Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Faqe 12/13 - Speciale
    25Janar 2004

    Historia

    Historiani 73-vjeçar, Sherif Delvina, jep fakte për minoritetet në Shqipëri dhe shtetet e tjera të Ballkanit

    Përse arvanitasit dhe çamët në Greqi nuk konsiderohen minoritet

    Luan Kondi

    Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi në fushën e historisë, tregon se përse sot shteti fqinjë Greqia mohon ekzistencën e arvanitasve dhe çamëve. Ai shpjegon se qëllimisht këto dy minoritete duhet të ishin minoritete kombëtarë, ndërsa ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë, duke filluar që nga gjuha. Më pas, historiani dëshmon edhe për refuzimin që iu bë nga shumë intelektualë dhe studiues shqiptarë atlasit të “Minoriteteve” në Shqipëri apo dhe studimit më të fundit që “fryn” minoritetet në vendin tonë.

    Ashtu si edhe më parë, në një numër të gazetës “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth çështjes së minoritetit në Shqipëri. Ai shprehet, gjithashtu, se historianët tanë janë tashmë të përgatitur mirë për ballafaqime me përfaqësuesit e shtetit fqinjë për këtë çështje. Studiuesi shprehet se arvanitasit, që thuhet se janë 2-3 milionë, duhet të konsiderohen nga grekët të paktën minoritet gjuhësor, por, deri tani, ata as që kanë dashur t´ia dinë edhe për rekomandimet e Evropës, që, nëpërmjet delegacionit të saj, vizitoi dhe ndoqi nga afër këtë problem në vitin 1957. Sherif Delvina deklaron në këtë shkrim, se përpjekjet e fundit nga ndonjë gjeo-demograf shqiptar, për t´i paraqitur minoritetet të zmadhuar dhe se ata përbëjnë 11,6 për qind të popullsisë së vendit tonë, janë antikombëtare dhe “çojnë ujë”, në “mullirin” e nacionalistëve ekstremistë grekë, që duan ta paraqesin përpara botës Shqipërinë si shtet multietnik. Këto dhe të tjera rrëfime interesante mund t´i mësoni nga intervista në vijim e historianit Sherif Delvina.

    Sa thuhet se janë sot arvanitasit në Greqi?
    Nuk bëj gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi. Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, në Eubea, Morea e zona të tjera, që, megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtën të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Aristidh Kolën. Më ka ardhur disa herë në shtëpi, dhe shpesh bisedonim për problemin e arvanitasve. Një herë, më kujtohet se kishte një problem me botimin e revistës “Besa”, kur i kërkoi qeverisë greke që ta shkruante atë me shkronja latine, por nuk u lejua. Më bëri përshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nëse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte një marrëzi e grekëve, ashtu si shumë të tjera. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Heladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Për numrin e popullsisë arvanitase në Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinës vazhdon të mohojë ekzistencën e mëse 2000000 arvanitasve në Greqi. Atje, dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitetet arbërore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturën shqiptare në Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991). Arvanitasit duhet të jenë një minoritet kombëtar. Grekët nuk pranojnë t’i njohin as si minoritet gjuhësor. Në vijim për të mësuar më shumë rreth aktualitetit të minoriteteve në Shqipëri dhe Greqi lexoni intervistën e Sherif Delvinës.

    Përse çamët nuk përmenden fare nga shteti fqinj?
    Për sa i përket minoritetit çam ortodoks, fqinjët jugorë nuk pranojnë kurrsesi se ata ekzistojnë. Për këtë patëm një debat me profesoreshën greke Karakasidu. Në kohën kur fillova të referoja për popullsinë çame, në vitin 1994, profesoresha greke më ndërpreu me të padrejtë, duke më pyetur se a kishin bërë vrasje çamët në Greqi? Iu përgjigja se këtë ua sqaron referati im dhe vijova: Gjatë pushtimit nazi-fashist të Greqisë, një pjesë e njerëzve politikë dhe oficerëve në Greqi hynë në shërbim të pushtuesit. Edhe kleri i lartë grek, me në krye kryepeshkopin e Athinës e të Greqisë, i shërbeu pushtuesve, duke respektuar kështu një traditë të hershme të kishës greke, e cila në shumicën dërrmuese të rasteve i ka pritur me lule pushtuesit, që kanë shkelur tokën greke. Nuk është rastësi që ish-komandanti i armatës në Shqipëri, në luftën italo-greke, Çolakoglu u bë më vonë kryeministër i qeverisë kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake që kryen masakrat kundër popullsisë të pafajshme çame, e cila u masakrua dhe u dëbua me dhunë nga vatrat amtare. Ishin repartet e gjeneralit Zerva me shokë, që vranë 2300 çamë të pafajshëm dhe 450 burra i vdiqën në tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit të çamëve. Se kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist e sqaron A.Vakalopulos në “Historinë e Greqisë Moderne”, botim i Horvathit 1991, për këtë çështje ky akademik grek, në faqen 275 të librit të sipërcituar, shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet ndërmjet grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet, të disa personaliteteve greke vunë në zbatim me shumë shkathtësi të pavdekshmen “përça e sundo”, duke shtuar kështu mosmarrëveshjet ndërmjet grekëve, në dobi të tyre. Populli grek u nda, njera palë denonconte palën tjetër si tradhtare dhe kështu u çfarosën grekët, në çastin kur dukej në horizont fitorja dhe pushtuesi bëhej gati të linte vendin tonë“. Pra, se kush është fajtor për bashkëpunimin me gjermanët, na e sqaron ky historian i dëgjuar grek. Në fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinë, vuri në veprim Traktatin e Varkizës (12 shkurt 1945), që shpallte armëpushimin dhe lejonte kthimin e vendit në jetën normale. Në Greqi, shumë bashkëpunëtorë të armikut u bënë spekullatorë të popullit grek, duke qenë përgjegjës para tij. Ata gjetën rast dhe u bënë nacionalistë dhe shtylla të regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjësuan. Më 18 maj të vitit 1945, në Athinë, në gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Çolakoglu dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë në shërbim të nazifashistëve, prokurori Papradakis vuri në dukje gjatë pretencës së tij, se pushtuesit kishin pushkatuar në Greqi 10000 vetë, shkatërruar 70000 shtëpi dhe 883 katunde. Me fakte të pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit të Kryeministrit kuisling, Ralis, shokët e tij dhe organet që kishin krijuar për të famshme mbrojtje të vendit, kishin luftuar pa mëshirë kundër rezistencës greke, Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministër i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë e Ralisit, nënshkruan urdhrin e turpshëm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nën urdhrin e nazistëve gjermanë”.

    A mendoni se është arritur qëllimi kombëtar në konferencat ndërkombëtare?
    Po. Madje, them se më së miri e vërteta historike, rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë, është dhënë qartë sidomos në konferencën e Ankarasë. Atje dëshmuam me fakte, dokumente dhe treguam se cila ishte e vërteta e minoriteteve në të dy vendet, në Greqi dhe në Shqipëri. Hodhëm poshtë shumë teza të mykura tashmë, të fqinjëve dhe sqaruam pjesëmarrësit se jemi në gjendje të konkurrojmë me ide bashkëkohore.

    Cili është koncepti juaj për minoritetin grek në Shqipëri?
    Për të sqaruar këtë, duhet t´i referohem një studimi të profesor A.Bërxholit, ku klasifikon minoritetet. Sipas këtij studimi, minoriteti grek në Shqipëri nuk është minoritet komb, që duhet të jetë mbi një milion, nuk është as minoritet i fuqishëm, që duhet të jetë rreth 1 milion, as minoritet i ngushtë, që duhet të ketë disa qindramijë anëtarë. Personaliteti shkencor z.Grosman, drejtor në Ministrinë Federale Gjermane, e përcakton minoritetin etnik kështu: “Minoritete etnike quhen ato grupe njerëzish, që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo zyrtare, që janë autoktonë dhe që jetojne tradicionalisht prej disa shekujsh në një vend, ku ata përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë”. Këto kushte minoriteti grek nuk i plotëson. Ky mionoritet është krijuar nga disa argatë grekë të ardhur në Shqipëri. Këta minoritarë kanë ardhur në fshatrat e Delvinës në fillim të shekullit të XIX. Dhe dokumentet tregojnë se në regjistrat kadastrorë të vitit 1690 të rretheve të sotme të Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës, nuk ekzistonte asnjë minoritar në Shqipëri. Edhe Pukëvili, në librin e tij “Udhëtime në Greqi”, thotë: “U nisëm që nga Saranda e deri në Delvinaq, të gjithë fshatrat rrugës ishin shqiptarë…”. Kjo tregon se në fillim të shekullit të XIX, ende nuk kishin ardhur grekët në rrethin e Sarandës e të Delvinës. Ndërsa në zonën e Dropullit, grekët u vendosën në fund të shekullit të XVIII. Duhen tërhequr regjistrat e tjerë kadastrorë të popullsisë shqiptare nga arkivi i Kryeministrirë të Republikës Turke, se mendoj se kështu do të plotësohet me mjaft fakte historia e Shqipërisë. Më vjen keq për një gjë që regjistrat kadastrore që morëm, të fshatrave të Delvinës, Gjirokastrës, Sarandës dhe të Himarës, nuk janë botuar akoma. Dokumentet që u morën prej andej u bënë në disa kopje, një është në Institutin e Historisë, tjetrën ia çuam Arkivit të Ministrisë së Jashtme e tjetrën Drejtorisë së Ballkanit në MJ. Këto mareriale, pra regjistrat e vitit 1690, me gjithë insistimin e vazhdueshëm të shumë studiuesve, nuk janë përkthyer e botuar në shqip. Ndërhyra deri te zoti Gramos Ruçi, pasi Akademia e Shkencave pretendonte se nuk kishte para për botim, dhe ai bëri të mundur sigurimin e fondit për botimin e tyre. Tashmë, nuk e kuptoj përse nuk botohen. Aty ka edhe të dhëna për popullsinë e Himarës dhe të fshatrave përreth, me të cilat po merret akademiku Shaban Demiraj. E dini pse ndodh kështu? Dua t´u kujtoj se qarqe të caktuara greke bëjnë ç´është e mundur për të botuar gjëra që janë në interes të tyre. Ne kemi me se t´u përgjigjemi dhe nuk e bëjmë një gjë të tillë. Kujt i intereson kjo? Qëllimi i qarqeve shoviniste greke është që ta shndërrojnë Shqipërinë në një shtet multietnik, prandaj duhet të ndërgjegjësohemi e të punojmë seriozisht.

    Kohët e fundit u fol për një atlas të popullsisë, çfarë mund të thoni për të?
    Për këtë atlas është folur e diskutuar. Media e shkruar dhe ajo vizive ka prezantuar debatet e diskutimet për një hartë të rëndësishme të këtij atlasi - harta e pakicave etnike. Kam qenë dhe pjesëmarrës (i paftuar) në Konferencën Ndërkombëtare organizuar mbi atlasin e popullsisë së Shqipërisë. Mua më çudit fakti se si një njeri i vetëm (A.Bërxholi) merr guximin të përpilojë të dhënat për një vepër kaq të madhe dhe të rëndësishme. Dhe ç’është më e keqja, zoti Bërxholi, duke qenë dhe drejtor i Institutit të Gjeografisë së A.Sh., merr përsipër të na japë shifra mbi pakicat etnike në Shqipëri, ndërkohë kur në të gjitha vendet e tjera, këto shifra janë zyrtare dhe jepen nga institucione të specializuara, pasi duhet shumë kohë, fonde e njerëz për t’i saktësuar ato. Numri i minoritarëve përcaktohet saktë kur kryhet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Z.Bërxholi, nuk ka të drejtë të japë shifra për pakicat etnike as personalisht, as në emër të A.Shkencave. Z.Bërxholi, kur përmend shifrën 10.6 për qind për pakicat etnike gabon, dhe gabon rëndë. Së pari, ai gabimisht fut në kategorinë e pakicave etnike romët dhe arumunët dhe së dyti, ai jep shifra të stërzmadhuara për këto pakica. Duhet të theksoj më tej se z.Bërxholi ka botuar dhe një libër me titull “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë - vepër shkencore solide me interes teorik e praktik” nën siglën e Akademisë së Shkencave të RSh. Të çudit fakti që Berxholi, pretendon se ka përdorur metoda më të arrira shkencore për të përcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janë këto metoda? Detyra e një studiuesi është që shifrat për minoritetet, të marra nga burime të ndryshme, t´i analizojë dhe t´i seleksionojë për të dhënë shifrat sa më afër së vërtetës. Nuk mund të quhen më të sakta shifrat e dhëna nga shoqatat apo anketimet sesa ato të dhëna nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë i kryer nga strukturat shtetërore. (Psh. z.Berxholi, për minoritetin grek jep shifrën 65869, ndërsa në librin “Minoritetet në Shqipëri”, Tiranë 2003, përgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se “siç rezulton nga studimi INSTAT-it, ka një ulje të ndjeshme të numrit të minoritarëve, krahasuar me atë që rezulton nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1989” etj.) Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare, është zvogëluar numri i minoritarëve grekë, serbo-malazezë etj. Këtu dua të ndalem në dy probleme, që unë i konsideroj madhore: Së pari, nuk u mor vesh se kush e organizonte Konferencën Ndërkombëtare mbi Atlasin në nëntor 2003. Pse nuk morën pjesë në këtë konferencë titullarët e Universitetit dhe pedagogët e Katedrës së Gjeografisë (kur sipas shtypit të shkruar në dhjetor 2003, atlasi, në kuadër të një projekti, është i Katedrës së Gjeografisë të UT-së). Së dyti, kush ia jep të drejtën z.Berxholi të dalë në emër të A.Shkencave, me shifra personale, në kundërshtim me shifrat zyrtare, për minoritetet? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave për shifrat e pavërteta e të dhënat antishkencore nga z.Berxholi? Me heshtjen e saj, kryesia e A.Shkencave, tregon se pajtohet me ato çka shkruan A.Bërxholi në lidhje me minoritetet.

    Të gjitha të dhënat, studimet dhe regjistrimet e të gjitha kohëve tregojnë se minoritetet në Shqipëri nuk janë më shumë se 3 për qind dhe gjithçka shkruan Bërxholi them se nuk është e vërtetë. Ne nuk pajtohemi me atë çka shkruan z.Omari: “...se Akademia nuk ndërhyn kurrë në punën e studiuesve”. Mendojmë se Akademia duhet të mbajë një qëndrim, dhe jo të marrë përsipër paudhësitë e z.A.Bërxholi, i cili gjithçka shkruan, mbi të dhënat e Atlasit etj., i ka shkruar nën siglën e Akademisë së Shkencave. Unë habitem, se si autori i ka ndërruar bindjet brenda një viti. Në Gjeografinë e Shqipërisë (për shkollat e mesme), tekst për shkollat e mesme eksperimentale, viti 2002, pof.dr. A.Berxholi pohon se Shqipëria është një shtet homogjen, rreth 98 për qind e popullsisë është e kombësisë shqiptare. Pakicat kombëtare përbëjnë 2 për qind të popullsisë, prej të cilave 1.8 janë minoritarë grek, 0.2 janë minoritete të tjera. Si thoni a i duhet zënë besë këtij Atlasi Gjeografik të popullsisë të Shqipërisë me pakica kombëtare të mbipesëfishuara brenda dy vjetësh? I kujtojmë autorit të këtij atlasi se “dr.Milan Shuflaj në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët”, në faqen 105 shkruan: “Prej shekullit XVII, u serbizuan dhe morlakët (vllehët e Dalmacisë). Sot, në viset e thjeshta sllave gjendet një sasi e vogël arumunësh (vllehësh), të cilët, si psh., në Bosnje u asimiluan qysh prej kohës që u dyndën. Po ky fakt priti dhe maqedono-rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug, përqark Selanikut e Seresit, përqark Velesës dhe Prizrenit u shndërruan në serbë, ndërsa rrotull Elbasanit, Beratit, Tiranës u kthyen në shqiptarë”. Për sa thamë më sipër dokumentohet te “Calendario Atlante de Agostini 2003, Instituto Geografico de Agostini Novara”, i cili jep të dhëna demografike për grupet etnike. Në zërin Sllovenia, faqja 867 arumunë nuk ka, shifrat më të vogla të popullsisë i përkasin shqiptarëve, 0.2 për qind, italianëve, 0.2 për qind, hungarezëve 0.2 për qind dhe maqedonasit 0.2 për qind. Në zërin Kroacia, faqja 405, arumunë nuk gjinden fare, shifra më e vogël i përket popullsisë shqiptare 0.3 për qind. Në zërin Jugosllavia, faqe 611, arumunë nuk ka, mund të përfshihen te zëri të tjerë. Për sa i përket Maqedonisë, po citojmë sasinë e vllehëve, nxjerrë nga regjistrimi i popullsisë shpallur më 1 dhjetor 2003, rumunë (arumunë) 1.78 për qind. Te zëri Bullgaria, faqja 299, rumunët (arumunët) mund të përfshihen te të tjerë 1.2 për qind. Në zërin Greqia arumunët nuk përfshihen fare.



    Kush është Sherif Delvina

    Është lindur në vitin 1933, në Delvinë. Rrjedh nga një familje patriotësh. Prej kohësh është marrë me studime historike dhe është edhe autor i një sërë librash e studimesh në këtë fushë. Dy veprat e tij më të arrira janë “Epiri”, në gjuhën angleze, dhe tragjedia “Genti”, që ka fituar çmim të parë në konkursin e Shkupit, një vit më parë. Delvina ka qenë në përbërje të delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërkombëtare “Për minoritetet”, që u mbajt në Ankara të Turqisë, nga 27 deri më 29 tetor të vitit 1994. Ai ka hulumtuar në disa nga arkivat e Turqisë, Francës, nga ku ka sjellë në Shqipëri dokumente me vlerë dhe në shërbim të çështjes kombëtare. Nga Arkivi i Sulltanit, në Turqi, Sherif Delvina solli në Institutin e Historisë, regjistrat e viteve 1500-1600, realizuar nga turqit, ku jepen të gjithë banorët e Shqipërisë, me emra dhe mbiemra. Ajo që ka më tepër rëndësi në këto regjistrime është se deri në vitin 1690, në regjistrat turq, nuk figuronte të kishte asnjë minoritar në Shqipëri.

    © 2003 Gazeta Panorama
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #42
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Albo a e ke llogaritur ndonjeher sa para'ardhes ke pasur ne brezin e 7 para teje (para reth 230 vjetesh)? Nese nuk e ke bere e kam bere une per ty: para 7 brezash une kam pasur afersisht 160 para'ardhes. Une besoje se midis ketyre 160 para'ardhesve te mij ka pasur edhe te huaj (Turq, Serbe, Greke, Arabe, Hebrej etj.) Pra ai gjaku qe thua ti eshte shpikje e nacionalisteve, per mendimin tim.
    Enveri, megjithese nuk e simpatizoje, gjeja me e mire qe beri ishte qe asimiloje minoritetet, duke i futur ne shkolla shqipe dhe duke i dhene poste akoma edhe ne qeveri. Imagjino nje Shqiperi me shume minoritete, do ishim bere si Maqedonia tani sa here ti tekej minoriteteve per pavaresi do benim lufte me to dhe me vendet fqinje te cilat kane lidhje kombetare me keto minoritete (Greqi, Serbi). Enveri i beri Grekafonet te harojne Greqishten dhe ti vejne femijeve emra Ilir, Arber etj. pa perdorur dhune. Kurse politika sotme po i ben qe te kthehen prape ne Greker dhe te kerkojne edhe pavaresi.
    Shqiperia megjithese sipas CIA ka vetem 5% minoritare, kane filluar qe tani te duken probleme pasi politika shqiptare i ka lene krejt pas dore dhe minoriteti grek e vetmja perkrahje qe ka eshte Greqia. Sot ekzistojne shume shtetas Shqiptar qe nuk dine Shqip. Kjo per mua nuk eshte gje e mire fare se keta njerez neser dej do jen te huaj me pasurira ne Shqiperi. Per mendimin tim te drejtat e minoriteteve duhen te njihen por duhet ti jepet dhe atyre e drejta te behen me shume Shqiptar, midis arsimit, qe mos te na vije neser Greku te na kerkoje toka. Saper Romet, po te ishte ndjekur politike e zgjuar do ishin asimiluar me kohe, megjithese Romet (Cinganet) po asimilohen nga dita me dite dhe e vetmja pengese eshte se nuk marin pjese shume ne shkollat Shqipe. Kurse Romet, qe i quajme "Jevgjit", nuk perbejne me minoritet perderisa e vetmja gjuhe qe njohin eshte Shqipja, jetojne si Shqiptaret dhe mendojne si Shqiptaret.
    Une besoje se nuk duhet te trembemi aspak nga Romet, perkundrasi duhet ti fusim sa me shume ne jeten tone sepse shumica (Shqiptaret e bardhe) do i asimiloje dhe ata. Interesi jone kombetar eshte qe Shqiperia te jet sa me e bashkuar!
    Saper statistikat kam mendimin se Gjermanet kane numruar edhe Romet, por sic e thashe Romet ("Jevgj") nuk perbejne minoritet per Shqiperine, per Gjermanine mbase bejne. Megjithate me politiken qe po ndjek qeveria jone mundet statistikat te arijne aq edhe me teper biles, se shume shtetas Shqiptar ikin nga Shqiperia si Shqiptar dhe kthehen si Grek (merni shembullin e Himares, ku ka lindur edhe gjyshja ime Shqiptare) me vone ka mundesi te na kthehen edhe si Italiane, Gjermane etj.
    falemiNDERit

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •