Close
Faqja 11 prej 52 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 515
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    29 Janar..
    Fletėt e imta tė borės , sėrish kanė pushtuar gjithēka qė ju del pėrpara......burimin e zemrės sime.......njė pjesė tė mendimeve tė mia......ndoshta mė tepėr......
    Pėrreth, ndihet ajri i ftohtė polar, por i pastėr, i filtruar mjeshtėrisht nga hijeshia maramendėse e njė Galaksie mė vete, qė gėzon emrin "natyrė".

    Shoh, ndiej, mendoj, ėndėroj, fluturoj, i mbėshtetur besnikėrisht mbi gjirin e akullt dimėror...............

  2. #102
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    29/01/04

    Mbremje e gjate shirash....
    dhe ky muaj iku me nje frym, rendi si i marre....
    Me duket tren rapid nga kalimi i te cilit mbaj mend vetem fshikullimen e ajrit qe egersisht perplaset metalit te ftohte...
    E ka fajin mbremja e lagesht...
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  3. #103
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    29 Janar...
    ora 20:23

    Mbremje....
    Fytyren kam ngjitur pas xhamit si roje pikellimi, dhe nen mua dergjet qielli i nates, ne pellembet e mia u shtrine mungesat, heshtje e dyfishte horizonti.
    Fytyren kam ngjitur ne xham si shtegetar nate, dhe ty te kerkoj pertej hapesirave te pritjes, pertej vetes time,..
    Kafshata dashurie ngjyej ne mallin tim i cili eshte kaq i forte sa nuk po e kuptoj se cili mungon ketu nga ne te dy...
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  4. #104
    5 shkurt 2004

    qetesi......dremitje ne pelhuren e trashe te se kaluares.

    Sa ftohte qe bente....akoma dridhem!!

  5. #105
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    5 Shkurt 2004

    Perpalsje te forta kujtimesh... Nderkohe pyes veten per te ikurit
    Te kthyeshem do te jene ?....nje dite do te mbrrijne ne prag te portes time gjysem te celet..???
    Hidhet me perqesh ftohtesia e te pavertetave te zhytura ne mungese te te ikurve, ne mbyllje te portes grisje kujtimesh....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ngjyre e bardhe,e kuqe ...pastaj blu.
    Nje blu i thelle qe rreh ne mendje si tamburet e luftes.
    Qetesi e perkohshme ne pritje..
    Nje det i ter mendimesh,thuaj se do jete kjo hera e fundit.
    Vrapojne mendimet per te arritur...ku valle??
    Sa rendesi ka,nuk jane te mijat.
    Ngjyre blu,e kuqe...pastaj e bardha engjellore.
    Gjume te embel yll i pa arritshem.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #107
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    5 shkurt 2004.

    Nuk e di pse kete nate ndjej dhembje ne shpirt nje dhembje te embel,njelloj si atij qe ka bere nje operacion dhe narkoza i krijon nje gjendje deliri.
    Xhamat e dritares,nga ngrica jane bere si te nikeluara.Temperatura e dhomes,i detyron te shkrihen duke krijuar imazhe avijsh dhe lotesh.Zgjas doren te prek xhamin dhe me gisht shkruaj emrin tim dhe te saj,ashtu sic bejne te vegjlit per ata qe duan.Emri im ngelet ne xham kurse emri i saj shperbehet,po po shperbehet ne hieroglife te cuditshme,qe shpirti dhe mendja ime nuk munt ti transkriptojne dot.
    Perse....................?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #108
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    09/02/....

    I pa kohe.....

    Vetmi e plote.... mungese fryme, fjalesh, imazhe te pergjysmuara njerezish....
    Diku se largu nje gjysem shpatulle coptuar ne virtualitet....
    Me tutje..?? Asgje...asgje...asgje....
    Sot dites se perhereshme i mungon koha....
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  9. #109
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    10.2
    sa shpejt largohen ditet kur ti ke deshire ti jetosh sa me gjate,te ndjesh cdo ore e minut qe kalon te thithesh nga cdo cast pak shplodhje qetesi..
    tirana eshte e bukur mengjeseve...njerzit qe nxitojne gjithmone per diku,makinat qe levizin pa pushim,pak zhurme dhe...une qe po largohem..
    sa e veshtire eshte te kuptosh se per te ecur perpara e arritur dicka duhet te heqesh dore nga shum gjera te shtrenjta..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sa rendesi ka kush jam..
    Ju lexoni dhe ne mendjen tuaj kerkoni te imagjinoni gishtat qe ne erresire te bardhe hedhin jeten ne dy rrjeshta..
    Ndoshta jam vetem frut i imagjinates time,ai qe dua te jem.
    Perse jo,apo duhet te paguaj edhe per nje cope enderr.
    Jane te bukura endrrat..sikur te kisha mundesi ti bleja,do behesha skllav i djallit..vetem per ti zoteruar per nje moment.
    Endrra te arta udhetare.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 11 prej 52 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i Ndienjave (vazhdim)
    Nga Veshtrusja nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 400
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 14:36
  2. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  3. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •