Moda e stilistëve me famë botërore, pas së cilës çmendemi të gjithë nuk është vetëm privilegj i vip-ave të Hollivood-it. Shifrat marramendëse të shpenzuara vetëm për një kostum “Armani” apo një palë çizme “Cavalli” i kanë nxjerrë nga xhepi dhe artistë shqiptarë.Po, po!!! Veshjet që ata blejnë me çmime ultra na sugjerojnë shpesh tendencat e reja të modës.

Por edhe pse në skenë mund t'i shohim me veshje nga më provokueset ata nuk mund ta mohojnë se më mirë sigurisht, që ndihen brenda një palë xhinseve dhe atleteve.

Xhaketë kadife të zezë, këmishë të bardhë, rrip model caëboy dhe atlete të bardha. Ky është Blero i skenës dhe po ky është Blero që mund ta shikoni në rrugët apo lokalet e Tiranës. Ai nuk ka ndonjë stilist të preferuar sepse është vetë stilisti i veshjeve të tij. 3000 Euro i ka kushtuar një kostum Armani, që është çmimi më i kripur që ka shpenzuar për veshje.

Ndër femrat shqiptare, që vishen më bukur nuk i vjen asnjë ndër mend, por i kishte pëlqyer luku i Soni Malaj dhe Mariza Ikonomit në prezantimin, që vajzat bënë në “Top Fest “.

Aromë të re stili dhe tendence përcjellin edhe shumë personazhe të tjerë të skenës. Për Çiljeta Xhilagën paraqitja skenike është një nga mënyrat për ta bërë të suksesshme. Konkluzioni: veshje shpesh herë tepër sensuale në skenë.