Kryetari i PS-sė sė Durrėsit akuzoi dje vėllain e kryetarit tė Bashkisė sė Durrėsit pėr dhunė

Kreu i PS-sė sė Durrėsit, Gjermeni: Mė rrahu Koka

Kreu i PS-sė sė Durrėsit: “Ai dhe Et’hem Ruka manipuluan konferencėn”

LL.K

TIRANE - Kryetari i Partisė Socialiste tė Durrėsit, Leonidha Gjermeni deklaroi mbrėmė nė njė konferencė pėr shtyp se “ėshtė goditur nga Leonard Koka”. Leonard Koka ėshtė biznesmen i njohur nė Durrės, vėllai i kryetarit aktual tė Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka. Gjermeni deklaroi nė hotel “Rogner” se kishte marrė sinjale se ishin pėrgatitur fletėt pėr emrat e delegatėve qė do tė hiqeshin nga lista ose do tė qėndronin nė listė pėr nė Kongresin e PS-sė. “Duke qenė se unė deklarova se nuk do tė lejoheshin qė tė pėrsėriteshin manipulimet, qė nė orėn 12.10 mora dy mesazhe ku mė thuhet se “duhet tė japėsh dorėheqjen ose do ta hash”. Duke dalė nė media pėr tė denoncuar kėtė tentativė dhe duke bėrė pėrgjegjės edhe tė deleguarin e kryesisė sė PS-sė, Et’hem Ruka, dimensioni i lajmit u rrit dhe pas debateve qė u bėnė nė podiumin e konferencės me tė deleguarin Ruka, nė tė dalė tė hollit tė teatrit “Aleksandėr Moisiu” ku po bėhej edhe konferenca, ndeshem pėrballė me Leonard Kokėn, i cili mė godet me grusht nė pjesėn e majtė tė faqes”, - tha dje Gjermeni. Kryetari i socialistėve tė Durrėsit e kishte denoncuar ngjarjen nė fjalė ndėrkohė qė ia kishte lėnė nė dorė forcave tė policisė pėr tė identifikuar edhe dy numrat e celularit nga ku i kishin ardhur, sipas tij, kėrcėnimet pėr dorėheqje. Ai nuk bėri tė ditur gjithashtu edhe emrat e delegatėve qė do tė hiqeshin nga lista. Gjermeni deklaroi gjithashtu se nė mbledhjen e fundit tė kryesisė sė PS-sė ai nuk ėshtė zgjedhur kandidat pėr kryetar tė kėshillit tė qarkut pėr shkak tė “kėrcėnimeve” qė kanė marrė njerėzit e ashtuquajtur mbėshtetės tė ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. “Unė nuk i takoj asnjė rryme dhe nuk jam pėr klane brenda PS-sė por nė njė takim kryesie qė ne kemi bėrė para katėr ditėsh jam ndjerė i fyer nga shokėt e mi qė kandidatura ime pėr kandidat pėr kryetar tė kėshillit tė qarkut nuk u pranua pėr faktin sepse katėr ose pesė nga ata qė unė bisedova u shprehen qartė qė unė do t’i vija nė pozitė sepse “unė jam drejtor ndėrmarrje, mė kanė thėnė se je i Metės dhe do tė heqin”. Tė njėjtin arsyetim paraqitėn edhe personat e tjerė”, - tha ai.

Delegatėt e Durrėsit

Gazmir Bizhga
Genci Alizotio
Miri Hoti
Ilmi Gjeēi
Gėzim Agasi
Edmond Agolli
Ilir Tanku
Zihni Beqiri
Leonard Koka
Alqi Kadėnasi
Kujtim Shahini
Roland Xhelili
Natasha Paēo
Paqėsor Zeneli
Agaim Maksukti
Agim Bėrhami
Lili Golemi
Shpėtim Hako
Kujtim Koni
Besnik Kėrtusha
Gjergji Koja
Luan Zaza
Llesh Ēuni
Alfred Dhuli
Alush Xhihani
Leonidha Gjermeni
Bardhyl Agasi