Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14

Tema: Antifoni

  1. #1

    Antifoni


    Ka njerez te cilet nuk e jetojne jeten e tyre te tashme; njesoj sikur pregatisin veten, me te gjitha forcat, te jetojne nje jete tjeter, por jo kete. E ndersa veprojne keshtu, koha kalon dhe quhet e humbur. Ne nuk mund te kthehemi prapa ne jete si ne nje loje bixhozi e te hedhim zaret perseri.

    Ky qe e ka thene kete, (jo keshtu ekzaktesisht pasi e pershtata pak) njihet me emrin Antifon dhe klasifikohet si nje nder sofistet me te medhenj te lashtesise. Ka jetuar ne vitet 450 B.C.

    Si do i pergjigjeshit Antifonit duke mos genjyer as veten tuaj?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Ajo kohe qe kalohet shpjeguar si me lart , per mendimin tim nuk duhet te llogaritet si kohe e humbur.Koha e humbur eshte koha qe kalon duke pritur te ndodhe dicka te cilen ne nuk mund te bejme personalisht te mundur qe ta perafrojme ne kohe.Rendesi ka qe e nesermja te jete me e mire se e sotmja,por , qe te jete e tille e sotmja duhet te investoje dicka per te nesermen.Perndryshe ,jetojme "ku rafsha mos u vrafsha"
    ...niente che amassi di piu'...

  3. #3
    Pikerisht per kete qe the ti e ka fjalen ai. Investo, investo, ivesto... deri sa vjen nje dite dhe ditet mbarojne nderkohe qe ti tere kapitalin e ke lene ne investime "per neser".

    Jeans, Antifoni nuk te thote te rrosh si bingo - bongo, ku rafsh mos u vrafsh, ai nuk po te thote cfare te besh. Ne fakt, ai po hedh nje mendim mbi ate qe mund te kete verejtur, asgje me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 10-12-2002 mė 17:45

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Besoj se eshte e mbruajtur brenda ne njeriun ajo deshira per te pasur nje jete me te mire.. me ideale (ajo qe secili deshiron per vetveten..). E deri diku, besoj, ka te drejte..

    E megjithate shume jetojne me keto qellime (pa i realizuar kurre ndoshta..) duke "humbur" copeza te medha te "pazlit" te jetes. Kjo eshte edhe fatkeqsia me e madhe... sepse nje dite (diku ne spital apo ne momentet e fundit te jetes..) pothuajse te gjithe (nga ata qe arrijne te meditojne..) dalin ne te njejtin perfundim... "Ah sikur kishim mundesi ta kthenim edhe nje here nga e para cdo pjese te jetes..." por ne te gjitha rastet (pothuajse), e te gjithe, jane teper te vonuar..

    Motoja ime personale eshte.. sekonden qe sapo kaloi, nuk do ta kesh me kurre.perseri.. JETOJE.

    Uroj te njejten gje per te gjithe juve..


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Eh eh....e thena me te beren i ndan nje det i tere ....Kur vjen puna per te vepruar pothuajse te gjithe stepemi...dhe eshte e veshtire te kuptosh se pse ndodh keshtu.

    E djeshmja, e sotmja, e nesermja. Lindja, jeta, vdekja. Fija lidhese mes ketyre nocioneve jemi vete ne. Ne jetuam dje, lindem dje, jetojme sot, dhe do vdesim neser. Ky eshte fakt i pamohueshem. Eshte e vertete pra qe ne jetojme sot dhe nuk i vlen te lidhemi me te kaluaren dhe te varemi nga e ardhmja. Ekziston nje koncept i vecante per te nesermen dhe per te shpresuarin. Camus psh, thoshte se :'te shpresosh do te thote te vdesesh. Une nuk dua te vdes'. Ideja e tij eshte se njeriu duke shpresuar per nje te neserme me te mire, mohon te tashmen e jetes se vet dhe e zhvendos qenien e tij ne nje realitet te paprekshem. Ajo qe eshte pertej se mires dhe se keqes, pertej normales dhe anormales, pertej se djeshmes dhe se ardhmes, pertej meje dhe te tjereve, eshte thjesht REALITETI dhe ajo qe une duhet te bej eshte te integroj shpirtin tim ne fillin e gjate te vazhdimesise njerezore dhe te gjithe universit.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  6. #6
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Nga theniet e "kokave te medha" kane lindur 1.000.000 mendime qe kur i lexon te shokojne me madheshtine e tyre.Puna eshte se kur vjen puna t'i gjykojme secili i gjykon sipas kapacitetit,menyres se vet te te menduarit dhe te te jetuarit.
    Filozofet jane bote me vete,gjithsesi nuk jane bota ime edhe pse duket sikur flasin per boten ku une jetoj.

    Sokol ,
    Thenia e Antifonit,ty ,duhet te te jete dukur shume e goditur perderisa e sjell ketu,por,mua nuk me pelqen dhe aq dhe s'jam teresisht dakord.Pse s'me pelqen?
    Sepse duket sikur jeta ndahet ne "te djeshme","te sotme","te ardhme"
    Per mendimin tim ka "te djeshme 1" , "te djeshme 2" , "te djeshme 3" ..... sikurse ka edhe "te ardhme 1" , "te ardhme 2" , "te ardhme 3" .....
    "E djeshmja 1 " mundohet per nje "te ardhme 1" me te mire dhe nese ia arrin apo jo qellimit kjo i jep vazhdimisht kuptimin dites "e sotme"
    Nuk duhet idealizuar "e ardhmja " si ajo ku duhet te arrijme perfundimisht. E ardhmja eshte teresia e pjesezave te se ardhmes ,te cilat nuk eshte se jane te pakapshme ,dhe kur i arrijme na sjellin kenaqesine e deshiruar.


    Antifoni thote:"ne nuk mund te kthehemi prapa...."
    As kjo s'me pelqen dhe aq.Une ,personalisht nuk do ta deshiroja kurre nje gje te tille edhe po te qe e mundur.


    Puhiza
    Po degjove vellain mos u merr shume me Camus.Ka qene shkrimtari im i preferuar.Kam lexuar pothuaj te gjithe librat e tij (mbi 15 here kam lexuar "L'étranger") dhe arrita ne perfundimin se Camus eshte nga me kontradiktoret ne menyren e te menduarit.
    ...niente che amassi di piu'...

  7. #7
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Se mora vesh se pse me iku pa e mbaruar idene....

    Nejse,

    Cun i xhinseve,

    Ajo qe mbetet pas leximit te nje libri, te nje autori, te nje vepre, te nje bote tjeter, eshte vetem kultura. Te lexosh ose te kuptosh nuk do te thote te mbruhesh teresisht nga ato qe merr, por te fillosh te seleksionosh dhe te pesosh katarcise te vazhdueshme qe jane ne te mire se idese se njeriut.
    Meqe e kemi fjalen te Camus, edhe une e kam studiuar me rrenje e dhemballe sic i themi ne, dhe nuk dua te arrij ne perfundime te tipit :eshte kompleks apo eshte kontradiktor apo eshte keshtu e eshte ashtu. Ajo qe bej une eshte thjesht nje konstatim i asaj qe une arrij te shoh pa dashur te njesohem me te. Per mua ngelet ne piedestalin e artisteve et medhenj qe nuk shkruan vetem per tekat e tyre por dhe qe arriten te integroheshin per mrekulli edhe ne boten e njeriut. Arti per artin me duket shume egoist, te pakten Camus ishte me ndryshe.nejse se dolem nga tema me duket. E diskutojme te letersia Camus-ne.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Antifoni, ishte romak, (Nepos) dhe shkrimet e tij, pergjithesisht konsistonin ne krahasimin e liderave te Romes.
    Duke patur parasysh kete gje, shprehja e mesiperme, ka te beje me dicka qe ndoshta Antifoni kishte verejtur tek perandoret romake, pra etja per madheshti, etja per te patur e mrin e liderave te meparshem te Romes, shpesh sillte rrenimin dhe deshtimin e plote te nje udheheqjeje, qe po te ishte trajtuar "me kembe ne toke" do ishte shume me e frutshme.


    Njeriu ha ate cfare gatuan, deshira per te arritur dicka tjeter nuk mendoj se mund te konsiderohet kohe e humbur, por kerkim per eksperienca te reja.
    Kohe e humbur do ish pasiviteti, mungesa e deshires per te kerkuar.
    Summertime baby!

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Carpe Diem.

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kohe e humbur apo e fituar? Ajo pjese e shkeputur nga Antifoni qofte dhe e plote, duke u pare ne lidhje me nocionet jete - vdekje, cast-perjetesi, per mua e humb kuptimin. Duhet pranuar me pare qe njeriu te kete nje cast vertetesie, ku mund te ndalet e te beje llogarine ne fund: kjo kohe, e humbur kot. Kjo tjetrae harxhuar plot. Per te dyja konstatimet une do pyesja: e humbur kot ne krahasim me cfare? Po te mos e kisha humbur si kohe, cfare fitimi do me kish sjelle? Do me kish sjelle dite me shume per te jetuar? Po kur keto dite te shternin? Thjesht i shtova ca dite me shume torturės se qenies nga hiē-i.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •