Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Protestuesit serbe: Mitrovica eshte Serbi.

    Tensioni

    Kryeministri shqipetar i Kosoves shpeton per nje qime.

    Protestuesit kanė fyer me fjalė Kryeministrin dhe kanė brohoritur "Kėtu ėshtė Serbi”. Situata ėshtė tensionuar kur serbėt e rebeluar kanė filluar tė hyjnė dhunshėm nė restorant, pasi kanė thyer xhamat e lokalit....

    Kryeministri del nga njė derė e fshehtė e restorantit, duke lėnė pas frikė dhe tension

    Serbėt sulmojnė Bajram Rexhepin
    Plagoset pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore



    Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, i ka shpėtuar dje njė sulmi kriminal nė pjesėn veriore tė Kosovės.

    Njė pėrfaqėsues i Bankės Botėrore ėshtė lėnduar, kur qindra serbė, shumica prej tyre pjesėtarė tė formacionit tė ashtuquajtur "Rojet e Urės", kanė sulmuar me gurė restorantin "Number 1", nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Nė kėtė restorant po drekonte Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi dhe bordi i drejtorėve ekzekutiv tė Bankės Botėrore. Lokali i pėrkiste Milorad Todoroviēit, pėrfaqėsues serb nė qeverinė e Kosovės.

    Pasojat
    Gjatė incidentit njoftohet se serbėt kanė djegur edhe katėr automjete tė policisė dhe ėshtė shkatėrruar autobusi, qė kishte sjellė delegacionin pėr vizitė. Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, thuhet se ka arritur tė largohet nga lokali pėrmes njė daljeje tjetėr, pa ndonjė lėndim. "Kryeministri Rexhepi ka mundur tė ikė nga vendi i ngjarjes, pėrmes njė dere emergjente dhe rrugėve anėsore, ndėrsa njėri nga punonjėsit ndėrkombėtar tė Bankės Botėrore ka pėsuar lėndime tė lehta", ka konfirmuar zėdhėnėsja e policisė, Tracy Becker. Zėdhėnėsja Becker tha se viktima ka pėsuar lėndime tė lehta dhe ka marrė trajtim mjekėsor. Trazirat nė Mitrovicė kanė shpėrthyer pasi Kryeministri Rexhepi dhe delegacioni i Bankės Botėrore kanė shkuar nė njė drekė pune nė restorantin "Number 1", nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, tė banuar me shumicė serbe, pėr t'u takuar me ministrin serb tė qeverisė sė Kosovės, Goran Bogdanoviq. Sipas autoriteteve ndėrkombėtarė nė kėtė qytet, vizita e tyre nuk ka qenė e paralajmėruar, prandaj as nuk ka pasur forca shtesė tė sigurisė.

    Kėrcėnimi
    Protestuesit kanė fyer me fjalė Kryeministrin dhe kanė brohoritur "Kėtu ėshtė Serbi". Por situata ėshtė tensionuar kur serbėt e rebeluar kanė filluar tė hyjnė dhunshėm nė restorant, pasi kanė thyer xhamat e lokalit. Pėr Kryeministrin Bajram Rexhepi, protesta e serbėve nuk ishte e jashtėzakonshme. Ai tha se, si banor i Mitrovicės, e njeh mirė situatėn dhe njerėzit, por shfaqi dyshimin se ata qė janė rebeluar janė qytetarė tė zhvendosur nga pjesėt e tjera tė Kosovės. "Njerėzit nuk janė mėsuar, por unė jam qytetar i Mitrovicės. Kam shtėpinė nė veri tė qytetit dhe kėtu kam shtėpinė ku jam jetuar. Kjo nuk ėshtė diēka anormale pėr mua, por ėshtė e mundur qė kėta qė po protestojnė nuk janė qytetarė tė Mitrovicės, sepse ne mitrovicasit njihemi me njėri-tjetrin", tha Kryeministri Rexhepi. I shoqėruar nga vetėm disa pjesėtarė tė sigurimit dhe SHPK-sė, Kryeministri dhe njė ekip prej tre gazetarėsh shqiptarė, janė tėrhequr shpejt nga vendi i ngjarjes, duke shfytėzuar rrugėt dytėsore. Vizita e Kryeministrit Bajram Rexhepi nė veri tė Mitrovicės ka ndodhur nė ditėn qė nė qytet ėshtė ditė tregu, prandaj rrugėt ishin pėrplot me qytetarė serbė. Atyre nuk iu ėshtė dashur mė shumė se 5 minuta qė tė mblidhen nė formė tė organizuar dhe tė pengojnė vizitėn e Kryeministrit. Mitrovica ėshtė qytet i ndarė qė prej pėrfundimit tė luftės. Nė veri jetojnė popullata shumicė serbe, pėrfshirė kėtu edhe serbėt e zhvendosur nga pjesėt e tjera tė Kosovės, tė cilėt kanė uzurpuar pronat e shqiptarėve. Ndėrsa nė jug jetojnė popullatė, shumicė shqiptare. Tė dy komunitetet i ndan ura mbi lumėn Ibėr.



    Kush janė "Rojet e Urės"

    "Rojet e Urės" janė njė strukturė paralele e sigurisė qė financohet nga Beogradi. Ky formacion numėron rreth 300 pjesėtarė, kryesisht ish- policė gjatė regjimit tė Milosheviēit nė Kosovė dhe ish-pjesėtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Ata konsiderohen si pėrgjegjėsit kryesorė pėr dėbimin e mbi 12 mijė shqiptarėve nga veriu i Mitrovicės, vrasjen dhe plagosjen e disa civilėve shqiptarė si dhe policisė ndėrkombėtare si dhe incidente tjera qė kanė ndodhur nė katėr vjetėt e fundit. Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė vitin e shkuar ka nėnshkruar njė marrėveshje me qeverinė e Beogradit pėr shpėrbėrjen e "Rojeve tė Urės" dhe strukturave tjera paralele, por kjo nuk ėshtė respektuar.



    Banka Botėrore, 16 milionė euro

    Banka Botėrore ka bėrė tė ditur dje se do t'i japė Kosovės njė fond prej 16 milionė eurosh, qė do tė shfrytėzohen pėr sektorė tė ndryshėm, e veēanėrisht pėr arsim dhe bujqėsi. Gjatė vizitės nė Prishtinė, delegacioni i Bankės Botėrore ėshtė takuar, ndaras, me Presidentin Ibrahim Rugova dhe me Kryeministrin Bajram Rexhepi. Pėrfaqėsuesi i Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore, Marsel Masa, pas takimit me Rugovėn tha se "ne u pajtuam me dėshirėn qė Banka Botėrore tė jetė e angazhuar edhe mė shumė sesa ka qenė deri tani nė Kosovė. Kosova ėshtė nė rrugė tė mbarė. Dhe ne jemi duke u angazhuar qė nė tė ardhem tė jemi edhe mė frytdhėnės".



    Gjendet i vrarė ushtari USA

    Njė ushtar amerikan i Forcės sė Ruajtjes sė Paqes tė NATO-s nė Kosovė (KFOR) u gjet i vdekur, njoftoi dje KFOR nė njė komunikatė. "Togeri Daryl Brooks, 43 vjeē, i batalionit tė parė tė regjimentit 111 tė kėmbėsorisė, u gjet i vdekur si pasojė e njė plage me armė zjarri", tė enjten nė mėngjes, vė nė dukje komunikata. "Daryl Brooks u gjet nė njė bunker prej ēimentoje tė kampit ushtarak amerikan tė Monteith, nė lindje tė Kosovės, me njė ushtar tjetėr tė njėsisė sė tij, vė nė dukje komunikata. KFOR nuk thekson se nė ē'kushte ėshtė goditur ushtaraku.

    Burimi: "Gazeta Panorama"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK-u: Kryeministri mund tė udhėtoj lirisht nė Kosovė

    UNMIK dėnon fuqishėm sulmin e dhunshėm ndaj delegacionit tė Bankės Botėrore tė shtunėn. UNMIK- u riafirmon qėndrimin se Kryeministri ėshtė kryeministėr i tėrė Kosovės dhe mund tė udhėtojė lirisht gjithku nė territorin e saj. Ėshtė pėr tu dėnuar sesi bandat e dhunshme tė armatosura po veprojnė nė kėtė mėnyrė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, apo nė ndonjė pjesė tjetėr tė Kosovės.


    UNMIK-u bėn thirrje te tė gjithė ata tė heqin dorė nga kėto metoda. Ata u kundėrvihen drejtpėrdrejt standardeve pėr Kosovėn pėr tė cilat liderėt pėrgjegjės po punojnė pėr ti arritur. Po zhvillohen hetime lidhur me sulmin e dhunės ndaj Bankės Botėrore, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė UNMIK-ut.

    ************************************************** **************


    Shtetet e Kuintit dėnojnė sulmin e 6 dhjetorit

    Qeveritė e shteteve tė Kuintit fuqimisht dėnojnė sulmin e 6 dhjetorit nė Mitrovicė nė kryeministrin e Kosovės dhe nė delegacionin mysafir tė Bankės Ndėrkombėtare pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Kryesit e kėtij sulmi janė kriminelė, veprimet e tė cilėve janė nė kundėrshtim me interesat e tė gjithė njerėzve dhe komuniteteve tė Kosovės. Bėjmė thirrje qė tė gjithė liderėt e Kosovės t'i dėnojnė tė gjitha aktet e tilla tė dhunės.


    Ne besojmė se autoritetet e UNMIK-ut do tė bėjnė hetimin pėr tė prurė para drejtėsisė kryesit e kėtij sulmi. Kuinti lavdon veprimet e oficerėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė vendin e ngjarjes, gjakftohtėsia dhe profesionalizmi i tė cilėve duket se e ka shmangur tragjedinė.

    ************************************************** ***************

    KMDLNJ: Sulmi ndaj kryeministrit-sulm kundėr institucioneve tė Kosovės

    KMDLNJ-ja reagon ndaj sulmit tė “rojeve tė urės” kundėr kryeministrit tė Kosovės dhe delegacionit tė Bankės Botėrore nė restorantin “Numer One” nė veri tė Mitrovicės, qė paraqet sulm tė drejtpėrdrejtė tė bandave serbe edhe ndaj institucioneve tė Kosovės.


    “Sulmet e “rojeve tė urės” dhe tė ekstremistėve tė tjerė serbė kundėr shqiptarėve, por edhe kundėr qytetarėve tė tjerė joserbė nė veri tė Mitrovicės ėshtė dukuri shumė e shpeshtė. Nga sulmet e kėtilla nuk janė kursyer as pjesėtarėt e institucioneve ndėrkombėtare, tė cilėt po ashtu nė disa raste kanė qenė objekt i sulmeve tė ekstremistėve serbė. Sulmi i fundit dhe atė nė prani tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė vėrteton faktin botėrisht tė ditur se nė veri tė Mitrovicės dhe pėrgjithėsisht nė veri tė Kosovės realisht nuk funksionon as pushteti i UNMIK-ut e as ai i Kosovės” thuhet n[ komunikatė. KMDLNJ u bėnė thirrje organeve tė administratės sė UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės, e sidomos forcave tė sigurisė (KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė) qė tė veprojnė energjikisht kundėr ekstremistėve dhe pėrpjekjeve tė tyre pėr destabilizim tė mėtejmė tė Kosovės. KMDLNJ shfaqė brengosje pėr qėndrimin indiferent tė UNMIK-ut, i cili po i inkurajon ekstremisttė serbė nė veriun e Mitrovicės duke bashkėpunuar dhe nėnshkruar marrėveshje tė ndryshme me pushtetin “demokratik” tė Serbisė dhe duke i nėnshtruar dhe poshtėruar Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės, nė disajnimin e tė cilave ka luajtur rol vendimtar. Kjo mėnyrė e tė vepruarit dhe qasja transparente e pėrpjekjes sė rikthimit tė Kosovės nė Serbi padyshim do tė pėrfundojė me konflikte tė reja dhe destabilizim tė rajonit. Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės duhet tė ndryshojnė qėndrimin ose tė bėhen pjesė e pėrgjegjėsisė pėr pasojat e mundshme.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse bandat serbe lejohen tė dalin mbi ligjin?


    BERAT LUZHA

    UNMIK-u edhe njėherė u pa se ėshtė i pafuqishėm, mbase mė shumė ėshtė i painteresuar, tė pėrballet me bandat serbe nė veriun e Mitrovicės, kur qindra serbė sulmuan kryeministrin Rexhepi dhe delegacionin e Bankės Botėrore, qė kishte ardhur pėr vizitė nė Kosovė dhe kishte pėrfshirė nė axhendėn e tij edhe Mitrovicėn e veriut. Pos shkatėrrimit tė lokalit ku qėndronte kryeministri dhe delegacioni mysafir, pos djegies dhe shkatėrrimit tė disa automjeteve, pos sharjeve tė stilit fashizoid, kishte pėsuar lėndime tė rėnda njė anėtar i delegacionit tė Bankės Botėrore, kurse kryeministri Rexhepi dhe anėtarėt tjerė tė delegacioneve vendore e ndėrkombėtare, gazetarėt e tė tjerė, vetėm fati i kishte shpėtuar nga mė e keqja.
    Kryeministri Rexhepi, duke komentuar pėr kėtė incident skandaloz, ka shprehur shpresėn e tij se “UNMIK pėrfundimisht do ta braktisė rolin e tij pasiv tė tolerimit dhe tė vėzhgimit tė grupeve, tė cilat vėnė veten mbi ligjin”. Ai ka demantuar akuzėn se gjoja ai kishte shkuar nė Mitrovicė “pa paralajmėrim”. Policia e UNMIK-ut nuk ishte gjendur nė krye tė detyrės pėr mbrojtjen e delegacioneve dhe personaliteteve tė larta vendore e mysafire, tė cilat po qėndronin mė 6 dhjetor nė Mitrovicė. Ajo nuk reagoi as kur u sulmuan mysafirėt nė njė lokal, ku ishte caktuar dreka e punės. Kjo polici, nė njė kumtesė tė lėshuar pėr kėtė incident tė rėndė, pėr ironi, nė vend se t’i dėnonte sulmuesit e tėrbuar, fajėsoi kryeministrin pėr vizitėn e tij “tė paparalajmėruar” nė Mitrovicė. Qė tė jetė ironia edhe mė e madhe, policia e UNMIK-ut “incidentin” e karakterizoi vetėm si njė “prishje tė rendit dhe qetėsisė“! Ajo i mbylli sytė, duke mos e parė problemin, siē ngjet gjithmonė kur fajtorėt janė tė pėrkatėsisė etnike serbe, pa marrė parasysh peshėn e fajit. Madje, nuk e pa tė udhės as tė ndalojė ndonjėrin prej banditėve, tė cilėt e paskan prishur qetėsinė dhe rendin!
    Edhe pėrfaqėsuesit serbė tė Kosovės e kanė fajėsuar kryeministrin Rexhepi pėr “vizitėn e tij tė paparalajmėruar”, tė cilėn e kanė quajtur “provokim tė panevojshėm”, sepse, sipas tyre, “ai nuk mund tė vijė nė pjesėn veriore si kryetar i qeverisė“. Ėshtė indikative se si tre nga liderėt serbė, qė ishin tė ftuar, asnjėri nuk kishte shkuar nė atė drekė tė kobshme. Dihet se ky rast nuk ėshtė i vetmi dhe as i pari i kėtij lloji. Nė prill tė kėtij viti serbėt kishin sulmuar me bomba dhe me armė edhe vetė policinė ndėrkombėtare, ku u plagosėn 26 policė, ndėrsa i akuzuari, edhe pse ishte arrestuar, nuk ishte dėnuar, sepse, sipas gjykatės, ai nuk kishte gjuajtur bomba, por gurė!
    Pse UNMIK toleron edhe mė tutje banda tė organizuara nė Kosovė, tė cilat e thyejnė ligjin, qėndrojnė mbi ligjin, madje edhe e krijojnė vetė ligjin sa herė t’u teket atyre? Dhe, kush e bėn ligjin nė pjesėn veriore tė Mitrovicės? “Qė nga qershori i vitit 1999 ekzistojnė dy subjekte kryesore, tė cilat shėrbejnė si struktura paralele tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės; tė ashtuquajturit “Rojet e urės” dhe policia e Ministrisė serbe tė Punėve tė Brendshme – MUP”, ka vlerėsuar Misioni i OSBE-sė nė Kosovė nė tetor tė kėtij viti. Mė vonė ishte formuar edhe shoqata e qytetarėve tė urės “Sveti Dimitrija”. Mė 14 gusht tė kėtij viti kuvendi i komunės sė Zveēanit ka ngritur njė “komitet pėr vetėmbrojtje nga sulmet e terroristėve dhe tė ekstremistėve shqiptarė“. Detyra e kėtyre strukturave, tė organizuara dhe tė financuara nga Beogradi, ishte, pos tė tjerave, edhe arrestimi i njerėzve dhe dorėzimi i tyre autoriteteve tė Beogradit, moslejimi i kthimit tė shqiptarėve nėpėr shtėpitė e tyre nė veri tė Mitrovicės, dhėnia e dokumenteve shtetėrore serbe etj. Njė pjesė e “Rojeve tė urės” janė “tė punėsuar” nė spitalin e Mitrovicės. Nė fakt aty vetėm se figurojnė nė listat e pagave, kurse ata nuk janė staf i spitalit. Qeveria serbe kėto roje tė sė keqes i paguan pėrmes xhirollogarisė sė spitalit, institucion ky i okupuar dhe qė vepron paralelisht, vetėm pėr serbėt.
    Sipas OSBE-sė, Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė i ka zyrat e veta anembanė Kosovės, ndaj edhe nė Mitrovicė e Zveēan. OSBE vlerėson se “oficerėt e MUP-it janė tė organizuar mirė“. Nga pėrbėrja e MUP-it nė Mitrovicė, 19 janė inkuadruar nė Shėrbimin Policor tė Kosovės. Vetė organet e UNMIK-ut, jo vetėm se i kanė toleruar formimin dhe funksionimin e organeve paralele serbe nė Kosovė, tė drejtuara nga Beogradi, por shpesh ka ndodhur qė qytetarėt t’i orientojnė pėr marrjen e dokumenteve pikėrisht te kėto zyra paralele.
    Nė kėtė mėnyrė qeverisė sė Serbisė iu mundėsua qė legalisht ta mbajė nėn kontroll njė pjesė tė Kosovės, nė kundėrshtim tė hapur me Rezolutėn 1244 dhe me tė gjitha normat qė UNMIK-u “i zbaton” nė Kosovė. Por, nė kėtė mėnyrė Kosova mund tė futet nė njė labirinth gjithnjė e mė tė rrezikshėm. Mbase dikush ėshtė i interesuar qė Kosovėn pėrsėri ta shohė si ishte para disa vjetėve. Ėshtė koha e fundit t’u themi ndal tė gjithė atyre tė cilėt dėshirojnė kthimin e Kosovės prapa, nė humnerėn e pafund tė orekseve fashiste tė Serbisė. Para tė gjithėve, kėtė duhet ta bėjė vetė administrata e UNMIK-ut, nėse vėrtet do ta bėjė Kosovėn vend demokratik, ku do tė sundonin ligjet dhe ku do tė vendosej pėrgjithmonė rendi, paqja e qetėsia!



    10/12/2003

    shekulli



    ---------

  4. #4
    Mirlind
    i/e ftuar

    pershendetje

    Serbet sulmojn qdo dit ne mitrovicen veriore shqipetaret e pafajshem,mendimi imi eshte qe per keté jemi ne veht fajtor qe e lejojmi nje gje te tillé qe te ndodhé ndaj shqipetarve te pafajshem ne anen veriore te mitrovices,sepse ne nuk jemi te bashkuar siq duhet te jemi..ne tregojmi trimerin ton vetem ne mes vehti e jo atje ku duhet te tregohet trimeria,po nese do ua kishim lené per qdo dité nga 4/5 serb rrugve pa koka nje javé me radhé hiq me teper qka mendoni ju per keté se sa do te kishte me zgjat qeshtja e tyre....por keté nuk ka njeri qe i del ballé nga ana joné dhe po mundohemi me dialog dhe paqe,Ata sulmojn qdo dit dhe do te sulmojn gjithmon hiq pa ndal sepse nuk kan frik nga askush UNMIK dhe trupat paqrujtés KFOR nuk intervenojn ndaj atyre sikur ndaj nesh,perse forcat paqrujtese nuk bejn kontrollimin e arméve ne anen veriore te mitrovices,perse serbet jané te liruar qe te qarkullojn nepermes kosoves me automjete dhe nese eshte nevoja edhe percielljen jua mundeson UNMIKU, e shqipetaret e gjoré ju duhet per nje dokument per ta rregulluar ne gjyqin e qarkut ne mitrovic veriore te presin nga nje javé termimin deri sa te lirohen makinat e UNMIKut me mrezhe qe te dalin andej lumit e nuk vjen n“shprehje qe te dalin me automjetet e tyre....!Nese nuk detyrohen serbet me dhuné nga shqipetaret per me e liruar pjesen veriore atéher sa per UNMIK dhe trupat paqrujtes te KFOR it,Ata do te qendrojn gjithmon aty sot ku qendrojn dhe do te sulmojn gjithmon.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica mon amour, eshka qė pret shkėndijen
    Nga gentius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 19:15
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •