Pershendetje te gjitheve,
Une jam nje vajze nga Tirana me banim ne Amerike. Kam emigruar e vogel, sapo kisha mbushur 17 vjec. Kam ardhur vetem, familjen e kam akoma ne Shqiperi, por si i thone llafit "kur u ndane keto na rane". Jeta te meson te mbijetosh cdo gje.
Vazhdoj shkollen per arkitekture dhe pres te mbaroj se shpejti.
Me pelqejne shume artet, letersia, kinematografia, muzika. Me pelqen te dekoroj shume, i nderroj vendet e mobiljeve te shtepise pothuajse cdo jave..![]()
Mgjth e vizitoj shpesh Shqiperine, me merr malli per vendin tim. Dhe edhe pse jetoj ne nje zone me shume shqiptare prape jam e "etur" per me shume, me merr malli te flas gjuhen time dhe te kujtoj traditat tona.
Nuk me pelqen politika, sportet, lufterat; kam inat njerezit qe jane interesaxhinj dhe cmirexhinj.
Pergjithesisht jam tip pak i ndrojtur por i qeshur. Nuk besoj ne gjykimet me shikim te pare dhe i jap cdo njeriu dy shanse, jam besimtare e thenies "Everyone deserves a second chanse" dhe e faktit gabimet per njerezit jane, por nuk jam naive qe ti le njerizit te me marrin neper kembe. Nuk duroj dot genjeshtrat. Adhuroj prinderit e mi dhe mbi ta nuk ve njeri tjeter. Nuk jam fetare po jam supersticioze deri ne nje fare pike dhe besoj se cdo gje ndodh per nje arsye.
Jam pak kokeforte dhe po u nxeha llafin e fundit e them te parin, keto jane dy te metat me te medha te miat.
Vdes per nje cike det....dhe me pelqen shume te udhetoj. Kam enderr te vete nje here ne Egjypt.
Uf....u lodha.....kaq per sot. Mgjth kam ndenjur anonime kam dhene me shume te dhena mbi veten time sesa ndonjehere tjeter.
Krijoni Kontakt