Close
Faqja 9 prej 52 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 515
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    14 Janar...
    Mbremje....
    Ora 11:56pm....

    Nata, serish mbreteron rruget, pemet, qellin, e padyshim gjithcka qe i del perpara.
    Nje tjeter kapitull eshte duke u mbyllur qetesisht nen tymin e kohes.

    Jetoj, vecse te dua, edhe nese nuk me duan.
    Jetoj, vecse te dhuroj, edhe nese nuk me dhurojne.
    Jetoj, vecse te adhuroj zotin per jeten qe me fali!!
    Jetoj, vecse te rroj krenar, pasi UNE jam vec, gjak SHQIPETARI!!

  2. #82
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ditari i ndjenajve?

    Epo ja qe ndonjehere vjen nje kohe dhe ndjenjat te behen luks. Behen luks sepse jeta nuk eshte nje qiell i lumtur dhe pa re, nuk eshte nje lume apo liqen i shkumezuar, nuk eshte nje muzike, nje poezi, dhe per me teper nuk eshte nje haperdim i mendjes ne dalldisje fjalesh.

    Vjen nje kohe kur jeta duhet mare seriozisht dhe praktikisht. Vjen nje kohe kur njerezit duhet te mendojne per te siguruar buken mbi tryeze per te afermit e tyre, kur duhet te punojne nate e dite drejt realizimit te endrres dhe arritjes se qellimeve te tyre ne jete.

    Kur dashuron shume kjo te meson se si te jesh e forte, por kur te dashurojne te tjeret atehere kjo te jep kurajo. Jane njerezit qe dua e qe me duan te cilet i mbaj si hajmali ne shpirt, gjithmone mbas vetes kudo qe shkoj. Jane ata dhe frymezimi qe me vjen prej tyre te cilet me japin forcen te arrij synimet e mia ne jete. Prej dashurise, mbeshtetjes, perkujdesjes te tyre une rritem, zbukurohem, shkelqej. Ndersa prej dashurise qe une ju jap atyre mesoj se si te jem e pergjegjshme, e forte, e denje per t'u perkujdesur per rrethin tim te dashurise.

    Duhet pasur kujdes se cilet njerez duhen lene brenda ketij rrethi. Kjo ben ndryshimin midis rritjes, zbukurimit, shkelqimit tend dhe nga ana tjeter mpakesimit, ligeshtimit, zbehjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 15-01-2004 mė 14:11
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    15 Janar...
    Pasdite...
    Ora 12:52p...

    Ndihem i perkedhelur dhe njekohesisht i zhgenjyer nga mendimi se jeta nuk eshte, vecse, nje "kuti cokollatash".

    Duke konsumuar secilen nga copat, me dhurohet ndjesia se embelsia e tyre sa vjen edhe zbehet gradualisht, nen monotonine e njepasnjeshme te nenshqises se shijimit.

    A nuk ndodh njesoj me jeten?!

    Pasi plotesuam nje nevoje apo deshire, menjehere vrapojme te etur drejt plotesimit te tjetres, e keshtu me rradhe.....

    A eshte valle, kjo, jeta e vertete?!

    Mjaft intrigues ky fakt.
    Me jep pershtypjen se jetojme te izoluar nga e verteta lakuriqe, dhe ne te njejten kohe, te manipuluar nga atmosfera qe ofrojne pasionet e castit....

    .................................................. ........

    Jetova te sotmen me e endrrat e se dieshmes!
    Do te jetoj te nesermen me endrrat e te sotmes!

    A eshte jeta nje enderr pa mbarrim?!

    Ndoshta, ndoshta, nuk e di.............

    Nen petkun e enderrave,
    dua te fshihem,
    vec, thjesht me ato perfytyroj te njihem
    dhe dua, vecse, ne lendinen e endrerave te shtrihem,
    dhe kurren e kurres te mos ngrihem!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 15-01-2004 mė 17:06

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje dite ne jeten time ,qe ne heshtje te tregonte sa lumturi kam ne baulen e thesarit.
    Ajo mbremje e kaluar duke pare yjet ne shkretetire..
    apo ajo tjetra duke pare perendimin ne oqean..
    Sa deshire kam te jetoj ne infinit ēastet me te lumtura..
    Dhe deri sa i kalova njehere.perse te mos pretendoj te jene perhere.Jane te mijat apo jo?
    Me perkasin mua dhe vdesin nen pluhurin e harreses.
    Mos valle nuk do te me jepnin te njejten magji?
    Nuk mund ti harroj.
    Nganjehere i mbuluar deri ne zemer nga nostalgjia i hap,dhe ato me rrethojne me dashurine e tyre sa me mungon edhe fryma.
    Dhe me mbeshtillet ketu ne gjoks nje diēka qe nuk arrij ta largoj.
    Shpirt i trishtuar nganjehere i imi,por thojne qe kjo eshte jeta.

    Therrime nga nje ekzistence ...
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #85
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    16 Janar 2004

    Eshte dite shume e bukur e per me teper se kam edhe ditelindjen.
    Dhe deri tani e kam festuar mbrekulli, por dita nuk ka mbaruar ende dhe mbrekullia vazhdon.....

    FALEMINDERIT stafit te Forumit Shqipetar per urimin e Ditelindjes.
    Kenaqesi e vecante per mua.

    Me respekt Altina!
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    16 Janar...
    Mbrėmje...
    Ora 6:15p

    P.S. Altina edhe 100vite te lumtura te dhuroftė zoti.

    ..................................................

    Buzė mbrėmja ka mberritur mė nė fund, edhe nje herė, ne pragun e lagesht te dritareve te dhomės sime tė mbushur plot e pėrplot, me kujtime rrėnqethėse, apo lajme te shumėpritura, apo te gėzueshme, pse jo edhe kujtime nga ēaste te lumtura dhe te paharruara tė sirtarit te madh te jetes sime.

    Kujtime!! Ehhhh kujtimet!
    E vetmja rrugdalje nga realiteti, jane vetem ato...........,thjesht kujtimet.
    .................................................. .

    Tek shpalos, fletet shumengjyrshe te albumit tim, gėrsheta kujtimesh, rrjedhin papushim nė venat e muskujve tė mendjes, te lodhur nga pesha e kohės, ndersa, tashmė, tek shfletoj pa u ndalur fletėt e kėtij momenti magjik, ėshte duke e rinuar serish, me kujtimet e dikurshme tė lumtura qė ofronte ditari i jetes, sahati i mendjes sė trishtuar.

    Ja dhe fotografia e pare.........., ja tek ėshtė e dyta......., e treta nuk vonoi aspak............e kėshtu me rradhė po i vjen rradha kujtimit te fundit, tė albumit tė bardhė, por, jo, kurrė, nuk i vjen fundi, albumit tė pafund tė zemrės time, te mallėngjyer si kurre, ndonjeherė.........


    << Exodus......Simply, Chasing Infinitely, The Freedom Of My Heart..........>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 16-01-2004 mė 22:51

  7. #87
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    sot koha ishte shume e bukur..me kujtoi ato ditet e largeta te pranveres ne shqiperi.
    gjithe diten
    u perpoqa te perqendrohem e lexoj per provimet po cdo 5min.shikimi me rreshkiste here nga dritarja e hapur prej nga vinte era e detit e here perqendrohej ne nje pike,sikur pas saj te fshihej celsi iasaj qetesi qe po me mungonte e vidhte gjithe perqendrimin..
    u lodha se jetuari te njejtat pjese e se theni iku edhe nje dite!

    ps:Altina dhe une po ta uroj ditelindjen megjithse seshte vendi..po ketu ne kte kend te forumit kemi gjetur nje strehe te perbashket dhe shume njerez me duket se injoh prej kohesh..i ndjej me te afert..dite te lumtura e plot frymezim!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  8. #88
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    19/01/04

    QETESI e veshur ne te shumengjyrtat mendime....
    Marre fryme ne klima te kthjellta buzeqeshjesh...
    Dita ime e sotme lindi prej mengjezesh te bardhe.


    P.S Marsela faleminderit per urimin!
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  9. #89
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Janar 19 ... Viti 2004..

    Si nje kaktus i eger me ngjan sot Tirana dhe mbremja e bene me te muget veshtrimin.
    Me duket se jetojme ne dite te veshura me pantallona trecerekshe.
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  10. #90
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    21/01/04

    Dite e zakonshme me shi...
    Lehtesisht me prek me duar ftohtesisht te trishta....por vetem lekuren.
    Tanime nuk kam me ftohte...
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

Faqja 9 prej 52 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i Ndienjave (vazhdim)
    Nga Veshtrusja nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 400
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 14:36
  2. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  3. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •