Largėsi qė nuk maten me sy
Pėllumb Kulla
Janė ca kundėrshtarė, o ti marrė e mira, qė ngado ti vėrtitėsh, nuku i mund dot. Nuk i mund se nuku ke si matesh me ta, ndeshjen nuk e bėn edhe kėshtu nuku ke si e fiton. Por as nuku e humb. Se kundėrshtari yt nuk e di qė tė ka kundėrshtar e nuk e di as qė po ndeshet, ka fituar mbi ty dhe nuku bėn festė. Vetėm ti e ndjen hidhėsinė e humbjes tėnde pa bujė.
Kundėrshtarin qė po pėrmend e kam edhe kėtu nė Amerikė. Ėshtė im bir, Fatlumi.
Erdhi kėtu kur qe njėmbėdhjetė vjeē e tani po vete njėzet. U bė burrė edhe ai, por, tėmėn bre(!), sa ndryshojmė pe njėri pe tjetrit! Unė nuku jam akoma i vjetėr e ne tė dy mund tė ishim shokė nė shtėpinė tonė. Por jo! Unė jam i fjalės dhe e mbaroj punėn qė marr pėrsipėr. Ai ma merr kėtė pėr prapambetje. E po nė rast se tė jesh dembel, tė mos zesh gjė me dorė, tė mos dish tė zėvendėsosh njė llampė tė djegur nė banjė ėshtė pėrparim, Fatlumi ėshtė mė i pėrparuari nė Amerikė! Nė rast se herė me njė vajzė e herė me njė tjetėr kalon pėr nė dhomėn tėnde, nėpėr dhomėn e ndėnjies, dhe mamanė qė sheh aty, kur kalon, e quan pjesė tė smontueshme tė divanit Nė rast se kur nuku ke ēupa, i tapos veshėt me kufje e dėgjon muzikė e mbi tryezėn e kompiuterit le pa kujdes nga ato llastiēkat mbrojtėse qė duhen kur rri shtrirė me ēupa, djalin e kemi mė tė pėrparuarin nė tėrė botėn.
Ia sheh kėto e ėma kur shkon ti pastrojė dhomėn dhe mė thėrret. Vete. Ajo i ka sytė me lotė.
- Ēke moj Rezi? e pyes.
- Ja! mė thotė dhe i shtyn me neveri pakot e turpshme.
Verėn qė kaloi e pashė djalin e pat zėnė gjumi mbi divan, dhe dhe unė pata rast ta
sodisja me nge qė ishte vapė e ai ish shtrirė gjysėm i xhveshur. Trupin e kish tė nxirė nga shkrimet e vizatimet mbi lėkurė. Kish nė mes tė gjoksit njė shqiponjė me dy koka, bėrė si duket qėkur e pata shpėnė nė njė festė shqiptarėsh nė Nju Xhersi, qė kur djali ish akoma shqiptar safi. Pastaj nga tė katėr anėt me tatuazhe qe ngallosur i tėri me zemra e shigjeta e plot emra vajzash mbi krahė e mbi kofshė. Kėto janė shėnja se edhe im bir beson nė pėrjetėsinė e dashurive a miqėsive qė bota i ka aq tė pakta. Tamam bre, si vėndet e robėruara qė besojnė se emrat e ēobenėve qė kanė mbi kokė, do tė jenė tėrė jetėn tė shtrenjtė, mund tė shkruhen me shkėmbinj e tė rrinė tok me malet miliona vjet. Mėnė!- budalla djalė!.
- Ēfarė ke bėrė kėshtu mbi lėkurė, mor tė keqen babi?! i thashė kur u
zgjua.
Ai i hodhi njė sy lėkurės sė tij, sikur po e shihte pėr herė tė parė.
- Shkrime janė, nuku janė plagė tha ai duke hapur shpellėn pėr gogėsimė
- E ēfarė po bėn kėshtu, po shkruan biografinė pėrmbi lėkurė?
Djali dukej i pikėlluar dhe mezi paske pritur tė mė qante hallin.
- Po ēti bėj o ba Nė fillim shkrova nė krah emrin e asaj kinezes qė
banonte kėtu. Tė kujtohet? Tė them tė drejtėn kurrė nuk mendoja se do tė ndahesha me tė. Pastaj, jeta Kur njoha Monikėn, ajo qėlloi xheloze dhe unė ia shkrova edhe asaj emrin nė krahun tjetėr. Ja, e sheh? Pastaj, erdhi rradha e Xhenit, qė mė tha se ajo nuku do e kėrkonte kurrė njė gjė tė tillė. Vetėm muaj mė vonė mė tha se nuku duronte dot kur e shtėrngoja me krahė qė kishin dy emra tė urryer pėr tė. E phė, i a shkrova dhe Xhenit!
Duket i ziu, qė ėshtė naiv, i pa pjekur, si njė kungull i shkulur e i ngrohur nėn dy diej tė ndryshmė. Thellė, thellė, ia kam zili, lehtėsinė me tė cilėn ato femra, si flutura vėrtiten rreth llampės sė tij.
- Jam mėrzitur, - tha djali me gjuhė tė hidhur. Ah, them, sikur tė kish
mundėsi njeriu, o ba, tė lindėte prapė!
Duket sikur ėshtė me mua shekuj larg. Ndonjėri mund tė thotė: e mo se shėnjė burrėrie ėshtė kjo. Unė them kjo ėshtė mė shumė shėnjė mashkulli, se sa burri. Se tjetėr gjė ėshtė tė jesh burrė e tjetėr tė jesh mashkull. Nė moshėn e tij, shtėpia ime sot, nuk do tė kish vetėm dy meshkuj, por dy burra qė i duheshin.
Unė nuku kam patur me femrat atė shkuarje si thika e skuqur nė gjalpė, se kanė qenė tė tjera kohėra, por ama unė them se kėshtu si janė punėt, nė shtėpi qėnkam i rrethuarė veē me gra, kur shoh qė tėrė u llahtarisėn nga njė mi, qė se nga na pat hyrė. Ēupat rendėn e u mbyllnė nė dhomėn e tyre, Rezi shkoi nė dhomėn e gjumit, kurse ky bandilli, jo vetėm qė u fut nė dhomė tė tij, por edhe i vuri kyēin derės, sikur miu do ulte dorezėn e do ti shfaqej brėnda. E pse tė mos them unė, se ata e pėrfytyruan qė tė gjithė miun kafshė tė rrezikshme edhe e lanė babanė meze pėr dhėmbėt e tij!
Ishte njė miush i vockėl Kėtu nė Nju Jork minjtė janė tė llojeve tė ndryshme. Janė miliarda qė lėvizin nėnė tunele, pėrmbi shinat e rrjetit tė metrove, nėpėr llagėme kabllosh, bodrume restorantesh, tavane shtėpish tė vjetra. Janė tė mėdhenj sa macet, tė vegjėl, raca tė shėmtuara e tė egra
Ky qė pat hyrė te ne ish i vockėl, thuajse i bukur, me ca sy si xixa. U fut nėn kabinetin e kuzhinės, doli prapė, humbi, u shfaq. Nuk kisha se ēti bėja.
- Dilni, - thashė. E vrava.
Dyert u hapėn avash njėra pas tjetrės. Kėrciti dhe brava e Fatlumit e tėrė u afruanė me mosbesim.
- Ku e ke? Ku ėshtė?
- E hodha, - u thashė. Dhe iu ktheva Fatlumit. Mirė kėto femrat, more, po ti?! Nuku ke turp?!
Ai u zemėrua. Tha qė nuku i vinte turp hiē, se pėr kėto punė ėshtė eksterminejtori, ai burri i zi qė vjen ēdo dy javė me njė pompė, pėr tė zhdukur minj e bubuzhela. E unė u thashė qė herė tjetėr edhe unė do tė prisja pėr eksterminejtorin e tėrė le tė ndryheshin nėpėr dhoma gjersa tė vinte ai.
Po miushka ishte nėpėr kėmbė dhe shtėpia ndodhej nė alarm, se ai prapė u kishte dalė e ēupat nisėn tė flinin nėpėr shoqe.
- Po mirė o djalė, se kėto kohė ke nisur tė lesh edhe mustaqe, ti nuk e vret dot
miun?! Shko nė dyqan, merr ndonjė helm, a ēarg, a ēifte a
- Ēfarė janė kėto vegla? tha ia buzėvarrur. Nuk i njoh.
Dhe u fut nė dhomė. U dėgjua prapė ēelėsi nė derė. Ime shoqe mė tha se qėkur
qe shfaqur miu, Fatlumi nuk pat sjellė mė ēupa nė shtėpi, se trembej mos kur tė shfaqej miushi, do tė ulėrinte nga frika ky mė shumė se ato.
Kjo tė lindte dėshirėn tė mos i hiqje minjtė nga shtėpia, por megjithatė, unė vajta bleva ca letra, mbi tė cilat miu ndillet tė shkelė, ngjitet e nuku shqitet mė. I vura letrat nėpėr qoshet e shtėpisė dhe nuk shkoi shumė e miu u zu. E pa Fatlumi, e ėma. Unė e flaka miun megjithė grackėn ngjitėse nė honin e plehrave tė pallatit dhe retė nga shtėpia na u davaritėn: Irka dhe Lola u kthyenė nė bazė dhe ato ēupat e tjera qė sjell Fatlumi e qė janė kandidatka pėr tė zėnė ndonjė parcellė mbi lėkurėn qė atij i ka mbetur bosh, nisėn tė duken prapė.
Po ama, qėllon qė ndonjė mi shfaqet prapė mė tė rrallė.
- Babi, - thotė Irka, - mbrėmė kam dėgjuar njė kėr-kėr. Duhet tė kemi brėnda
ndonjė tė ri.
E thotė kėtė, kur jemi dyke ngrėnė drekė e kemi ftuar aty dhe Papin me Rozėn.
Me ta dėgjuar, tėrė si ējanė, edhe tė ftuarit bile, kthehen e mė shohin mua. Ata mė shohin mua, unė shoh ata. Tėmėn-o, sikur jam pronari i minjve, sikur unė merrem me kultivimin e tyre Asnjėri nuk ha. Tėrė mė shohin mua si fajtorin e vetėm. Asnjėri nuku ia hedh sytė Lumit e ti kerkojė llogari pėr atė mysafir tė ndotur.
Unė, i pari, ul kokėn e nis tė ha nė heshtje. E pranoj fajin, ē;tė bėj!
Jetė me hile, kjo ore Ja, bre, ka rėnė korniza qė mban perden: ngrihem marr kaēavidat, pincat, kėrkoj ndihmėn e Rezit dhe e vendosim prapėė. Po punėt qė hapen nė njė shtėpi edhe nė Amerikė, nuku kanė fund.
- Babi, shihe se nuk punon rubineti i ujit tė ftohtė!
- Babi, nga kjo priza kėtu, nuk vjen korrenti!
- Peēo, llampadari kryesor ka katėr llampa tė djegura! Hiqi, tė lutem e verė
tė reja!
Asnjėra kėtu nuk thotė: Fatlum, rubineti ėshtė bllokuarė Ajo dihet. Ai nuku ka riparuar rubineta asnjėherė. Dhe kur nuku ke riparuarė asnjėherė, ore mik, nuku do riparosh asnjėherė! Unė kam riparuarė njėherė! Mbase aty e kam ngrėnė unė dhe brezi im. Ligji i vjetėr ky, bre: ai qė nuku punon, dėnohet tė rrijė rehat e tė mos bėjė asgjė, kurse ai qė punon, shpėrblehet me punė tė reja, edhe mė tė rėnda!
Kėtij ligji i nėnshtrohemi ne tė dy. Unė e njoh djalin tim nga brenda, tė tjerėt nga jashtė ma shohin si yll.
Ja kemi ca klienta qė vinė ēdo uikend nė njė Hotel tė Uajt Plleinsit. Ata janė miq tė bossit tim, Xhorxhit, dhe duanė limuzinė, me dandana. Unė i marr ata tė premten nė Laguardia Airport dhe i shpie nė hotelin qė thashė. Pastaj vete gjene tė djelėn pas dreke i marr nga Uajt Plleinsi i shpie nė Laguardia. Ėshtė goxha rrugė e mirė dhe bakshishet tė mbushin xhepin.
Njė tė djele kisha kėputur mish dhe nga halli, rrinja shtrembėr. Shtrembėr, po shėmtuar ama! Por ama nuk e lija dot atė rrugėn e majme me turistėt e Uajt Plleinsit. Do tė mundohesha me dhėmbė shtėrnguarė, por do ta bėja. Belaja ėshtė se kur lėviz bythėshtrembėr edhe bakshishet, nė vend tė shtohen duke thėnė sa gjynah, i mjeri! paksohen. Je i bukur- tė jap bakshish! Nuk je nuk tė jap! Ēdo gjė sė prapthi, or nė p tė sėmės!
Pashė, ēpashė, u vesha mirė dhe mora Fatlumin nė sedilen e parė, si shoqėruesin tim. E veshi Rezi me njė jelek krėckė tė zi dhe babė e bir bėmė ferk kur hymė nė holl tė hotelit. Pasagjerėt tanė po hanin drekėn e valixhet i kishin lėnė grumbull nė sallonin e madh.
Zonja qė pret e pėrcjell, mė buzėqeshi dhe ma bėri shenjėn me kokė pėr nga valixhet. Unė u ula nė njė kulltuk dhe lashė Fatlumin tė kujdesesh pėr bagazhin Zonja u ul pranė meje dhe nuku po i a ndante sytė Lumit. Aty na u shfaq te banaku kryesor njė vajzė, e gjatė dhe tėrė nur, nja 18 a 19 vjece. Perri, o perri! Them perri se me kėtė kulturė qė kam nuku di njė fjalė mė tė lartė akoma. Ajo e thirri zonjėn me shumė ėmbėlsi dhe mua mė mbetėn sytė te ajo.
- Ėshtė ime bijė tha zonja e hotelit dhe shkoi pranė saj.
Po xheē u rrėzua rrugės se nuk shikonte ku shkelte, por ndiqte me sy Fatlumin.
Ajo shihte tim bir, unė shihja tė bijėn! Dy femrat floėn nėnė zė e floėn e nuku ia ndanė sytė djalit pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa ai i humbur nė mendime shpinte valixhet nė limuzinė.
Pasagjerėt po pinin kafenė, Fatlumi priste nė makinė dyke dėgjuar muzikė, vajza bukuroshe e la tėmėn vetėm dhe, ajo zonja erdhi pėrsėri pranė meje.
- Nuku mė the, djali yt ishte ai? mė pyeti zonja.
- Po, - i thashė.
- E ke tė lidhur? Fejuar, martuar?
- Ncė, ncė. Shpejt akoma. Tė mbarojė kolegjin e pastaj tė shohim pėr ndonjė
vajzė tė mirė.
Ajo nuk e zgjati: - Do ma japsh numerin e cellularit? E dua pėr vajzėn time.
Tėmėn, po mė vinte pėr tė qeshur. E po ēishte kjo mblesėri nė mes tė Uajt Plleinsit! Ti thosha dale tė pyesim pėr sėrėn e vajzės do vinte pas asaj tė shohim pėr ndonjė vajzė tė mirė. Demek do shohim ne! Ne vendosim! Qeshja mė vonė, me veten.
- Ajo gruaja e hotelit mė kėrkoi cellularin tėnd pėr tė bijėn, - i thashė kur
po zbrisnim tatėpjetė.
- E unė ia dhashė Ti i hodhe njė sy asaj vajzės?
- E pashė, - ia bėri Fatlumi i bezdisur. Po ėshtė larg Uajt Plleinsi, o ba!
Ja kėtu ma kalon im bir mua. Unė nuk do tė fitoj kurrė mbi tė. Sa larg jemi, o Perėndi!
- Po shiko njėherė ēdo tė thotė, - i thashė unė pas njė heshtje. Pastaj fundja takohuni nė mes, nė Bronksvillė.
Dhe ndėrkohė mendoja: E ēkėshilla mund ti japėsh ti, o i zi! Sa i hynė nė
punė atij historitė e gjaheve tė tu! Po atij as nėpėr mend nuku i shkonte tė qeshte.
- Nuk ėshtė mirė ta prishim me zonjėn. Ajo na siguron pasagjerė tė majmė
edhe
- Atė thuaj! ia bėri djali dhe e kyēi.
Ishin takuarė. E shihja qė ai rruhej e krruhej para se tė vinte tek ajo dhe mė vinte mirė. Ja ta them hapur, dukej sikur atė sukses e kishim tė dy, babė e bir.
- Do ta marrėsh veturėn? e pyesja.
- Do vete andej nga mė the ti, de!
- Ėhė! dhe dukej sikur ia bėnim prapa kurrizit Rezit. Nė vend qė ti thosha grua kemi njė, ēupė pėr Lumin, kemi njė ēupė! Por jo! Ruanim fshehtėsinė ndaj prindėrve. Nė fakt ndaj njėrit prind
Kur, njė tė djelė po pėrgatiste limuzinėn shoku im, Niku.
- Ēke katranosur ti atje nė Uajt Plleins? mė tha nėn zė. - Pėrse ėshtė ankuar ajo zonja te bossi dhe ky po mė dėrgon mua pėr turistėt?
Renda te bossi.
- Ēfarėdo qė tė ketė thėnė pėr mua ajo, edhe sot, tė lutem tė vete unė!- iu luta.
Shpirt njeriu, Xhorxhi. Mė dha mua limuzinėn e mė la tė shkoj nė Uajt Plleins.
- Ata janė ndarė, - mė priti me kėmbėt e para zonja e hotelit. Pse e pengon djalin?
Kėshtu ka thėnė ai?! e pyeta i habitur.
- Njėsoj ėshtė. Nuk i jep para pėr benzinė. Unė jam e interesuarė qė vajza ime tė ketė njė dashnor tė mirė, pasi nė shkollėn e saj valon droga dhe pesė shoqe tė klases sė saj janė lezbike. Unė vajzėn e kam zor ta ruaj nga kėto gjėra. Mendoja se djali juaj do ma shpėtonte vajzėn sa ėshtė nė shkollė tė mesme, pastaj, shohim e bėjmė!
- Ne, - i thashė, - kemi kanune tė tjera. Ne e kemi tė shėnjtė lidhjen e burrit me gruan
- Ohu! ia bėri ajo e bezdisur. Po filluamė tė flasim pėr shėnjtėritė nė mes tė kėsaj bote tė shėmtuarė !
Ai, hajvani nuk mė kish vėnė fare nė dijeni. E kish vėrtet te benzina, apo ? Jo or po me tė unė nuk do tė merrem mė dot vesh kurrė! Tani rri e vras mendjen se si mund ta ujdis me kėtė zonjėn, se kam frikė mos mbetem pa klientėt e kėtushėm.
- Po sipas teje, moj zonjė, - i them nė fund, - benzinėn ta paguaj unė?
- Tė propozoj ta paguajmė tė dy?
E filluam njė pazar, qė u zgjat lere mos e pyet. Aritmė njė ujdi, pastaj Ajo do tė paguante gjastėdhjetėepesė pėrqind, unė kusurin. Shtėrnguamė duart mbi banak e u ndamė.
Kėshtu e lamė njėherė pėr njėherė Tė shohim ēdo tė ndodhė. Dashuri, ėshtė e sigurtė qė nuk ka brenda. Me njė fjalė zemrat nuk pėsojnė gjė. Tė shohim ēdo tė pėsojnė lėkurėt!...
09/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
Krijoni Kontakt