Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    it
    Postime
    23
    Postuar më parë nga Eni
    Qe ke lujt menç!
    I ka ik koha topçive!

    Ministri Kosovar i mbrojtjes u vra ne mes te Tiranes .
    Through my genes ancestors
    are calling me ,
    Not to waste the blood they
    gave for Liberty,
    This invasion we must force
    to cease,
    Or their souls will not rest
    in peace ,
    From the Eagle's Lands you
    must disappear,
    All you Invaders and you
    traitors too,
    We will be your shadow
    we will be your fear,
    With bullets and death,
    we will bless you ,
    Untill free of snakes is
    the Eagle's Nest ,
    No way , never I will rest !

  2. #32
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Çdo vend dhe komb dënon nëse ndokush punon kundër interesave të atij vendi, mirëpo kjo duhet të bëhet me anë të gjyqeve si në çdo vend demokratik sepse edhe ne jemi vend demokratik.
    Për rastin e atij kolonelit nuk është gjetur ende vrasësi, por kjo assesi nuk është bërë se ai ka punuar kundër nesh. Ai ishte pjesëtar i FARK, i forcave të qeverisë së Bukoshit, që mëpastaj me të drejtë u shkrinë në UÇK.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #33
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    FYI

    Nje nga studiuesit e 'studimit' te famshem, Dhimiter Doko, e kane pezulluar nga puna si profesor e shef departamenti ne Fakultetin e Histori-Filologjise. Arsyeja: botimi i Atlasit. Per mendimin eshte hajvanllik i modh, po hajt mo...shqiptare hesapi. Vertetohet aksioma: Mendimi ndryshe nuk te con askund ne Shqiperi(sic mund te deshmoje Edi Rama

  4. #34
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo te lutem mos e fshij postimin edhe neqoftese e sheh pak fondamental.

    Shqiptaret kjo rrace e perzier me lloj lloj jevgjesh

    Para disa kohesh ndoqa nje program humoristik te pergatitur nga nje grup humoristesh ne mos gaboj ata ishin nga Laci apo Shkodra.
    Sic e dini ne Shqiperi haremi i jevgjeve ka arritur kulmin.
    Nje kontribut antishqipetar dha njeriu me i keq ne historine e kombit shqipetar, dhe ky quhet Enver Qelbesira Hoxha.
    Vazhdoj tregimin tim
    Bujar Qamili te cilin ne e kemi xhan shume sepse na kenaq me muziken e jevgjeve e cila ka bere progres me shume se ndjenja kombetare e shqipetareve dhe njekohesisht degjohet nga te gjithe shqipetaret, qofshin ata enveriste qofshin ata demokrate, qofshin ata autoktone, nje dite prej ditesh Qamili bie pre e humorit te te ketij grupi humoristesh.
    Si ndodhi?
    Ne Bacallek te Shkodres gjendet gjithnje nje postobllok policesh dhe aty humoristat vendosin te bejne humor me "Kameran e Fshehte".
    Vjen Bujar Qamili, jevg 24 karatesh dhe policia e ndalon.
    E kontrollojne per dokumentat dhe humori pak i kripur e detyron Bujar Jevgun te dale nga makina e tij lluksoze dhe te konfrontohet me policine.
    Bujari i urte behet me pas Bujari i hidhur dhe autoriteti qe ai ka pas fituar nen rregjimin e Enver Qelbesire Hoxhes, e ben ate edhe me tendicioz.
    Polici e kap perkrahesh dhe e kthen me fytyre nga makina e tij lluksoze dhe per nje moment del bodiguardi i Qamil Jevgut, nje djale i dobet rreth 1.67 cm dhe kap policin per krahesh.
    Gjerat acarohen dhe me shume dhe dalja e drejtuesve te kameres se fshehte nga vendi ku xhironin per ti treguar Qamilit se ndalesa e tij ne Bacallek ishte vetem humor dhe asgje me shume, ndryshon situaten.
    Bujari i terbuar merzitet shume sepse kohet kane ndryshuar dhe autoriteti i tij karshi policise dhe shtetit ka rene.
    Ku dua te dal?
    Gjestet e bera prej Qamilit dhe bodiguardit te tij, treguan se keta te fundit akoma gezojne privilegje te papara ne historine e kombit shqipetar, duke sfiduar policine dhe gjithashtu duke e dhunuar ate.
    Ja pra kush ishte Bujar Qamili, ky jevg qe ka shkerdhyer dhe fituar zemrat e shume shqipetareve.
    Po ky njeri mbas disa kohesh shtypi nje njeri por sipas ligjeve komuniste te Gramoz Rucit , Skender Gjinushit dhe kopileve te jetimoreve dhe komunisteve qe jetojne ditet me te embla mbas renies se diktatures Antishqipetare, doli i lire duke i kerkuar falje familjes se demtuar.

    Nje rast i dyte.

    Per aq kohe sa isha femije, ne Shqiperi me ka rene te banoj me nje familje jevgjish.
    Me besoni ju o njerez qe mendoni se jeni shqipetare, kurre ne jeten time nuk do ta harroj kete familje.
    Kur kthehesha ne shtepi buze pallatit ose ne hyrje, ndieja eren ose kuterbonte nje ere e qelbur a thua aty ishte kazani i pleherave ku si mbeturina mund te percaktohej vetem peshku i oksiduar.
    Komshia im nje jevg me reputacion ne qytetin tim, e mbante te qelbur gjithnje pallatin.
    Me kot u lodhte nena ime ta pastronte dhe lante koridorin dhe nje dite i them nenoshes se perse po e lan moj nene, kur koridori eshte i paster.
    E kisha provuar vete te hyja ne shtepine e komshise dhe nuk po hyj ne detalje pasi po te lexoni kete postim, edhe oreksi do te ju largohet dhe do te ndieni sakelldi per aq kohe sa do te mbani mend kete postim.
    Ehh ky eshte nje detalj i atij rregjimi famekeq kur ne kat te pare jetonte shqipetari dhe ne kat te dyte(qe mbahej kati me i mire) jetonte jevgu.
    Shqiperia eshte e mbushur plot me te tille dhe ata nuk ishin dhe jane njerez te thjeshte, por ata jane ata qe sakelldisin dhe qelbin nje komb, jane ata qe i bene gropen mijera shqipetareve me spiunazhe, me internime, me pune te detyruar dhe sot ata i gjen ne mes te Tiranes si kaposha me benza duke vjedhur, duke vrare, duke i sherbyer me ndergjegjshmeri dhe besnikeri atyre qe u krijojne kushtet per mireqenie.
    Te shkosh ne Tirane dhe te shikosh njerin prej ketyre jevgjeve qe gjenden me shumice kudo, te duket sikur ai po behet gati te vrase me ate shikimin e tij te eger.
    E kam provuar vete dhe c`eshte e verteta jam frikesuar pasi nje Zot e merr vesh se kush jane keto njerez.
    Sot ata jane kudo dhe autoktonet ulin koken dhe frikesohen e largohen me shpejtesi pasi dicka e keqe mund te u ndodhe.

    Kaq i poshter ishte rregjimi komunist, saqe shqipetaret u bene vartes te Jevgjeve qe kane "pushtuar" Shqiperine.
    E ku ka ndjenje nacionalizmi ne Shqiperi kur Shqiperia eshte bere mejhane si ne kohen e turkut?
    E ku ka ndjenje nacionalizmi kur deri me sot shteti i Arberit nuk nxori burra te zote dhe atdhetare?
    E ku mund te kete ndjenje nacionalizmi kur shqipetaret nuk kane njohur kurre ne historine e tyre Nacionalizmin e vertete?
    E ku mund te kete ndjenje nacionalizmi kur rregjimi komunist shkuli nga varret njerez te penes dhe dijes?
    E ku mund te kete ndjenje nacionalizmi kur ai qe vritet per atdhe, denohet perjetesisht ne ferrin e maskarenjeve dhe te mallkuarit bejne deshmore ata qe nuk shkrehen qofte edhe nje dite armen?
    Vetem ne Arberi jo(emri Shqiperi me duket ofendim).
    Sa larg jemi dhe pastaj kerkojme te behemi pjese e Evropes.
    E ku kane identitet shqipetaret, kur greket te therrasin "alvane", kur italianet te therrasin "albaneze", kur ne Kosove shqipetaret i therrasin ship(dele anglisht)tare?
    E ku e kane identitetin shqipetaret kur osmallijnve u dhame njerezit me te zote dhe me te shenjte per nje komb dhe per vete tone ngelem shtegtare te botes, ngelem si jevgjit pa identitet.
    E meritojme denimin sepse jemi nje komb qe krenohemi si injorantet dhe te paditurit, e meritojme denimin sepse jemi komb boshatisur perbrenda, e meritojme sepse nuk kemi vlera dhe nuk kemi histori.
    Cila eshte historia e shqipetareve, cila eshte kultura e shqipetareve, cili eshte arti i shqipetareve?
    Shpresoj per dite me te mira, dhe SHBA-se ose USA-se i falem sikur Zotit tim, sepse me ka ne dore rregullimin e historise time autoktone.
    Vetem nje njeri qe nuk kupton, nuk i rrjedh gjak nder deje, nuk ka identitet.
    E kaluara mos ardhte kurre.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #35
    raku
    i/e ftuar
    Lis

    Artikulli i jot permban fryme rraciste dhe injorante dhe me vjen shume keq kur nje intelektual si puna jote te mendoje ne ket menyre.

    Bujar Qamili megjithese arixhi eshte muzikant i madh dhe e ka respektin e te gjithe shqiptareve.

    Nqs ti zoterote na fliske me kaq rracizem dhe urrejtje persa i perket jevgjiteve te Shqiperise atehere na thuaj ketu ti ne mbiemrin tend ta shikojme origjinen qe ti ke se ndoshta ke origjine greku ose turku??????

    Pavaresisht nga ngjyra e lekures jevgjit e Shqiperise shqiptare jane dhe shqiptare do mbeten.

  6. #36
    udhetar
    Anëtarësuar
    14-12-2003
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    16
    Lis,you have got big issues to sort out with yourself my mate.
    I am a 'pure blood Albanian' whatever that means and I strongly disagree with everything you have said in the above message.

    I wrote in English because you seem to live in U.S.A
    Gjithe te mirat.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Me vjen keq qe shume njerez e quajne muziken me prejardhje jevge muzike shqipe dhe natyrisht do te doja qe muzika popullore shqipe te mos bastardohet, por ne te njejten kohe, ky fakt nuk eshte faji i jevgjve. Me vjen gjynah per jevgjit se te ngratit jane te shtypur ne krejt vendet, por prap jane njerez te lumtur dhe muziken e duan shume ne pergjithesi. Fatkeqesisht shume shqiptare nuk jane aq te edukuar ne fushen e muzikes, pra nqs ndonje kenge ka fjale shqip, ato e quajne muzike shqipe, po ky eshte faji jone, dhe jo e tjereve.

  8. #38
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Atlasi që solli aq shumë përplasje


    Elda Spaho

    Në fund të nëntorit 2003, gjatë një konferencë të bujshme, të nivelit akademik, në njërin nga hotelet e Tiranës do të prezantohej Atlasi Gjeografik i Popullsisë së Shqipërisë. Si një botim i vetëm në llojin e vet (Shqipëria ende nuk e ka një atlas të tillë), ai tërhoqi vëmendjen e “Shekullit”. Por jo shumë orë pas qëmtimit të të dhënave, u zbulua se dalja e atlasit përmbante përplasje të mëdha. Të cilat, duke qenë edhe të rangut akademik, (zakonisht jo aq të shpeshta në media), sollën në faqet e gazetës emra të njohur, që kishin mendime e koncepte të ndryshme.
    I gjithë strumbullari i këtij debati qëndronte në dy harta që gjenden andej nga fundi i botimit: asaj të përkatësisë fetare dhe strukturës etnike. Por sidomos tek kjo e fundit. Hartuesi i tyre, Arqile Bërxholi, njëkohësisht drejtor i Institutit të Studimeve Gjeografike, pjesë e Akademisë së Shkencave, kishte nxjerrë një shifër pakicash etnike që shumë studiuesve e profesorëve të tjerë iu dukën krejt të pavërteta. Sipas hartave të tij, 10.8% (ose 8.6%) e popullsisë shqiptare rezulton të jetë pakicë etnike. Përpos reagimeve akademike, shifrat e Bërxholit hidheshin poshtë edhe nga të dhënat zyrtare: drejtoresha e Instat-t, Milva Ikonomi e quajti të dyshimtë vërtetësinë e tyre dhe të nxituar guximin e atyre që i publikuan. Sepse në fund të fundit, duheshin shumë njerëz, para dhe punë për t’i nxjerrë ato të sakta. Shifrat zyrtare të Ministrisë sonë të jashtme , ndërkaq, nuk numërojnë më shumë se 2-3% pakica etnike në Shqipëri. Bërxholi, gjatë njërit prej prononcimeve të shumta për “Shekulli”-n ,i hodhi poshtë ato dhe i këshilloi specialistët e Ministrisë së Jashtme “ të uleshin dhe të punonin”. Pas përplasjeve që zgjatën thuajse një muaj e që sollën mbledhje të njëpasnjëshme, shtypja e Atlasit, që ndërkaq vazhdonte në njërën nga shtypshkronjat private të kryeqytetit, u pezullua. Ata që e hartuan deklaruan se pezullimi kishte thjesht karakter teknik ( priteshin disa bojra që duhej të vinin nga Gjermania), kurse ata që kishin kundërshtuar të dhënat e dy hartave problematike, thanë se pezullimi kishte ardhur pas kërkesës së tyre, “në pritje të ndreqjes së gabimeve të mëdha antikombëtare”. “Shekulli” po boton sot një letër-studim që iu dërgua nga dy profesor-doktorë dhe katër asistentë profesor-doktorë të departamentit të gjeografisë, në Fakultetin Histori-Filologji, Tiranë dhe, me të njëjtën gatishmëri, fton edhe ata që kanë mendim ndryshe.


    PARADOKSI I ATLASIT GJEOGRAFIK (?) TE POPULLSISE SE SHQIPERISE*

    Për atlasin e sipërpërmendur, mediat e shkruara dhe ato elektronike kanë prezantuar kohët e fundit edhe mendimin e titullarit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë (Prof.Dr. Gjovalin Gruda), të zv/rektorit të Universitetit të Tiranës (Prof.Dr. Zyhri Bajrami), të n/kryetarit të Akademisë së Shkencave (Prof. Luan Omari) si dhe të disa specialistëve të tjerë. Në intervistat apo shkrimet e tyre, vëmendja kryesore është përqëndruar veçanërisht në dy harta të atij atlasi. E para paraqet strukturën etnike (sipas autorëve, pakicat etnike përbëjnë rreth 10,8 % të popullsisë së vendit!?) dhe shtrirjen territoriale të popullsisë së Republikës së Shqipërisë, sipas përkatësisë etnike. E dyta paraqet strukturën fetare të popullsisë. Reagimi dhe debati ka qenë i menjëhershëm, por edhe i domosdoshëm. Për më tepër, për këto harta, disa specialistë të fushës kanë marrë kontakt me autorin e atlasit, z. Arqile Bërxholi (aktualisht drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë), të cilit i kanë paraqitur fakte që kundërshtojnë të dhënat e paraqitura prej tij. Në referatin mbajtur në konferencën e promovimit të atlasit me dt. 25-26 nëntor 2003 dhe në broshurën e tij të botuar në dy gjuhë (anglisht dhe shqip), nën logun e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë !!! (Tiranë 2003), në faqen 39, Z. A. Bërxholi u jep këtë përgjigje kundërshtarëve:

    "Ju lutem këtu të mos keqkuptohet lexuesi që është mësuar të dëgjojë vetëm 3 %, pasi në këtë të dhënë (10,8 %) futen dhe etnitë që më parë nuk përmendeshin".

    Për mendimin tonë, të dalësh personalisht mbi të dhënat zyrtare dhe t'i sfidosh ato, pa u konsultuar me institucionet përkatëse shtetërore, duke shfrytëzuar pa të drejtë dhe logun e Akademisë së Shkencave, s'është gjë tjetër, veçse mendjemadhësi skajore, një aventurë donkishoteske dhe, në rastin konkret, një veprim antikombëtar.

    1. Si e "përvetësoi" atlasin Z. Bërxholi?
    Në vitin 2000, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore dhe me mbështetjen e DAAD-së, filloi zbatimi i projektit "Hapja e drejtimit të ri të gjeoinformatikës në Departamentin e Gjeografisë të UT-së". Ky projekt do të realizohej nga Instituti Gjeografik i Potsdamit (Gjermani) në bashkëpunim me Departamentin e Gjeografisë të UT-së dhe Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës (UP). Ai do të përqëndrohej në dy probleme kryesore: përmirësimi i kurriculave të departamentit të gjeografisë të UT-së, (ngritja e drejtimit të ri të gjeoinformatikës) dhe, në shërbim të hapjes së këtij drejtimi të ri, përpilimi i një atlasi. Ky atlas do të realizohej në Shqipëri, duke angazhuar personelin akademik të tre institucioneve të mësipërme dhe, mbi të gjitha, studentët, për t'i aftësuar në përdorimin e teknikave të reja në një laborator që do të ngrihej në departamentin e gjeografisë të UT-së. Hapja e drejtimit të gjeoinformatikës dhe përpilimi i atlasit do të ishin një e drejtë e patjetërsueshme e këtij departamenti. Por projekti, i cili në thelb kishte një ide racionale, u keqpërdor nga koordinatori për Shqipërinë, z. Dh. Doka. Ai, pa të drejtë, ngarkoi z. A. Bërxholi, i cili nuk është as pedagog i jashtëm në Departamentin e Gjeografisë, të mblidhte të dhënat për hartat e popullsisë së Shqipërisë, ndërkohë kur departamenti i gjeografisë i UT-së ka stafin e vet akademik plotësisht të aftë për t'a realizuar më së miri këtë detyrë. Kështu, në mënyrë tinzare, hap pas hapi z. Doka "mënjanoi" nga pjesëmarrja në projekt anëtarët e departamentit të gjeografisë. Mënjanimin e departamentit e pohon edhe vetë z. Doka, kur thotë se: "...unë jam shef i projektit dhe kam të drejtën të zgjedh stafin me të cilin do të punoj"! ("Shekulli", 1 dhjetor 2003). Ai asnjëherë nuk informoi në departament për këtë projekt, duke mjergulluar gjithnjë e më shumë karakterin dhe synimin e tij. (Kujtojmë se për financimin e këtij projekti janë dhënë financime jo të vogla, por që asnjë person përgjegjës që nga Rektorati i UT-së e deri në departament nuk është njohur deri më sot me vlerat e këtij financimi). Pra, z. Doka, duke shfrytëzuar postin e përgjegjësit të departamentit, e përdori projektin për të kënaqur interesat e të preferuarve të tij edhe jashtë departamentit. Nga ky projekt, veçanërisht nga përgatitja e atlasit, u përjashtua pjesa më e madhe dhe më e kualifikuar e departamentit të gjeografisë të UT-së dhe departamenti i gjeografisë i UP-së. Këtë fakt e ka pohuar në letrën e tij edhe përgjegjësi i departamentit të gjeografisë të UP-së Prof.Dr. Ruzhdi Pllana kur shkruan se "...drejtuesi i departamenti të gjeografisë të UT-së ka anashkaluar departamentin tonë... Besoj se jeni në dijeni, por megjithatë më duhet t'ju rikujtoj se privatizimi, jo transparenca, ndërhyrja flagrante në çwshtjet e departamentit tonë dhe implikimet perfide të z. Dhimitër Doka tek autoritetet universitare të Prishtinës, kanë krijuar shqetësime të mëdha..."
    Pra rezulton se projekti degjeneroi, u manipulua dhe u personalizua nga z. Dh. Doka. I takon DAAD (financuesi i projektit) të bëjë të njohur përkatësinë e projektit, partnerët, përfituesit, detajet e tij, pozicionin e koordinatorit, bazën mbështetëse institucionale të këtij projekti etj, pasi ne mendojmë se ai u shpërdorua në mënyrë të paskrupullt, duke u katandisur thjeshtë në përpilimin e një atlasi antishkencor.

    2. Qëndrimet ndaj atlasit.
    Së pari, është krijuar një konfuzion i qëllimshëm mbi përkatësinë e atlasit. Gjatë kohës së përgatitjes së atlasit, asnjëherë nuk u vu në dispozicion të profesoratit të departamentit të gjeografisë ndonjë e dhënë, për diskutim apo përpunim. Asnjëherë z. Doka nuk pati kurajon të organizonte një diskutim në lidhje me përmbajtjen e këtij atlasi, megjithëse i është kërkuar një gjë e tillë në mënyrë të përsëritur. Siç do t'a parashtrojmë në vijim, kjo "frikë" e z. Doka fshihte veprime e paramendime të tij për shifrën dhe shpërndarjen gjeografike të pakicave etnike në Shqipëri. Atë shifër, të cilët autorët e nxorrën, as më shumë e as më pak, por ekujvalente me atë të publikuar e propoganduar nga qarqet më antishqiptare në botë. Ky atlas u reklamua me të madhe në një konferencë të ashtuquajtur ndërkombëtare, organizatorët e vërtetë të të cilës nuk dihen edhe sot e kësaj dite!!! (Me qellim që të mos dekonspirohej manipulimi i projektit dhe atlasit, në ftesat e konferencës nuk përmenden organizatorët). Prandaj, duke mos njohur në themel problemin, z. L. Omari gabon kur thotë se "Atlasi i popullsisë dhe i shpërndarjes gjeografike është një prodhim i Akademisë së Shkencave, përderisa një pjesë e mirë e tij është hartuar në Institutin e Studimeve Gjeografike, pjesë e saj" ("Shekulli", 2 dhjetor 2003). Në fakt, përpilimi dhe botimi i këtij atlasi është mbështetur financiarisht nga DAAD për llogari të departamentit të gjeografisë të UT-së (kështu ka qenë parashikuar në projekt). Ky atlas (me gjithë gabimet e rënda e të metat serioze të të dhënave të servirura nga z. Bërxholi) nuk është "vepër" vetëm e z. Bërxholi. A. Bërxholi ka "meritën" që, nën logun e Akademisë së Shkencave, u dha qarqeve antishqiptare "pasaportën shkencore gjeografike" për pretendimet e tyre ndaj përbërjes etnike në Shqipëri. Pjesa më e rëndësishme e atlasit është përgaditur jashtë QSGJ të Akademisë së Shkencave. Nga ana tjetër, për krijimin e këtij atlasi janë përdorur edhe të dhëna dixhitale të krijuara në kohë të ndryshme nga punonjësit e tjerë të QSGJ-së, edhe kur z. Bërxholi nuk ishte punonjës i saj. Në lidhje me këto shtrojmë pyetjet: A është siguruar ndonjë e ardhur financiare në favor të QSGJ-së e punonjësve të saj nga shfrytëzimi i të dhënave të saj apo ato përfunduan ose do të përfundojnë, në mënyrë abuzive, në xhepat e z. Bërxholi? (Kësaj teme mund t'i kthehemi në të ardhmen, pasi nuk përbën objektin e këtij artikulli). Pavarësisht nga këto, atlasi është përgatitur në departamentin e gjeografisë të UT-së, ku padrejtësisht është pranuar si bashkëpunëtor (i ftuar nga Dh. Doka) z. Bërxholi (si individ), prandaj ky atlas duhet t'i nënshtrohet oponencës në Departamentin e Gjeografisë të UT-së. Prodhim i Akademisë së Shkencave është libri i z. Bërxholi "Atlasi gjeografik i popullsisë, vepër shkencore solide me interes teorik e praktik" i botuar në 2 gjuhë (shqip dhe anglisht), për të cilin kryesia e Akademisë dhe studiuesit duhet të ndalen seriozisht.
    Së dyti, është mbajtur qëndrim evaziv ose është heshtur nga Akademia e Shkencave në lidhje me deklarimet e z. Bërxholi për pakicat etnike në Shqipëri. Nuk e konsiderojmë të drejtë deklarimin e z. Omari se "Akademia nuk ndërhyn kurrë në punën e studiuesve". Jemi të detyruar t'i kujtojmë zotit Omari se shifrat për pakicat atnike nuk llogariten asnjëherë nga studiuesit, por nga institucionet shtëtërore (në regjistrimet zyrtare të popullsisë) dhe nga ana tjetër, z. Bërxholi shifrën prej 10,8 % për pakicat etnike në Shqipëri e ka botuar nën siglën e Akademisë së Shkencave. Madje, ne mendojmë se nuk është detyrë as e Akademisë së Shkencave (aq më pak e një punonjësi të saj), të llogarisë shifrat për pakicat etnike. Nga ana tjetër, është më se e qartë se trajtimi i këtij problemi nga z. Bërxholi është katërcipërisht antishkencor, provokativ e antikombëtar. Ai gabon rëndë (nuk e dimë me ose pa dashje) në përkufizimin e pakicave etnike në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por ai jep edhe shifra disa herë më të mëdha se ç'janë në realitet, duke u bazuar në të dhënat e shoqateve dhe gjoja anketime të kryera prej tij! Absurditet. Detyra e një studiuesi, në rastin konkret, është të grumbullojë të dhëna nga burime shkencore e zyrtare dhe t'i analizojë ato konform kritereve shkencore.
    Ndryshe nga Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës, është pozicionuar qartë e prerë mbi përkatësinë e atlasit gjeografik (?) të popullsisë, mbi domosdoshmërinë e paraqitjes së tij në departamentin e gjeografisë ku gjenden dhe specialistët e kualifikuar për diskutimin dhe vlerësimin e tij, etj.

    3. Disa nga gabimet e atlasit.
    Me një vështrim sipërfaqësor e lexim të broshurës së z. A. Bërxholi, mund të konstatohet se, përveç gabimeve në të dhënat e interpretimin e tyre, atlasi në fjalë ka dhe një sër gabimesh hartografike. Përmbajtja e tij shmanget nga kërkesat dhe rekomandimet që jepen në literaturën bashkëkohore lidhur me trajtimin edhe të hartave e atlaseve, të shkencës së hartografisë dhe rolit të saj.
    Së pari: Titulli i broshurës së botuar nga z. Bërxholi është "Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë - vepër shkencore solide me interes teorik e aplikativ".
    Por në brendësi të kësaj broshure, për atlasin në fjalë më shumë flitet si Atlas i Popullsisë. Në aspektin hartografik emërtimi "Atlas i Popullsisë" nuk është ekujvalent me emërtimin "Atlasi Gjeografik i Popullsisë". Në atlasin e popullsisë (ose demografik), popullsia trajtohet me të gjithë elementet e saj të rëndësishëm, sepse, demografia është disiplinë shkencore analitike, ndërsa Gjeografia është shkencë përgjithësuese me një spektër të gjërë, ku në hartat e atlasit duhet të pasqyrohen ligjet dhe ligjësitë që ndodhin e zhvillohen në territorin e dhënë (në rastin tonë për popullsinë) dhe të tregohen drejtimet e zhvillimit të objekteve, dukurive, fenomeneve dhe strukturave gjeografike. Por që të realizohen këto probleme shkencore të rëndësishme duhet që objektet, dukuritë, fenomenet dhe strukturat gjeografike të analizohen në kompleks dhe në bashkëpunim me të gjitha ato shkenca që i studiojnë tërësisht apo pjesërisht ato.
    Në fakt, hartat në përbërje të atlasit, në tërësi i përkasin atlasit të popullsisë dhe jo atlasit gjeografik. Këtu janë ngatërruar autorët e atlasit.
    Së dyti: Në broshurën e z. A. Bërxholi, thuhet se objektet e dukuritë paraqiten në hapësirën e tyre. Por, me hapësirë, kuptojmë jo vetëm hapësirat regjionale brenda një shteti, por dhe hapësirën e vetë shtetit në globin tonë. Në shumicën e hartave të atlasit kjo hapësirë nuk tregohet, d.m.th. Shqipëria paraqitet si një ishull i ndodhur diku në hapësirën kozmike, pa treguar rrjetin gjeografik dhe koordinatat e tij, pa treguar shtetet fqinje dhe emërtimet e tyre, pa treguar hapësirën detare aq e domosdoshme në temën e këtij atlasi etj. Por një nga kriteret e hartografisë që përcaktojnë termin "hartë" është edhe paraqitja hapësinore e plotë, në mënyrë që lexuesi të informohet më mirë mbi pozicionin gjeografik të territorit shqiptar dhe regjioneve të tij. Prezenca e rrjetit gjeografik në këto harta të atlasit, është më se e domosdoshme, pasi ky rrjet shoqërohet edhe me gabime, të cilat duhen njohur për të vendosur korigjimet përkatëse në matjet që bëhen në harta. Shkalla e hartës është një nga elementet e bazës matematike të hartave; në atlas elementet e tjera mungojnë. Në raste të tilla në hartografi, ato nuk quhen harta, por skica, ndërmjet të cilave dallimi është emplicit. Por me skica, atlasi nuk mund të jetë as shkencor, as solid, as edukativ dhe as aplikativ.
    Së treti: Në hartografi, për çdo atlas krijohet plani shkencor i detajuar, në të cilin, përveç të tjerave, tregohet përmbajtja e çdo harte të veçantë, elementet matematikë të saj, sistemet e shenjave hartografike, të emërtimeve e ngjyrave, mënyrat e kontrollit të punimeve në ekranin kompjuterik etj. Ndërsa autorët e atlasit gjeografik (?) të popullsisë janë përqëndruar vetëm në shënime të shkurtëra, çfarë ka patur si pasojë edhe gabime të tjera në përdorimin e metodave hartografike, përmasat e atlasit etj.

    4. Shkaqet e gabimeve hartografike.
    Çdo gabim ka burimin e vet. Edhe gabimet në atlasin gjeografik (?) të popullsisë kanë burimet e veta, ku ato kryesore janë konceptuale.
    Koncepti i parë, i gabuar, ka origjinë rreth 300 vjeçare dhe sipas tij "harta, atlasi e prodhime të tjera hartografike janë monopol i gjeografit". Kjo është dhe një nga arsyet që në krijimin e atlasit nuk u aktivizuan ekspertë demografë, historianë, hartografë, sociologë, statisticienë etj., që ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë dhe përmbajtjen e atlasit. Madje edhe kur u aktivizua ndonjë prej tyre, mendimet nuk iu morën parasysh.
    Në kohën e sotme, përballë konceptit të sipërpërmendur qëndron koncepti mbi integrimin e mendimit, që do të thotë se edhe për një hartë tematike të veçantë duhet aktivizuar mendimi publik dhe jo më për një atlas me temë popullsinë. Pra, harta, atlaset duhet të krijohen sipas planeve e projekteve në përmbajtjen e të cilave duhet të reflektohet mendimi shkencor progresiv e racional i ekspertëve që lidhen ngushtë me temën që trajtohet. Vetëm në këtë mënyrë sigurohet "zhvillimi i qëndrueshëm" d.m.th. zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe mbrojtja e mjedisit. Por këto parametra të nevojshëm dhe për të cilët autorët e atlasit flasin shpesh, janë të pamjaftueshëm në atlasin që diskutohet. Kjo dëshmohet edhe në kumtesën për Hartën e Mjedisit (mbajtur në konferencën për atlasin Tiranë, më 25-26 Nëntor 2003), autorët e të cilës shprehen se "...kemi përgaditur një hartë të mjedisit, por ajo nuk është e plotë"!? Ne mendojmë se pikërisht harta e mjedisit është e nevojëshme të jetë e plotë në këto atlase, pasi në të evidentohen më mirë raportet ndërmjet vlerave optimale të kapitalit natyror me kapitalin social, për të plotësuar sa më mirë kërkesat e shoqërisë në nevojat e saj dhe në mbrojtjen e mjedisit nga degradimi.
    Koncepti i dytë, përsëri i gabuar, por i ri (ka dalë rreth 20 vjet më parë) është rezultat i progresit në fushën e kompjuterizimit hartografik. Sipas tij "hartat mund të krijohen nga të gjithë". Një koncept i tillë, që injoron tërësisht rolin e hartografit dhe që gjithashtu është pranuar e zbatuar nga autorët e atlasit të popullsisë, u rrëzua shumë shpejt, pasi hartat e krijuara nga "të tjerët" në shumë vende të botës janë vlerësuar dobët, madje edhe skarco.
    Koncepti i tretë, i gabuar, lidhet me raportin ndërmjet teorisë dhe praktikës. Në përpilimin e atlasit, autorët nuk kanë marrë parasysh të rejat në fushën e teorisë së hartografisë e më gjerë. Madje, problemet hartografike i kanë konsideruar thjeshtë praktike. Por sot, teoria e shkencave tona duhet mbështetur e zbatuar si domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm. Shprehja popullore "mendo dhjetë herë e pre një herë" nuk është vulgare, por i jep rëndësi mendimit teorik, domosdoshmërisë së tij. Në materialet e Kongreseve Ndërkombëtare, samiteve, simposiumeve etj., shpalosen sukseset e arritura në të gjithë botën si rezultat i zbatimit të mendimit teorik progresiv, që mëshirohen në slloganin e njohur "Pa shkencë nuk ka mjedis dhe pa mjedis nuk ka jetë".

    5. Konferenca për atlasin.
    Sikurse u përmend më sipër, në datat 25-26 Nëntor 2003, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për problemet e kurrikulave dhe atlasit të popullsisë. Këtë konferencë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre shumë studiues të huaj, ndërmjet të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Hartografisë (ICA), Prof.Dr. Ferjan Ormeling, një nga figurat më të shquara të hartografisë botërore. Pjesëmarrja dhe kumtesa e mbajtur prej tij me temë: "Atlasi - mjet informimi" tregoi jo vetëm se si duhet të krijohet një atlas me karakter kombëtar, por dhe rëndësinë e seriozitetin që i kushton ICA botimeve hartografike. Ajo që la shije të hidhur në këtë konferencë, ishte fakti se nuk iu dha mundësia pjesëmarrësve për të bërë pyetje e diskutime, siç ndodh rëndom në çdo konferencë, samit e simposium ndërkombëtar. Me sa duket autorët e atlasit dhe organizatorët enigmatikë të konferencës iu shmangën qëllimisht diskutimeve.
    6. Përfundime.
    Atlasi gjeografik (?) i popullsisë së Shqipërisë, nuk i është nënshtruar asnjë oponence shkencore (kusht i domosdoshëm edhe për punime e studime me rëndësi më të vogël) për shkaqe të cilat i dinë vetëm autorët e atlasit! Ai ka të meta, mangësi e gabime serioze. Departamenti i Gjeografisë i UT-së do të organizojë një diskutim të gjërë në formën e një oponence shkencore për "veprën solide" të titulluar "Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë". Diskutimi do të jetë i hapur për specialistët dhe mediat. Në pritje të organizimit të këtij diskutimi, dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof.Dr. Gjovalin Gruda, mbështetur edhe nga Rektorati i UT-së, i ka kërkuar zyrtarisht Shtëpisë Botuese "ILAR" që atlasi të mos botohet pa kaluar filtrat shkencore të UT-së. Në të kundërt, përgjegjësia do të bjerë mbi autorët e kësaj "vepre", e cila në formën aktuale është antishkencore dhe antikombëtare.


    Prof. Dr. Agim SHEHU
    Prof. Dr. Eqerem YZEIRI
    Prof.As. Dr. Selman SHEME
    Prof.As. Dr. Vasil TROJANI
    Prof.As. Dr. Sabri LAÇI
    Prof.As. Dr. Pal NIKOLLI



    19/01/2004


    Jo vetëm që nuk duhet të botohet atlasi i ri në atë mënyrë siç është shkruar nga këta autor të shitur por njëkohësisht këta autor duhet të përgjigjen para ligjeve shqiptare për vepër shoviniste antishqiptare.
    I përshëndes dhe i uroj çdo të mirë autorëve të këtij shkrimi.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #39
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Une mendoj se te gjithe qe jetojne ne Shqiperi jane shqiptare.Kur u formua shteti shqiptar ,u quajt shqiptar ai qe fliste shqip.Psh tek greket kriter ishte feja ndersa tek ne gjuha.Nje miku im grek me ka thene se Greqia nuk eshte komb ,por nje komunitet kultural.Ashtu jemi edhe ne.Nuk ekziston ne bote nje komb i paster.Iliret dikur shtriheshin deri ne Austri, dhe tani kane mbetur vetem Shqiperia.Ne jemi nje ishull ilirik ne nje det te madh ilir.Ne Shqiperi ishte i vetmi vend ku mbijetoi ALBANIZMI.Ne duhet te perpiqemi te zgjerojme kete.Duhet te perpiqemi te albanizojme ne rradhe te pare Maqedonine, pastaj Greqine , Serbine dhe pse jo edhe Italine.Une mendoj se ky proces tashme ka filluar dhe eshte dicka pa kthim.Une mendoj se kesaj i druhen me shume serbet,greket etj.Per t`i gjykuar keto gjera ne rradhe te pare duhet te dalim nga kornizat personale.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Eshte mire ti njohim minoritetet... por minoriteti grek nuk ekzistonte perpara shekullit 18 ne Shqiperi.... Sa per vllehet ata jane shqiptare dhe nuk ma merr mendja qe ata nuk kan nevoje per nje gje te tille...E gjithe kjo loje behet nga greket per te na ndare se pak te ndare e te shkaterruar jemi....Minoritaret grek po keqperdoren nga greket nacionaliste dhe nje census tani nuk eshte i vlefshem pasi dihet sesa shqiptare jane te deshperuar....Thoni c`te doni por pa fakte historike asgje nuk vlen...C`rendesi ka se nga vij...rendesi ka qe zemra ime therret shqiptar....Sa per avni rustemat...zor se gjen dhe nji por kohet mund te ndryshojne....Se kuptoj c`fare duan minoritaret kur nuk kane nje cop prone dhe kur ne vete shqiptaret nuk gezojm te drejtat minimale....Pse rrijne ne shqiperi kur mund te shkojne ne greqi ne atdheun e tyre dhe te jetojne me mire??Une kam pershtypje te mira nga keta... por te mos kerkojne gjera qe su takojne....dhe te ndihmojne atdheun e tyre meqenese greqia su duket atdheu i tyre....Nqs ka shap per tu ndare nga sheqeri eshte problemi cham dhe arvanitas....problemi maqedonas dhe bullgar...Greqia nuk ka per te vazhduar gjate me kufijte fantazem qe ka....Po deshet le t`ja fillojme me historine dhe faktet....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •