Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Itinerar instiktesh

    Itinerar Instiktesh (medituesisht trenore)


    Neqoftese do te perfytyroje nje fytyre njerezore, teresisht te pacaktuar, a eshte e vertete qe sjell ne tru nje fytyre qe e ke pare dikur, diku, apo eshte nje portret thjesht origjinal? Apo, per ta nderlikuar kete me shume, eshte nje fytyre qe do ta shohesh ne nje te ardhme te paprekur?
    Sot pashe nje surrat qe e kisha krijuar ne mendje para shume kohesh dhe, megjithese kjo qe po them s'ka shume kuptim, ishte nje fytyre e njohur ose dikush qe i ngjante nje imagjinate te dikurshme, aspak poetike, ose..., them se jam une ai qe ndjen mungese lirizmi.
    Peshtyj jashte te gjitha dhe selektoj ato qe me duhen. Jane te pakta gjerat qe kane vertet rendesi sot. Nga keto pakica, ajo qe duhet te kete me shume rendesi eshte ruajtja e jetes dhe per me shume, e shendetit. Nuk e di nga me shpertheu ky ekzistencializem humanist...- e dyta eshte muzika. Cdo njeri duhet te kendoje kenge me vete kur nuk ka c'te mendoje tjeter qe te mos humbase ritmin e jetes. "Teoria Penjore" e shpjegon shume qarte filozofine e universit. Filozofia me kuptimplote - muzika. Te gjithe rezonojme ne vale vibruese, ndryshe do te ishim shkaterruar. Pyetjes se kush eshte dirigjenti i kesaj orkestre simfonike refuzoj t'i jap pergjigje tani per tani.
    Fytyra qe me duket e njohur me ka ngulur syte, te thuash se isha dhe une e njejta gje per te. Ve re se te gjithe pasagjeret po veshtrojne dike, duke dashur te perpijne cdo detaj te tyre. Kjo gje ndodh gjithmone ne tren, mengjezit, kur njerezit perpiqen te mbajne mendjen zgjuar, diteve te fundit te nderrimit te ores. Pasi ora te prapesohet gjashtedhjete minuta, coroditja do te jete kaotike. Te gjithe do te rezonojne kakofonikisht derisa neurotransmetuesit sinaptike te tyre te adaptohen me ndryshimin - te akordojne instrumentat per muziken e re.

    - Shendet!
    "Njeriu" qe teshtiu kthen koken dhe me shikon me dyshim sikur une t'i kisha thene "plac." I buzeqesh gjuhen universale te "s'e pata me te keq" dhe "njeriu" teshtites arrin te kuptoje qe une e pershendosha ne gjuhen time, pa dashur, instiktivisht, gjuhe e padegjuar per te. Fytyra e njohur eshte veshur me te kuqe dhe shtrengon nje gote kartoni te mbushur me kafe, duke dashur te ngrohe duart ne kete dimer qe erdhi pak parakohe, shemtuar, si fytyra qe kam perballe.
    Ajo ben ate qe bejne te gjithe kur treni del nga tuneli: shikon nga dritarja dhe mundohet te identifikoje vendin qe sheh jashte. Vend i panjohur. Sot treni e shfaqi poshtersine duke ndryshuar itinerarin e perditshem per arsye meremetimi te antikitetit hekurudhur te ketij qyteti aspak antik.
    Une kendoj me vete, pa ze, pa dashur, ajo mbyll syte, "njeriu" studion imtesisht rrudhat ne faqet e nje kinezeje plake qe kaa perballe, jashte era ndalon dhe i le radhen shiut, makinisti jep nje informacion te pakuptueshem ne mikrofinin qe sic duket ka dhene shpirt me kohe, treni anohet, hyn ne tunel, une nderpres kengen dhe mbyll syte gjithashtu, duke u perpjekur t'u jap fund mendimeve para kohe, pa i perfunduar - zakon i keq qe po ushtroj koheve te fundit. E kam inat veten per kete gje. Sidoqofte stacioni im shkurton distancat nga treni dhe me duhet qe mendimeve t'u caktoj fundin pa shkrim, qe t'i humb me lehte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 27-02-2005 mė 15:41
    The end is the beginning is the end

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Interesant ky shrimi yt....urime.

  3. #3
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Ve re se te gjithe pasagjeret po veshtrojne dike, duke dashur te perpijne cdo detaj te tyre.
    Meditim:
    Ve re se te gjithe jemi pasagjer, por jo te gjithe veshtrojme. Te gjithe duam te perpijme, por jo cdo detaje te tyre. E pastaj, kush eshte ai njeri qe mund te perpij cdo detaje te tyre? Ajo mosperpirja me cmend. Veshtrojme pa perpire ate qe eshte.
    __________________________________________________ _
    Ide shume e bukur kjo e Itinerarit te Instikteve, Lit.

  4. #4
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Pershendetje Lit me pelqeu shume,c'do gje m'u duk teper familjare, dhe m'u kujtua qe edhe ty te pelqenin udhetimet...
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  5. #5
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    ...edhe mua mu duk....rrefim i njohur....nje tren ne te cilin udheton bashke me ne edhe ajo qe na vret pa kuptuar....pra perditshmeria...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Lit,
    Ky udhėtimi yt mė ngjanė nė udhėtimin qė quhet jetė, udhėtim ku tė gjithė jemi nė tė njejtin tren i cili shkon nė njė drejtim tė caktuar dhe cak e ka vdekjen.

    Kurse ty Lit, tė pėrgėzoj pėr shkrimin.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •