Nuk e di se cfare te shkruaj me pare dhe nga te nis historine e kesaj jete !!
Vertet qe me ben te mendohem thelle dhe jam i paqarte ne vetvete.Nje njeri i zhveshur nga ndjenjat nga mendimet nga gjithcka . Cfare mund ta quaj veten valle nje peme te thare ..? Eshte nje gjenje shume e pazakonte dhe ralle here njeriu i "jepet" rasti te jetoje nje ndjenje te tille. Eshte e veshtire te jetosh ne nje menyre te tille ku asgje per ty nuk ka me interes cdo gje brenda teje ka vdekur dhe ne mendjen tende kan ngelur vetem kujtimet dhe nostalgjia e viteve qe ke jetuar dhe asgje me teper.E gjithe kjo per cfare aresyeje mos valle duhet te shpaguaj per cfare kam bere qe me duhet te provoj nje ndjenje te tille nje gjendje te tille si nje njeri ne koma qe qe pret te ēohet nga gjumi.
Kur te ka vdekur shpirti atehere e shikon veten si nje copez leter qe nuk ka asnje vlere dhe gjeja e pare qe kerkon eshte nje "shpetim" nga kjo gjendje dhe theret me ze te larte dhe zeri yt perplaset ne faqet e dhomes dhe te kthehet perseri mbrapsh , kur ti kerkon ndihme dhe si pergjigje mer nje jehone qe te ben te ndihesh me i ftohte se akulli dhe e kupton qe asgje nuk mund te te lehtesoje sado pak nje dhimbje qe ke ne shpirt . Te kerkosh te jetosh gjeja me minimale qe kerkon nje njeri dhe ate te drejte mos ta kesh .Ri e mendohesh dhe nuk gjen nje pergjigje ne vetvete ,mendimet te ngaterohen ne koke dhe je shume i corientuar shikon boten reth e rotull gjallerine qe ka dhe paralelisht shikon qe vet nuk je ne ate vorbull te jetes zhurme levizje njerez te shperqendruar qe ecin dhe ne syrin tend keto jane vetem nje imazh qe te kujton te kaluaren tende te del perpara si nje vizion dhe qe nuk mund te arish te futesh ne kete vorbull te jetes .
Shikon tek vetja te gjesh force te kthehesh dhe nje here mbas por eshte e kote nuk ka asgje qe mund te te ngjalle sado pak shprese per te kaluaren dhe te mendosh qe ka vdekur dhe shpresa .
Nese eshte kjo ajo qe te duket si nje prove ne jete per te pare sesa i forte je ne vetvete atehere me duhet te jetoj kete jete dhe te kapem for mbas cdo gjeje te bukur dhe nese do shkuar perseri do te thote qe ka dicka qe me mban gjalle dhe qe ia vlen te sfidosh kete ******* .
Kjo eshte sfida me e madhe qe kam hasur ne jete ....
That is only the begining .....
Krijoni Kontakt