Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Atlasi gjeografik i popullsise

    Sherif Delvina

    Atlasi gjeografik i popullsisë", që është dërguar për botim nga Arqile Bërxholi manipulon të vërtetën e etnive ne shqipëri

    Në një intervistë për shtypin e Tiranës, Prof. Dr. Arqile Bërxholli, drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike në Akademinë e Shkencave, dhe një ndër udhëheqësit e Atlasit thekson se atlasi ofron informacion hartografik, grafik tabelar e të shkruar për ngjarjet e popullsisë së Shqipërisë në intervalin 1923‑2001, me materialin tërësor, të përpunuar në metodologji bashëkohore në Departamentin e Gjeomatikës në Shkollën e Lartë teknike të Karlsruhes nën drejtimin e Prof. Dr. Kristian Harmann.

    Të dhënat e këtij atlasi për etnitë në Shqipëri janë të dhëna manipulatorësh bizantinë që përkojnë me dëshirat e ustallarëve të Athinës. Këta çirakë të denjë të tyre shpallin së shpejti se etnia e rumunëve në Shqipëri (vllehëve) përbëhet prej 139065 banorë, të vendosur sidomos në rajonin jugor dhe juglindor të vëndit tonë si dhe në disa vendbanime rurale në Myzeqe. Migrimi i brëndshëm natyrisht individë, familje apo grupe familjesh i bën të pranishëm në të gjithë qytetet e vendit; edhe një kategori tjetër që përshihet në popujt etnikë, janë romët me 109036 banorë.

    Së pari do të sqarojmë cilët janë vllehët.

    Vllehët janë banorë të Vllahisë, krahinë e Rumanisë Jugore, që shtrihet midis harkut të Alpeve Transilvane në veri dhe rrjedhjes së Danubit në jug edhe jug‑lindje. Vllahia në lashtësi banohej nga Dakët, ajo hyri në orbitën e Romës në shekullin II pas Krishtit. Në Rumani dhe në pjesët e saj jugore, në Vllahi, u vendosën mjaft kolonë romakë të sjellë nga Roma. Këtu erdhën edhe të emigruar spontanë.

    Sipas "The World Book Encyclopedia", vol. 16, Chicago, 1995, fq. 16 rumunët rrjedhin nga Dakët, romakët dhe fise të tjera si Gotët, Hunët dhe Sllavët. Këto fise të fundit erdhën në Rumani pasi ikën legjionët e Romës. Në periudhën e pushtimeve sllave e bullgare, një lëvizje e madhe emigratore përfshiu mjaft vllehë të cilët u shpërngulën përtej zonës së romanizuar‑Bullgari‑Dalmaci. Ata u shpërngulën në Gadishullin Ballkanik në Jug të Danubit.

    Në serbisht quhen "vllasi", nga grekët "kucovllahë", në dalmaci "morlakë" (vllehët e detit). Dr. Milan Shuflai në librin e tij "Serbët dhe shqiptarët" në faqen 105 shkruan: "Prej shekullit XVII u serbizuan edhe morlakët. Sot, në viset e thjeshta sllave gjendet një sasi e vogël arumunësh (vllehësh) të cilët si psh. në Bosnje u asimiluan qysh prej kohës që u dyndën. Po ky fat priti edhe maqedono‑rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug përqark Selanikut e Seresës, përqark Velesës dhe Prizrenit u shndërruan në serbë, ndërsa rrotull Elbasanit, Beratit dhe Tiranës u kthyen në Shqiptarë". Ndërsa antropollogu me famë botërore, E. Pittardi në "Historinë e racave njerëzore" pohon: "Ka gjithashtu rumunë mjaft larg mbretërisë: pikërisht kucovllehët (maqedono‑rumunët, vllehët çalamanë etj.), të grumbulluar më shumë në vargmalet e Rodopit, të Pindit dhe që akoma takohen në vende të tjera në jug‑perëndim të Ballkanit dhe në grupe të vogla të rumunëve të Istrisë.

    Burime të ndryshme për vllehët

    Sipas H. Inalçikut në " Enciklopedi e islamit", Paris, vëll. I, 1960, te zëri "Shqipëria" (f. 673) me autor dijetarin osmanist më të mirë të kohës, H. Inalçik, ve ne dukje se në Vjetarin statistikor osman të vitit 1892, vilajeti i Janinës përbëhej nga 223,885 myslimanë, 118.033 grekë, 129.517 shqiptarë ortodoksë, 3517 çifutë, 37762 vllehë dhe vetëm 92 katolikë. Duke shtuar se një pjesë e këtyre grekëve ishin me origjinë shqiptare të konfesionit ortodoks, të greqizuar prej institucioneve fetare dhe shkollave greke që u themeluan me zell të madh në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XVIII, por nga ana tjetër edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve është regjistruar si greke, pse në atë rast është marrë feja për kombësi si rum milet që ishin të krishterë në atë kohë.

    Në librin e Peter Bartlit "Myslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes kombëtare për pavarsi" (1968, Otto Harrasowitz, Wiesbaden, f. 75, na jepet statistika austriake të kësaj kohe për Vilajetin e Janinës. Popullsia në këtë vilajet kishte këtë përbërje:

    330.000 shqiptarë (65%)

    128.000 grekë

    38000 vllehë

    10000 osmanë

    3500 çifutë.

    Te zëvëndëskonsullata e Francës në Janinë, më 29 korrik 1901, ku njoftohet ambasada franceze në Kostandinopojë, si dhe ministri i Jashtëm, Z. Delkase (AIH, F 129 E 15, Turqi, politika e brëndshme, Epir, 20, 1890‑1914) jepet edhe statistika e popullsisë së Vilajetit të Janinës. Citojmë atë:

    1. Popullsia‑Numri i banorëve të Vilajetit, sipas statistikave zyrtare, arrin në 519.000 frymë me shifra të rrumbullakosura.

    Ky numër përshin:

    225000 myslimanë

    290000 të krishterë

    nga pikëpamja etnografike ndarja është pak më e afërt. Megjithatë, kam arsye të mendoj se shifrat e mëposhtme janë mjaft të sakta:

    Shqiptarë 349.000

    Myslimanë 219.090

    Të krishterë 130.000

    Grekë 125.000

    Kucovllehë 35.000

    Shqipfolës 13.000

    Të helenizuar 12.000

    Turq të vërtetë 5500

    1zraelitë 4000

    Më poshtë po citojmë sasinë e vllehëve të disa kazave të Vilajetit të Manastirit sipas statistikës turke të (1908‑1909), botuar në "Shqipnia përpara Konferencës së Paqes", Dokumenta zyrtarë të paraqitur nga ana e Dërgatës Shqiptare, që prej 12 shkurt e deri më 5 qershor 1919, e të botuara nga ana e Qeverisë së Përkohshme.

    Kazaja e Manastirit 41.158 vllehë

    Kazaja e Ohrit 345 vllehë

    Përlepe 212 vllehë

    Resne 120 vllehë

    Kostur 14987 vllehë

    __________________________________

    Të gjithë 56.822 vllehë

    Në "Shqipëria dhe Kosova, kufijtë politike dhe etnike 1867‑1946", Botime arkivore, Londër, 1999, f.544, jepet sasia e vllehëve të Shqipërisë si dhe përqindja e tyre pas vitit 1913ë 15342 vllehë, që përbëjnë 1.713 të popullsisë së Shqipërisë.

    Sipas të dhënave të regjistrimeve osmane 1910 del se në përbërjen e katër Vilajeteve (Vilajeti i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Vilajeti i Janinës) vllehët kapin shifrën 117400 (arumunë). Në regjistrimin e popullsisë së vitit 1930, në Shqipëri janë regjistruar 13000 vllehë; regjistrimi është bërë në bazë të deklarimit të gjuhës së folur. Në revistën "Demografia" gjendet edhe artikulli i Prof. *** . Dr. Arqile Bërxholli "Struktura etnike dhe fetare e popullsisë së Shqipërisë", fq. 75, ku vihet në dukje se në Shqipëri në vitin 1930, 30000 veta deklaronin se dinin turqisht. Kjo sasi e madhe shpjegohet se deri në 1930 kishte vetëm shkolla turke dhe popullsia shqiptare kishte të drejtë të studionte vetëm në këto shkolla. Kjo sasi prej 30000 veta nuk bën pjesë në strukturën etnike të popullit shqiptar dhe po të pasqyrohet në të është gabim. Punimet e Teki Selenicës për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë janë të sakta. Ato udhëhiqen nga ndërgjegjia kombëtare që e karakterizon punën e atij demografi të shquar shqiptar që punoi në kushte të vështira pa të mirat që gëzon shekulli i 21‑të. Nga ç'ka thamë më sipër del se Prof. Arqile Bërxholli dhe grupi i tij ka shumëzuar sasinë e vllehëve në Shqipëri me një koefiçient që kush e di nga i ka ardhur, ose është frymëzuar ngta libri i shovinistit "Junghan Otto, "Minoritetet kombëtare në Evropë", New York: Covici‑Friede Publisher, 1932, i cili pohon se në Shqipëri më 1928, 185.000 vetë i përkisnin minoriteteve (22.2%), 65000 prej tyre ishin serbë dhe malazezë (7,83%), 55.000 ishin arumunë (vllehë) (6.62%), 50.000 ishin turq (6.02% dhe 15.000 grekë (1.8%).

    Më poshtë po citojmë disa të dhëna nga "Vjetari Statistikor Botëror për minoritetet" vit 1997, botim i "Grupit Ndërkombëtar të të Drejtave të Minoriteteve", 379, Brixton road London së 9, 7 DE për zërin "Shqipëri", Grupet Kryesore të Minoriteteve, fq. 201:

    ‑ Grekë 59000 ( 1.8% )

    ‑ Maqedonas 4700 ( 0.19% ) ( të marra nga regjistrimet e popullsisë së Shqipërisë të vitit 1989).

    Nën titullin "Vlerësime të tjera" jepen nga këto të dhëna:

    ‑ Grekë 150000 (4.4%)

    ‑ Romë rreth 100000 (2.9%)

    ‑ Maqedonas 40000 ( 1.2% )

    ‑ Vllehë 35000‑50000 ( 1‑ 1.5 %)

    ‑ Sllavë jugorë 40000 ( 1.2 %)

    Pra sipas këtyre "vlerësimeve të tjera" popullsia e Shqipërisë paska 11.2% popullsi minoritare.

    Këto të dhëna bazohen në:

    Albanian Helsinki Committee, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit, Dhoma 35, Tirana, Albania;

    Vlen të përmëndet edhe Horak, S.M; "National Minorities in Albania, 1919‑1980, Horak, S.M, (Ed) Colorado, 1958. I cili thotë që në Shqipëri vllehët janë 35000 vetë.
    __________________________________________________ __

    Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1960 në Shqipëri, Peter Prifti në (Socialist Albania since, 1944. Domestic and Foreign Developments Cambrigde, Mass: MIT, 1978, f.87) pohon se në Shqipëri kishte 10.000 vllehë (0,66%). Kurse në regjistrimin zyrtar jugosllav të 1981 në Kosovë nuk kishte asnjë vlleh, ndërsa në Serbi në regjistrimin e popullsisë së vitit 1991 figuronin 17.807 vllehë ( V. Ortakovski, "Minorities in the Balkans, New York, 2000). Bën çudi kur lexon profesor H.Poulton i cili pohon se grekët janë rreth 95% popullsi etnike, megjithëse ata janë sipas Pittarit fotografi e popujve të Ballkanit. V.Ostrakovski në veprën e sipërpërmendur duke iu referuar burimeve zyrtare greke flet për një popullsi homogjene greke në Greqi. Prof. H.Poulton në "Minorities and states in conflict", London, 1994 na jep edhe sasinë e vllehëve të Greqisë. Në regjistrimin e 1935 ai na thotë se ata kapin shifrën 19703 ndërsa në vitin 1951, 39855 vllehë.

    Rritjen e sasisë së vllehëve të Shqipërisë e shpreh qartë "Gazeta Shqiptare" e datës 29.01.1998 që shkruan: "refugjatët" vllehë në Selanik kërkojnë shtetësi greke". Shoqata e vllehëve në Selanik po kryen punën e saj më së miri. Ajo i futi në grevë 600 vllehë, se ata duan shtetësi greke. Deklarohet se vllehët e Shqipërisë që jetojnë në Greqi, kapin shifrën 80000‑100000 vetë.

    Vllehtë‑ thonë grekët‑ janë grekë që flasin një dialekt të veçantë grek. Zoica Papazizi‑Papatheodoru, profesoreshë kimie në Trikalla dhe drejtoreshë e Shoqërisë Kulturale Parahelenike vllahe u poshtërua nga shtypi grek, pse ajo dëshmoi për gjuhën vllahe pranë organeve të Bashkimit Evropian.

    I kujtojmë lexuesve të nderuar se personaliteti shkencor Z. Grosman, drejtor në Ministrinë Federale Gjermane, përcakton: "Minoritete etnike quhen ato grupe njerëzish, që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo zyrtare, që janë autoktonë dhe që jetojnë tradicionalisht prej disa shekujsh në një vend dhe ku ata përbëjnë përqindje të konsiderueshme të popullsisë". Këto kushte nuk I plotëson as minoriteti grek në Shqipëri.

    Arqile Bërxholi thotë se vllehët dhe romët synojnë të sigurojnë një atdhe mëmë dhe një mbështetje. Sigurisht që mbështetjen nga shteti jonë do të kenë. Sa për atdheun mëmë, romët e kanë shumë larg e kanë në Indi. Ata nuk janë 109036 por 10 herë më pak. Në Tiranë ndodhen vetëm 2708 romë dhe kryeqyteti ynë është vendbanimi që ka më shumë romë në Shqipëri (gazeta "Ditët tona", Korrik, 1996, fq.3). Mendoj se për regjistrimin e tyre nuk duhet të marrë pjesë vetëm Arqile Bërxholli me grupin, por edhenjë grup që të nxjerrë realitetin dhe të pasqyrohet e vërteta e etnisë në fjalë. Sinjalet për një statistikë të tillë false na i ka dhënë gazeta "Koha ‑ Jonë" e datës 14.12.1997, nën titullin sensacional "Tirana kryeqyteti europian i romëve" ku thuhet ndër të tjera "Shqiptarët propozojnë Jo Poloni, por këtu tek ne...në Tiranë të ngrihet selia e tyre qëndrore....Presim që ky propozim të votohet...Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1989, tek ne rezultojnë mbi 110000 romë... Romët kanë ardhur në Shqipëri rreth shekullit të XIV..... Fëmijët romë mësojnë në vegjëli të folurit shqip, krahas romishtes, që tek ne ndahet në katër dialekte... Ne dëshirojmë tu paraqesim politikanëve modelin e Kushtetutës Finlandeze ku të përcaktohemi si pakicë kombëtare", thotë Furtuna (kryetari i romëve të Shqipërisë). Bëjmë çudi sesi regjistrimet për romët te drejtorit të Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave përputhen me ato të kryetarit të romëve Furtuna. Në Greqi na bën të ditur Poultoni, romi mysliman në atë vend merr shtetësinë greke pasi kthehet në fenë orthodokse dhe për këtë na jep një shembull në Follorinë të Maqedonisë greke, ku kisha greke kthen romët myslimanë në orthodoksë.

    Hugh Puolton (në "The Balkans: Minorities and States in conflicts", London: Minority Rights Group, 1991) pohon se popullsia rome në Shqipëri është 10000 vetë. Sipas George Brynner (1995) ajo është 60000 vetë, kurse Janusz Bugajski (Ethnic politics in Eastern Europe, Armonk, New York, M.E. Sharpe, 1994) thekson se romët në Shqipëri kapin shifrën prej 10000 vetësh. Një i intervistuar rom nga revista "Politika dhe Shoqëria" Vëll. 4, Nr. 1 thotë: " Flamuri ynë është gjysëm bl;u dhe gjysëm i gjelbër dhe me një rrotë. Ato simbolizojnë qiellin dhe tokën, ndërsa rrota simbolizon lëvizjen tonë. Ne kemi gjuhën tonë që e ruajmë prej shekujsh, feja e jonë është muslimane. Kur emigrojmë në Greqi ne asnjëherë nuk e ndryshojmë emrin."

    Lind pyetja: 1. A mund që një drejtues i një institucioni të Akademisë së Shkencave të RSH të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe për përmbysjen e raporteve të strukturës etnike të Shqipërisë pa pasur një oponencë nga ekspertë të pavarur të kësaj fushe?

    2. Është për të ardhur keq që nuk ka pastur asnjë reagim nga opinioni dhe struktura shtetërore për "këtë zbulim" të "strukturës së re etnike të Shqipërisë"?

    Edhe prof.dr. Arqile Bërxholi, me manipulimet e tija me shifra, jep të njëjtën pamje ashtu si edhe politikanët shovinistë grekë për minoritetet në Shqipëri.

    Së pari, një kompozim i tij i minoriteteve të Shqipërisë tregon se Prof.dr.Arqile Bërxholi ndjek rrugën e Nikola Geixhit në trajtimin e problemit të popullsisë.

    Së dyti me shifra e dhëna për minoritetet në Shqipëri zoti Arqile Bërxholi dëshmon se tek ai dominojnë elemente subjektive dhe se bart në vetvete elementë politikë antikombëtarë.

    Së treti, "vllehët në Greqi mendojnë se janë më grekë se grekët, pasardhësit e legjionarëve romakë të martuar me vajza greke ose shtetas bizantinë që flasin greqishten dhe një dialekt të greqishtes; po ashtu vllehët e Greqisë shfaqin pretendimet e tyre se janë vllahe trojet deri në veri të Vlorës, të Voskopojës, të Korçës dhe të Krushevës dhe se këto vende janë pjesë të kombit grek" (T.J.Winnifrith, "The history of a Balkan people", London, 1995). Kështu që emigrantët shqiptarë myslimanë: emër e fe ndrruar nga halli si dhe ortodoksët shqiptarë, grekët duan t`i kthejnë në bashkatdhetarë të tyre vllaho‑grek vorio‑epirotë të trojeve greke deri në veri të Vlorës dhe të Korçës me anë të ligjit të dyshtetësisë, duke iu ndrruar më pas kombësinë dhe duke i shndërruar kështu trojet shqiptare në toka greke.

    Së katërti, për sasinë e vllehëve në Ballkan autori i sipërpërmendur vë në dukje "se nuk është as raca as feja as kultura si dhe ndërgjegja e tyre e një identiteti të ndarë nga të tjerët, por gjuha e tyre. Në se marrin si kriter përcaktues për vllehëfolësit përdorimin e zakonshëm të gjuhës vllahe në shtëpi si dhe bilinguizmin e tyre, dalin përfarsisht 50.000 vllehë folës në Ballkan, 30.000 në Greqi e 20.000 në vendet e tjera të Ballkanit."

    Së pesti, Greqia emigrantët shqiptarë, ose më mirë t`i quajmë pengjet njerëzore tonat, i ka detyruar të ndrrojnë strukturën etnike dhe fetare. Ajo zotëron në vendin tonë një pjesë të mirë të sektorëve strategjike që janë të barazvlefshëm me pavarësinë. Sot në Athinë qarkullon libri "Epiri 4000 vjet histori dhe civilizim grek" shkruar nga një duzinë akademikësh me editor akademikun Sakelarius, botim në gjuhën angleze, që ka dalë në dritë në vitin 1997, ai është pasuar nga ribotime të tjera të tij. Jemi në një kohë kur zëvendësministri i jashtëm grek Lovedos pohon se Shqipëria do të hyjë në BE kur t`u japë të drejtat 400.000 minoritarëve në Shqipëri. Qarqet shoviniste greke, duke përfituar nga gjendja ekonomike e keqe që gjendet sot vendi ynë, sigurisht kërkojnë që të dali sa më shpejt që të jetë e mundur një atlas gjeografik i popullsisë së Shqipërisë të tipit të sipërpërmendur që ta përdorin për qëllimet e tyre antishqiptare.



    Ja dhe një paturpësi e radhës!!



    Është për të vënë në dukje sulmi që i bëhet trashëgimisë kulturore shqiptare p.sh. në një album mbi veshjet popullore të botuar kohët e fundit nga Instituti i Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave, në kapakun e albumit është vënë veshja e gruas greke, duke e paraqitur atë si veshje popullore shqiptare të qytetit të Korçës. A ka paturpësi më të madhe?



    Një veprim që duhet lavdëruar



    Citojmë mospranimin me të drejtë gjatë vitit 1994 të dokumentarit televiziv për vllehët në Ballkan financuar nga Këshilli i Evropës, nga Drejtori i Televizionit Shqiptar Qemal Sakajeva për mungesë oponence:

    "Regjizori Piro Milkani kishte paraqitur në Departamentin e Filmit një dokumentar televiziv të tij për vllehët në Ballkan. Të gjithave u parapriu me informacionin se "dokumentari është sponsorizuar nga Këshilli i Evropës dhe përmendi një shumë marramendëse dollarësh. Ndërkohë, kërkoj që televizioni t`ia përfundonte disa procese teknike të pakryera dhe mbi të gjitha, ta transmetonte sa më afër për shikuesit tanë.

    Që të tre zbritëm në studio. U ulëm përballë monitorit për të parë dokumentarin. Ai qe ndërtuar mbi bazën e intervistave me vllehë të njohur të Rumanisë, të Bullgarisë, të Serbisë, të Maqedonisë, të Greqisë, të Shqipërisë. Ndër vllehët e vendit tonë kishte film dhe tekst për disa figura të shquara si Artisti i Popullit Sandër Prosi, Artisti i Merituar Prokop Mima etj. Përfshirë edhe njerën degë të origjinës vllahe, të vetë autorit të dokumentarit. Por ato çfarë të mbeteshin në mendje dhe të nxitnin e lindnin disa pikëpyetje ishin çështje historie që nënvizoheshin:

    1. Që qendra e të gjithë Vllehëve të Ballkanit ka qenë Voskopoja.

    2. Që gjuha vllehe është gjuha më vjetër se gjuha e të parëve të shqiptarëve.

    3. Që qyteti i lulëzuar i Voskopojës‑ kryeqendra ballkanike e vllehëve ‑ u shkatërrua siç thuhej nga "satrapi Ali pashë Tepelena".

    Fort mirë që përgatitej për një pakicë, që ishin gjetur mjete financiare për t`i ardhur rreth e rrotull tërë Ballkanit për të filmuar personalitete të spikatur nga vllehët dhe që këmbëngulej për ta shfaqur në të gjitha televizionet kryesore ballkanike. Duke gjykuar mbi këtë mundësi të krijuar, ndjeje lakmi që , si do të ishte e mundur që, ashtu si për vllehët, edhe krijuesit e televizionit shqiptar të gjenin burime financiare në shuma aq të mëdha ose edhe më pak, për të bërë emisione për çështje shqiptare të pazgjidhur të Kosovës, të shqiptarëve të nëpërkëmbur të Maqedonisë, të shqiptarëve krejt të rrudhur të Malit të Zi, për problemin e madh të mohuar të çamëve në Greqi?

    Dokumentari mund të transmetohej por tre teza të mëdha Gjuha, Kryeqendra dhe shkatërrimi ‑ nuk mund vetëm të lëshoheshin flurthi mbi ne dhe aq. Shqipëria ka institucionet e duhura shkencore dhe specialistët e vetë. Le të ballafaqoheshin ato pikëpamje që hidheshin dikur tjetër jashtë Shqipërisë. Le të saktësohej ose pasurohej me to dhe pastaj të kalonte në ekran. Çëshjtje të ngjashme për asnjë vend tjetër të Ballkanit. Ishte e nevojshme që të bëhej oponencë shkencore rreth të vërtetave. Kjo nuk e dëmtonte krijimin veçse shmangte kërcitjet a përplasjet me historinë tonë në se kishte.

    ‑ Po ky është financuar nga Këshilli i Evropës dhe nuk ia vlen të diskutohet, ‑ tha Milkani, i cili, forumin e lartë evropian u duk se e përmendi për tu mbrojtur.

    ‑ Këshilli i Evropës ka paguar paratë, por nuk është autor i ideve. ‑ Është mirë që pikëpamjet të këshillohen me specialistë shqiptarë të Akademisë së Shkencave.

    Ai u tërhoq me mospranimi. Kërkesën e thjeshtoi deri në nevoja teknike.

    ‑ Të paktën , lejoni ta titrojmë dokumentarin në shqip.

    Por Televizionin Shqiptar, institucion që varej nga Kuvendi, nuk kish pse e përzienim me procesin e thjeshtë të përfitimit të pak parave.

    Ashtu u ndamë. Ai nuk pranoi t`i ballafaqonte të tri pikëpyetjet mbi Shqipërinë dhe Vllehët me specialistë të institucioneve shkencore përkatëse".

    Mendoj se atlasi gjeografik i popullsisë duhet të kalojë si maket në departamentin e gjeografisë ku të diskutohet e të kontrollohet nga gjeografët tanë, ku të bëhen konstatimet e duhura e pastaj të përpunohet me metodologjinë bashkëkohore. Për këtë Akademia e Shkencave duhet të japë ndihmën e duhur.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #12
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Duro Albo se edhe atje do te dalim.
    Mendova ta shtjellojme pak si gjere diskutimin, per ta bere sa me interesante temen.
    Une jam i sigurte se kjo teme do te diskutohet vetem nga ata qe kane arritur ne nivelin e kerkuar.
    Me poshte do te trajtoj si cdo anetar cfare ndikimesh direkte dhe indirekte keto kane ne shoqerine shqiptare dhe ne ceshtjen tone kombetare.
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #13
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ashtu sic do shqipetar autokton edhe une nuk jam kunder minoriteteve sepse ne kemi shfaqur sinjale te qarta miqesie, respekti per minoritet qe jetojne ne Shqiperi.
    Problemi qe po diskutojme eshte se kush eshte shqipetar dhe kush eshte shqipfoles.
    Gjithashtu problemi qendron tek politika shqipetare me pjesemarrje te madhe te minoriteteve dhe per nje njeri qe ka njohuri sadopak ne lidhje me problemet shqipetare dhe problemet kombetare, ceshtjen e minoriteteve nuk mund ta anashkaloje.

    Te vetmin detalj(fatkeqesisht) qe te le te kuptosh se kush eshte shqipetar autokton, eshte origjina e mbiemrit.
    Ne baze te origjines se mbiemrit mund te njohim shqipetaret e vertete gjithashtu aktoret e politikes shqipetare te sotshme.
    Cdo pushtues ka lene llumin e tij ne Shqiperi, ashtu si nje lume i tejfryre qe ben rrenime, le llumin mbi tokat pjellore.
    Marrja ne dore e kesaj ceshtjeje nga anetaret e nderuar te forumit shqipetar qe jane emigrante ne Diaspore, perben piken kulminante per kete shekull dhe do te nxjerre ne pah shqipetaret dhe shqipfolesit.

    Duke nxjerre ne pah shqipetaret e vertete, do te kemi mundesi te mos humbasin origjinen tone, por do te shtoja edhe nje plus me shume per shqipetarine dhe ceshtjen kombetare.
    Gjithashtu dhenia prioritet shqipetareve autoktone qe do te zbulohen, do te krijoje mundesite per zhvillimin e Shqipetarise, kultures shqipetare, artit shqipetare, per zhvillimin e Shqiperise, evolim, emancipim, shkence etj.

    Disa nga fiset e vjetra shqipetare po i paraqes ketu, duke i marre pa leje nga edsh-ja, te postuara nga Eni e cila eshte edhe anetare e ketij forumi dhe me pas do te paraqes te gjithe mbiemrat e deputeteve aktuale shqipetare.

    Mbi origjinen e disa fiseve ne Shqiperi

    Nikaj

    Kryesisht rrjedhin nga emri i nje bariu, Nik apo Nikoll, i cili me kopene e tij u vendos ne vendin ku sot gjendet ky fis i Shqiperise se Veriut. I biri i tij, Biba, nga ana e vet kishte, tre djem; (Kol, Lek dhe Mark), pasardhesit e te cileve formojne ne fillim te shek.XX tre fiset e medha : fisi i Kol Bibajt me 750 fryme, fisi i Lek Bibajt me 480 fryme dhe fisi i Mark Bibajt me 870 fryme gjithsej. Pervec ketyre presupozohet se me keto jane te afert dhe komunat e Curaj i Poshter (190 fryme) dhe Kapiti (155 fryme)

    Kelmendi

    Nga ky fis , ne vitin 1497 numeroheshin 152 shtepi, dhe ka disa versione mbi formimin e ketij fisi. I pari i fisit, mendohet te kete qene nje bari i quajtur Klement, i cili me vone se bashku me gruan e tij Bubei dhe 20 koke dhen, u ul ne kete zone. Nje version tjeter flet per nje abat katolik, italian i quajtur Abate Clemente.
    Paraardhesi i ketij fisi, mendohet te kete patur 7 ose 4 djem. Kater ishin : Selca, Vukli, Nikli dhe Boga, familjet me femije shume,te te cileveformuan fshatrat repsketivisht me emrat e permendur me lart, madje u formua dhe bajraqe, me emrat respektive te fshatrave dhe fisit Kelmendi. Keto kater bajraqe ekzistonin akoma dhe ne shek.XX: Selca me 400 shtepi, Boga me 70, Vukli rreth 100 shtepi dhe Nikli me rreth 150 shtepi.

    Keçi, Lesh Tuzi, Mur Deti

    Saga e formimit te ketyre fiseve eshte ineteresante. Pasi nga to rrjedhin shume fise temevonshme,origjina e te cileve gjendet tek keta tre emra.
    Mur Deti kishte dy djem: Pog Guri dhe Dit Muri. Pog Guri po ashtu kishte dy djem (Kol Poga dhe Lek Poga).Keto dy, rezulton se jane dhe paraardhesit e dy fiseve Berisha (Kol Poga) dhe Merturi.
    Dit Muri kishte tre djem : Mark Diti, Zog Diti dhe Mir Diti, te cilet ishin paraardhesit e tre fiseve te, Shoshit, Shales dhe Mirdites. Kurse fiset Thaçi dhe Toplana presupozohet se rrjedhin direkt nga Mur Deti.
    Sipas nje versioni te sages, duket se vete Mur Deti te kete vdekur i varfer. Djali i pare (Zog Diti) morri si trashegimi tre „shale“ kuajsh; i dyti (Mark Diti) trashegoi shoshin dhe djalit te trete (Mir Diti), nuk i mbeti gje per te trasheguar nga i ati, por vetem nje pershendetje „Mirë-dita“.
    Prejardhja e fisit Keçi nuk dihet, por presupozohet se dhe ky fis te kete qene shqiptar per nga origjina dhe u arratis prej turqve ne zonen sllave Piperi.
    Katundi i shqiptarit, Lesh Tuzi, i cili ka ekzistuar ne vitin 1330, shtrihej deri ne kufirin me Zeten. Me kete emer lidhen legjendat e formimit te fiseve Hoti, Kuçi dhe Bushati. Pas shperberjes se katundit te madh, u kufizua dhe zona e ngulimit veror dhe duket, se ne vitin 1455 proçesi i territorializimit se fiseve te shperbera mbaroi. Komuna e Metagushit, e cila ne fillim te shek.XV ekzistonte akoma, humbi se ekzistuari. Komuna e Hotit, kishte bashkuar ne fillim te shek.XV, disa katunde dhe ne keto katunde te bashkuara me 1485, jane numeruar 8 fshatra dhe 134 shtepi.
    Paraardhesi i fist Kuçi mendohet te kete qene nje fare Grèa Nemadin. Katundi i permendur gjate shek.XV-XVI u zgjerua me tej, me serbe. Te nguliturit e rinj (nder ta dhe Dobrošani, Cigomani, Deljani, Bulatoviæi, Miloviæi etj) u integruan shpejt dhe morren dhe emrin e fisit Kuçi. Ne vitin 1485 Kuçi perbehej prej 8 fshatrash dhe 253 shtepish, kurse me 1497 u shtuan 150 shtepi dhe prej 8 fshatrave, rrodhen, 9 katunde dhe dy fshatra.

    Kurse mendohet se prejardhjen fisi Shala, e ka nga emri i themeluesit te tij, Shako.

    Per Kastratin ekziston nje version i preardhjes se fisit prej Krsto-s, por hidhet dhe mendimi se themeluesi i fisit mund te kete qene nje fare, Detali (Delti, Dedli) Bratoshi, i cili ne gjysmen e dyte te shek.XV, se bashku me djemte e tij (Ivan, Nar, Gor, Jer, Gion, dhe Ali) emigroi ne zonen e mevonshme te fisit. Aty , tok me te lindurit e rinj (Pietroviæ, Tutoviæ dhe Pelai) jetonin ne nje shpelle. Banoret e meparshem te zones, u larguan, ne pjesen me te madhe te tyre, dhe mqs familjet e djemve u shtuan shpejt, u detyruan ta ndanin token ne tre pjese : pjesa e pare i ra familjes se Aliut, Gorit dhe Jerit, pjesa e dyte i kaloi familjeve te Palit e Ndokes, kurse pjesa e trete asaj se Ivanit.


    marre nga libri i Karl Kaser, "Familie und Verwandtschaft auf dem Balkan" (Familja dhe farefisnia ne Ballkan)


    Mbiemrat e deputeteve shqipetare

    Tani te gjithe kemi shansin te njohim shqipetaret e vertete


    Servet PELLUMBI
    Makbule QEQO
    Jozefina TOPALLI


    1. Agron DUKA
    2. Agron TATO
    3. Albert ÇAÇI
    4. Aleksander GARULI
    5. Alfred Çako
    6. Anastas ANGJELI
    7. Arben IMAMI
    8. Arben MALAJ
    9. Ardian MYSLIMAJ
    10. Arjan STAROVA



    11. Ardit KAJA

    12. Arta DADE
    13. Asllan HAXHIU
    14. Astrit BUSHATI
    15. Athem FEZOLLARI
    16. Azgan HAKLAJ
    17. Bamir TOPI
    18. Banush GOZHDARI
    19. Bardhyl AGASI
    20. Bardhyl LONDO


    21. Bashkim FINO
    22. Behri KOLLÇAKU
    23. Ben BLUSHI
    24. Besnik MUSTAFAJ
    25. Blendi KLOSI
    26. Brahim BRUKA
    27. Dashamir SHEHI
    28. Dilaver QESJA
    29. Dritan PRIFTI
    30. Durim HUSHI


    31. Edi PALOKA
    32. Eduart ALUSHI
    33. Ejup TABAKU
    34. Elida TEPELENA
    35. Elmaz SHERIFI
    36. Engjëll BEJTAJ
    37. Eqerem SPAHIU
    38. Erjon BRAÇE
    39. Ermelinda MEKSI
    40. Et'hem RUKA


    41. Fatbardha SHABANI
    42. Fatmir XHINDI
    43. Fatmir MEDIU
    44. Fatmir XHAFAJ
    45. Fatos BEJA
    46. Fatos NANO
    47. Ferit HOTI
    48. Flamur DINGO(ROGU)
    49. Flamur HOXHA
    50. Gani HOXHA


    51. Gaqo APOSTOLI
    52. Gazmir BIZHGA
    53. Gjergj KOJA
    54. Gjovalin BZHETA
    55. Gramoz RUÇI
    56. Hasan HOXHA
    57. Ilir BANO
    58. Ilir GJONI
    59. Ilir META
    60. Ilir ZELA


    61. Ilirian BARZANI
    62. Jak NDOKAJ
    63. Jemin GJANA
    64. Jozefina TOPALLI(ÇOBA)
    65. Kastriot ISLAMI
    66. Lekë ÇUKAJ
    67. Ligoraq KARAMELO
    68. Luan MEMUSHI
    69. Luan RAMA
    70. Lufter XHUVELI


    71. Luigj GJOKA
    72. Makbule ÇEÇO
    73. Maksim BEGEJA
    74. Maksut BALLA
    75. Maqo LAKRORI
    76. Marjeta PRONJARI
    77. Marko BELLO
    78. Mezan MALAJ
    79. Monika KRYEMADHI
    80. Muhamet UKPERAJ


    81. Musa ULQINI
    82. Mustafa MUÇI
    83. Mustafa XHANI
    84. Namik DOKLE
    85. Nard NDOKA
    86. Nazmir BILANI
    87. Ndre LEGISI
    88. Ndriçim BABASI
    89. Ndriçim HYSA
    90. Ndue PREKA


    91. Neritan ALIBALI
    92. Neritan CEKA
    93. Nezir SELIMAJ
    94. Niko FABER
    95. Nikollë LESI
    96. Pal DAJÇI
    97. Pandeli MAJKO
    98. Paskal MILO
    99. Pëllumb BERISHA
    100. Petro KOÇI


    101. Pjetër ARBNORI
    102. Preç ZOGAJ
    103. Qazim TEPSHI
    104. Rahmi MEHMETLLARI
    105. Refet DERVINA
    106. Ritvan BODE
    107. Robert ÇEKU
    108. Sabit BROKAJ
    109. Sadedin BALLA
    110. Saimir CURRI


    111. Sali BERISHA
    112. Sali SHEHU
    113. Servet PËLLUMBI
    114. Shaban MEMIA
    115. Shpëtim KATESHI
    116. Shpetim ROQI
    117. Shyqyri Duraku
    118. Skënder GJINUSHI
    119. Sokol OLLDASHI
    120. Sotir KOKERI


    121. Spartak BRAHO
    122. Spartak NGJELA
    123. Spartak POÇI
    124. Stefan ÇIPA
    125. Taulant DEDJA
    126. Teodor LAÇO
    127. Limoz DIZDARI
    128. Uran METKO
    129. Valentin PALAJ
    130. Valentina Leskaj



    131. Vangjel DULE
    132. Vangjel TAVO
    133. Kristo Goci
    134. Vath KORESHI
    135. Viktor DODA
    136. Vili MINAROLLI
    137. Vladimir MALO
    138. Ylli BUFI
    139. Zef GJOKA
    140. Zyhdi PEPA


    Kaq per sonte
    Ndryshuar për herë të fundit nga lis : 08-12-2003 më 19:29
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga lis


    Mbiemrat e deputeteve shqipetare

    Tani te gjithe kemi shansin te njohim shqipetaret e vertete


    Servet PELLUMBI
    Makbule QEQO
    Jozefina TOPALLI

    Kaq per sonte
    Ore kujdes me kete punen e emrave se mund te me nxjerresh mua bullgar fare. Emrat NUK DUHET TE JENE KURRE VENDIMTARE TE IDENTITETIT ETNIK. Territoret shqiptare kane 2000 vjet qe kane qene ne perandori shumekombeshe, e duhet marre parasysh qe Shqiptare e proto-Shqiptare nuk jetonin ne vakuum.
    Pra vendosjen e origjines nga mbiemri te lutem mos e diskutoni.
    *unless u really want to piss me off*

  5. #15
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mos u tremb Qafiro neqoftese je shqipetar.

    Une doja te shtoja se na duhet te merremi me Sherbimin Akademik Turk, Serb, Grek, Italian per ti nxjerre origjinen shqipetareve qe jetojne ne Shqiperi.
    Arkivat e tyre historike permbajne te verteten shqipetare.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #16
    raku
    i/e ftuar
    Teme shume interesante kjo.

    Ne rradhe te pare une jam shqiptar puro dhe mbiemri im eshte BARDHI.
    Nuk besoj se mbiemri ka te bej shume ne realitet nese je vertet shqiptar ose jo.
    Nqs do ishte keshtu si thua ti zoti LIS , atehere GJERGJ KASTRIOTI nuk eshte shqiptar .

    Ka shume shqiptare qe e kane nderruar mbiemrin dhe e kane tani mysliman ose orthdox dhe kjo ka te bej me historine ose situaten qe paraardhesit e tyre ndodheshin ne ato kohera.
    Ka shume zezake ketu ne amerike me mbiemra anglez por kjo s'do te thote qe ata jane amerikan puro nga ata te paret qe erdhen .

    Eshte e vertet qe kjo nuk ndodh ne te gjitha rastet ,pra nje pjese te atyre qe kame mbiemra myslimanesh dhe ortdoksesh mund ta kene prejardhjen vertet greko-turke dhe jane shqiptarizuar me kalimin e kohes por nuk mund ti pergjithesojme te gjithe ne ketu.

    Qe ti pergjigjem temes, eshte vertet qesharak numri 11% qe tregon ne artikull popullsine minoritare qe jeton ne SHQIPERI dhe jam i mendimit qe motivi i autorit nuk ka qene REALITETI por dicka tjeter.

    Politika e ndyre europiane ka dore ketu dhe kjo duket shume qarte.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Mos iu trembni shifrave te minoriteteve te dala nga rregjistrimi i popullsise, trembuni vetem shifrave te minoriteteve qe dalin nga ministrite e jashtme te fqinjeve ballkanike. Arsyeja perse eshte e rendesishme qe te behet rregjistrimi i gjithe popullsise shqiptare cdo 5 vjet, ku te dokumentohen edhe pakicat kombetare si kombesi e cdo shtetasi, lidhet me faktin se spekullimet me shifrat lindin atehere kur nuk ka nje census te plote dhe te besueshem.

    Pretendimet e pales greke per minoritetin grek ne Shqiperi jane ngritur mbi spekullime qe eshte e veshtire te hidhen poshte ne nje debat nderkombetar, sepse ne shqiptaret nuk kemi rregjistra te kohes mbi numrin e popullsise sone dhe ndarjet sipas kombesive. A do te benin spekullime grekerit, apo turqit, apo maqedonasit, apo bullgaret, nese Shqiperia do te kish nje program census 5 vjecar qe organizohej nga ministria e pushtetit lokal ne bashkepunim me organizata jo-qeveritare apo te huaja si OSBE? Nje shifer e tille e dale nga nje rregjistrim i rregullt i popullsise do te ndihmonte jo vetem ne ndarjen e perqindjeve te minoriteteve dhe harten demografike te Shqiperise, por do te ndihmonte edhe me procesin elektoral ne perpilimin e listave. I harruat problemet ne zgjedhje kur edhe emrat e te vdekura jane ende ne lista?!

    Fenomeni tjeter negativ qe manifestohet nga shume shqiptare eshte deshira per te mohuar pranine e minoriteteve ne Shqiperi. Ky fenomen eshte i trasheguar nga rregjimi komunist i cili i shqiptarizoi me hir e me pahir minoritetet ne Shqiperi dhe per me teper, kete praktike e veshi edhe si ide kombetare. Shume shqiptare sot besojne se duke mohuar pranine e ekzistences se minoriteteve, ata mbrojne ceshtjen tone kombetare nga pretendimet e fqinjeve. Ky lloj mentaliteti eshte teper i rrezikshem dhe i demshem per interesat tona kombetare.

    Minoritaret jane minoritare nuk jane shqiptare jo sepse ne nuk i bejme te tille, por se ata nuk ndajne me shqiptaret te njejtin gjak, te njejten tradite dhe ne shumicen e rasteve edhe te njejten gjuhe te nenes. Ata jane shtetas si ju e si une perpara ligjit, por kur vjen fjala tek kombesia, nuk ka asnje lloj kompromisi dhe asnje lloj unifikimi. Deshira per ti shitur arrumunet dhe romet e Shqiperise si "minoritet kulturor", ne te njejten kohe kur te gjitha shtetet e tjera u drejtohen si minoritete, eshte i gabuar.

    Nje perfaqesim i denje i minoriteteve ne shifra eshte me interes si te pakicave kombetare edhe te shqiptareve autoktone. Pakicat fitojne te drejten e tyre te praktimit te gjuhes, tradites dhe te drejtave te shtetasve shqiptare, pa u diskriminuar apo neperkembur nga shumica e shqiptareve. Shqiptaret autoktone fitojne dinjitetin e humbur ne perzierjen e imazhit te rraces shqiptare me rracat e tjera.

    Mua nuk me shqeteson aspak shifra e minoriteteve ne Shqiperi edhe po te jete 11% edhe po te jete 20%. E rendesishme per mua eshte qe shifra te jete e sakte, harta demografike te jete e sakte dhe procesi i rregjistrimit te popullsise te behet i plote dhe ne te gjithe vendin ne menyre periodike dhe jo sporadike. Ashtu sic eshte e rendesishme qe cdo shqiptar te respektoje shtetasit shqiptare qe u perkasin pakicave kombetare. Ky respekt duket tek respektimi i votes se tyre, te drejten e perfaqesimit ne procesin politik dhe te drejten per tu zgjedhur ne qeverisjen e vendit.

    Ceshtja jone kombetare eshte e ngritur mbi kerkesen e njohjes se te drejtes se shqiptareve autoktone qe jetojne ne 4 shtete ne Ballkan si minoritete. Nese ne nuk njohim te drejtat nderkombetare te minoritareve tane, ne e demtojme ndjeshem cdo pretendim nderkombetar tonin konform ligjeve nderkombetare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #18
    raku
    i/e ftuar
    Interesant ky postimi jot ALBO.

    Duket se i te njejtit mendim eshte kritiku i njohur GAZMEND KAPLLANI.
    ARTIKUJ VITI V - 25 QERSHOR 2003


    --------------------------------------------------------------------------------

    Minoriteti dhe kali i trojës

    Shkruan: Gazmend KAPLLANI

    Nuk kam as me te voglin dyshim qe "profesioni" me i kollajte ne viset tona Ballkanike mbetet ai i "patriotit". Njekohesisht me i veshtiri eshte ai i te qenit me te vertete patriot, si e konceptonte patriotizmin Monteskje: "nepermjet dashurise per njerezit e mi, mesova qe mbi te gjitha i perkas njerezimit". Rezultatet e "patrioteve ballkanike", qofte ne versionin e tyre etno-fashist, etno-bolshevik apo etno-religjoz, i shohim cdo dite ne Ballkan, i cili mbetet ende nje "thumb i ngulun ne tru te Europes".

    Vetem ne Ballkan p.sh. Akademia e Shkencave apo Kisha merret gjere e gjate me "temat kombetare", perpilon platforma te zgjidhjes se "ceshtjes kombetare", megjithese te ashtequajturat "ceshtje kombetare" kudo i quajne "ceshtje te politikes se jashtme" dhe me to ne fakt duhet te merret Ministria e Jashtme dhe instancat e tjera institucionale. Pse ndodh kjo? Sepse jemi te gozhduar akoma ne epoken e formimit te shteteve kombe ne Ballkan. Sepse ne Ballkan nacionalizmi i "importuar" nga Perendimi - per arsye te "kuptueshme" - u adoptua ne versionin e tij me anti-liberal, me anti-iluminist dhe anti-racional.

    Personalisht mendoj se vetem Europa - qofte edhe kjo Europa e tanishme qe eshte ende ne embrion nga ana politike - eshte shpresa e madhe qe te ndertojme dikur nje lloj "identiteti kapercyes", te shpetojme nga skamja jone ekonomike por mbi te gjitha nga skamja shpirterore qe e ka shnderruar Ballkanin ne nje Supermarket mithesh nacionaliste te shoqeruara me spastrime etnike dhe varre masive. Sigurisht duke mos pritur mrekulline nga qielli por duke u perpjekur edhe vete goxha. Po flas ne pergjithesi sepse besoj qe nuk ka ne Ballkan "nacionalizma te mire" dhe "nacionalizma te keqij". Si thoshte edhe kroato-hebreu Danilo Kis motoja e nacionalistit eshte "une jam alkolist por ti je sarhosh". Ketu po i ndal persiatjet abstrakte per te thene dy fjale per nje teme konkrete. Temen qe preokupoi se fundi shtypin shqiptar dhe ate grek dhe qe ka te beje me marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise per dhenien e "dynenshtetesise" minoritareve greke.

    ****

    Sikur per nje ast t'a zhveshja vetvehten nga pozicioni in between dhe te luaja rolin e nje vezhguesi te jashtem, kam pershtypjen qe do ngaterrohesha keq fare. Kjo, sepse ne Greqi disa gazeta (sidomos ato qe "merakosen" shume per kombin) e karakterizojne marreveshjen si "tradhti kombetare". Ne Shqiperi ne disa raste ndodh e njejta gje: edhe tek ne marreveshja ne fjale konsiderohet pak a shume si "sabotim i interesave kombetare". Dhe une, gjithmone si vezhgues i jashtem, bej pyetjen: si ndodh qe "interesat kombetare" te cenohen ne te dyja vendet njekohesisht? Mister Ballkanik! Nderkohe as ne Shqiperi dhe as ne Greqi nuk dihen hollesite e kesaj marreveshje.

    Keshtu qe po kufizohemi tek informacionet e marra prej shtypit. Dua t'a filloj mendimin tim me nje perqasje anti-teorike te kesaj teme Ketu behet fjale per bashke-qytetaret dhe bashke-atdhetaret tane, me origjine greke, te cilet emigruan ne Greqi ne nje nga eksodet me dramatike qe ka pare historia e Europes se re. Kaluan - si te gjithe emigrantet e tjere - nga nje mije e nje veshtiresira duke provuar mbi kurrizin e tyre diskriminimin dhe te gjitha kusuret e tjera qe sjell statusi i te degdisurit. Politika e shtetit grek deri ne vitin 1997 ishte qe minoritaret te mbeteshin me sa me pak te drejta ne menyre qe mos te "zene rrenje" ne Greqi dhe te kthehen ne Shqiperi prej frikes se mos "zhduket minoriteti grek ne Shqiperi".

    Keshtu, minoritaret te cilet, sic eshte e kuptueshtme, kane lidhje sentimentale me Greqine, mbeteshin thellesisht te diskriminuar edhe pse propaganda "patriotike" shpesh i perdorte per "marketing patriotizmi" duke u perpjekur te paraqese si perfaqesues te tyre njerez qe shprehnin nje nacionalizem agresiv. Ne fakt, ashtu si ndodh me "patriotet", asfare nuk u interesonte ketyre te fundit se ne c'kushte punonin mijera minoritare te thjeshte, se si diskriminoheshin ne tregun e punes, etj. Ajo qe u interesonte ishte shitja e sloganeve patriotike dhe acarimi i marredhenieve greko-shqiptare. Te ndodhur ne keto kushte diskriminuese, shume minoritare jo vetem qe nuk ktheheshin ne Shqiperi por emigronin ne vende te treta, kryesisht ne Kanada, ne Amerike por edhe ne vende te ndryshme te Europes.

    Ne vitin 1997, paralelisht me procedurat e ligjesimit te emigranteve u mor vendimi per dhenien e te ashtequajtures "karte homogjene" e cila u akordonte minoritareve nje lloj statusi "emigrantesh te privilegjuar". Megjithate, ky status nuk krijonte mundesine e barazise qytetare, duke mbetur perseri minoritaret qytetare te dores se dyte dhe te trete. Vendimi i tanishem i cili hap rrugen per marrjen e nenshtetesise greke duhet te na gezoje sepse bashke-qytetaret dhe bashke-atdhetaret tane me origjine greke do kene mundesine te ndjehen qytetare te barabarte ne vendin ku kane emigruar. Ne te njejten kohe, sipas marreveshjes ne fjale, do kene mundesine e mbajtjes se nenshtetesise Shqiptare, pra te dy-nenshtetesise.

    Ne radhe te pare dicka e tille eshte hera e pare qe ndodh ne Ballkan. Edhe pse Kushtetutat e vendeve te Ballkanit e njohin dynenshtetesine, eshte "sekret" i njohur nga te gjithe qe dicka e tille nuk aplikohet per pjesetaret e minoritetit. Kjo vjen prej faktit qe minoritetet ne Ballkan trajtohen kudo si "mallkim" apo si "Kollona e Peste" dhe paguajne gjithmone haracin e acarimit te marrdhenieve mes shteteve. Dynenshtetesia (sidomos ne rastin konkret) eshte nje metode e ikjes nga ky mentalitet.

    Nuk eshte e rastesishme qe qarqet me nacionaliste ne Greqi i kundervihen dynenshtetesise. Pse? E para sepse keshtu humbet alibia e "Shqiptareve barbare qe shkelin te drejtat e minoritareve". E dyta sepse dynenshtetesia motivon minoritaret te duan marrdhenie sa me te mira mes Shqiperise dhe Greqise, ne kuadrin e nje loje politike shume me te nderlikuar se sa skema "ne dhe ata". Por mbi te gjitha sepse duke qene qytetare greke disa qarqe do humbasin mundesine t'a "kapelosin" minoritetin grek, perderisa ky i fundit s'do kete me nevoje per "tutore". Njekohesisht, ajo qe te dhemb eshte fakti qe ne Shqiperi flitet per minoritaret pa minoritaret. Eshte per te ardhur keq qe ne gjithe artikujt dhe dedikasat per dynenshtetesine nuk degjohet pothuajse fare mendimi i tye, thua se behet fjale per te huaj.

    Eshte e qarte qe asnje minoritet ne Ballkan nuk jeton ne "parajse", qe i shkelen te drejtat sepse kultura e respektimit te Tjetrit eshte shume problematike ne viset tona. Megjithate, eshte fakt i pamohueshem, qe shkalla e integrimit te minoritetit grek ne Shqiperi perben nje shembull te mire per Ballkanin. Minoritaret nga ana e tyre kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne ne menyre te konsiderueshme ne jeten publike Shqiptare. Por, prej disa vitesh ne Shqiperi shfaqet nje filologji qe arrin caqet e racizmit, sipas se ciles minoriteti grek eshte kur "Kali i Trojes" dhe kur "Kolona e Peste"; nje filologji qe i paraqet minoritaret si bukeshkale dhe te dyshimte. (Buke per nje filologji te tille kane dhene ndonjehere edhe disa perfaqesues politike te minoritetit te cilet ne kuadrin e mentalitetit ballkanik veprojne ne menyre komunitariste duke ushqyer nacionalizmin e "shumices derrmuese").

    Nje trajtim i tille eshte katastrofik per minoritaret dhe per Shqiperine. "Patriotet" tane qe promovojne perceptime te tilla dhe qe duket se gjithcka qe lidhet me Greqine e identifikojne me djallin, s'bejne gje tjeter vese ia dhurojne minoritetin qarqeve nacionaliste ne Greqi, te cilat kane te njejten simetri logjike por thjesht e aplikojne ate tek emigrantet Shqiptare ("emigrantet shqiptare jane "Kali i Trojes" i hqiperise se Madhe etj) Pervec atyre personave qe plasmohen here pas here ne ekranet e televizioneve greke si "perfaqesues silogjesh" - te cilet nuk e di ne te vertete se sa perfaqesojne me te vertete minoritaret - harrohet krejtesisht ekzistenca e mijera bashke-atdhetareve tane minoritare te cilet duan marredhenie sa me te mira mes Shqiperise dhe Greqise, te cilet dhemben me gjithe shpirt per Shqiperine dhe e konsiderojne ate atdheun e tyre. Kjo mase nuk paraqitet asgjekundi; me kete mase nuk behet asnje lloj dialogu dhe kjo eshte jo vetem e patolerueshme por duke folur me termat e patriotizmit pa thonjza, anti-patriotike.

    ****

    Nderkaq, ne shtypin grek dhe Shqiptar fillojne dhe publikohen edhe shifra per numrin e minoritareve qe do marrin dynenshtetesine. Ca thone 70.000, te tjere 300.000! Nga dhe si i nxjerrin keto shifra? Nga te dhenat statistikore vetem 15.000 minoritare kane bere kerkese per marrjen e nenshtetesise greke qe nga viti 1991. "Jo dyshtetesise" - thone ne Shqiperi "se greket te grekezojne gjithe Shqiperine". Me pak fjale, imazhi qe jepet eshte qe greket do leshojne policine neper rruge te grumbulloje shqiptaret qe t'i japin nenshtetesine greke! Behet fjale per nje logjike groteske. Procedurat per dhenien e nenshtetesise pervecse do marrin shume kohe (ndoshta vite), behen - sidomos ne Greqi - me kritere shume te rrepta se sa "karta e homogjenit".

    Eshte e uditeshme qe edhe nacionalistet greke vene alarmin qe mijera Shqiptare "ne venat e te cileve nuk rrjedh gjak helen", do "maskohen" si greke qe te marrin nenshtetesine greke per te vepruar mandej si "bumerang" per "shqiptarizimin e Greqise". Vertet gjynah qe Woody Allen rreket duke kerkuar temat e filmave te tij ne Manhatan. Por ne te njejten kohe, pabarazia e madhe ekonomike mes Shqiperise dhe Greqise, por edhe periudhat jo shume te largeta ku mbizoteronte ne Greqi histeria nacionaliste, ngjallin mosbesim ne Shqiperi. Qe politika e jashtme greke ka ndryshuarne menyre radikale qysh nga viti 1996 ky eshte nje fakt i pamohueshem; megjithate "vatrat" e mentalitetit te vjeter nuk jane shuar perfundimisht.

    Nje publikim i fundit i Qendres per Hulumtimet e Minoriteteve (KEMO) - financuar pikerisht nga Ministria e Jashtme Greke. - theksonte faktin se si ekzistojne ndonjehere perpjekje per te "grekezuar" vllehet e Shqiperise. Keto jane metoda te nje epoke tjeter dhe Greqia duhet te distancohet prej tyre perfundimisht. Aq me shume qe ne politiken e jashtme greke eshte pranuar pa rikthim skadimi i dogmes "ortodoks = grek".

    Per me shume, per te treguar orjentimin e saj te pakthyeshem pro-europian, qeveria greke duhet te ktheje menjehere vemendjen ne gjendjen e emigranteve Shqiptare ne Grei te cilet ndodhen ne gjendje shume problematike. Duhet te perparoje ne ligjesimin e tyre si edhe ne dhenien e te drejtave sic eshte e drejta e votes ne zgjedhjet lokale dhe ato per Parlamentin Europian, propozim qe e promovoi ne Komisionin Europian, pikerisht komisionerja greke Ana Diamandopulu dhe qe do diskutohet per aprovim ne Samitin e Selanikut. Gjithashtu ne kuadrin e nje politike europiane,

    Greqia duhet te perparoje gradualisht ne shtrirjen e te drejtes se nenshtetesise dhe dynenshtetesise, domethene ne "de-nacionalizimin" e nenshtetesise greke. Sipas informatave jo-formale, marreveshja per dynenshtetesine e minoritareve, u hap rrugen per dika te tille edhe emigranteve Shqiptare ne Greqi. Le te shpresojme qe keto informata nuk do mbeten vetem jo-formale. Kjo duhet te ndodhe jo vetem si nje lloj "balancimi forcash" por edhe si nje kalim ne nje epoke tjeter per Ballkanin, epoken Europiane, ku mbi te gjitha do mbizoteroje koncepti i qytetarit Europian. Sigurisht, dika e tille do marre kohe, por do ishte mekat qe edhe nje here tjeter t'a menaxhonin te ardhmen tone perfaqesuesit e "patriotizmes ballkanike" qe dine te prodhojne vetem teori komplotesh diabolike

  9. #19
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Nuk e kuptoj se c'eshte kjo mani me ''minoritetet''!
    Vlerat shpesh here vijne andej nga nuk priten...
    Do te desha te ve ne dukje vetem disa fakte, te cilat po me kujtohen momentalisht:
    Krijuesi i Fotografise shqiptare, Marubi, ishte italian puro!
    Aleksander Xhuvani, nuk tingellon edhe aq shqip, sac tingellon italisht!
    Perkthyesi me i mire i gjuhes shqipe, i ndjeri Robert Shvarz, ishte me origjine cifute nga babai, ndonese nenen e kishte shqiptare!
    Pak i ka dhene kultures sone, keta ''minoritare''?!


    Pa harruar, qe kemi patur midis nesh edhe te ''ndriturit'', Pali Miska ose Rita Marko, te njohur si ''shule''!


    Pra, as e mira dhe as e keqja, nuk vijne vec e vec...


    RAKKU!
    Interesohu, se mos del farefis me ''BARDI EDITORE'' ne ROME!
    Nuk eshte vecse nje nga editoret me te medhenj te librit ne Itali! Jo keq, apo jo!

  10. #20
    raku
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga dordi1

    RAKKU!
    Interesohu, se mos del farefis me ''BARDI EDITORE'' ne ROME!
    Nuk eshte vecse nje nga editoret me te medhenj te librit ne Itali! Jo keq, apo jo!
    S'ma ha mendja DORDI por megjithate do e konsideroj.
    Gjyshin a kam me origjine krutane dhe vjen nga fisi i Bardhave te KRUJES .

    Megjithate , mbiemri nuk duhet te kete kaq shume rendesi sepse nuk do te thote aspak qe ata qe nuk kane mbiemra shqiptare ,te mos jene shqiptare.
    Eshte marrezi e plote te mendosh keshtu.

    Per mua ,shqiptar eshte ai qe ka lindur dhe jeton ne SHQIPERI dhe ka ndjenja patriotike kombtare .
    Nuk me intereson shume se nga vjen stergjyshi dhe stergjyshja e tij/saj.
    Pastaj ,te gjitha vendet e botes jane multietnike ne kuptimin qe nuk jane 100% me prejardhje etnike.
    Marrim shembullin e nje anetari te nderuar ne ket forum me emrin ULLMAR i cili eshte Suedez por gjithashtu e ka pohuar vete se gjyshin e ka me prejardhje Belge ne mos gaboj.
    Pra, sic e shikon, kjo qe postoi LISI lidhur me mbiemrat dhe origjinen e tyre nuk eshte faktor qe ndodh vetem ne vendin tone por ne te gjitha vendet e EUROPES.
    Ka shume njerez te famshem te sportit,politikes dhe kultures gjermane qe jane me origjine polake por kjo nuk i ben ata POLAKE aspak.

    Rakku

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •