Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Mosha
    50
    Postime
    7

    Prostitucioni dhe morali

    Thuhet qe prostitucioni eshte "zanati" me i vjeter ne bote.
    Epo keshtu qofte! Ne disa vende te botes kristiane,prostitucioni vazhdon akoma te konsiderohet nje tabu,ne emer te disa vlerave te moralit shoqeror qe shume veta as qe nuk kujtohen me se cilat ishin.
    Megjithate fjalen e kisha per prostitucionin ne shqiperi, pasi me duket se jemi vendi qe kemi me shume nevoje per "konsumimin" e energjive negative te akumuluara, gjate proceseve te vrullshme shoqerore qe kemi kaluar.
    Apo ndoshta morali qe shoqeria jone ka krijuar dhe konsoliduar,nuk mund ta pranoj kete fenomen?

  2. #2
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    pershendetje. ne shqiperi ishte ne nje kuti e hu hap, ose si vaiji qe perhapet neper lakra kur ben sallaten sle vend pa u perhapur e merr kot... megjthate gjendja ne shiperi nuk ka te beje shume me moralin atje ka dore tjerer qe eshte futur eshte mafja, e cila e perdore prostuticionin si nje biznes para berer e fitim prures. vajzat shqipetare jan te rembyerra te marra me force e jo me vullnet e deshire, shume nga ato jan te mashtruara shume djem thon e hiqen sikur do te martohem me to e ne anen tjeter i shesin, nuk ka prostuticion brenda ne shqiperi o ne itali o ne greqi ku eshte paraja.... po te digjosh historit qe kan dodhur ne shqiperi keto kohet e fundit shqipetaret edhe jan vrar per keto pune morali nuk eshte problemi eshte mafja.....
    pataj prostuticioni me moralin keto dy llafe nuk shkojen bashk per mendimin tim, po the njonen e tjetra nuk ka vend te futet e ka vlern zero, nuk kan kuptim te dyja bashke, jan si uflla me ujin qe nuk perzihem dote. prostutiicioni ia jep vleren zero moralit, e nuk ka moral po pati prostuticion brenta, po the eshte e zeze nuk ka si te jete edhe e bardhe....
    me shume respekt
    eda

  3. #3
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    43
    Postime
    599

    Sipas meje...

    Nuk do te thosha,qe prostitucioni ka te beje me mafiozitet,sepse nje femer,nese behet prostitute,nuk do te thote qe eshte mafioze.
    Do desha te them ketu,qe ne vendet shume te civilizuara,prostitucioni eshte krejt normal.Une mbroj idene qe nje prostitute eshte njesoj me nje mjek,pasi ploteson tek njerezit disa nevoja seksuale,qe ndoshta ata nuk i plotesojne ne menyre tjeter(per arsye te ndryshme,si paraqitja,etj.)dhe ne disa raste mungesa e prostitucionit shpie ne perdhunime etj.,etj.
    Pra prostitucioni legal duhet te mbrohet me ligj!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e erin73
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Roma(Italia)
    Postime
    30
    KACAKU jam plotesisht dakort me ty.
    Fakti i mos legalizimit te prostitucionit,nuk ben te mundur zvoglimin e permasave qe ka marre,jo vetem kaq, por u jep mundesi disa personave ta shfrytezojne ate ne menyre jo humane.
    Duke e legalizuar ate,duke hapur shtepite publike,shteti do te kishte kontrollin e plote(pothuajse) dhe vantazhet do te ishin te medha:
    1.Do te kishte nje kontroll sanitar per te bere te mundur evitimin e semundjeve seksualisht te trasmetueshme(HIV,hepatite etj.)
    2.Do te zvoglohej sadopak numri i krimeve ndaj prostitutave.
    3.Nuk do kishte kaq shume prostituta minorene.
    4.E me e rendesishmja,"mafja" do humbte nje nga tregtite e saj me frytdhenese.
    Dhe ketyre femrave do u jepej nje fare dinjiteti i humbur "rrugeve".
    Per sa i perket moralistave,jane te lire te shprehin mendimin e tyre,por a keni menduar ndonjehere se "klientet" e tyre mund te jene baballaret,vellezerit,e pse jo edhe burrat tane!!???
    Ndaj, nese doni te gjeni "fajin" diku ,kerkojeni ate me pare tek vetja pastaj gjykoni te tjeret.
    Fitorja e ēdo ideali moral,ėshtė arritur me tė njėjtat mjete "imorale",me tė cilat arrihet ēdo fitore:forcė,gėnjeshtėr,shpifje,padrejtėsi.....(NI ETZSCHE)

  5. #5
    I HUAJ I PANJOHUR... Maska e BAD00355
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    BRENDA VETES!
    Postime
    68

    Wink ...

    NJEREZ.
    KA RASTE KUR SHOQERINE ME TE MIRE TA JAPIN VETEM PROSTITUTAT.DHE JO VETEM FIZIKISHT.SEPSE DUKE QENE NE NJE PIKE TJETER NE RAPORT ME MORALIN JANE ME SINQERTA DHE TE DREJTA.DHE TE JAPIN KENAQESI.SIGURISHT KUR JANE TE MENCURA.KUSH I KA TRAJTUR E KUPTON KU E KAM FJALEN.
    ME IRONI...
    BIRIARROGANTiDJALLIT

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    47
    Postime
    138
    Erin73. Legalizimi i prostitucionit dhe eliminimi i mafies nga tregtia e prostitucionit do t'i jepte femrave dinjitetin e humbur "rrugeve"???? Mos do te thuash qe femrat qe e bejne prostitucionin me vetedije kane dinjitet, dhe ato qe jane rrembyer, perdhunuar, "SHITUR" nuk kane dinjitet? Per cfare dinjiteti e ke fjalen?

    Mendoj se mafia dhe prostitucioni kane lidhje, se jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne boten perendimore kontrolli i prostitucionit nga mafia eshte problem kryesor i prostitucionit. Sidoqofte besoj se nismetari i temes ka patur parasysh anen morale te problemit, dhe jo te analizoje tregtine e prostitucionit.

    Kacak. Mungesa e prostitucionit shpie ne perdhunim??? Studimet anojne ne anen e kundert, dmth qe prania e prostitucionit MUND te shkaktoje perdhunim. Sidoqofte asnje teori nuk eshte vertetuar, por me e pranueshme eshte e dyta.

    Duhet te ndalohet prostitucioni? Morali thote po (per mendimin tim). Eshte e vertete qe prostitucioni ka existuar qe ne lashtesi, por kjo nuk do te thote qe eshte morale. Edhe korrupsioni ka existuar gjithmone por nuk eshte moral. Ka shume gjera qe nuk jane morale, por qe ne prape i pranojme. Psh te gjithe ne kemi genjyer te pakten nje here, pavaresisht se e dime qe nuk eshte morale.

    Pak a shume te gjithe e pranojme qe prostitucioni eshte nje plage e shoqerise qe ndoshta kurre nuk do te ndalohet. Sidoqofte eshte nje PLAGE.

  7. #7
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    44
    Postime
    355
    Ne nje fshat te Lezhes, diku afer kishes, jane hapur me shume se 20 varre bosh dhe nje mbishkrim i dukshem thote: Ne kujtim te vajzave te Rrembyera te Zadrimes"!!!!!!!!

    Nuk di c'te thuash. Nuk di kujt t'ia vesh fajin. Nuk e di.

    Ndoshta duhet gjetur nje rruge qe te pakten ne vajzave shqiptare do te na zbardhte faqen e nxire nga vete vellezerit tane. Une kam vetem nje inat, dhe ky i drejtohet atyre qe marrin pjese ne kete bastardim te identitetit ne kete prishje te moralit. Une nuk i kuptoj meshkujt shqiptare qe merren me prostitucion. Ne djall te shkojne ato vilat e bukura qe kane ngritur neper bregdete, ne djall te shkojne dhe makinat e tyre megjithe rrobat e shtrenjta. Ne djall shkofte dhe shpirti i tyre. Une kam nje mllef te cuditshem ndaj tyre. Ndoshta jane te vetmit njerez te cilet nuk mund ti justifikoj per kete damke turpi qe po na veshin, sidomos ketu me keta evropianet e shpifur. Sinqerisht e kam. Nuk i kuptoj. Me thoni ju lutem, a ka ndonje serb apo grek qe trafikon bashkekombasen e vet? Kush jane keta bij nenash (k*****) qe tallen me nderin e femres ketu? Nuk jam per kategorizimin e fenomenit, nuk dihet se sa femra shkojne vete, sa genjehen e sa mashtrohen, sa torurohen e sa vriten, por populli e thote bukur " ku ka ze, s'eshte pa gje".
    Nejse, keto gjera jane shume te lodhshme per tu pranuar. Por ja qe jane aty,trokasin cdo dite ne dyert e diteve tona normale me rrezikun per tu formesuar perbindshem para syve tane.
    Pse duhet te presim xhanem qe cdo gje te na vije nga shteti? Pse nuk ndergjegjesohemi ne individet? Mbi cfare bazash po e ngreme shoqerine e re? Ku eshte koncepti i moralit mbi te cilin u bazuan USA-t qe bejne ligjin ne toke sot ? Ku shkuan gjithe ato vlera qe kishim ne?
    Ehhhhhhh, nce, nce nce....................
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tak forumi i vjeter ka pasur nje diskutim mjaft te zjarrte per prostitucionin tek problematika shqiptare.

    Por ketu ky fenomen po diskutohet ne nje kendveshtrim tjeter ate te moralit.

    A eshte prostitucioni i moralshem?

    Nese ne gjykojme mbi kete fenomen gjeja e pare qe bejme eshte te sulmojme femren per aftesine e saj qe te pranoje mbi trupin e vet kete sjellje dhe te jetoje. Harrojme ketu se ne kete fenomen si ne cdo tjeter ka veprim dhe kunderveprim dhe te dyja se bashku japin nje bashkeveprim. Pra nese gjykojme atehere le te jemi realiste dhe te gjykojme dhe meshkujt, jo vetem ata qe zhvillojne trafikun e ketyre femrave (sic eshte permednur deri tani) por ne radhe te pare ata burra qe shkojne me keto femra, ata qe ia kerkojne mishin dhe butesine.

    Pra gjykimi duhet te jete mbi te dyja palet.

    Une kam degjuar vetem per dy vende ne te cilat eshte legalizuar prostitucioni: Meksiken qe prej 1998 dhe Gjermanine qe prej 2001.

    Cfare kane perfituar keto vende se u legalizua prostitucioni?
    Ato qe kane perfituar jane: shteti qe tani mbledh taksa nga ky fenomen qe tani zhvillohet legalisht si biznes dhe femrat qe tani mund te sigurohen si punonjese per te pasur nje pension ne te ardhmen.


    Te ishte per mua nuk duhet te legalizohej, te ishte per mua nuk duhet te ekzistonte fare.

    Ne Gjermani sic edhe mund te pritet konservatoret kane votuar kundra ligjerimit te prostitucionit.

    Ne postimin ne vazhdim po vendos diskutimin e atehershem. Mendoj se mund te behet baze per disktuim te metejshem.

    Dita!

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Albasoul
    President
    Posts: 1149
    (12/7/01 8:23:08 pm)
    Reply
    Community Supporter

    Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    E veēanta e biznesit tė mishit tė bardhė me "kapo" shqiptarėt qėndron nė faktin se tė ardhurat qė kapin vlerėn e miliona dollarėve, nuk u adresohen bankave shqiptare apo europiane, por investohen direkt nė Shqipėri

    KRIMI/ Viktimat janė shqiptare, moldave, rumune, serbe dhe bullgare. Ja si funksionojnė lidhjet

    Shqiptarėt, lider tė prostitucionit
    Prokuroria: "Trafikantėt kontrollojnė 80% nė Itali"

    Trėndafile Visha

    TIRANE

    Trafikantėt shqiptarė janė kapot e prostitucionit tė rrugės nė Itali. Ata kontrollojnė rreth 80% tė biznesit tė mishit tė bardhė nė shtetin fqinj, ku viktimat nuk janė vetėm femrat shqiptare, por edhe moldave, bullgare, ruse, serbe dhe rumune. Ndėrkohė burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme pohojnė se milionat e grumbulluara nga biznesi fitimprurės, nuk u adresohen bankave shqiptare apo europiane, por investohen direkt nė Shqipėri.

    Herė pas here autoritetet italiane kanė pohuar nė publik, se janė shqiptarėt kapot e drogės e tė prostitucionit nė Itali dhe jo vetėm nė kėtė shtet. Ndėrsa ende mbetet e pabesueshme qė trafikantėt shqiptarė tė kenė sfiduar kubenė e njohur dhe tė hershme italiane, kėta tė fundit cilėsohen si "lider" tė trafikut tė prostitucionit. Kėsaj here ėshtė vetė organi hetimor shqiptar ai qė u jep publikisht njė "pasaportė" tė tillė shtetasve tė vet qė merren me trafik prostitucioni nė shtetin fqinj. Dje burime nga organi qendror i akuzės pohuan se tutorėt shqiptarė janė "mbretėrit" e trafikut tė prostitucionit tė rrugės. Janė njė numėr i konsiderueshėm rrjetesh rivale tė pėrbėra nga shqiptarė, qė prej kohėsh kanė sfiduar trafikantėt vendas e tė huaj pėr sa i pėrket biznesit tė mishit tė bardhė qė ekspozohet rrugės. Nė kėtė rast trafikantėt nė fjalė pėrcaktojnė rregullat e "tregut"; llojin e mallit, ēmimin, kohėzgjatjen e kontratės, si edhe zonat ku ato dominojnė. Gjithsesi, rivaliteti midis grupeve tė trafikantėve shqiptarė tė prostitucionit, sipas specialistėve tė akuzės, ėshtė jashtėzakonisht i fortė dhe nė shumė raste ēon nė pėrplasje tė pėrgjakshme dhe viktima. Kjo faktohet nga dosjete shumta qė disponon prej disa vitesh Antimafia Italiane, nė tė cilat janė tė listuar me dhjetėra shqiptarė, si dhe nga numri i konsiderueshėm i tė burgosurve qė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgje tė ndryshme tė kėtij vendi. Njė nga rrjetet e njohura tė prostitucionit (citohet tė jetė njė nga rrjetet mė tė fuqishme) i zbuluar njė vit mė parė nga italianėt, ėshtė ai i Fushė-Kuqes sė Laēit, i cili drejtohej nga trafikanti Gėzim Ēela.


    Vendet qė furnizojnė me "mall" trafikantėt shqiptarė, janė: Shqipėria, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Jugosllavia dhe Rusia. E veēanta e biznesit tė mishit tė bardhė me "kapo" shqiptarėt qėndron nė faktin se tė ardhurat e majme, tė cilat kapin vlerėn e milionave dollarėve nuk u adresohen bankave shqiptare apo atyre europiane, por investohen direkt nė Shqipėri. Natyrisht ky ėshtė njė "shqetėsim" plus pėr autoritetet italiane. Megjithatė tregu i femrave u afron "thela" jo pak tė majme edhe trafikantėve tė tjerė. Burime nga Prokuroria Shqiptare dhe Antimafia Italiane pohojnė se italianėt dhe kinezėt janė "kapot" e prostitucionit tė shtėpive. Nuk ėshtė vetėm territori dhe Drejtėsia Italiane ajo qė i klasifikon shqiptarėt si drejtues tė trafikut tė prostitucionit, por edhe vende tė tjera tė Europės. Vetėm pak kohė mė parė burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme bėnė tė ditur se trafikantėt shqiptarė kontrollonin 70% tė biznesit tė mishit tė bardhė nė Belgjikė, ndėrkohė trafiku i drogės, i prostitucionit dhe i fėmijėve nė kontinent vazhdon tė sfidojė drejtėsinė e vendeve europiane. Krimi i organizuar i ka vėnė nė bllok prokuroritė e shumė shteteve tė rajonit, tė cilat kanė marrė pėrsipėr ta luftojnė me sukses atė.




    Albasoul
    President
    Posts: 1180
    (12/11/01 12:04:57 am)
    Reply
    Community Supporter
    Re: Prostitucioni
    -------------------------------------------------------------------------------
    Duhet rikthyer denimi me vdekje ne Shqiperi, dhe heqja e tij nga socialistet eshte i patolerueshem. Eshte i patolerueshem per nje realitet te tille shqiptar, ku njerezit shiten si skllever dhe nuk kursehen as te miturit. Per keta lloj monstrash vdekja eshte pak dhe nese te djathtet nuk bejne gje per kete problem kur te vine ne pushtet, atehere as ata nuk jane me te mire se keta qe jane aktualisht ne pushtet.

    Jeta vleresohet jo duke hequr denimin me vdekje por duke ndeshkuar ne menyre kapitale ata qe marrin jete njerezish.





    tirana
    Ekonomist
    Posts: 939
    (12/11/01 5:30:04 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Prostitucioni ne vetvehte,ne asnje vend demokratik nuk eshte krim.Eshte krim shfrytezimi apo favorizimi i tij.

    Albasoul. Vendet demokratike kane denime penale persa i perket shfrytezimit apo favorizimit te prostitucionit,te cilat shkojne nga 2 deri ne 6 vjet.Me agravante(perseritje)nga 4 deri 8.Edhe USA nuk ka denim me vdekje per te.Ne rast se Kodi Penal shqiptar do te denonte nje shfrytezues me vdekje,nuk do te kishim te benim me nje shtet demokratik por me nje shtet totalitar e gjakatar.

    Mendoj qe denimi kapital duhet aplikuar vetem ne rastin e krimeve kapitale(vrasjeve)





    [b9shkodra13[/b]
    Moderator
    Posts: 158
    (12/11/01 6:38:07 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    albasoul
    nje "drejtesie" qe deklaron se as do te hape hetime per qeveritaret e paditur per korrupsion a do te kishe besim ti leje ne dore te drejten e denimit me vdekje?Ndaj kuj do ta perdorte?E kaluara jone na jep plot shembuj.
    personalisht jam kunder denimit me vdekje megjithese do cilesohesha "i djathte",por nuk jam i sigurte te jem kunder kur kemi te bejme me pedofiline.

    Edited by: shkodra13 at: 12/11/01 6:43:14 am





    konservatore
    Anetar i respektuar
    Posts: 65
    (12/11/01 7:01:37 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Albasoul ne shume raste une do te isha per denimin me vdekje, por ne nje rast si ai i prostitucionit mendoj se do te quhej i tepruar.

    Une di per dy vende ne te cilat prej disa kohesh prostitucioni njihet si profesion: Gjermania-prej disa muajsh dhe Meksika-prej disa vitesh.

    Ata qe kryejne trafik me "mall" mishin e bardhe jane ata qe duhet te marrin denime afatgjata, une vete do te thoja mbi 10 vjet, ndersa femrat qe e kryejne kete "profesion" nuk di sesi do te mund te gjykoheshin.

    Jetojme ne vende ku gjithcka eshte e lire dhe e mundur dhe ku normat morale duam apo s'duam jane hequr nga qarkullimi. Per aq kohe sa te ekzistoje klientela, aq kohe do te vazhdoje te ofrohet dhe mishi per kenaqesine e perversiteteve te atyre qe nuk dine te kenaqen.
    Kush e ka fajin Oferta apo Kerkesa? Ne rastin e prostitucionit une do t'ia vija fajin me te madh Kerkeses. Pra nese do te kishte denim per femrat apo meshkujt qe e ushtrojne ate, duhet te kishte nje lloj denimi edhe per ata qe i frekuentojne. Nese flitet se permes prostitucionit prishet morali i shoqerise, atehere duhet pranuar se fajtoret jane te dykahshem.

    Dhe si interlokutor mes dy paleve paraqiten Boset e trafikut. Perderisa sot nje pjese e mire e ketij trafiku zhvillohet ne menyre te pavullnetshme (me dhune dhe kercenim eliminimi fizik) atehere denimi per shfrytezuesit dhe perfituesit duhet te jete domethenes.

    Por Denimin me Vdekje mendoj se duhet lene per raste si ai qe pershkruan artikulli qe sot 11.12 ReEdD ka futur ne rubriken "Temat e shtypit te dites":

    "Femijet shqiptare ne filmat e pedofilise"






    DDesigner
    Deputet
    Posts: 445
    (12/11/01 9:49:02 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ligji me vdekje ekziston ne mbareboten, dhe Shqiperia nuk eshte me e mire nga te gjitha qe te heqe Ligjin me Vdekje. Por gjithashtu ajo ishte Kushtetuta e Socialisteve dhe e vendosur nga vete ata. Ata qe nuk donin te votonin i forcuan se do ti pezullonin nga vendet e punes. Megjithate vetem 60% e popullit votuan dhe ata ishin te manipoluara. Prostitucioni ne Shqiperi sa vjen dhe po zgjerohet dhe nese nuk do ndalohet ne kohen e caktuar pastaj kur kanali te behet lume nuk eshte e lehte shume ta ndalosh ujin. -D^D-





    Albasoul
    President
    Posts: 1182
    (12/11/01 1:31:45 pm)
    Reply
    Community Supporter
    Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Une nuk shoh krim me te rende sesa prostitucioni i imponuar, pedofilia e te miturve, shitja e femijeve dhe masakrimi i tyre, trafiku i organeve. Nuk me behet vone se cfare bejne vendet demokratike, ato nuk jane aq te lashte sa jemi ne, dhe nuk kane as kanun e as bese e as nder. Po nuk vuri dore ligji shqiptaret do bejne vetgjyqesi, dhe nese do qe shoqerine shqiptare ta qetesosh dhe ti sjellesh sigurine e jetes, denimi kapital nuk duhet te mungoje ne te tilla krime shtazarake. Ne fakt edhe kafshet trajtohen me mire.

    Kur termi "demokraci" pronesohet nga dikush apo merret si "e mira e perbashket e shteteve", ajo e humbet vleren authentike te saj te lirise, dhe kthehet ne nje ideologji te imponuar. US ende e mban ligjin me vdekje ne fuqi, dhe mban zap 250 milion njerez te mbledhur nga gjithe bota, popullsi e barabarte me gjithe popullsine e Europes Perendimore. Ligjet demokratike i sherbejne interesave te shoqerise ne te cilen jeton, dhe jo te gjitha shoqerite hasin ne te njejtat probleme.





    ReEdD
    Moderator
    Posts: 694
    (12/11/01 9:06:30 pm)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne lidhje me denimin me vdekje mund te them qe: ose je kundra ose je ne favor. Ne rastin e pare nuk mund te thuhet jam kundra, por ne kete rast duhet aplikuar, pasi nuk ka kuptim. Ne rastin e dyte, pra nese je pro, mund te diskutohet se kur dhe si duhet te aplikohet.
    Ne lidhje me prostitucionin duhen ndare fenomenet nga njeri-tjetri. Nje trafikant prostitutash mund ta denosh edhe me vdekje, por edhe burgimi i perjetshem do te ishte mjaft parandalues.
    Por problemi i Shqiperise eshte qe jemi shume afer Europes dhe politika e saj liberale ndikon teper negativisht edhe mbi ne, jeten tone.
    Meqe shkrimi ben fjale per Italine, dihet qe prostitucini u abrogua fill pas luftes se dyte boterore (i famshmi ligji "Merlin") dhe u mbyllen shtepite publike. Por rruget e Italise jane te mbushura nga prostitutat. Pra ligji shkelet me te dyja kembet dhe askush nuk thote asgje. Kjo gje i kalon kufijte e demokracise dhe liberalizmit dhe i afrohet atyre te anarkise, ku ligji nuk respektohet. Te hapen shtepite publike eshte dicka jo e moralshme sipas italianeve, por nuk kuptoj se ku e kane moralin prostitutat e rrugeve.
    Prandaj shpesh here e kam thene qe nuk duhet te marrin fenomenet negative qe vine nga Europa, pasi ne aparence mund te duket sikur Europa do te zemerohet me ne, por po te gjykojme me thelle do te shohim se kemi shume perfitime. Nuk kemi per te furnizuar Europen me prostituta, nuk ka per tu fuqizuar krimineli ekonomikisht, vajzat tona nuk do te vuajne ne ate menyre, shqiptareve nuk ka per tju perhapur me ai nam i keq, etj, etj.
    Pra nese shpatallohet alabaku te gjithe perfitojme. Tek e fundit ai qe merr nje femer shqiptare, e shet, e perdhunon, e detyron te prostituoje etj, nuk eshte me i mire se nje kafshe dhe kursimi i jetes se tij nuk do te ishte gje tjeter vecse tallje me shoqerine tone. Pse duhet me pase meshire per te tille njerez????? Perse e thote Bibla? Apo se eshte jo e moralshme. Por a eshte e moralshme qe dikush qe vret nje trafikant pse i ka rrembyer motren dhe e ka derguar ne Europe te prostituoje, te denohet me teper se vete trafikanti?
    Ne lidhje me pedofiline, perseri duhen ndare gjerat. Trafikanti i femijeve duhet te varet publikisht. Pedofili individual, pra dikush qe kryen marredhenie intime me nje femi, eshte vertetuar qe e ka kryer ate akt jo me vetedije te plote, se sensin qe eshte nje person qe nuk mund te kontrolloje dhe frenoje instiktet dhe deshirat e veta seksuale. Anglia ketij fenomeni i ka gjetur zgjidhje gati perfekte, ate te impotences seksuale te ktij individi me anen e inxheksioneve deri ne zdhukjen e plote te deshires se tij seksuale.
    Ndersa trafikanet nuk kane lidhje me kete gje dhe ate qe e bejne e bejne per perfitime materiale.





    reflektim10
    Anetar i ri
    Posts: 13
    (12/12/01 4:24:17 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nje koment te vogel per denimin me vdekje dhe mundesine e riaplikimit te tij ne Shqiperi. Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes (Council of Europe) qe prej vitit 1995 dhe nje nga kushtet per anetaresim ne kete organizate ishte dhe abrogimi i denimit me vdekje. Dua te sqaroj se denimi me vdekje eshte pezulluar qe ne kohen kur ne pushtet ishte PD pasi ne kohen qe Shqiperia aderoi ne kete organizem ne kodin penal ende egzistone denimi me vdekje por autoritetet shqiptare u zotuan te pezullonin cdo vendim kapital dhe te krijonin legjislacionin perkates per eliminimin e denimit me vdekje.

    Rikthimi i denimit me vdekje do te thote perjashtim i Shqiperise nga Keshilli i Evropes keshtu qe asnje force politike ne pushtet apo qe do te vije me vone nuk mund te riktheje denimin me vdekje. Per me shume informacion shih: www.coe.int




    [b9Albasoul [/b]
    President
    Posts: 1192
    (12/12/01 8:21:50 pm)
    Reply
    Community Supporter
    Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Reed, nese nje trafikant e denon me burgim te perjetshem, taksat e mia dhe te tuat do te paguajne per te gjitha shpenzimet qe ben shteti per te mbajtur ate perjete ne burg. Perse duhet te shpenzojme parate e taxave tona ne nje njeri qe nuk i solli asnje te mire shoqerise pervec krimit monstruoz? Perse ato para te mos shkojne per te rehabilituar viktimat e prostitucionit?

    Reflektim, une mbaj mend qe ne ish pushtetin e PD-se ne mes te Fierit u varen ata vellezerit qe kryen ate masakren ne fshatin e tyre. Ata shuan nje familje te tere me gjakftohtesi te plote, bile vrane edhe nje foshnje. Prania e Shqiperise ne Keshillin e Europes dhe BE ka me shume se cdo gje tjeter nje vlere ceremoniale dhe simbolike. Politikanet tane i kushtojne kaq shume rendesi integrimeve pasi nuk kane me cfare tjeter te dalin para elektoratit si arritje apo fitore. Shqiperia dhe cdo shtet nuk behet demokratik me pranimin ne KE apo BE, por behet vend demokratik kur problemet e shoqerise ne vend adresohen nga ligji demokratik mbi te cilin as KE dhe as BE nuk mund te ngrihet. Demokraci do te thote te vendosesh me voten e shumices se shqiptare, dhe jo me votat dhe rezolutat e KE-se.

    Ne Suedi po te vjedhesh te presin doren, por askush nuk eshte ankuar se Suedia e vendet nordike jane vende barbare dhe jo demokratike.





    ReEdD
    Moderator
    Posts: 698
    (12/13/01 12:01:47 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Albo, nuk po diskutojme e lagu s'e lagu, ne sensin qe kur shumica jane kundra denimit me vdekje ne diskutojme se si te ashpersohet lufta kundet trafikut te prostitucionit etj etj. Te jete per mua, di une se cfare bej, por me duket humbje kohe te debatosh qe ata monstr duhen denuar me vdekje apo burgim te perjetshem, ne nje kohe qe nuk denohen fare, pro shetisin rrugeve si trima dhe hapen b****sh sikur te kene cliruar Tiranen (me fal per fjalorin).
    Persa i perket Shqiperise ne lidhje me BE-ne e kam thene disa here neper tema te tjera. "Nuk calon gomari nga veshet", pra nese BE-ja do te na pranoje ne gjirin e saj, kjo ka per te ndodhur kur ne te arrime parametrat ekonomike dhe se sa i plas BE-se per Shqiperine e kemi pare mjaft qarte.

    Edited by: Enip at: 12/15/01 9:03:16 am





    reflektim10
    Anetar i ri
    Posts: 14
    (12/13/01 4:37:10 am)
    Reply Re: Mbi denimin me vdekje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Komenti im devijon nga tema fillestare po meqe ky problem u ngrit ketu po e vazhdoj edhe une ketu pa hapur teme te re.

    Albasoul, nuk jam aspak dakord qe prania e Shqiperise ne Keshillin e Evropes, ne BE apo ne OSBE ka vlere ceremoniale apo simbolike. Sa per kujtese eshte OSBE dhe Keshilli i Evropes ata qe na monitorojne cdo pale zgjedhje dhe ne baze te raportit te tyre percaktohet legjitimiteti i tyre, na pelqen apo nuk na pelqen. jane po keto organizma qe na shkruan kushtetuten, qe kane bere gjithe legjislacionin ne leter (sa per zbatimin jemi vete ustallare). Dhe shembulli me i qarte eshte turi i fundit i Berishes ne Evrope, sa ne Viene, Varshave dhe Bruksel per te denoncuar zgjedhjet ku dhe arriti qe raporti te ndryshohej. Jane rekomandimet e ketij raporti qe Berisha i perdor socialisteve si karte presioni dhe qe Nanon e beri te ktheje fleten dhe te marre flamurin e luftes kunder qeverise.

    Prandaj mua me duken te cuditshme deklaratat qe injorojne rendesine e ketyre institucioneve per Shqiperine. Sa per BE une mund te sjell shifra e fakte sa te duash per te te treguar qe ne keto dhjete vjet BE-ja ka qene kontributori jetik ne mbajtjen gjalle te buxhetit shqiptar, thene me thjesht ka paguar rrogat e administrates shqiptare

    Prandaj arsyetime te tipit se demokracia ne Shqiperi percaktohet nga shqiptaret dhe jo nga rezolutat e institucioneve nderkombetare dhe ne rastin konkret atyre evropiane ne rastin e Shqiperise nuk qendron

    Duhet te jemi te qarte se endrra per politike te pavarur dhe sovrane duhet ta heqim nga koka sa me shpejt se kete luks nuk e gezojne dot me plotesisht as vende si Gjermania, Franca, Anglia.

    Edhe nje shembull te vockel. Nje zyrtar i rangut te ulet evropian dhe amerikan,bie fjala zv/drejtor departamenti takon pa problem Presidentin dhe kryeministrin ne Shqiperi, ose ambasadoret e huaj qe e kane te hapur deren e shtetareve tane te larte kur te duan dhe per cfare tu teket

    Kjo praktike ka dhjete vjet dhe ka shume gjasa qe do te vazhdoje keshtu. Thjesht Shqiperia nuk ka kellqe qe te beje politike si e barabarte duke qene politikisht dhe ekonomikisht nje nga shtetet me dobet ne Evrope

    Me vjen keq te them po ky lloj mentaliteti padashur te kthen ne kohen e Enver Hoxhes ku ishim me "te fortet" dhe nuk pyesnim per njeri

    Sa per denimin me vdekje personalisht jam ne favor dhe do te isha dakord te hiqej kur shoqeria shqiptare te ishte shoqeri me te vertete e civilizuar, ku institucionet jane te forta dhe funksionojne, ku struktura e rehabilitimit dhe edukimit te individeve me prirje kriminale eshte funksionale dhe efikase





    tirana
    Ekonomist
    Posts: 953
    (12/13/01 8:37:30 am)
    Reply Re: Mbi denimin me vdekje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Prostitucioni eshte nje problem i lashte dhe kompleks!

    Ai ka ekzistuar qe me lindjen apo krijimin e njeriut(ne rast se nje krijim i tille ka ndodhur)

    Pushteti i pare i fuqishem njihet ai Romak.Jul Qesari kishte denimin kapital per mjaft krime.Ndersa prostitucioni lejohej.Prostitutat shkruanin ne balle nje emer(pseudonim)e vertiteshin pazarit ne nje vewnd te caktuar,prane nje muri,ku,romanet shkruanin emrin e prostitutes qe zgjidhnin si dhe shumen qe ofronin.Me nje fjale nje fare ankandi.

    Shume qeveri kane tentuar ta zhdukin por ai e ka zanafillen e rrenjet ne vete natyren e njeriut.Nga ana tjeter,sondazhe te bere nga komunat e vendeve Europiane,kane treguar qe,ne komuna ku eshte ndaluar prostitucioni,eshte vene re nje rritje e numrit te perdhunimeve.

    Nga ana tjeter,nje shembull konkret eshte fakti qe mjaft diktatore apo njerez te medhenj,te cilet kane bere historine boterore si:Napoleoni,Hitleri Mussolini etj,kane legalizuar prostitucionin si aktivitet por nen kontrollin e shtetit.Ndersa per shfrytezuesit apo rrufianet ka patur ndjekje penale.

    Persa i perket denimit me vdekje,edhe une jam pro por kujdes!Vewtem per krime kardinale si vrasja me paramendim apo masakra.Per akte ordinere si prostitucioni mjaftojne ligje me te lehta,me burgim me vite natyrisht por jo me vdekje.Ne rast te kundert do te shkeleshin ligjet e Proēedures Penale dhe nuk do te kishim te benim me me proēedura e sisteme demokratike.Nuk mund qe drejtesia te shpagoje nje fajtor me nje denim,i cili kalon ate te ndermare nga krimineli ne fjale,persa i perket rendeses.




    ReEdD
    Moderator
    Posts: 702
    (12/13/01 11:44:24 pm)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tirana me duket se me ke keqkuptuar si mua dhe Albon. Nejse ndofta ka qene faji yne qe nuk jemi shpjeguar me qarte, por nuk ka rendesi. Po e shpjegoj konceptin tim edhe nje here.
    Askush nuk ve ne dyshim Prostitucionin si profesion dhe se sa i vjeter eshte, por une kam dashur te them dicka tjeter.
    Ne Itali prostitucioni eshte ilegal dhe per kete ushtruesi duhet te denohet ne baze te ligjit (1 muaj, 1 vit apo 10 vite nuk ka rendesi, pra te zbatohet ligji). Por ligji nuk zbatohet dhe tolerohet gje qe nuk eshte demokratike dhe con drejt anarkise.
    Une jam dakort qe prostitucioni te legalizohet, gje qe do te sillte shume te mira. Pra dihet qe si fenomen nuk mund te zhduket. Pra perse ta luftosh kur mund ta kontrollosh?
    Nese shtepite publike hapen, kjo gje do te sillte psh, qe nuk do te shihje me prostituta rrugeve, ato do te ishin te kontrolluara, pra nuk do te ishin me objekte te trasmetimit te semundjeve infektive, trafikantet nuk do te mund te fuqizoheshin pasi gjithcka do te ishte legale.
    Ne shume vende te Europes, si Hollande, Gjermani etj prostitucioni eshte legal. Atehere perse ne Itali nuk behet nje gje e tille? Une them per princip gje qe do te thote Hipokrizi. Pra nuk duhet legalizohet sepse moralisht nuk eshte e drejte, por praktikisht me mijera minorene shfrytezohen. Atehere per cfare me hyn ne xhep morali mua? Per kete gje une akuzoj gjithmone te majtet, pasi jane hipokrite te ndyre dhe dine vetem ti teorizojne gjerat pa pare kurre prakticitetin e tyre.

    Ndersa tema e hapur eshte me teper per trafikantet e prostitutave. Pra une dhe te tjere nuk jemi kundra qe trafikanti te ekzekutohet. Une nuk mund te gjeje nje arsye reale dhe praktike qe ai meriton te jetoje. PSh nese dikush rremben motren tende dhe e shet ne Itali ku ajo ben prostituten prej vitesh dhe ti nje dite merr vesh te verteten. Cfare do te beje ti?
    Kerkon ndihme tek shteti italian qe eshte teper liberal per nje fenomen te tille. Kerkon ndihme tek shteti yt qe praktikisht nuk ekziston. Atehere merr pistoleten dhe e vret rrembyesin e motres tende. Atehere ty te kapin dhe te denojme me burgim te perjetshem ose 25 vjet burg.
    Me thuaj a eshte e drejte kjo?
    Pra denimi me vdekje duhet te ekzistoje per trafikantet dhe jo per prostitutat. A te kujtohet rasti i para disa muajve te atije durrsakut (Panajot me dukej se quhej) qe ishte trafikant femrash dhe rastesish aksidenton per vdekje nje femi italian. Besoj se e mban mend se cfare ndodhi.
    Edhe dicka tjeter dhe me thuaj se cfare mendon per personin ne kete artikull.

    Lushnjari, pas kthimit nė fshat, pasi e ka takuar, e ka detyruar nėnėn e vajzės, qė t'i mbushte mendjen tė bijės tė kthehej nė Shqipėri, "ose do tė vritej"

    FIER/ Gruaja kthehet nga Italia dhe denoncon nė polici: Kėshtu mė shfrytėzoi

    Kapet, merr peng vjehrrėn pasi bėri gruan prostitutė


    da.de

    FIER

    Arrestohet njė tutor femrash, i cili pėr tė rikthyer pranė vetes viktimėn e tij, i ka rrėmbyer asaj edhe tė ėmėn.

    Ndėrsa kjo e fundit, e cila nuk kishte rrugė tjetėr, pasi kishte pranė kokės pistoletėn e trafikantit, e ka detyruar vajzėn tė kthehet pranė "burrit" tė saj. Rreth orės 16.00 tė datės 12, policia e Lushnjes ka vėnė nė pranga Aurel Perriun, 26 vjeē, nga fshati Karavasta i Lushnjes. Sipas Drejtorisė sė Policisė nė Fier, ai ka shfrytėzuar nė Itali njė bashkėfshatare tė tij, 20 vjeēe, nga viti 1998 deri nė tetor tė kėtij viti. Nė kėtė periudhė, policia italiane e ka riatdhesuar Perriun. Ky i fundit, pasi ėshtė kthyer nė fshatin e tij, e ka detyruar tė ėmėn e "nuses" sė tij, qė t'i kėrkonte vajzės kthimin nė Shqipėri. Gjithēka ka nisur me njė martesė, nė muajin prill tė vitit 1998, mes 26-vjeēarit dhe bashkėfshatares sė tij. Por, pas dasmės sė vogėl nė fshat, Perriu e ka marrė vajzėn dhe bashkė me tė ka shkuar nė Itali te njė i afėrmi i vet nga Vlora, emri i tė cilit nuk ėshtė publikuar, i cili shfrytėzonte njė tė re nga fshatrat e Vlorės. Aty Perriu e ka detyruar vajzėn tė prostituojė. Por nė tetor tė kėtij viti, policia e ka thyer tutorin pėr mungesė dokumentacioni. Ndėrsa "nusja" e tij mbeti nė Itali. Perriu, pas kthimit nė fshat, pasi e ka takuar, e ka detyruar nėnėn e vajzės, qė me anė tė telefonit tė kthehej nė Shqipėri, "ose do tė vritej". Dhe pėr tė mos e lėnė nėnėn nė duart e Perriut, vajza ėshtė kthyer nė fshat. Edhe kėtu ajo ka pasur kėrcėnimet e 26-vjeēarit, "pėr tė shkuar sėrish nė Itali". Por, viktima e tij i ėshtė drejtuar policisė, e cila ka bėrė arrestimin e trafikantit lushnjar.

    ------------------------------------------------------------

    A e meriton ky njeri te jetoje?????????????





    Shqiptar
    Nder i kombit
    Posts: 2373
    (12/14/01 12:22:50 am)
    Reply Re: Mbi denimin me vdekje
    --------------------------------------------------------------------------------
    A do ta kerkonit denimin me vdekje nese motra apo e afermja juaj binte si pre ne duart e tutoreve te prostitucionit??

    Pasi ti jepni pergjigje kesaj pyetje, dhe pasi te pertypni faktet qe vetem ne Itali mendohet qe te kete 20 000 goca shqiptare qe ushtrojne prostitucionin, dhe pasi te lexoni edhe raportet me te fundit te italianeve qe thone qe tutoret shqiptare kontrollojne plotesisht rrjetin e prostitucionit ne Itali, atehere filloni me demagogjira te kota "demokratike" apo ku di une. Mos u beni me te qyteteruar se ata qe ndertuan qyteterimin ne te cilin punoni e jetoni, edhe amerikanet e kane denimin me vdekje ne fuqi, dhe nuk e kane per turp por e kane per nder. E keqja e njerezve liberale eshte se nuk kane bindje te vetat, por bindjet e tyre rreshkasin (nuk evolojne) me kohen derisa arrijne ne nje pike sa shoqeria humbet identitetin e krijimit te saj, dhe pastaj i kthejne syte nga qielli. Njerezit e shohin me sy realitetin dhe nuk e tolerojne ate por bejne cdo perpjekje per te sjelle ndryshim per mire.




    qypi
    Anetar i ri
    Posts: 33
    (12/14/01 12:32:08 am)
    Reply Rreth prostitucionit!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nėse ky fenomen do tė ishte diskutuar njė vit mė parė atėhere nuk besoj se do tė ishte lejuar tė lėvrohej kjo temė. Kemi arritur njė kohė kur prostitucioni ka marrė pėrmasa dramatike nė Shqipėri dhe arsyet nuk janė vetėm qeverisja e majtė, por besoj se duhet tė shikohet problemi mė thellė. Ne mund tė sjellim shembuj tė tillė nga gazetat shqiptare dhe tė ēirremi rreth mbrojtėsve(tutorėve). Shembulli i fundit tregon njė nga mėnyrat se si krijohen prostitutat shqiptare, por gjithmonė gazetat shqiptare kanė tendencė tė orientojnė vėmendjen e publikut ndaj rasteve tė tilla tė veēanta. Njė paragjykim tjetėr i dėmshėm qė ėshtė krijuar nė Shqipėri ėshtė se prostitucionin e bėjnė njerėzit pa shkollė dhe fshatarė! Prostitucioni ka marrė njė shtrirje mė tė ndėrlikuar dhe kėtė e vėrejta nė Shqipėri. Mua mė interesojnė disa pyetje: Si bėhet e mundur mbushja e mendjes nė Shqipėri femrave pėr tu bėrė prostituta(ato qė thonė se detyrohen pasi shkojnė nė Itali janė gėnjeshtra-kėtė e argumentonin edhe mjaft njerėz nė Shqipėri), si shpjegohet qė familjet lejojnė vajzat e tyre tė sajohen shpejt e shpejt me tė panjohur dhe ti lejojnė tė ikin nė Itali apo gjetkė? Ky numėr i madh prostitutash nuk po sjell ndonjė kujdes mė tė madh nga familjet dhe shoqėria shqiptare nė drejtim tė njohjes sė mėnyrave tė trafikantėve? Unė kam qėndruar pėr disa kohė nė Shqipėri kėtė vit dhe "zbulova" se degjenerimi moral i shqiptarėve ka marrė pėrmasa tragjike(me plot gojėn) dhe kam edhe mendimet e mia pėr arsyet e vėrteta tė pėrhapjes sė prostitucionit nė Shqipėri(qė ėshtė e ngjashme me shumė vende tė Lindjes).
    Kam njė lutje pėr Albasoul-in. Para dy javėsh unė vendosa njė pėrgjigjen time rreth njė teme dhe pėr habinė time u fshi. Kėrkoj qė tė mė respektohet e drejta e shprehjes!





    Sabrina1978
    Anetar i ri
    Posts: 40
    (12/14/01 4:04:50 am)
    Reply Re:Rreth prostitucionit!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Pyetjet qe keni ngritur ju qendrojne dhe vertet qe te vene ne mendime.Per pyetjen se si arrijne qe tua mbushin mendjen femrave per te vajtur ne Itali mund te kete pergjigje te ndryshme.Nuk e ve aspak ne dyshim qe ka shume femra qe e dine se cfare i pret kur te shkojne atje dhe megjithate shkojne.Arsyet per kete mund te jene nga me te larmishmet.Por ka dhe nga ato qe kane rene ne dashuri me nje person qe ka pasur si synim vetem qe ta ēojė si prostitute dhe ne kete rast vajzen mund ta kosiderojme vertet si nje viktime.Por edhe sikur nje femer e mashtruar ne kete menyre te arrije te shkeputet nga tutori i saj dhe te kthehet ne Shqiperi do ndeshet me opinionin mbytes qe mbizoteron aty.Pa dashur te bej pergjithesime absolute,me kane treguar per nje rast kur nje vajze qe e kishin rrembyer dhe cuar ne Itali si prostitute arriti te kthehej perseri ne Shqiperi por familja e saj nuk e pranoi sepse " i kishte turperuar".
    Per pyetjen tjeter se si pranojne familjet ti martojne gocat me njerez qe sapo i njohin mendoj se ndikon faktori ekonomik.Ne Shqiperi ekziston tendenca per ti martuar vajzat me refugjate sepse keshtu mund tu sigurohet atyre nje situate ekonomike me e mire pa u thelluar shume ne faktin se ēfare lloj pune ben ky njeri qe jeton jashte shtetit.Kjo epidemi qe shpertheu ne Shqiperi "ju dha" trafikanteve te mishit te bardhe edhe nje ide per menyrat per te arritur qellimin e tyre dhe keshtu filluan te martohen me goca shqiptare per ti nxjerre pastaj neper bordurat e Italise.
    Sa per kujdesin e familjeve kam pershtypjen se cdo familje nuk para e merr seriozisht rrezikun qe ekziston edhe per vajzen e tyre se mendojne qe kjo smund tu ndodhe atyre.Por edhe fakti qe akoma shumica e prinderve nuk do ta pranonin qe vajza e tyre te kishte nje te dashur ben qe ato te gjejne 100 menyra per ta fshehur kete dhe familja ne rast se ndodh dicka nuk di ku te drejtohet sepse nuk e njeh personin me te cilin shoqerohet vajza e tyre.Sikur te kishte me shume transparence ne kete drejtim mendoj se do ndryshonin shume gjera.





    tirana
    Ekonomist
    Posts: 956
    (12/14/01 6:08:49 am)
    Reply Re: Re:Rreth prostitucionit!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne Itali prostitucioni eshte ilegal dhe per kete ushtruesi duhet te denohet ne baze te ligjit

    Ne Itali prostitucioni eshte legal.Si ne ē'do vend tjeter demokratik,askush nuk mund ti ndaloje askujt te beje ē'faredo me trupin e tij.

    Eshte ilegal ama shfrytezimi i tij.Personat te cilet shfrytezojne prostitutat.Dhe nuk eshte e vertete qe tolerohet por denohet.

    Sa per ato rrembimet e vajzave,nuk para u besoj fort.Une kam bindjen qe ato vajza jane koshiente mbi ate qe do te shkojne te bejne dhe jane dakord.

    Ju jap nje shembull:Ne pallatin tim jeton nje familje e shthurur,me 3 vajza te reja,nena e te cilave e ushtronte prostitucionin qe ne kohen e Enverit.Sot,te dyja vajzat e saj jane prostituta.Mos ndoshta eshte koinēidence?Pse pikerisht keto komshije dhe jo te tjerat?....

    Para disa ditesh,pashe ne televizor nje vajze,e cila kishte ushtruar prostitucionin per 3 vjet,e pas 3 vjetesh kish vendosur te denonconte shfrytezuesin.Po pse pas 3 vjetesh??




    Sabrina1978
    Anetar i ri
    Posts: 42
    (12/14/01 6:58:52 am)
    Reply Re:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Rrembimi qe permenda ka ndodhur ne fillim te viteve '90 dhe eshte fakt qe ne ate kohe kane ndodhur rrembime te tilla.
    Nqs ju dhate nje shembull te nje familjeje te shthurur une mund te jap raste kur kane vajtur prostituta vajza nga familje shume te rregullta duke e ditur se ku do shkojne e cfare do te bejne.
    Per pyetjen se pse ajo vajza e denoncoi shfrytezuesin pas 3 vjetesh nuk jap dot pergjigje sepse nuk njoh rrethanat ne te cilat ajo ka filluar dhe ushtruar prostitucionin.Mos jini kaq strikt sepse ka dhe shume vajza qe jane martuar dhe pastaj kane perfunduar si prostituta gje qe sbesoj ta kene bere me deshire.




    tirana
    Ekonomist
    Posts: 957
    (12/14/01 10:04:49 am)
    Reply Re: Re:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Varet se ē'kupton ti me"familje te mire"

    Une nuk kuptoj nje familje qe e do Partine e ka unitetin e ēelikte rreth saj por nje familje me taban.Nga familje me taban nuk kane bere dhe nuk do te bejne vaki gjera te tilla.

    Ne jemi ajo ē'ka prinderit tane kane dashur qe ne te jemi.Jemi pasqyra e tyre.Me gjithe te mirat e te keqiat.

    Personalisht,nuk ma lejojne principet e mia te them qe: kane vajtur prostituta vajza nga familje shume te rregullta duke e ditur se ku do shkojne e cfare do te bejne.Kjo nuk do te thote qe nuk ka ndodhur por keto familje nuk kane qene "te rregullta"por te shthurura qe ne veze.Vetem qe ne kemi patur opinion te gabuar per to.




    Sabrina1978
    Anetar i ri
    Posts: 44
    (12/14/01 10:39:43 am)
    Reply Re:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Me fal po partia clidhje kishte ne kete mes?!Une nuk kam permendur gje parti dhe as "familje te mire" por familje te rregullt dhe me familje te rregullt kuptoj nje familje normale ne te cilen prinderit respektojne njeri -tjetrin dhe perpiqen qe ti edukojne sa me mire femijet e tyre.
    Nuk mund te flasesh per te verteta absolute ne fushen e marredhenieve sociale.Ēdo pergjithesim ka dhe perjashtimet e veta.
    Familja ka nje ndikim shume te madh ne edukimin e cdo individi por nuk duhet nenvleftesuar as ndikimi i shoqerise dhe mjedisit rrethues

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ReEdD
    Moderator
    Posts: 706
    (12/15/01 12:16:45 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tirana, prostitucioni ne Itali eshte ILEGAL dhe kete nuk e luan as topi. Nuk e di nese cdo njeri eshte i lejuar te beje cfaredo lloj gjeje me trupin e tij, por qe te paguhet per marredhenie seksuale nuk eshte e lejueshme dhe eshte e denueshme ne baze te ligjit.
    Behet fjale per vitin 46 apo 48 kur senatorja Merlin propozoi denimin e prostitucionit si fenomen apo profesion dhe u vendos mbyllja e shtepive publike.
    Dhe nese tani lejohet prostitucioni kjo nuk do me thene qe eshte i ligjshem. Pikerisht une ketu kam thene qe ajo qe ndodh ne Itali i afrohet me teper anarkise (qe te majtet e kane qejf), sesa demokracise.
    Po te vesh re gjithashtu me teper prostituta rrugeve sheh neper regionet e qeverisura nga te majtet sic jane Emilia-Romagna, Lazio etj, sesa nga te djathtet te cilet mbyllen sa te mundnin si Centrot Sociale si edhe luftonin prostitucionin, kuptohet me kompentencat ligjore qe mund te kete nje region, qe kuptohet perderisa Italia nuk eshte shtet federal, ato kompetenca jane shume te pakta.

    Ndersa per sa kane thene shume te tjere me siper, do t'ju thoja qe te mos i pergjithesonit gjerat. Kuptohet qe ka edhe vajza shqiptare qe kane shkuar me deshire, ka edhe nga ato qe jane mashtruar, ka edhe nga ato qe jane rrembyer me dhune, por cfare nuk mund te thuhet me saktesi se cili eshte raporti midis tyre. Askush nuk besoj se mund te nxjerre nje % te sakte ose te perafert ne lidhje me keto fenomene.
    Atehere une e kam thene edhe ne shkrime te tjera.
    Nje legalizim i prostitucionit ne Itali, ashtu sic ekziston edhe ne disa vende te tjera te Europes do te sjelle qe kush do te beje prostituten me deshire, le te shkoje ne shtepite publike, ku ajo do te jete e kontrolluar dhe e vizituar nga mjeku dhe ku nuk do te kete nevoje per tutore (mbrojtes).
    Gjithashtu nje mase e tille do te nxirrte jshte loje pjesen tjeter te prostitutave, ato te mashtruarat apo te rrembyerat me dhune etj. Dhe ne nje rast te tille trafikantet e tyre, pra ata qe i kane rrembyer apo mashtruar per qellime prostitucioni duhet te ekzekutohen nga shteti shqiptar, pasi nuk i hyne ne pune askujt, as shoqerise dhe as shtetit. Ata jane njerez qe nuk kane kurrfare ndryshimi nga kafsha dhe qe nuk duhet patur meshire per ta.
    Pra te mos kerkojme masa te tilla vetem atehere kur te na ndodhi ne e keqja, por duhet parashikuar dhe parandaluar. por te ekzekutohen nja 10 monstra te tille, te tjeret do te maten 1000 here perpara se te mashtrojne apo rrembejne dike.




    tirana
    Ekonomist
    Posts: 959
    (12/15/01 4:17:37 am)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Topi yt mund te mos e luaje por une i referohem Kodit penal e kostitucionit.

    Prostitucioni eshte LEGAL ne Itali dhe ne te gjithe Evropen.Per kete aresye nuk mund te denohen prostitutat.Eshte ilegal dhe denohet ai qe shfrytezon ate.

    Me pak fjale,une mendoj qe duhen denuar vetem protektoret e shfrytezuhesit e jo prostitutat.

    Ligji Merlin eshte ligji i shfrytezimit te prostitucionit,i cili nuk denon prostituten por shfrytezuesin.Nuk e di nese e kupton ndryshimin.

    Megjithate,ligji Merlin eshte nje ligj teper i vjeter e jo shume transparent.Per prostitucionin duhet te krijohen ligje me te qarta.Per kete,forcat politike italiane e Europiane jane ne medyshje.Po mendohet edhe nje rihapje e mundshme e shtepive publike,e cila do te bente te mundur kontrollin dhe fiskalizimin e tij.Ne kete menyre,prostitutat do te taksoheshin e ne kasat shteterore do te hynte nje thes me leke.Nuk mendoj qe shtetit ti vije gjynah per prostitutat por ka hall se i shpetojne gjithe ato taksa qe prostitutat ne vendet e tjera te Evropes paguajne.




    shkodra13
    Moderator
    Posts: 181
    (12/15/01 1:26:30 pm)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Edhe une e di qe prostitucioni ne Itali,qysh me ligjin Merlin,qe me sa di eshte i vitit 1956,nuk eshte nje profesion qe mund te zhvillohet legalisht.Eshte ilegal!

    Fakti qe nuk denohen prostitutat ne Itali vjen nga se kodi percakton si ndjekje penale shfrytezimin e prostitucionit si krim.Ushtrimi i prostitucionit nuk vleresohet ne permasat e krimit,megjithese nuk eshte legal.Pra legalisht ndiqen shfrytezuesit e tij,qe ne rastin e shqiptareve bashkohet zakonisht me akuzat tjera te renda si te trafikut ilegal te njerezve e kthimit ne skllaveri.

    Mendoj se per trafikantet duhet zbatuar denimi me i rrepte qe kodi penal parashikon!Aq me teper ne rastin e Shqiperise,kur ky trafik shoqerohet me mizorine me te madhe.




    tirana
    Ekonomist
    Posts: 963
    (12/15/01 2:16:38 pm)
    Reply Re: Prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    AMSTERDAM — Chiedono un contratto di lavoro collettivo e maggiori tutele sociali perché «la prostituzione č un lavoro a tutti gli effetti e come tale va regolamentato». E se non saranno ascoltate, le ventimila Roxanne olandesi preannunciano battaglie con tanto di scioperi.
    «Lavorare in un bordello come in un sexy club o dietro la tenda di una piccola stanza nel quartiere a luci rosse di Amsterdam equivale a fornire una prestazione professionale che in quanto tale va regolamentata e tutelata», spiega Christy Ten Broeke, portavoce di The Rode Draad (il nastro rosso). L'idea, nata mesi fa, si sta concretizzando: il sindacato a luci rosse potrebbe nascere a partire dal prossimo anno. La pił grande federazione sindacale olandese, la Fnv, č disponibile ad associare la nuova categoria.
    «I problemi di chi esercita questo mestiere sono molti, anche se esistono differenze tra chi lo fa nelle strade e nei bordelli e chi offre servizi di accompagnamento o si esibisce nei sexy club — dice Ten Broeke —. In media, una prostituta guadagna sui sette dollari l'ora, molto meno di quanto la gente creda. Poi ci sono le tasse da pagare e le percentuali per i proprietari dei bordelli e delle case e per i gestori dei servizi di scorta. Alla fine, non resta molto».
    Nonostante la cornice di legalitą e tolleranza in cui operano (dal 2000 i bordelli sono consiederati normali esercizi commerciali), le prostitute olandesi devono far fronte a sfruttatori e a pregiudizi. The Rode Draad ha condotto nei mesi scorsi una battaglia contro le banche che si rifiutavano di aprire loro conti correnti.




    leshai
    Anetar i respektuar
    Posts: 88
    (12/16/01 6:02:13 pm)
    Reply prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    "Prostitucioni ne vetvehte,ne asnje vend demokratik nuk eshte krim.Eshte krim shfrytezimi apo favorizimi i tij."

    --------

    Prostitucioni asht krim ne ShBA dhe denohesh me burg si me qene prostitute si me qene mashkull qe i propozon prosittutes.

    Prostitucioni asht krim dhe kulmi i degjenerimit. Ai nuk dmth. liri e demikraci, por shtypje e shfrytezim ma keq se ne kohet e sklleverve egjyptian.

    Askush nuk e ndalon nji femen me krye maredhanje seksuale deri se ti shperthejne tamthat per eksitimit.

    Por ne qofte se shoqnia ku ajo femen asht rrite e ka ba jeten e saj kaq te padurueshme sa jo detyrohet me prostitue per buk te gojes, atehere ai asht krim kunder asaj, familjes se saj, femijeve te saj, kombit tand, botes, natyres, zotit (per ata qe besojne).

    Shume nga ne njofin vajza te reja qe kane ra ne prostitucion per buken e gojes:

    "Kafshate qe s'kaperdihet asht or vlla, mjerimi....."

    Disa e shajne berishen kur i fillon fjalimet me fjale te tilla si vdekje... etj.
    Dikush duhet mbajte pergjegjes per vajzat 13 vjece shqiptare qe fshijne rruget e parqet e europes me b***ė. Duhet me u dhane nji shans me ba dicka tjeter, shkolle, pune, etj.


    Edited by: Enip at: 12/17/01 4:45:56 am




    tirana
    Ekonomist
    Posts: 965
    (12/17/01 6:26:58 am)
    Reply Re: prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dikush duhet mbajte pergjegjes per vajzat 13 vjece shqiptare qe fshijne rruget e parqet e europes

    Kjo eshte shfrytezim minoreni,i cili denon shfrytezuesin nga 8 deri 15 vjet.Madje mendoj qe ne keto raste duhej te ishte me i rende.

    Nga ana tjeter,ne keto raste duhet te denohen per pedofili dhe klientet e prostitutes.Me denime te renda ama.Qofte dhe me vdekje.




    anton1as
    i Djathte
    Posts: 904
    (12/18/01 3:19:48 am)
    Reply Re: prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Te shesesh trupin per 2 milione leke
    TIRANE - Vetem dy milion leke vlen nje femer shqiptare pasi eshte shfrytezuar disa vjet si prostitute. Kjo ka qene shuma e lekeve me te cilen dy vellezer nga Gjirokastra kane shitur nje 20 vjecare nga Bilishti, te ciles ia kane shkaterruar jeten teresisht. Por Oldeta Toska ka vendosur te mos heshte me duke denoncuar ne Prokurorne e Gjirokastres Sadri dhe Arzen Deharin, te cilet per tre vjet me radhe e kane mashtuar dhe e kane detyruar te punoje si prostitute. Sadriu e ka kerkuar ne familjen e saj per martese ne fund te vitit 1997-te dhe me pas me te vellane e ka derguar ne Itali, ku ajo eshte detyruar te dale ne rruge per te punuar si prostitute. Nderkohe vajza e re si pasoje e bashkjeteses me njerin prej vellezerve, Sadriun tashme ka lindur edhe nje femije duke ngelur ne mes te kater rrugeve dhe e braktisur prej tyre. Sikur te mos mjaftonin te gjitha sa i kishin punuar te dy vellezrit nuk u kenaqen me kaq. Ata e shesin vajzen per 2 milion lek te vjetra tek Marenglen Shahu nga Vlora disa muaj me pare. Ku i fundit kur zbulon qe "malli" i blere prej tij ishte gati te behej nene dhe nuk mund ta shfrytezonte si prostitute, kerkon t'ua ktheje dy vellezerve, te cilet nuk jane bere me te gjalle. Tashme ndaj tyre ka filluar procedimi penal ne Prokurorine e Gjirokastres dhe jane shpallur ne kerkim bene te ditur burimet nga Prokuroria e Pergjithshme.

    Historia e vajzes.

    Oldeta ka qene vetem 16 vjec kur eshte njohur me Sadri Deharin, nepermjet te vellait te tij Arzenit ne qytetin e Bilishit. Gjithcka ka rrjedhur shume shpejt ashtu sic ndodh rendom ne keto histori mese te zakonshme ne keto kohe. Sadriu 27 vjecar duke perfituar edhe nga mosha e vogel e vajzes, brenda pak ditesh i premton asaj se do te martohet me te. Per te krijuar besim te plote ai shkon ne familjen e saj dhe kerkon te fejohet me te. Prindrit e Oldetes qe kane edhe ata pjesen e fajit per tragjedine e mepasme te vajzes, pranojne pa asnje hezitim kerkesen per fejese duke mos ditur asnje rrethane tjeter te personit qe do te behej dhendri i tyre. Sa te hapesh e te mbyllesh syte 16 vjecarja nga Bilishti niset ne Itali jo me ate qe u fejua, por me te vellane Arzenin. Shume shpejt ajo ndodhet para presioneve te tij per te dale ne rruge per te punuar si prostitute. Vajza detyrohet ta beje kete duke pasur edhe premtimin e vazhdueshem te Arzenit se ajo do te ishte kunata e tij e ardhshme dhe te gjitha fitimet nga puna e saj ajo ia dorezon atij. Ata rikthehen ne Shqiperi pas 1 viti, duke qendruar disa kohe ne Elbasan. Me pas serish nisen drejt Italise me te dy vellezrit, ku Oldeta detyrohet qe te prostituoje. Por ne fillim te vitit 2001 ajo zbulon se eshte shtatzene me njerin prej vellezerve dhe dy tutoret e saj e rikithejne ne Shqiperi nen premtimin e dhene se Sadriu do te behej burri i saj, pasi i vellai Arzeni ishte i martuar dhe me nje femije, kur ne menyen me te papergjegjshme te dy kishin pasur marrdhenie seksuale me te. Premtimet e tij prej mashtruesi Sadriu i ka perseritur edhe para prinderve, duke u kerkuar atyre lek per te nxjerre viza me qellim largimin ne Greqi. Dy here nga te afermit e Oldetes Sadriu ka mundur te marre 1.5 milion dhrahmi dhe me pas edhe 2 milion lek, te cilat i shpenzon per hesapin e tij, pa permendur ketu te gjitha milionat qe kishte futur ne xhepin e tij gjate kohes qe vajza punoi si prostitute. Pas gjthe kesaj per ta mbyllur gjithe kete histori me nje fund qe pritej e shet vajzen si nje placke pa vlere tek Marenglen Shahu nga Vlora per dy milion lek, i cili do ta dergonte perseri ne Itali. Por kur zbulon se Oldeta ishte shtatzane Marengleni kerkon menjehere qe ta riktheje ate tek tutoret e saj te pare. Por te dy vellezrit qe nga ajo kohe jane zhdukur. Oldeta rikthehet tek familja e saj ne Bilisht, ku dy muaj me pare lind femijen jashte martese. Vetem kur e shikon se nuk kishte cfare te bente me me te dy njerezit qe e mashtruan dhe i shkaterruan jeten Oldeta denoncon ne prokurorine e gjrokastres duke rrefyer para prokuroreve gjithe historine e saj te dhimshme.

    A.Rama





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved




    NE RSH NUK BEHT FJALE PER PROSTITUCION POR PER SKLLAVERI MODERNE.


    Shnet Anton!




    tirana
    Ekonomist
    Posts: 968
    (12/18/01 3:41:01 pm)
    Reply Re: prostitucioni
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ky eshte pedofili dhe shfrytezim te mituri.Ligji duhet te veproje.eshte turp qe keto lajme jepen ne media,nderkohe qe fajtoret nuk pesojne asnje ndjekje penale.

    Ky nuk eshte prostitucion,eshte turp,eshte krim i rende.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e erin73
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Roma(Italia)
    Postime
    30
    Pershendetje Skerdi!
    Me ē'kam shkruar, as kisha ndermend dhe as do beja nje krahasim apo venie ne ballance te dinjitetit te atyre vajzave qe e bejne kete gje me bindje te plote dhe atyre te grabitura.E para eshte nje zgjedhje personale(e shtyre nga motive te ndryshme) dhe e dyta eshte nje krim i turpshem qe duhet te denohet rrepte.
    Mendoj se i jam permbajtur temes duke thene qe jam per legalizimin e prostitucionit(qofte kjo morale apo jo).Kane te drejte kur thone qe do ishte mire te mos ekzistonte ky lloj "imoraliteti",por e verteta eshte qe ekziston dhe problemi eshte te gjendet nje zgjidhje konkrete dhe e drejte e kesaj ēeshtjeje,qe permbledh ne vetvete shume probleme te tjera te renda(krimi i organizuar).
    Fitorja e ēdo ideali moral,ėshtė arritur me tė njėjtat mjete "imorale",me tė cilat arrihet ēdo fitore:forcė,gėnjeshtėr,shpifje,padrejtėsi.....(NI ETZSCHE)

  12. #12
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    45
    Postime
    289
    ne nje tregim te Markezit nje djalosh, punonjes i zyre varrimi shkon tek shtepia e nje plake per te marre porosine per funeralin qe plaka e bente gati qe tani sa ishte gjalle.
    ai e kishte zakon qe ta gjente profesionin e klienteve duke pare mobilimin e shtepise, tek kjo shtepi nuk po i ecte qe nuk i po i ecte. pasi e shtrydhi mire mendjen dhe nuk nxorri dot asnje ide u dorezua dhe pyeti plaken. keshtu keshtu i tha , por ty une nuk po ta gjej dot se cfare ke qene.
    iu pergjigj plaka- putane kam qene mor bir, putane.

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  2. Morali
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2007, 15:50
  3. Greqia, BE-ja dhe morali i saj.
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2004, 07:29
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Morali?!... Sa mė pak i moralshėm ėshtė shqiptari i sotėm?
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-01-2004, 16:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •