Tema Shkruan:
----
"Pas bllokimit tė rrugės nacionale do ta pėrshkallėzojmė protestėn. Do tė marshojmė drejt kryeqytetit"
Banorėt e Kamzės bllokojnė rrugėn kombėtare
Nė Kamėz dritat mungojnė rreth 16 orė nė ditė, ndėrkohė qė banorėt e Institutit Bujqėsor, janė privuar tėrėsisht nga furnizimi me energji. KESH: "Do tė vazhdojė ndėrprerja e dritave". Banorėt: "S'kemi kontratė me KESH. Kurrė nuk na ka ardhur faturė"
Fran Pjetri, drejtori i Drejtorisė sė Trajtimit tė Studentėve: "Faturat e godinave tė studentėve janė derdhur njė pėr njė nė arkėn e KESH. Pėr godinat e banorėve, edhe pse nuk janė tė pajisura me aparat matės, nuk mbajmė asnjė pėrgjegjėsi"
Banorėt e Institutit Bujqėsor tė Kamzės kanė bllokuar sėrish dje rrugėn kombėtare Tiranė-Fushė-Krujė. Protestat lidhen me mungesėn e theksuar tė energjisė elektrike dhe ujit nė kėtė zonė. Protesta e banorėve tė Kamzės, qė dje shėnoi ditėn e dytė, zgjati 60 minuta dhe u shoqėrua nga forca tė shumta tė policisė. Nė Kamėz dritat mungojnė rreth 16 orė nė ditė, ndėrkohė qė banorėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor, janė privuar tėrėsisht nga furnizimi me energji.
Prej 5 ditėsh, energjia elektrike nė Institut mungon gjatė gjithė ditėnatės, duke sjellė mungesėn e ujit tė pijshėm dhe duke bėrė tė pamundur jetesėn. Drejtues tė protestės paralajmėrojnė se do tė pėrshkallėzojnė protestat deri nė ndryshimin e vendimit absurd tė KESH. "Pas bllokimit tė rrugės nacionale, banorėt do tė marshojnė drejt kryeqytetit, drejt selisė sė KESH. Nuk kemi ē'tė paguajmė kur na ka ardhur kurrė asnjė faturė", thanė banorė tė Institutit.
Pak a shumė e njėjta situatė ėshtė edhe nė qytezėn e Kamzės, ku energjia mungon 14-16 orė nė ditė. "Tė gjitha familjet qė kanė matės paguajnė dritat, tė papaguara janė vetėm aforfetė. KESH nuk ka tė drejtė ligjore tė ndėrpresė energjinė, kur ende nuk ka lidhur kontratė me banorėt", tha Haki Mustafa, kryetar i minibashkisė sė duke shtuar se banorėt qė ishin kundėr penalizimit kolektiv tė KESH, nuk pranonin tė largoheshin nga protesta pa gjetur zgjidhje.
Demir Agastra, drejtor i filialit tė KESH, edhe pse pranon faktin qė tė papaguara janė vetėm aforfetė, ėshtė i prerė nė vendimin pėr ndėrprerjen e energjisė. "Banorėt e Kamzės dhe nė veēanti, ata tė Institutit Bujqėsor tė Kamzės do tė kenė ndėrprerje tė dritave, derisa tė paguajnė kilovatėt qė harxhojnė. Kėshtu ėshtė vepruar nė ēdo qytet tė vendit. Drejtoria e Trajtimit tė studentėve ka derdhur nė arkėn e KESH vetėm faturat e studentėve, jo tė banorėve", tha Agastra.
Nė Drejtorinė e Trajtimit tė Studentėve qė ka nėn kujdes, jo vetėm godinat e studentėve, por edhe godinat ku jetojnė banorė qė janė sistemuar aty pas viteve '90, thonė se nuk mbajnė asnjė pėrgjegjėsi pėr ndėrprerjen e energjisė: "Faturat e godinave tė studentėve janė derdhur njė pėr njė nė arkėn e KESH. Pėr godinat e banorėve, edhe pse nuk janė tė pajisura me aparat matės, nuk mbajmė asnjė pėrgjegjėsi", thotė drejtori i Ndėrmarrjes Studentore Nr.3, Fran Pjetri.
Instituti, jetojmė si nė mesjetė
Tė ardhur nė Kamėz pas viteve '90 nga zonat e veriut tė Shqipėrisė, banorėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor, jetojnė nė gjendje tė mjerueshme. Veē mungesės sė dritave dhe ujit, shkaku i daljes sė banorėve tė Kamzės nė protesta, ėshtė edhe papunėsia. Pjesa mė e madhe e banorėve tė Institutit janė tė papunė, aq sa e kanė tė vėshtirė t'u sigurojnė fėmijėve bukėn. "Punoj nė ndėrtim sa herė gjej punė. Jam vetė i pestė nė familje, kam gruan tė papunė dhe tre fėmijė. Blejmė miell pėr tė bėrė bukėn dhe pėrpiqemi tė mbijetojmė. Por tani qė po na mungon edhe energjia, e kemi tė pamundur. Fėmijėt nuk kanė drita tė mėsojnė e tė shkollohen. Ėshtė e njėjta gjė si tė jetosh nė mesjetė", thotė kryefamiljari i familjes Doda. Megjithė gjendjen e rėndė ekonomike, banorėt thonė se do tė ishin tė gatshėm tė paguanin energjinė qė harxhojnė nėse do tė lidhnin kontratė me KESH, nėse do t'u vinte njė faturė nė shtėpi.
----------
Me c'te drehte Bllokojne Rrugen kta njerez?
Ne ate rruge ka te drejte te kaloje cdo qytetar i Shqiperise i cili nuk ka pse te pengohet nga askush per cfar do motivi qofte..
Nje grua shtazane nga Puka ndoshta duhet te paraqitet ne maternitet te Tiranes.. nje Femij i semure duhet te paraqitet ne klinikat e Tiranes, nje zjarr fikse mund te shkoje ne ndihme te nje shpije qe digjet ne Milot etj..
Pse kta njerez kane uzurpuar godinat e Institutit Bujqesor?
Ku i gjejne kto te drejta?
Instituti eshte Shkolle e vend ku behet Shkence e katundaret skane asnji te drejte te hyjne aty e ta Shkaterrojne ate Institut i cili eshte kontribut i gjeneratave tona te shkencave te Bageti-Bujqesi-o- logjise..(lol).
Edhe hajdut (sepse te uzurposh nje objekt qe as Baba nuk ta ka len trashegimi e as Shteti sta ka dhuruar je patjeter hajdut) edhe pretendues..
Nje hajdut nuk ka te drejta ashtu si te tjeret..
"Bathorizmi" (dhunimi i prones se tjeterkujt) eshte hajdutllek dhe pike..
PD duhet te distancohet nga hajdutet e Bathoreve te krijuara mbas 1990-tes ne qytetet kryesore te Shqiperise.. e ti vihet punes per te ndrequr problemet e atyre qe i jan permbajtur rregullave e ligjeve te nje Shteti..
Krijoni Kontakt