Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Nesër përurohet fluturimi i parë i Aviokompanisë së Kosovës

    Prishtinë, 5 dhjetor - Nesër, më 6 dhjetor, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit së bashku me kompaninë e cila ka fituar tenderin - Hamburg Internacional, do të bëjnë solemnisht inaugurimin e fluturimit të parë të Aviokompanisë së Kosovës.
    Në solemnitetin e rastit pritet të marrin pjesë: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, Kryeadministratori Harri Holkeri dhe zëvendësi i tij Çarls Brajshou, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci, Kryeministri Bajram Rexhepi dhe mysafirë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
    Në një njoftim të kësaj Ministrie thuhet se themelimi i kësaj kompanie të parë ajrore kosovare ka rëndësi të veçantë për popullin dhe përgjithësisht për Kosovën, pasi me themelimin e saj do të hapen vija të reja ajrore me Evropën dhe botën, do të bëhet trajnimi i kuadrove kosovare në fushën e Aviacionit
    Civil, do të ngritet cilësia e punës dhe rënia e çmimit të biletave, e çka është me rëndësi do të ketë përfitim Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
    Prerjen e shiritit të fluturimit do ta bëjnë, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Zef Morina dhe kryesuesi i Shtyllës IV të UNMIK-ut Nikolaus Lambsdorf dhe për faqësuesit e kompanisë që ka fituar tenderin.
    Ceremonia e inaugurimit do të bëhet në Aeroportin e Prishtinës në orën 15.00.
    :-g

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    I uroi pune te mbar Kompanis se pare te Kosoves.


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60
    Amin!
    :-g

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •