Na kerkoi te poezonim forcen e dashurise tone per te qe te kuptonte cili e donte me teper.
I pari fillova une duke perulur malet. Ato u fushezuan. Oqeanin e lumezova mespermes lendinave. Diellin e ndava ne kater anet e tyre. Cdo gje per te zhdukur hijen. Ate hije dyshimi qe shprehu kerkesa e saj. Dyshimin qe kish zemer me force dashurie per te me te madhe se zemra ime.
Jo! Force te atille nuk mund te gjeje!
Por ajo ish e verber. Tjetri i shprehu ndjenjat e tij te sinqerta me dy fjale. "Te dua"- i tha tri here, me fjale, me sy, me shpirt.
Me kthyen shpinen dhe ecen drejt maleve te lartesuar e oqeaneve te tejthellesuar nga urrejtja per mashtrimin tim. Iu pergjunjezuan forces se dashurise sime e cila nuk kish mundur te fitonte zemren vocerrake te asaj vajze.
C'turp per ta!
nsh. nuk di nese e kam postuar perseri kete pjese. Mesa mbaj mend jo. Nese e keni lexuar.....edhe nje e lexuar tjeter nuk ben keq besoj.
Krijoni Kontakt