe disfata e Turqėve tė Rinj nė Shkup, falė tė cilave liberalėt shqiptarė garantuan institucionet liberale tė tė gjithė kombėsive tė tjera ballkanike dhe mbėshtetėn politikėn anglo-franceze tė kabinetit tė Qamil Pashės me tė gjitha energjitė e tyre.

    Fatkeqėsisht, kjo ringjallje kombėtare shqiptare, duke shkatėrruar planet ziliqare tė miqve tanė fqinjė, i nxiti ato, nėn pretekstin e luftės kundėr Turqisė, tė pushtonin katėr provincat shqiptare tė pėrmendura paraprakisht, tė cilat i plaēkitėn dhe i shkatėrruan. Komisioni Rockfeller nė raportin e tij pėrmendi metodat e shfarosjes tė zbatuara prej pushtuesve tė palavdishėm ndaj popullsisė sė ēarmatosur dhe tė varfėr shqiptare tė kapur nė befasi.

    Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr (1913), serbėt dhe malazezėt, nė sajė tė veprimtarisė imperialiste cariste, aneksuan mė shumė se gjysmėn e territorit shqiptar dhe tė gjitha kėto vende tė pasura dhe luftėtare tė cilat, sipas shkrimtarit francez Hanoteaux, "jetojnė vetėm nė liri dhe nė pavarėsi". Mbreti Constantine, nga ana e tij, aneksoi Janinėn, "kryeqytetin e Shqipėrisė sė Jugut", pėr arsyen e thjeshtė se atje kishte banorė qė flisnin greqisht, madje mund tė thuhet se gjysma e Greqisė sė sotme ėshtė thjeshtė njė koloni shqiptare.

    Kjo Shqipėri e vogėl e krijuar nė Londėr, ndėrsa e bėnte jetėn kombėtare shqiptare tė pasigurtė, kėnaqte oreksin e pangopur tė ringjallur tė fqinjve ballkanikė, tė cilėt, nėn pretekstin e ndihmės ndaj udhėheqėsit shqiptar Essad Pasha, i flakur tej tani prej tė gjithė shqiptarėve, pushtuan Shqipėrinė pėrsėri dhe e martirizuan atė. Dhe mania e kėtyre shteteve ballkanike pėr tė pushtuar Shqipėrinė ishte e tillė saqė gjatė luftės sė tanishme, si Constantini, ashtu edhe Nikolla (i Malit tė Zi) e Pjetri (i Serbisė) nuk i lėshuan zotėrimet e tyre nė kėtė vend, madje as kur armiqtė e tyre depėrtuan brenda vendeve tė tyre.

    Tėrheqja serbe pėrmes Shqipėrisė (qė u lejua nga shqiptarėt mbasi ishte nė pajtim me traditat e tyre mikpritėse), i solli kėtij vendi epidemi tė tmerrshme nga Serbia. Pushtimet e vazhdueshme armike tė territorit shqiptar, epidemitė qė e shoqėruan, pėrfunduan shkatėrrimin e Shqipėrisė nė tė njėjtėn shkallė, madje mos mė shumė se sa Serbia dhe Belgjika.

    Shqiptarėt, me ndihmėn e tyre, i shėrbyen edhe ēėshtjes sė shenjtė tė vendeve aleate, p.sh. duke lehtėsuar mjaft detyrėn e trupave franceze,...ndihmuan nė mėnyrė tė konsiderueshme proēesin e pėrzėnies sė austriakėve, dhe gjithashtu nė Kosovė, me anė tė revoltės sė tyre kundėr bullgarėve dhe gjermanėve, ata penguan ēdo orvatje pėr rekrutim. Ne, kėtu nė Zvicėr, kemi dhėnė tė gjithė mbėshtetjen tonė morale me tė gjithė fuqinė tonė, dukė bėrė tė njėjtėn marrėveshje pėr tė njėjtin objekt, ashtu sikurse bashkatdhetarėt tanė tė Amerikės dhe tė Rumanisė, ku kolonia shqiptare ofroi koefiēentin e vet tė nevojshėm nė ushtrinė rumune.

    Dhe tani qė fitorja, mė sė fundi, ka kurorėzuar punėn e ushtrive aleate dhe imperializmi ėshtė pėrmbysur, ne marrim guximin tė shpresojmė se kombet ballkanike tė nxitura prej realizmit tė aspiratave tė tyre tė verteta nacionale mbi parimin e tė drejtave tė kombeve, do tė njohin tė drejtat tona personale, dhe do tė jenė tė gatshėm tė rikthejnė territoret shqiptare tė shkėputura aq padrejtėsisht nga Shqipėria.

    Eshtė kjo arsyeja qė ne kemi ardhur, i nderuar shkelqėsi, tė apelojmė tek ju, si njeri i drejtėsisė, dhe tek qeveria britanike, duke Ju lutur tė mbėshtesni tė drejtat dhe pretendimet e popullit shqiptar tė trajtuara aq padrejtėsisht nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr.

    Vetėm me njė zgjidhje tė tillė, Konferenca e Paqes do tė bėjė njė veprim tė dobishėm dhe do tė shmangė, pėr vendet ballkanike, trazirat tė cilat do tė jenė tė pashmangshme nė qoftė se drejtėsia nuk do tė bėhet dhe shqiptarėve nuk do t'u njihet autoktonia e tyre nė trojet ku jetojnė nė Ballkan.

    Me kėtė shpresė, ne kėrkojmė tė mbesim, i nderuar Shkelqėsi,

    Shėrbėtorėt tuaj tė bindur dhe tė pėrvuejtun

    Pėr Komitetin

    F. S. Noli, Ipeshkėv.


    Pėrktheu nga anglishtja Mirela Kamsi Gurakuqi




    Phoenix 09 - Artikulli 05
    www.dardania.com/phoenix/...art05.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    www.dardania.com/phoenix

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Falemiderit, po behej kohe qe desha ti kerkoja dhe ti hidhja vete.
    F.S.Noli eshte nje njeri qe shqiptaret i detyrohen shume, dhe qe eshte vleresuar pak.
    Shpirti ne paqe atje ku eshte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kleriku pėrdėllimtar, nuk diti kurrė tė mbajė mėri

    Lajme nga Dosier

    Kleriku pėrdėllimtar, nuk diti kurrė tė mbajė mėri


    Shqiptarėt nė Amerikė, shumica, e urrenin Zogun dhe u fyen kur Noli i kėrkoi 3000 franga pėr arsye shėndetėsore


    Autori i Lajmit: red.

    Theofan Stilian Noli lindi, mė 6 janar 1882 dhe ishte i dyti nga trembėdhjetė fėmijėt e Stilian dhe Maria Nolit, prej tė cilėve vetėm gjashtė patėn fatin tė arrinin moshėn e pjekurisė. Prindėrit e tij ishin blegtorė shqiptarė. Familja jetonte nė Ibrik-Tepe, njė vendbanim shqiptar nė Turqi. I rritur nga gjyshja e tij Sumba, Fan Noli ishte njė djalė i dobėt dhe delikat. Kur ishte tetė vjeē e ēonin nė shkollė tė futur nė njė thes, ngaqė s kishte qejf. (kėshtu tregojnė). Qė nga kjo kohė e tutje Fan Noli u zhvillua, lulėzoi dhe ka punuar shumė dhe me dėshirė gjatė viteve tė shkollės; atėherė bėri shumė punė nė vende tė huaja, deri sa u vendos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mė 1906. Pėrshtypjet e tij tė para pėr Shtetet e Bashkuara nuk ishin shumė emocionuese, siē mund tė pritej. Me tė arritur nė Jamestoėn u angazhua nė shoqatėn e parė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mėmėdheut”.

    Noli nė Boston

    Nga fundi i vitit 1906, Noli u gjend nė Boston, i cili do tė bėhej shtėpia e tij pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės. Duke ndihmuar nė gjetjen e njė shtegu kulturor, patriotėt e rinj i hapėn rrugėn Rilindjes Shqiptare. Me ndihmėn e Kishės Ortodokse Ruse, Noli u dorėzua prift, mė 8 mars 1908; viti 1912 solli diplomimin e Nolit popullor, i cili ishte pėrpjekur tė ruante pozita shoqėrore tė lavdėrueshme nė Harvard. Qė nga kjo kohė e mė pas Noli kreu disa detyra. Ndoqi njė sėrė shkollash: Konservatoin e Muzikės nė Nė England, mori gradėn Ph.D. nė Universitetin e Bostonit, studioi aramenishten dhe hebraishten nė Harvard. Noli pėrfaqėsoi gjithashtu, Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, Zvicėr; mori pėrsipėr postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė; u shenjtėrua kryepeshkop nė Korēė, Shqipėri mė 1912 dhe sė fundi, themeloi Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
    Gjatė vitit 1936 u botua nga Noli libri i parė i korit nė gjuhėn shqipe (Hymnore). Sikurse edhe peshkop Noli, shumica e shqiptarėve nė Amerikė ishin kundėr mbretit Zog tė Shqipėrisė. Noli i kishte vėnė atij shumė lloj emrash, sepse Zogu e kishte pėrzėnė nga vendi, ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 1924. Megjithatė, kur nė vitin 1933 Noli u sėmur, qėndrimi i tij armiqėsor ndaj Zogut u zbut. Shqiptarėt e Amerikės u fyen, kur Noli ju tha se kishte kėrkuar dhe kishte marrė nga Zogu 825 $ (3000 franga) pėr arsye shėndetėsore. Mė pas Fan Noli bėri kėrkesė pėr njė pension, por nuk e mori kurrė.

    Rrėfimet e Z. Stavre

    Ai takohej shpesh me Nolin nė Bibliotekėn Publike tė Bostonit nė Copley. E kishte zakon t u drejtohej shumė njerėzve nė emėr. Ishte njė njeri shumė i ēiltėr. Nuk kujdesej shumė pėr pamjen e jashtme. I kishte rėnė nė sy se, edhe pse ishte figurė e rėndėsishme, Noli nuk bėnte veprime qė e distanconin nga tė tjerėt. Nuk qėllonte t u kthente krahėt tė tjerėve, tė largohej nga mbledhjet kur nuk binte dakord. Ai i dėgjonte gjithmonė me dėshirė mendimet e njerėzve, pavarėsisht, nėse mendonte se kishin apo jo ndonjė vlerė tė madhe. Mendoj se Noli mėsonte shumė, duke dėgjuar tė tjerėt. Kur njerėzit i largoheshin ose e linin kauzėn e tij pėr njė farė kohe, ai i mirėpriste kur ktheheshin prapė. Tė gjithė kundėrshtarėt mirėpriteshin, kur ktheheshin nė kishėn e Nolit. Ai besonte te ndjesa. Noli nuk ju mbante kurrė mėri tė tjerėve, edhe kur mund tė kishte shumė keqkuptime. Ai vėrtetė qė nuk kishte asgjė kundėr njerėzve tė veēantė nė planin personal.

    Opinioni i Mark Kristos

    Ato qė historia nuk i ka rrėefyer pėr Nolin si njeri
    Nė shkrimet dhe kujtimet pėr Fan Nolin ėshtė hedhur dritė pėrgjithėsisht mbi personalitetin e tij poliedrik, duke zbuluar atė si udhėheqės tė lėvizjes kombėtare e demokratike, klerik dhe shtetar, artist dhe dijetar, por pak ėshtė bėrė pėr ta njohur si njeri. Edhe pse ai jetoi shumė gjatė dhe qe protagonist, ose pjesėmarrės i shquar nė ngjarje qė vendosėn fatin e Shqipėrisė dhe tė shoqėrisė shqiptare, edhe pse bashkėpunoi duke u lidhur me qindra njerėz nė atdhe e nė diasporė, kujtimet pėr tė merren kryesisht me rolet e tij, qė ai luajti pra kryesisht me figurėn e tij historike. Figura e tij si njeri ose njeriu Nol, gjithmonė ka mbetur nė plan tė dytė, apo ėshtė dhėnė me informacion tė varfėr. Nė fakt, siē del nga tė gjithė ata qė e kanė njohur njeriun me personalitet tek Noli, kishin gjetur njėri-tjetrin, plotėsonin njėri-tjetrin, rrezatonin te njėri-tjetri. Emri i tij nderon jo vetėm atdhetarin dhe demokratin, jo vetėm poetin dhe shkrimtarin, jo vetėm njė nga etėrit e shquar tė qytetėrimit shqiptar, por edhe njeriun si njeri, njeriun me gėrma tė mėdha, qė pa dyshim se ai pėrfaqėson dhe mishėron mė sė miri njeriun dhe nga kjo pikėpamje mbetet njė prej shėmbėlltyrave mė tė ndritura tė botės shqiptare. Sigurisht, ai s“ishte qenie e pėrkryer, u takonte vdekatarėve tė
    kėsaj bote dhe bėhej i barabartė me ta, jo vetėm me vlerat, por edhe me dobėsitė njerėzore. Miku dhe biografi i tij i parė gazetari, Qerim Panariti do ta karakterizonte Nolin njeri, me kėto fjalė;Njė person kompleks qė gėzonte tė gjitha tė metat e njeriut, plus tė metat e tij si individ;. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė, ai nuk ishte kurrsesi njeri pa tė meta, por kėto tė meta nuk arrinin deri atje sa tė cėnonin vlerat shpirtėrore dhe zemrėn e madhe, karakterin dhe mendjen e tij tė pamposhtur.
    Brezi i tij tashmė ka ikur, njerėzit qė e kanė njohur kanė lėnė kujtime tė pamjaftueshme qė ta fokusojnė Nolin nga afėr. Hulumtimet e mėtejshme mund tė zbulojnė tė dhėna tė panjohura. Ndoshta, mungesa e tyre mund tė zėvendėsojė studimin e jetės me metoda psikanalitike. Por pėrpjekjet pėr tė mbledhur kujtime nga bashkėkohėsit qė hedhin dritė mbi Nolin njeri, nuk kanė munguar. Ato i gjejmė nė komunitetin shqiptar nė SHBA, ku studiues dhe njerėz tė zellshėm, sado tė pakėt, kanė kryer hulumtime dhe kanė arritur rezultate. Njė ndėrmarrje e tillė shumė e ēmuar ėshtė puna e Marko Kristos, qė bėri dy dekada mė parė, me rastin e Njėqind vjetorit tė lindjes sė F. Nolit. Ai mori pėrsipėr dhe ja doli nė krye tė mblidhte kujtime nga bashkėkohėsit pėr Nolin me njė pėrkushtim dhe seriozitet tė admirueshėm.
    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/08/2009

    ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Noli 81 vjeē, njė miku: “Nuk takohemi dot sot. Studioj pėr provime”

    Noli 81 vjeē, njė miku: “Nuk takohemi dot sot. Studioj pėr provime”

    Kur ishte tetė vjeē, e ēonin nė shkollė tė futur nė njė thes, ngaqė s kishte qejf


    Autori i Lajmit: red.

    Ishte i zoti t ia dilte po aq mirė nė botėn amerikane, sa edhe nė botėn shqiptare
    Ai ishte paksa vetmitar. Nuk kishte familje. Nė jetėn personale nuk interesohej pėr gjėrat materiale


    “Nuk e njihja peshkop Nolin derisa u martova. Nuk e kisha takuar kurrė mė parė. Burri im ishte mik shumė i mirė i tij dhe ata kishin lidhje tė ngushta. Zyra e “Vatrės” ndodhej nė Huntington Avenue nė Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranė saj nė Blagden Street, kėshtu qė ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. Apartamenti i tij ishte shumė i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtė, shumė pak mobilje, por shumė libra.-Kėshtu rrėfen pėr studiuesin tonė Nasho Jorgaqi, njėra nga bashkėkohėset e Nolit, Sara Panariti, gruaja e botuesit tė gazetės mė tė vjetėr shqiptare nė Botė, “Dielli”, Qerim Panaritit. - Peshkop Noli na vizitonte dy herė nė vit. Ai e kishte tė vėshtirė tė ngjiste shkallėt, sepse ēalonte pak dhe e kishte akoma mė tė vėshtirė tė zbriste. Fakti qė ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumė i ēuditshėm sepse burri im ishte mysliman, megjithatė, ai ishte shumė i afėrt dhe i devotshėm ndaj peshkopit. Ai e ēmonte aq shumė peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh nė kishė.
    “A mendoni se dallimi fetar u lejonte tė kishin marrėdhėnie madje mė tė afėrta?” Pyetjes sė studiuesit Nasho Jorgaqi, znj. Sara Panariti i pėrgjigjet me “po”. “Peshkop Noli kishte sens tė shkėlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte: Pse nuk bėhesh prift? Do tė ishe prift i mirė dhe gruaja jote ka karakter tė kėndshėm, kėshtu qė do tė bėhej priftėreshė e mirė”. Ai qeshte edhe me veten,- vazhdon rrėfimin e shoqja e mikut tė Nolit.- Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumė gjėra tė pėrbashkta. Qėllimi i tyre mbizotėrues ishte pėrkushtimi ndaj ēėshtjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturės shqiptare. Qė tė dy ishin tė interesuar pėr shtimin e koleksionit tė literaturės shqiptare, sepse kur erdhėn shqiptarėt nė fillim nė Amerikė, nuk kishte asgjė. Peshkop Noli pėrktheu shumė libra, mes tė tjerash Shekspirin dhe “Rubairat” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinė e Skėnderbeut” nė shqip dhe nė anglisht dhe pėrktheu shumė poezi origjinale; shkroi edhe shumė pjesė liturgjike. Pėrmes pėrpjekjeve tė burrit tim dhe tė shoqėrisė “Vatra” u organizua njė banket dhe tė ardhurat iu dhanė peshkopit, qė t i pėrdorte pėr botimin e librit “Bet hoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri pėr Skėnderbeun u botua nga “Vatra”, kur burri im ishte botues i “Diellit”

    Fan Noli nė Harvard

    “Nė artikujt qė ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti nė Harvard, sepse vendosi tė krijonte njė bazė tė mirė nė anglisht me qėllim, qė tė kryente atė punė qė donte tė bėnte. Fan Noli mund t ja dilte nė tė dy botėt. Shumė herė anėtarė tė klerit tė huaj ose gazeta tė huaja mund tė funksionojnė vetėm nė gjuhėn e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t ja dilnin po aq mirė nė botėn amerikane, sa edhe nė botėn shqiptare.

    Noli zbulohet si talent i aktrimit dhe notar

    Fan Noli kishte aftėsi dramatike dhe ndoshta mund tė ishte bėrė aktor shumė i mirė. Grupi teatral ku kishte marrė pjesė u shpėrnda, pasi mbeti nė mes tė katėr rrugėve nė Egjipt, pa para. Ai duhet tė ketė pasur aftėsi dramatike, ndryshe nuk do tė mund tė mbante tė mbėrthyer pėr njė kohė aq tė gjatė ata qė e dėgjonin. Ishte shumė tėrheqės, kur fliste ai, ti e dėgjoje. Disa herė kam ndjekur shėrbesat e kishės vetėm pėr tė dėgjuar zėrin e tij, sepse duke mos qenė shqiptare, nuk e kuptoja gjuhėn. Ai shprehej bukur. Ai ishte nė formėn e tij mė tė mirė, kur fliste para auditorit. Bėnte qė ēdo gjė tė dukej e gjallė. Kishte njė zė tė mrekullueshėm, tė fortė dhe kumbues (tingėllues).
    “Kur flisnin me njėri- tjetrin, im shoq, Qerimi dhe Noli, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letėrsia, nga arti te historia, por subjekti pėr tė cilin flisnin mė shumė ishin Shqipėria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar pėr nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar. Por nuk flisnin ndonjėherė pėr sportin, edhe pse burri mė thoshte se peshkop Noli kishte qenė notar i shkėlqyer dhe shumė i fuqishėm. Megjithatė, ai nuk kishte shumė kohė pėr gjėra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diēka. Kjo ishte e mrekullueshme!

    Noli kėnaqej me piknikėt e shqiptarėve tė diasporės

    Peshkopi kėnaqej kur shkonte nė piknikėt e shqiptarėve, ku do tė ulej e tė rrinte me anėtarėt e rėndėsishėm tė kishės. Ai ishte vegjetarian dhe pėlqente frutat, kėshtu qė nė kėto piknike do tė gjendej gjithmonė njė shportė me fruta pėr tė. Ēfarė shihnin tek Noli si njeri?Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonė se ndodhesha nė praninė e njė njeriu tė madh.
    Ai ishte shumė tėrheqės. Kishte diēka nė zėrin e tij dhe nė mėnyrėn se si fliste. Ėshtė njė cilėsi qė jo gjithmonė mund ta pėrcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonė. Thjesht e ndjej se po flisje me njė njeri me aftėsi tė mėdha, me njohuri tė thella dhe shumė i pėrkushtuar. Nga ana tjetėr, ai rrallė zbulonte ndonjė gjė pėr veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonė pėr kauzat e pėr tė tjerėt. Nuk besoj se mund t i afroheshe shumė nė planin personal. Nė themel, Fan Noli ishte njeri i drojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetėm dhe kėtu nuk kishte familje. Nė jetėn personale nuk interesohej pėr gjėrat materiale.
    “A mendoni se i vinte ndonjėherė keq qė nuk ishte martuar?” Kjo pyetje pikante e studiuesit, prof. Nasho Jorgaqit, merr kete pėrgjigje nga znj. Panariti: “Nuk e di. Im shoq mė ka treguar, sesi njė herė ai dhe peshkop Noli shkuan nė varrimin e dy vllezėrve tė rinj shqiptarė, qė ishin vrarė nė njė aksident
    automobilistik. Mbas varrimit, burri im e ēoi Nolin me makinė nė apartamentin e tij nė Blagden Street. Gjatė rrugės sė kthimit, Fan Noli i tha pak a shumė tim shoqi. A e di, ne nuk e patėm kurrė kėnaqėsinė e fėmijėve, por nuk do tė kemi kurrė as tragjedinė e tyre”.
    Peshkop Noli ishte njeri shumė i respektuar jashtė bashkėsisė shqiptare. Ai linte pėrshtypje tė mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog nė Harvard kishte shkuar nė Shqipėri pėr tė drejtuar njė sėrė studimesh antropologjike. Ai botoi njė libėr me titull “Mali i gjigantėve” (The Mountain of the Giants”) dhe i kishte kėrkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim tė lexonin dorėshkrimin pėr t u siguruar qė materiali historik ishte i saktė. Njė mbrėmje na ftoi tė treve pėr darkė. Mysafirė tė tij ishin disa njerėz shumė tė shquar qė kishin lidhje me Harvardin si dhe njė anėtar i rėndėsishėm i Departamentit tė Shtetit nė Uashington. Vėmendja e gjithsecilit atė mbrėmje ishte pėrqendruar te peshkop Noli. Tė gjithėve
    u bėnė shumė pėrshtypje njohuritė e tij pėr historinė e Ballkanit. Ai ishte nė qendėr tė vėmendjes. Ajo qe njė mbrėmje e mahnitshme dhe ai, njė tregimtar shumė i mirė.
    Njė histori shumė zbavitėse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin pėr darkė, njė tė shtunė mbrėma. Ndoshta ishte 81 vjeē dhe ishte duke mėsuar aramaishten nė Harvard. Njė ditė mė telefonoi pėr tė mė pyetur nėse do tė mė vinte keq, po tė ndryshonte ditėn, sepse i kishte dalė diēka tjetėr. I thashė se nuk mė vinte keq dhe ai mu pėrgjigj: “Kam provime dhe mė duhet tė mėsoj”. Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeē. Po, kėshtu qė nuk ėshtė kurrė vonė tė mėsosh pėr provime. Vėrtetė zbavitėse! “Duhet tė ketė qeshur, kur ja u ka thėnė kėtė” -Po, qeshi. Qeshi. Njė herė tjetėr kur ishte i ftuar pėr darkė, mori nė telefon pėr tė na thėnė se i kishte ndodhur diēka me protezėn e dhėmbėve, kėshtu qė nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrtypte asgjė. Mu desh tė pėrgatisja diēka tė bollshme qė mund ta hante. Ai hėngri supė me zarzavate dhe mė pas hėngrėm tortė me luleshtrydhe, qė ai e shijoi plotėsisht.
    Peshkop Noli e dashuronte muzikėn. Ai e kishte bėrė zakon tė shkonte ēdo tė premte mbasdite nė koncert simfonik. Ato pak herė kur nuk mund tė shkonte, ma jepte mua biletėn e tij. Kishte njė vend tė hatashėm; ishte nė llozhėn e parė mbi skenė. Kur kisha vajtur nė koncert pėrpara se tė martohesha, isha ulur nė llozhėn e dytė nga nuk shihej asgjė.

    Noli, mes studiuesve tė Shekspirit, nė Shtėpinė e Bardhė

    Nė qershor 1964, lexuam nė gazetėn “Neė York Times” se nė pėrkujtim tė 400 vjetorit tė lindjes sė Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar njė mbrėmje nė Shtėpinė e Bardhė pėr studiuesit e Shekspirit. Megjithatė, jo shumė njerėz kishin dijeni pėr pėrkthimet e peshkop Nolit nė shqip tė Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do tė dėshironte tė shkonte. Atėherė, ai i shkroi njė letėr shumė tė kėndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeē dhe nuk e kishte parė kurrė nga brenda Shtėpinė e Bardhė. Ai mendonte se peshkop Noli do tė kėnaqej shumė po ta ftonin edhe atė. Mbas njė jave peshkopi mori njė ftesė. Duhet tė jetė tronditur! Po, u trondit, sepse atje ishin tė gjithė studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim pėr t i thėnė se presidenti Johnson i dėrgonte tė fala. I tillė ishte humori i tij.
    Burri im e admironte shumė peshkopin. S kish gjė qė tė mos e bėnte pėr tė. Ai filloi fushatėn pėr tė mbledhur para qė t i blinte peshkop Nolit njė shtėpi nė Florida, ku ai tė shpėtonte nga muajt e hidhur e tė ftohtė tė dimrit. Tė gjithė mendonin se ajo ishte njė marrėzi, se nuk do tė mblidheshin kurrė aq para sa duheshin. Por i mblodhėn.

    Poezitė e peshkop Nolit u botuan te “Dielli nė kohė tė ndryshme. Ai pėrktheu shumė nga poezitė e Viktor Hygoit, qė do tė thotė se e njihte mirė frėngjishten. Pėrktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte shumė i sėmurė, peshkopi i tha burrit tim se dėshironte qė ato poezi tė botoheshin si libėr, ndryshe do tė humbisnin po tė varroseshin nė faqet e “Diellit”. Pas vdekjes sė peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarė adhurues tė Fan Nolit, qė kontribuan pėr shtypjen e librit. Padyshim qė peshkopi nuk e pa kurrė librin. Peshkop Noli kish dashur qė pas vdekjes librat e bibliotekės sė tij t ia dhuronte Bibliotekės Publike tė Bostonit. Nė atė kohė, pėr disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atėherė, sekretarja e tij Mary Johns, i dėrgoi ato nė Shqipėri. Qenė volume tė tėra dhe u desh tė bėheshin arka druri pėr transportimin e tyre. “Si, nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo njė marrėzi?”, pyet prof. Jorgaqi. “Po, kėshtu ishte. Tani ata do tė ishin shumė tė kėnaqur t i kishin ato libra”.

    Djaloshi rebel, qė nga vitet e gjimnazit. E revoltonte padrejtėsia

    Gjatė viteve tė hershme tė shkollės, ai kishte qenė rebel, kishte protestuar pėr pushimin nga puna tė njė prej mėsuesėve tė tij tė gjimnazit; jo se autorietet nuk kishin tė drejtė tė pushonin mėsuesin, por Noli nuk mund tė lejonte ta bėnin kėtė pa dhėnė asnjė arsye. Theofani besonte gjithmonė nė barazinė dhe lirinė pėr tė gjithė njerėzit. Ai besonte nė barazinė, nė kuptimin qė askush nuk mund tė kishte tė drejta mbi njė individ tjetėr. Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė kishte ndryshime klasore; sigurisht qė disa njerėz do tė ishin mė tė pasur, disa mė inteligjentė, disa mė tė aftė se tė tjerėt; megjithatė tė gjithė duhet tė kishin mundėsi tė njėjta. Noli besonte te Krishti, si tek profeti mė i lartė. Ai kishte shumė humor. I donte fėmijėt dhe muzikėn, e donte edhe kishėn. Ai nuk ishte thjeshtė anėtar i bashkėsisė fetare, por ishte njeriu mė i rėndėsishėm i saj. Aftėsitė e tij intelektuale ishin tė mahnitshme. Fliste disa gjuhė, pėrktheu Shekspirin dhe Dhiatėn e Re. Studioi muzikė, e dashuronte muzikėn. Politika ishte njė tjetėr tipar i karakterit tė tij. Pikėsynimi mė i madh i Nolit ishte tė ēlironte popullin shqiptar. Pėrmes pėrpjekjesh tė palodhura, Noli arriti tė siguronte ndihmėn e presidentit Ėilson, nė ēėshtjen e pavarėsisė. Mbasi u takua me tė nė Ėashington, D.C., Ėilsoni i tha
    Nolit se ai kishte vetėm njė zė nė Konferencėn e Paqes nė Versajė dhe do ta pėrdorte nė interes tė Shqipėrisė.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/08/2009

    ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Per ata qe kane interes te degjojne zerin e Fan Nolit mund ta ndjekin ate ne lidhjen:

    http://ngarkovideo.com/audio/880/me-...n-pjesa-e-pare

    dhe

    http://ngarkovideo.com/audio/879/me-...n-pjesa-e-dyte



    Dy fjale rreth ketij materjali me aq sa kam mundur te mesoj une:

    Te gjitha rregjistrimet fonike me Fan Nolin jane realizuar nga Radio "Zeri i Amerikes" qe dispononte dhe tekniken me te perparuar per kohen. Me pas nje kopje e ketyre regjistrimeve nga shqiptare dashamires i eshte dhene "Katedrales se Shen Gjergjit". Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Fan Nolit "Katedralja" krahas veprimtarive te tjera pregatit nje set (komplet) me 10 audiokaseta me pjese te zgjedhura tematikisht nga ky fond regjistrimesh. Gjithsejt pregatiten 200 komplete te tilla dhe hidhen ne treg per shitje siē behet zakonisht ne hollin e kesaj Kishe. Shitja e tyre u be totale, kuptohet Kisha ka ne ruajtje nje kopje te saj, po ashtu nje kopje i eshte dhuruar dhe Akademise se Shkencave ne Shqiperi. Kisha ka gjithashtu shiritat manjetik total qe i jane dhene dikur nga "Zeri Amerikes" dhe qe permbajne shume me teper materjal nga ato qe jane vene ne shitje. Mundet qe "Zeri Amerikes" ne fondin e saj te arshives te kete me teper materjale ne kete drejtim.

    Jane pikerisht kasetat e shitura te "shqiptaret e vjeter", qe bejne te mundur kohe pas kohe publikimin e regjistrimeve te tilla. Me sa di une te 10 audiokasetat jane te hedhura ne 3 CD. Deri tani une nuk kam mundur te kem ne dore setin komplet (pra te 10 kasetat e shitura), por kam pasur nje te tille qe para do kohesh e vendosa ne internet per nje kohe rreth 20 '.

    Me daten 22 Mars 2009 ne takimin qe shkrimtaret shqiptaro amerikane u mblodhen ne Boston, me rastin e 101 vjetorit te meshes se pare mbajtur ne gjuhen shqipe nga ana e Fan Nolit, Znj. Rajmonda Moisiu me huajti 2 CD nga te me sipermet
    per te cilen gjej rastin dhe ta falenderoj publikisht. Te 2 CD jane 210 MB dhe permbajne 2 ore dhe 34 minuta regjistrim.
    Ne nje prej tyre jane dhe regjistrime nga ceremonia funerale per Fan Nolit dhe pershendetje nga personalitete te ndryshme, si fjala e lamtumires e Baba Rexhepit, etj. Po keshtu eshte e plote fjala e Fan Nolit ne 50 Vjetorin e Vatres me ē'rast lidhur me vazhdimesin e saj, tani qe nje pjes e tyre po na lene, ai perdor shprehjen popullore: "Ajo Pele qe ka pjelle nje At te tille, di te pjelle perseri Atllare te tjere". Ne pergjithesi seicila CD permban 50% regjistrim ne shqip dhe 50% anglisht. Per lehtesi kalimi seicila CD eshte hedhur me vete totalisht pa shkurtime.

    Vendosja ne internet e tyre ben te mundur ndjekjen e tyre nga me shume shqiptare. Konkretisht per kater pjeset e vendosura numri i vizitoreve vetem ne kete Web Site eshte 3100 deri me sot.

    Degjim te kendeshem.


    Fatmir Beja

    Boston, MA. 02119



    .

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •