Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Mediat dhe diaspora.

    secili ne kete teme, mund te flase per mediat, (tv, radio, gazeta revista,etj) qe funksionojne ne shtetet dhe komunitetet ku jane edhe anetare.


    Kam puthuaj 4 vjet qe dua ta bind nevojen dhe deshiren e paplotesuar se komunitetet shqiptare do te kene mediat e tyre (vizive).
    Nuk me eshte plotesuar ende kjo nevoje e pasjes se TV packa se komuniteti ku jetoj (ne michigan) numeron 2 televizione, perkatesisht "Albanian TV Michigan" dhe "TVa2".
    Me te drejten qe i jap vetes per te shpresuar dhe me te drejten qe me jep deshira per te patur nje TV dinjitoze e te vertete , po shkruaj;

    Eshte e vertete, po jo ngushelluese per mediat qe te jene kaq te dobeta, pse publiku eshte pashmangshmerisht i terhequr per te ditur gjithcka pos asaj qe eshte e vlefshme. Po nuk duhet harruar se ketij publiku, i duhen bere me dije, plot vlera.
    Marrim Albanian TV Michigan, i cili eshte edhe nisma e pare per te krijuar e patur nje media viziave , i cili mbas pothuaj 5 vjetesh eshte 5 fish me idobet se ne fillimet e veta.
    Ajo qe do t'i kerkoja kesaj TV, nuk eshte "te behet me i mire" pasi kjo eshte me e pamundur se e pabesueshme. Nuk kam si te guxoj , ti propozij mbylljen e tij, aspak, as nuk mund ta mendoj nje gje te tille.Por, do t'i lutesha, dhe kam bindjen se ky TV ua ka borxh secilit shqiptare te komunitetit qe ta ndryshoj sa me shpjet te mundet emrin , nga Albanian TV , ne cfaredo tjeter pa "albanian", pasi ky TV me kete emer, jo vetem qe nuk po perfaqeson shqiptaret, por po behet faqe e zeze e shqiptarizmes e po ua tregon ..nuk e di se kujt.Nuk ka se si, as nuk mund kurresesi, te quhet e te njihet si Albanian TV , ky fare tv-je i cili eshte nen nivelet me te dobeta te cdo medie nacionale.
    Shkurt, Albanian TV eshte misherim i nje shpirti te vdekur, e nuk mund t'i sherbeje nje komuniteti te gjalle. Pra, keshilloj, kerkoj dhe kembengul, t' nderrohet emri , ne cfaredo, vec jo Albanian.

    ...
    Vijme tek TVa@, i cili krahasuar me Albanian TV, qendron vertetesisht me lart, te pakten dhe dukshem nga ana teknike.E qe ndryshe do ta quaja, "Nje shpirt qe nuk ka lindur ende" . Pra shpresa ime per TVa2 eshte shtatezene, ndaj dhe dua qe te linde i shendetshem, e jo i fryre me fallsitete.
    Komuniteti yne e di qe mediat (as TVa2) nuk mund te bejne histori-(ne e nje kombi). E dime se, mediat (as TVa2) nuk mund te bejne artin. Dihet se, mediat(as TVa2) nuk mund te bejne drejtesine, e si rrjedhoje te se gjithes kesaj qe dime, nuk kemi si te presim e te kerkojme bema te tilla nga TVa2, sado i fuqishem te jete ai, e sado te graduar me doktorata, apo profesorata, te mbledhe ne stafin e tij.(qe per fat te keq shumica e emrave, dhe fytyrave qe serviren ne TVa2, dhe qe deklarohen si "elite" ne ekranin e ri jane me prejardhje nga Albanian TV. Pra jane ata qe deshtuan, ose qe e bene te deshtoje Albanian TV, dhe qe e kane lodhur komunitetin deri ne besdisje, e tash kthehen tek ky i palinduri ende, pa asnje plage ne ndergjejgje e pa asnje fije modesti qe te ben te heshtesh.
    A u beson me ketyre komuniteti yne?

    Ashtu sic dihet se cfare nuk mund te bejne mediat, dihet edhe se kush eshte qellimi kryesore i tyre. "te plotesoje nevojat e tregatreve dhe te pasqyroje jeten ne komunitet"
    Por nuk eshte as nuk duhet te behet qellim per TVa2, qe duke dashur tu sherbeje me dinjitet tregtareve(bisnesmeneve) te na i serviri e te na i beje patriote, sepse shpirti i tregtarit stonon shume me shpirtin e patriotit.Nuk ka pse , as nuk eshte ne dobi TVa2, t'i veje si qellim vetes(as dytesore) te ngushelloje e te beje me fame deshtaket e diplomuar e te graduar me "Dr" e "Prof" , apo bojaxhinjte xhepangopur me dollar, e sanuiqberesit, e t'ia servire komunitetit si "elite" Kjo eshte fyerje qe i behet komunitetit, i cili nuk eshte kaq naiv sa c'hesht!
    Dime edhe se, gazetaret me te mire , jane te diplomuarit ne histori, ne letersi, dhe tek-tuk ne drejtesi, dhe se keto nuk bejne dot me shume,vec krijojne, realizojne, dhe plotesojne standartin e publikut. Te vetmit ata qe e meritojne te quhen elite, jane ata te cilet nuk pranojne standartin e publikut, nuk vuajne per korrjen e suksesit, dhe te parave. Te tille , historia e emigrimit shqiptare ne Stetet e Bshkuara te Amerikes, njeh vec dy. Fan Nolin dhe Faik Konicen. Jo gjithekush, cdo avokat, apo mesues letersie e historie duhet t'ia lejoje vetes te vetshpallet e te vetvendoset kaq kollaj perkrah tyre , duke shtuar shprehjen imponuese, "padiskutim".

    Ne kete fundit dua te shtoj edhe urimet per nje vit te mbare ne prag, per te gjithe shqiptaret kudo jane ne bote, per secilin anetare te komunitetit ku jam edhe pjestare, per te gjitha mediat e ketij komuniteti, duke filluar, me Radio-Alben, radion "Zeri i shqiponjave", revisten "Kuvendi" , "Albanian TV-Michigan" dhe TVa2.
    Me perkushtim dhe sinqeritet
    Elinda Marku.
    Dhejtor 2003-Madison HTS Michigan

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Urime per shkrimin shume i bukurdhe gezuar vitin e ri
    ka nje gabim te vockel aty
    jo mediat po media
    media eshte ne shumes dhe ska nevoje per -t-mbrapa
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...thx!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. A duhet tė votojė diaspora?
    Nga rudo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-06-2010, 08:42
  3. Diaspora shqiptare dhe roli i saj
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-08-2007, 17:24
  4. A duhet tė votojė diaspora shqiptare nė zgjedhje?
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-07-2005, 09:17
  5. Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •